Cfare ju ka bere pershtypje sot?

Artin

Papirus rex
ne fakt, perderisa me teknologjine nje klikim ne disa raste perkthehet ne vlere leku, gjithcka e zmadhojne e tjetersojne ose e thone genjeshter te paster, per ta patur pra klikimin. Sidoqofte ka edhe vende te sigurta ku ajo cka thuhet eshte korrekte. Dhe... cudira ka plot.
Kanë dhe arsye të tjera, por kjo është një teme më vete dhe shumë e gjerë, që nuk besoj se mund të shtjellohej edhe sikur të hapnim një temë më vete për të.

Artin, pse nuk e bere ti para tyre? Radhes tjeter leri me gisht ne goje. Dhe... mos harro te na dergosh edhe neve nje vazo recel molle :)
Une e prisja, nuk ishte diçka qe s'e prisja. :)
Po bëhen keq gjërat, sa vjen e shtrëngohet çdo gjë.
 
Aki

Paint It Black
Jo cdo gjë që lexohet, edhe besohet.
Kur duan ta nxijnë ndonjë figurë të njohur historike, fillojnë e shkruajnë nga këto.
S'kanë lënë më figura të njohura të historisë pa nxirë...

Jo ne fakt nuk e kishin per te, ishte nje artikull per gjerat e cuditshme te se kaluares, e kjo ishte nje nder ta, qe se mora aq shume si menyre per ta negativizuar sa nje ndryshim shprehish e vesesh se cfare dukej atehere normale e cfare tani
 
E pashe se si ishte shkruar, pra e kishin bërë fakt të kryer që ka qenë ashtu, kurse mbretërit ishin përmendur aty gjoja si rastësisht, ishin marrë si shembull.
Ti beson vertet se njerezit e asaj kohe, e sidomos mbreterit dhe mbretereshat, i adhuronin morrat dhe i quanin si margaritarë të zotit, e laheshin dy herë gjatë gjithë jetës???!!!
 
une besoj se cdo gje eshte e mundur, madje mesjeta kur ska patur higjiene yhyyyy, madje kjo mbreteresha me pelqeu se mu duk sikur ka shume sens per humor :)
 
joetisti_

Locus omnem
Eh smu kujtua ta pyes
Gabim ke bere! Po artikulli, nuk shpjegonte gje?
Sidoqofte, po te jete e vertete se donte te kishte "margaritare", merret me mend, ne fakt, se nuk do te jete fshire. Te rrish pa fshire kur lahesh, mbushesh dyfishin me morra. Dhe ajo kete ka dashur.

Morrat, sepse ishin margaritare, po zgjebja?
 
Zgjebja do ishte flori :D
 
Artin

Papirus rex
Dritat e trenit, që qenë të fikura. Hyra në mëngjes brenda në tren dhe qe errësirë. Njëherë mendova se mos i kishin fikur për kursim, por do t'i kenë harruar, se nga gjysma e rrugës u ndezën...

Më pëlqeu ajo errësirë, dukej ambient më romantik se me drita të ndezura e të forta...
 
joetisti_

Locus omnem
dola duke patur ne veshje dicka qe duhet ta kisha hequr. Dhe pershtypja eshte se fati me ndihmoi te mos ma shihte askush deri sa e vura re vete dhe e hoqa :)
 
guestman

Forumium maestatis
Mua me ka bere pershtypje perdorimi i shkronjes "J" tek mbiemrat shqiptar. Nuk them per ato qe e kane trasheguar me shekuj, por kjo risi eshte me e dukshme kto vitet e fundit. Psh mbiemri Ymeri behet Ymeraj apo Cani behet Canaj e kshu me rradhe.
Kte e vura re edhe te kusherinjte e mi qe pa pike turpi nuk e shpjegonin dot pse duhej te vihej shtesa me "J".
Imagjinoni sa pune u del instuticioneve shteterore dhe sa keq per vazhdimesine e mbiemrave.
Crazy Albos
 
Kam dëgjuar edhe më parë për këtë çështje.

Me sa kuptoj, për prapashtesën -aj, kjo është një nismë shtetërore për shqiptarizimin e mbiemrave dhe për të forcuar identitetin kombëtar. Nuk është diçka e panjohur, shumica e popujve të botës kanë mbiemra që i dallojnë nga të tjerët. Për shembull, serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve u mbarojnë me -iç ; grekëve me -is ose -os ; disa popujve të tjerë sllavishtfolës me -ev, -ov, -enko ; japonezëve me -aki, -umo ; danezëve dhe norvegjezëve me -en ; latinëve me -es, -ez etj.

Nuk më duket gjë e keqe, nëse kjo bëhet për një krijim/forcim të identitetit kombëtar.
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
po mendoja qe ky shiu, qe e paska ende me dy mendje te bjere ose jo, si do te jete ndiere qe pas tere kesaj goxha kohe, tani qe vjen vjeshta, i duhet te shioje serish mbi toke? Dhe kjo me beri pershtypje...
 
Artin

Papirus rex
Para ca ditësh m'u prish makina e orizit, ajo që gatuaj orizin në shtëpi. Iu bë një vrimë dhe kullonte uji poshtë, nuk rregullohej...
Pa atë s'e bëj dot orizin, ose del i thatë dhe digjet nga poshtë, ose bëhet qull, si llaç, kështu që sot pas punës dola të blej një tjetër.

Vajta tek një vetëshërbim i madh, ku ka pajisje elektronike/elektroshtëpiake, një nga më të mëdhenjtë e zonës, se atje ka edhe shumëllojshmëri, po edhe janë më lirë. Gjeta një që më pëlqeu dhe shkova të paguaja. Më duhej edhe një qese e madhe, se kutia ishte e madhe. Shitësi më tha që nëse doja qese, duhet ta paguaja...

Dikur qeset aty ishin falas, po siç duket nuk u kishte dalë llogaria dhe i kishin bërë me pagesë...
Kjo nuk më çuditi, e prisja të ndodhte.

- Mirë - i thashë - po blej një qese të madhe.

Por qeset e mëdha aty kishin mbaruar. Shkoi shitësi të merrte të tjera, e u vonua nja 10 minuta, po nuk gjeti as andej, kishin mbaruar gjithandej. Si përfundim nuk e bleva makinën, se s'mund ta mbaja kutinë në dorë. Do të shkoj ndonjë ditë tjetër.

Kjo më çuditi sot... që një vetëshërbim i madh, nuk kishte një qese plastmasi për të blerë...
 
Last edited:
Top