kacurrelsja...
Forumium maestatis
interference
Me 7 rrokje fjala jote... i kalove të miat me 6...Profesionalizem
ne rastin konkret, ka arsye te kerkohen ndryshimet. Mjaft te themi qe letrarja u be nga nje njeri i vetem, ndonese vuri ne pune "gjithe shqiperine".Ti thua se je kundër ndryshimeve, por nga ana tjetër bën avokati të madhe për ndryshimet. Dukesh si i kamufluar
Çabejit i veshin shumë gjëra që s'i kanë thënë e s'i ka bërë. Kam lexuar mjaft përralla të atyre që duan ndryshime, e s'besoj më asgjë nga ato që thonë.
Kjo puna e ndryshimeve nuk është kaq e thjeshtë, sepse çfarë do të ndodhte sikur gjuha të ndryshohej sa herë që t'u tekej ca gjuhëtarëve, në emër të përmirësimit? Jo, pasi një gjuhë bëhet zyrtare nga akademia, nuk ndryshohet më. Mund të pasurohet, por nuk duhet të ndryshohen ato që janë bërë, apo të përmbyset gjuha.
Emrat zot e perëndi nuk na prishin punë nëse shkruhen me të vogël apo të madhe. Po ata që nuk besojnë, pse duhet t'i shkruajnë me të madhe?
Çdo gjuhë ka veçantitë dhe rregullat saj. Për shembull, ka gjuhë që e fillon 1 në 2-3 fjalë me shkronjë të madhe, si gjermanishtja. Ka gjuhë si anglishtja që "Unë" e shkruan me të madhe, e shumë fjalë të tjera. Në anglisht shkruhen me të madhe Anglia, Anglishtja, Anglia dhe Anglezi, ndërkohë që në shqip shkruhen me të madhe vetëm emrat e shteteve, por jo dhe të gjuhës e njerëzve. Themi Anglia, anglishtja, anglezi, anglezët.
Mua vetë nuk më pëlqen të ketë shumë fjalë që fillojnë me shkronja të mëdha, se prishin estetikën e shkrimit. Ne nuk kemi pse ta shkruajmë shqipen me rregullat e anglishtes, apo gjuhëve të tjera.
Tema... papërshtatshmëria (6 rrokje)
Nuk vura në gojën tënde fjalë që s'i ke thënë, por u shpreha siç i kuptoj unë. Të thuash që nuk më pëlqen të ketë ndryshime, por edhe nuk jam kundër ndryshimeve, më duken kundërshtuese. Po pak rëndësi ka kjo.ne rastin konkret, ka arsye te kerkohen ndryshimet. Mjaft te themi qe letrarja u be nga nje njeri i vetem, ndonese vuri ne pune "gjithe shqiperine".
Te jemi pak te sqaruar qe nuk po ndryshohet shqipja, gjithsesi, sepse gjuha letrare s'eshte shqipja. Shqipja eshte gjuha letrare me gjithe dialektet nga veriu ne jug. Madje mund te thuhet se shqipja eshte sa thashe, perfshire Kosove e Maqedoni. Dhe, sa i perket qe ndryshimet kerkohen per arsyen qe permenda, dhe jo pra se do te kerkohet ore e cast te ndryshohet, nuk JAM KUNDER te ndodhin. Kisha thene qe nuk me pelqen apo nuk me volit, te ndryshohet.
Mos vendos ne gojen time fjale qe s'i kam thene!
Verej se ti e mbron me fanatizem te tepruar mosndryshimin dhe nuk lejon te kete objektivitet ne argumentime. Si me pyet se perse duhet ta shkruajne me te madhe fjalen Zot ata qe s'e besojne?! E une si duhet ta vazhdoj biseden, te them se pse duhet ta shkruajne me te vogel ata qe besojne???
Cabejit i vishkan gjera qe s'i ka thene kur... s'mund te jete me ajo kohe kur realisht e benin, dhe pervecse ka dokumentacion, le te themi qe s'kane as me te voglin perfitim ta bejne dhe as nuk mund te jene aq budallenj sa te investojne ne dicka te prishshme. Mjafton qe realisht ajo qe thone te mos jete e vertete, dhe aty mbaron gjithcka. Por eshte sic thone.
Le te kujtojme se per nje periudhe kohe letrarja e shqipes ka qene e folura e qytetit te Elbasanit. Dhe le te themi se letrarja eshte per lehtesi apo mundesi komunikimi. Dhe le te besojme se ndryshimet ne jane bere apo do te behen, te jene per nje letrare sexy. Sa per korrekte pastaj, nuk me pelqen personalisht te dyshoj ne aftesine e atyre qe e duan, por me pelqen te shpresoj.
Edhe te mos ndryshohet, megjithate, kemi nje letrare super te bukur!
(tema)
pesedhjetemilioneshe.