Fjale te Gjata ne Shqip

joetisti_

Locus omnem
Nuk vura në gojën tënde fjalë që s'i ke thënë, por u shpreha siç i kuptoj unë. Të thuash që nuk më pëlqen të ketë ndryshime, por edhe nuk jam kundër ndryshimeve, më duken kundërshtuese. Po pak rëndësi ka kjo.
Gjuha nuk u bë nga një njeri i vetëm, por nga një ekip i tërë specialistësh.

Ndryshimet nuk janë të pakta, se po t'i lexosh ata që kërkojnë ndryshime, kanë një listë të tërë dhe çdo ditë shpikin nga një gjë të re. E po t'u plotësohen disa, nuk ka siguri që s'do të kërkojnë të tjera, apo nuk do të ketë të tjera në të ardhmen.

E mbroj me fanatizëm mosndryshimin, se s'ka arsye për ndryshime. Madje arsyetimet e tyre më duken qesharake. Unë dua që gjuha shqipe letrare edhe pas 400 vjetësh, të jetë kjo që është. Ashtu sic ka bërë Franca me gjuhën e saj. Gjuha letrare duhet të jetë e shenjtë, e paprekshme.

Për emrat me shkronjë të madhe... meqë besimtarët e feve monoteiste kërkojnë ndryshime për Zot dhe Perëndi, nesër mund të dalin paganët, ose ata të feve natyrore e të kërkojnë që Natyra dhe Ambienti të shkruhen me të madhe. Këta do të mbështeten edhe nga shoqatat ambientaliste. Pastaj mund të dalin gjuhëtare feministe dhe të kërkojnë që emrat Nënë, Femër, Grua të shkruhen me të madhe. Pastaj mund të dalin gjuhëtarë patriotë me propozimet që emrat Shqiptar, Atdhe, Flamur të shkruhen me të madhe. E kështu me radhë...

Kundërshtimi im është për estetikën në shkrim, pasi nuk duket mirë për syrin kur, gjatë fjalisë, shumë fjalë fillojnë me shkronja të mëdha. Arsyeja tjetër është ajo që thashë më lart, për paprekshmërinë e gjuhës.

Tema... daktilografisti (6 rrokje)
Po pra, nje tjeter arsye e mospelqimit nga une eshte se mund te jete nje liste shume e gjate. Thuajse ta studiojme shqipen nga fillimi. Dhe kjo s'eshte e mire.

E, por kjo eshte personale. Edhe une kam te njejtin problem, por jo per estetike me shume. Kam bezdine e te shkrurit ne tastiere dhe qe me duhet shpesh pastaj te shkruaj shift + shkronje :p

(tema)
gjysmanalfabet
 
Top