TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!

Airbourne

Papirus rex
Ja ku hupin.....CJAPAT.
Türkisches c = Albanisches xh
Türkisches ğ = Albanisches gj
Türkisches ş = Albanisches sh
KLM.
 

Airbourne

Papirus rex
In der Verfassung der serbischen Republik wurde 2006 festgeschrieben, dass Serbisch offiziell in der kyrillischen Schrift geschrieben wird.
Ne kushtetuten te republikes serbaruqe eshte FIKSUAR me 2006,gje serbishtja ZYRTARISHT do shkruhet ne gjuhen kirilike.
PS: SHQIPJA eshte VIGANE ne krahasim me stepaxhinjte+fara e tyre sulltanis.
AIRBOURNE.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Kam nje shok une e quajn SistemA. Ai e di mire shqipen! E ka mesuar qe kur ishte ne Shqiperi. Pastaj vajti ne Gjermani mesoi dhe turqishten.

Dua te di mendimin e tij lidhur me kete teme. Eshte gjynah qe nuk eshte regjistruar ne kete forum.
 

Airbourne

Papirus rex
Ai po te tha SHOK nuk te hedh poshte....pavaresisht per kendveshtrimet.
Turqishten e meson me raste....
 

VaPa

Primus registratum
Re: TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!

Mqs po nisim "kryqzaten" ndaj fjaleve te huaja, atehere duhet te nisim dhe eleminim e latinizmave, greqizmave, sllavizmave dhe me te fundit, anglizmave! He si thoni?! /pf/images/graemlins/wink.gif
Po po
Ai po te tha SHOK nuk te hedh poshte....pavaresisht per kendveshtrimet.
Turqishten e meson me raste....
 

VaPa

Primus registratum
Re: TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!

Mqs po nisim "kryqzaten" ndaj fjaleve te huaja, atehere duhet te nisim dhe eleminim e latinizmave, greqizmave, sllavizmave dhe me te fundit, anglizmave! He si thoni?! /pf/images/graemlins/wink.gif
Po po
Ai po te tha SHOK nuk te hedh poshte....pavaresisht per kendveshtrimet.
Turqishten e meson me raste....
 

VaPa

Primus registratum
Re: Turqizmat... Mjaft më! Zëvendësues këtu!

Mendoj se koha e kryqëzatave ka kaluar tashmë. Po ashtu të mos frikësohemi se fjalët e huazuara, veçanërisht kur s'mund të njehsohen me ato në gjuhën shqipe, do të na dëmtojnë. Përkundrazi ato e pasurojnë gjuhën. Natyrisht nuk jam që për hir të "elegancës" apo "diturisë" të përdoren vënd e pa vënd huazime që e kanë të barazvlerë-
shmen e bukur në gjuhën shqipe.
Një parashkrues e vërejti bukur se është kryesisht mani e politikanëve tanë të sotëm.

Kam qënë dikur në një bisedë të prof. Thanas Shkurtit me studentët e Gjimnazit "Q.Stafa"në Tiranë. Njohës I disa gjuhëve të huaja dhe magjistar I fjalës, ai ndër të tjera tha se gjuha Angleze merr fjalë të huaja e I bën të vetat pa I patur fare problem. Më kujtohet fjala "Damixhan" apo "Nargjile", "Sherbet",që shkruhen paksa ndryshe,në mënyrë që të shqiptohen siç I dëgjojmë.

Në mes të viteve 70' apo më vone filloi një kryqëzatë shqiptarizimi e gjithëçkaje e në çdo fushë të shkencës; kimi, mjeksi etj. Në atë kohë doli një artikull brilant I Ardian Klosit,qê vinte në lojë monstruozitete të pashëmbullta të krijuara nga gjuhëtarët partiakë të devotshëm.
Në mjeksi ishte "Gjëndra anësore kundërcjapore",në kimi doli "Thartori Uthullor" e plot të tjera që koha vetë I eleminoi.

Sa për Turqizmat,mua ato më pelqejnë e nuk më frikësojnë.
Ato e bëjnë gjuhën më të larmishme e më pikante, veçanërisht kur përdoren në fushën e humorit. Vetë tingulli I tyre të sjell pa dashje buzëqeshje. Ato nuk I gjejmë në prozën apo poezinë tonë bashkëkohore,pra ti lemë të bëjnë punën aty ku përshtaten më mirë.

Diku u përmend fjala "kalldrëm" si me prejardhje shqipe e jo turke.
Kjo më solli në mëndje një diskutim të hershëm me mikun tim poet e shkrimtar K.Dh. Po ta ndajmë këtë togfjalëshin në dy pjesë "kallos + dromos " që në greqisht do të thotë " e mirë + rrugë " ose "rrugë e mirë", duket se e jep mjaft mirë kuptimin kur krahason rrugët me gurë me ato me truall të ngjeshur që Ishin jashtë qyteteve.Si mendoni?VaPa




 

Aki

Paint It Black
Ja ku hupin.....CJAPAT.
Türkisches c = Albanisches xh
Türkisches ğ = Albanisches gj
Türkisches ş = Albanisches sh
KLM.

Ajo ğ ne turqisht eshte yumusak g, dmth g e bute qe kur ndodhet ne fjale nuk lexohet eshte shkronje e heshtur, p.sh. emri Doğan lexohet Doan
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Aman- Të lutem.

Karshi- Përballë , përkundrejt , ballë për ballë.

Kallaballëk - Turmë.

Komshi- Fqinj/i/një

Açik- hapur, sheshit , qartë.
 

Airbourne

Papirus rex
Aman- Të lutem.

Karshi- Përballë , përkundrejt , ballë për ballë.

Kallaballëk - Turmë.

Komshi- Fqinj/i/një

Açik- hapur, sheshit , qartë.

FIKS FARE.

Aman: te pergjerohem
Karshi-TOP
Komshi-i afert,pranues
Acik-ne DRITE te DIELLIT.....RREZATUES.
KLM.
 

Aki

Paint It Black
Ne SHQIP nuk KA GERMA te VDEKURA.
FLM.
Une ta tregova si lexohet, se dhe ne sna pelqen kur te tjeret sdine ta shqiptojne shkronjen y, dh apo th, po tani nese shqiptaret duan te vdesin injorante ajo tjeter pune :)

P.s. ne gjermanisht ka nje shkronje ö, ate e lexon ti si o, se ajo shkronje nuk ekziston ne shqip?
 

Aimilius

Forumium maestatis
Edhe pse shume turqizma jane zbehur ne menyre te natyrshme psh. penxhere> dritare disa fjale e kane te pamundur te zevendesohen pasi fjalet kane orgjinen dhe historine e tyre. Psh fjala banane nuk ka sesi te jete shqip italisht apo turqisht pasi ne keto vende nuk ka banane dhe detyrimisht do importojme bashke me bananet edhe emertimin. E njejta gje ndodhi me shume fjale turke. Duke qene qe vareshim totalisht nga turqia, shume emertime sendesh, zakonesh dhe fjale te zvillimit teknologjik te kohes erdhen andej. Psh violines i thoshim qemane, por normalisht pasi u shkeputem me ta u perdor fjala violine. Por shume fjale te tjera nuk kane sesi te zevendesohet aq me teper arbitrarisht, keshtuqe oxhakut do vazhdojme t'i themi oxhak dhe nuk ka asnje problem. Gjuhet vazhdimisht huazojne fjale midis tyre.
Shume fjale ne dukje turke jane te huazuara nga greqishtja.
Fjala kanun qe edhe turqisht eshte njelloj eshte me prejardhje nga greqishtja.
Kanun > kanonas(κανόνας) > kanon(κανών)

Por shume fjale te tjera ne dukje turqisht, jane me etimologji arabe dhe perse edhe pse ne i kemi huazuar shumicen e tyre ne kohen e otomane nepermjet turqishtes.


http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/fjale-me-etimologji-nga-arabishtja

http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/fjale-me-etimologji-nga-persishtja
 
Top