Re: Turqizmat... Mjaft më! Zëvendësues këtu!
Mendoj se koha e kryqëzatave ka kaluar tashmë. Po ashtu të mos frikësohemi se fjalët e huazuara, veçanërisht kur s'mund të njehsohen me ato në gjuhën shqipe, do të na dëmtojnë. Përkundrazi ato e pasurojnë gjuhën. Natyrisht nuk jam që për hir të "elegancës" apo "diturisë" të përdoren vënd e pa vënd huazime që e kanë të barazvlerë-
shmen e bukur në gjuhën shqipe.
Një parashkrues e vërejti bukur se është kryesisht mani e politikanëve tanë të sotëm.
Kam qënë dikur në një bisedë të prof. Thanas Shkurtit me studentët e Gjimnazit "Q.Stafa"në Tiranë. Njohës I disa gjuhëve të huaja dhe magjistar I fjalës, ai ndër të tjera tha se gjuha Angleze merr fjalë të huaja e I bën të vetat pa I patur fare problem. Më kujtohet fjala "Damixhan" apo "Nargjile", "Sherbet",që shkruhen paksa ndryshe,në mënyrë që të shqiptohen siç I dëgjojmë.
Në mes të viteve 70' apo më vone filloi një kryqëzatë shqiptarizimi e gjithëçkaje e në çdo fushë të shkencës; kimi, mjeksi etj. Në atë kohë doli një artikull brilant I Ardian Klosit,qê vinte në lojë monstruozitete të pashëmbullta të krijuara nga gjuhëtarët partiakë të devotshëm.
Në mjeksi ishte "Gjëndra anësore kundërcjapore",në kimi doli "Thartori Uthullor" e plot të tjera që koha vetë I eleminoi.
Sa për Turqizmat,mua ato më pelqejnë e nuk më frikësojnë.
Ato e bëjnë gjuhën më të larmishme e më pikante, veçanërisht kur përdoren në fushën e humorit. Vetë tingulli I tyre të sjell pa dashje buzëqeshje. Ato nuk I gjejmë në prozën apo poezinë tonë bashkëkohore,pra ti lemë të bëjnë punën aty ku përshtaten më mirë.
Diku u përmend fjala "kalldrëm" si me prejardhje shqipe e jo turke.
Kjo më solli në mëndje një diskutim të hershëm me mikun tim poet e shkrimtar K.Dh. Po ta ndajmë këtë togfjalëshin në dy pjesë "kallos + dromos " që në greqisht do të thotë " e mirë + rrugë " ose "rrugë e mirë", duket se e jep mjaft mirë kuptimin kur krahason rrugët me gurë me ato me truall të ngjeshur që Ishin jashtë qyteteve.Si mendoni?VaPa