Dedikime PER TY...

e panjohura

Valoris scriptorum
Letër engjëllit tim....

Do të doja ta jap shpirtin tim të futesha në thellësitë e oqeanit të dashurisë,të më mirrnin uraganet nga kjo botë,s'dua të jetoj në burgun e vetëmisë...
Kamë uri për buzëqeshjet tuaja që m'i falje sa herë që i kërkoja,çdo gjë ishe për mua..sikur edhe një copë nga qielli nëse do ta dëshiroja do ma dhuroje...
Zemra është zhytur në ëndërr,megjithatë unë shoh se të kam diku ku vështrimi yt.... dëshirë e madhe panjollë ...i kërkonë gjurmët tona.
Nuk mund të thërras, shqyej qiellin,kjo nuk mund të jetë dashuri pa ndjenjë.
Dashuria ime dhe zëri im për ty është kënga vetë, ...më duket që të dëgjojë i ringjallur dhe i zgjuar....por...nuk kam asnjë ide se pse?
Asgjë në këtë jetë nuk është ashtu siç duhet,me përjashtim të ëndërrave në krahët e tu....pse o trishtim,ma more dritën time?
Ngushëllim kërkojë tek perëndimi i diellit,pse je ra në tokë pa mua, tani unë pyes veten!?
Pse jeta nuk të ka ruajtur për mua,për të shërbyer ty, e jo të tretem,shumë dashuri kishim mes vete, ti e din se është një pjesë e imja me ty....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Vdekja nuk mund të vdesë.....

Të doja.. kurrë askend aq sa ty.Isha e gatshëme për çdo gjë, të sakrifikojë.E tani shpenzojë vetëm ditët e mia, zemra është e gjallë por e plagosur, tani unë mendoj se dashuria është vetëm një shaka pa kripë.Shpirti yt më ,,tradhëtoj'' tashmë, por unë ta fala, duke besuar se çdo gjë do të jetë më mirë, por tani për këtë besim nuk kamë fuqi.Mua vetëm një gjë mu bë e qartë, por shumë vonë,gjithçka është e humbur, shpirti mbeti i lënduar, trupi kalbet, zemrës i sjellë vetëm vuajtje.Dua t'a dijsh që zemra ime ngeli tek Ti,madje edhe në qoftë se më vrasin mua ajo do ,,shpëton'', ... Megjithatë unë kam qenë prej kohësh e vdekur përgjithëmonë.....Si përfundim e them:


-S'e vdekja nuk mund të vdesë ...
 

Dreamer

Under the Dome
Se guardi il cielo e fissi una stella, se senti dei brividi sotto la pelle, non coprirti, non cercare calore, non è freddo ma è solo amore.
(Kahlil Gibran)
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Ky status iu dedikohet atyre, vajzave te forta!
Vajzave qe:
-duan dike ne heshtje
-falin me shpresen per ndryshim
-jane "te padukshme" ne syte e meshkujve te bukur
-nuk kerkojne kurre aq sac meritojne
-dhurata qe duan ne vitin e ri eshte ajo qe ato shprehin ne heshtje ne oren 00:00
-make up-in e perdorin si maskimin e shpirtit
-qajne gjithe naten me kenge
-zgjohen cdo mengjes plot energji po pa shprese
-vendosin cdo njeri para vetes
-me nje zemer te thyer,vazhdojne t'i falin buzqeshje botes
-per familjen,miqte perpiqen te jene te denja
-nuk lene asgje mbas dore,pervec vetes
-nuk lodhen se kerkuari falje per gabimet e vogla
-detajeve iu kushtojne rendesine me te madhe
-dashurohen pas "Atij" me vetdije te plote qe nuk eshte princi i enderruar
-jane ende ne kembe pas 1000 thikave mbas kurrizi
E di si mund t'i dallosh?
Buzeqeshja e tyre eshte me e bukur se e cdo njeriu .Floket jane te kapura thjesht kur jane ne nje turme,perpiqen te fshihen pas saj.Jane ato qe nuk te shohin ne sy,nga frika se i zbulon palumturine!!
 

Kureshtari

Forumium praecox
Vetem emrin nuk i paske shkruar asaj vajzes. E paske pershkruar me pike e me presje. Po emrin si e ka...? E panjohur?

Pershendetje E panjohur.
Fatkeqesisht lumturia per njeriun eshte te arrij ate qe nuk arrin. Ne mund te arrijme shume gjera qe te tjeret nuk i arrijne, domethene qe per te tjeret jane burim lumturie, por fatkeqesisht nuk i perceptojme arritjet tona, prandaj nuk arrijme lumturin.
Lumturia eshte nje iluzion qe e shohin te gjithe, por nuk e ka askush.
 
Top