Copëza shkrimesh.

e panjohura

Valoris scriptorum
Pak nga ditari im!
Nese me lejohet do shkepus disa fragmente nga nje lloj ditari ime!
Koha eshte e kthjellet as shi nuk ka po ne zemrat tona mbreteron ftohje,erresir,shi e besa edhe bresher.Ne erresir kerkojm Diamantin ndoshta na jep pakez drite......Po si duket kot kerkojm.
Pse gjithmon kerkojm te pamunduren e te mundshmes i bijm shkelem???????Kjo vlen edhe per mua ........
################

Kohe e vranet,thua se une dhe koha shkojm paralel sa here qe une vendosi te beje vizit varrezave eshte nje dite e vranet me shi e merzitur bashk me mua....Athua edhe qielli ndin dhembje per mua qe do shkoj e s'do shof asgje perveq dheut dhe emrave te graviruar mbi gur varri.Sa veshtir te jetosh pa ato krijesa te dashura,sa veshtir te flasesh me ta e mos te kesh pergjigjeje,sa dhembje te qash e mos te kete kush ta fshij lotin qe njom kto varre.Ku te filloj???Te BABI qe e pata edhe mik,Apo te nena qe me lindi, Te i dashuri qe mbetem ne gjyse te rruges...Jo jo do shkoj tek ajo qe me shkrumoj zemren tek Bija ime eshte e vogel me kerkon ndoshta si e kerkoj une ate.....Ah sa veshtir por njeriu eshte me i fort se shkembi....
Do marr ca lule dhe do afrohem te te gjithe me radhe,nuk do te qaj fare do ju tregoj qe jam shum e fort edhe ateher kur dhembja me kaplon trupin une nuk dorzohem e perballoj sepse kjo eshte dhurat nga KRIJUESI.
BIJA IME!!Nena kete vite e ka te veshtire sepse moshataret tuaja do i rreken shkolles BIJE e ti nen toke por si gjithmon do ja dal shpirt,do i percjell nena dhe nuk do derdh asnje lot te premtoj!!!!!!
BABI!Sa me mungon sa te lehta i pata ditet kur Ti ishe pran meje dhe bashk shkonim ta vizitonim ate varr te vogel po pse more BURRE edhe ti me le??
NENE!!Per ty kam vetem akuza!PSE ME LINDE????
E TI i dashur dije qe me mire e ke atje se une qe mbeta me tere kto vuajtje!!!
Pusho shpirt dhe mos harro qe kuuuuurr nuk te harrova dhe s'do te harroj gjere sa te te bashkangjitem.....
Mos me akuzoni qe shkruaj por kam nevoj te zbraz kete ndjenj pikllimi qe me kaplon ndonjehere....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
...................

Ah moj dite sa e gjate mu duke sot!Nga mengjesi me shkoi mbrapsht.Hapa dritaren te shof se si eshte koha dhe veshtroja kalimtaret qe kalonin rruges me nguti,papritmas para meje u qfaqen nje grup femijsh te cilet shkonin ne shkolle..Ishin regjistrua ne klas te pare dhe per tu njoftua me rregullat e shkolles kta femij fillojn te shkojn nje jave ne shkolle!!!Nga thellesija e zemres me doli nje ofshame e dhembshme dhe dy pika lote mu rrokullisen neper faqe......Mendja me shkoj tek Bija ime te cilen dje e vizitova,edhe ajo kete vite do shkonte ne shkolle,fillova ti shtroj veti pyetje:Athua si do te dukej po te ishte gjalle,athua si do e perjetoja percjelljen e pare ne shkolle?Sa e lumtur do isha por kto ishin vetem mendime e mundime,asgje nuk do te ndodh asnjeher nuk do te percjell se nena te percjelli ne nje rruge pa kthim.....Une jam shum e fort e mblodha veten dhe dola ne qytet bleva ca fletore dhe lapsa e i dergova ne nje shkolle per ti shpernda atyre qe kan nevoj,shiqoja femijt kercenin ca qanin ishin te vegjel dhe nga zemra u luta per ta qe te ken jete te lumtur e pa brenga.....
Do te mundohem qe gjithmon te jem pran ketyre femijve do i edukoj te ken sjellje njerzore do ti mesoj qe mos te behen Tradhetar,ti mesoj si eshte me se miri do te mundohem me mish e me shpirt per ta sepse ardhmerija jone jan femijt,ani qe une si kam dhe nuk do ti kem kurr te gjithe kta i kam femij.......
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Pjese e shkeputur nga libri...."Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust

"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët"; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
"Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c'guxim, c'vështrim, c'buzëqeshje!"
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!" Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!" Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c'monokël, c'paturpësi, c'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!" Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.
 
Top