Re: mendime casti

joetisti_

Locus omnem
kur shkruajta ambulator e kisha fjalen per njeren nga klinikat (doctor's office) ku ishte caktuar sot kjo kolegia. u anullua, ne kuptimin qe nuk punoi sot, qendroi mbyllur ngaqe nuk kishte paciente :)

tani po mendoj qe kam receptore te shijes shume shpejt te adaptueshem dhe tolerante me shijet e reja qe provoj. provova nje karamele tani qe sapo e futa ne goje m'u duk pak e shpifur, por nuk e hodha durova pak sekonda, dhe tani po me duket me e shijshme, madje po me pelqen. nuk eshte hera e pare, edhe me kafene pa sheqer ndodhi dicka e ngjashme.
a, po tani m'u qartesua. Por takimet jane me emer te dhene qe me pare?

(tema) na dukej si e pamundur te qendronim ne lokal pa pire cigare. E tani qe frika nga gjoba te detyron, jo vetem qe e shohim te mundshme, por rrime edhe deri ne dy ore...
 
katsune

cherry blossom

Po, por ishte klinika e urogjinekologjise ku zakonisht vizitohen vetem plakat, si duket ka patur pak paciente per dje dhe ato pak qe ishin kane shtyre viziten meqenese eshte edhe periudhe festash. Por me siguri nuk di te te them sepse nuk pyeta...

Ketu doli ligji qe te vendosin 300 euro gjobe ne mos gaboj, nese e hedh cigaren ne toke.
 
joetisti_

Locus omnem
aha. Por nese ke deshire ta thuash(dhe s'do te me mbetej qejfi aspak nese s'do te japesh detaje), ti cfare pune ben?
Vertet?! Por do te kete besoj edhe vend ku ta hedhesh cigaren. Se nuk mendoj se duhet te mbash vete me vete tavlle duhani! :p
Mua me duket, por s'jam shume i sigurt, se kam degjuar se ne disa shtete gjobitesh edhe po te zune duke pire cigare ne shtepi. Te jete e vertete?

(vashdim i temes) sidoqofte ta ka enda pastertine e ajrit ne lokale ku askush nuk pi cigare...
 
Me duket e ekzagjeruar te gjobitesh sepse pi cigare ne shtepi...mos ka qene ndonje lajm per 1 prillin? Po te ekzistonte vertet kjo mundesi, une per vete do rebelohesha seriozisht.

Ahah po, ka vende ku te hedhesh cigaren, te vendosura zakonisht afer koshave te pleherave ne rruge, por jo kudo ama. Por jam pothuajse e sigurte se ekzistojne edhe tavlla te vogla xhepi, keshtu degjova nje dite me duket ne tv apo te radio.

(Ne lidhje me punen, gjinekologe ne te ardhmen).

Po mendoj te zgjohem heret neser, te marr bicikleten dhe te dal prape shetitje buze detit...
 
odeon

Forumium maestatis
Çdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, çdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, çdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, çdo drejtesi qe zgjat eshte padrejtesi, çdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqsi.
 
Vertet e thua? Une e shkruajta si per te qeshur kurse po thua se vertet paska tavlla xhepi? Tani ne rruge s'do te kete me vetem: Te lutem, keni per te ndezur, apo keni nje cigare, por edhe: keni tavell?, se e kam harruar ne shtepi. :)
Si ne te ardhmen? Po studion per gjinekologji?

Jo, nuk ishte lajm. Ma tha dikush se gjoja ky si ligj ekziston ose do te jete se afermi ne Kanada. Por ashtu si ishte biseda shume mundesi kishte te ishte duke bere shaka ndonese e tha me te vertete. S'e di. Por nga ana tjeter cudirat per te gjallet jane.
(me iken e vjen interneti dhe tani qe erdhi u habita si ky shkrim qe po shkruaja ishte ruajtur!)

(tema) te kuptonte gjeli i detit e t'i thoje: gezuar vitin e ri, kushedi sa te shara do fuste :p
 
joetisti_

Locus omnem
Çdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, çdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, çdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, çdo drejtesi qe zgjat eshte padrejtesi, çdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqsi.
E bukur, por a mund te jete e vertete?
 
odeon

Forumium maestatis
Ate fjali e ka thene nje emer i madh, dhe nese kap çdo zakon, ves, virtyt, apo si pelqen ta quajme cdo aspekt aty eshte super i vertete, te pakten nga morali i kesaj jete.
 
Top