Re: mendime casti

katsune

cherry blossom
Jete e padrejte. Edhe per pushime te qojne te punosh. :(

kjo gje s'me ben me pershtypje tashme, u mesova. me vinte per te qeshur sot se e nisa diten me nxitim dhe te njejten ritem mbajta gjate tere kohes, beja cdo gje me shpejtesi sikur te me kishte kurdisur njeri ne shpejtesine e veprimit maksimal dhe me nje timer mbi koke :p

tema: tani jam pa mendime.
 
Universal

AnonymouS
Edhe pak dite na kane mbetur na ky vit, qe ka sjell plot evenimente pozitive dhe negative.
Te shpresojme qe viti i ri, do te jete nje vit i mbare, me realizime dhe harmoni ne cdo familje.
Gezuar festat per te gjithe ju qe i festoni.!
 
h3o

Papirus rex
kjo gje s'me ben me pershtypje tashme, u mesova. me vinte per te qeshur sot se e nisa diten me nxitim dhe te njejten ritem mbajta gjate tere kohes, beja cdo gje me shpejtesi sikur te me kishte kurdisur njeri ne shpejtesine e veprimit maksimal dhe me nje timer mbi koke :p

tema: tani jam pa mendime.

Njesoj si ty. Truri nga bora bora me duket. :p
 
joetisti_

Locus omnem
c'dite e hallakatur sot...ne 8 te mengjesit bie telefoni dhe cuditem kur shoh emrin e nje kolege...mendoj cfare ka kjo qe merr kaq heret, e une nderkohe isha ende ne shtrat dhe pergjumesh, ne fakt me zgjoi zilja e telefonit. pergjigjem dhe cuditem kur kolegia me thote "meqe ambulatori ku duhet te isha sot u anullua ne momentin e fundit, pashe qe ti je ne repart dhe mendova te vij te te ndihmoj. jam ne makine per 5 min jam atje". une me sigurine me te madhe ia bej "une sot jam pushim, se mos ke pare gabim turnet"...jo jo, ia pret ajo, kontrollo mire, jam e sigurte qe je ti. mbyll telefonin, kontrolloj emailin dhe kishte te drejte ajo...panik..jam bere gati ne kohe rekord, per 10 min nga momenti qe mbylla telefonin isha jashte shtepise, deri tek autobusi e kam bere rrugen me vrap, gjimnastike e kaluar gjimnastikes. mire qe punen e kam larg rreth 20-25 min dhe arrita me trecerek ore vonese. po te mos ishte anulluar ambulatori, te mos me kishte marre ne telefon kolegia sot ne mengjes, do ishte bere rremuje per neglizhencen time sepse nuk kishte kush tjeter te mbulonte turnin sidomos tani ne periudhe festash. qellova me fat, por ta mbaj mend...
besoj se te gjitheve u ka ndodhur, edhe mua me ka ndodhur :)
'ambulatori' i gjeta nje perkthim qe me dha pershtypjen se zevendeson fjalen 'ambulance' qe perdornim dhe mbase ende perdorim ne. Por keshtu i vendosur ne kete shpjegim, s'po me jep nje ide se per cfare behet fjale. Ambulatori u anulua, ne c'kuptim thuhet?

(tema) leket per vere, i kam. Sikur dikush te na paguante gjelin e detit... sa mire do te qe!
 
kur shkruajta ambulator e kisha fjalen per njeren nga klinikat (doctor's office) ku ishte caktuar sot kjo kolegia. u anullua, ne kuptimin qe nuk punoi sot, qendroi mbyllur ngaqe nuk kishte paciente :)

tani po mendoj qe kam receptore te shijes shume shpejt te adaptueshem dhe tolerante me shijet e reja qe provoj. provova nje karamele tani qe sapo e futa ne goje m'u duk pak e shpifur, por nuk e hodha durova pak sekonda, dhe tani po me duket me e shijshme, madje po me pelqen. nuk eshte hera e pare, edhe me kafene pa sheqer ndodhi dicka e ngjashme.
 
Last edited:

h3o

Papirus rex
kur shkruajta ambulator e kisha fjalen per njeren nga klinikat (doctor's office) ku ishte caktuar sot kjo kolegia. u anullua, ne kuptimin qe nuk punoi sot, qendroi mbyllur ngaqe nuk kishte paciente :)

Me duket se dikur quheshin poliklinika. Se di a vlen me. :)
 
Top