Rekomandimet e specialistëve për të evituar shqetësimet
Simptomat e stresit, si dallohen
Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetjak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë, ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup, i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes. Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol.
Pjesët e trupit
Përmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime, të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. Ndërkohë që tek mushkëritë frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.
Stresi pozitiv dhe ai negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi, të cilat njeriu i ka zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t'i përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në negativ, nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit. Të gjitha llojet e stresit kthehen në të dëmshme, nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë në jetë, dhe nuk u kanë kushtuar vëmendje atyre paralajmërimeve të trupit dhe shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu edhe për atë në punë.
Hormonet
Stresi kohë gjatë bën që të paraqiten përqindje të mëdha hormonesh stresi, ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Hulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe sasia e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet. Gjaku trashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin, atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq.
Personat qe jane te stresuar
1- ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës
2- ndjehen të pa vlerë dhe me mungesë të vetësigurisë
3- janë të angazhuar me mendime negative
4- ndjehen të ngurosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpërim
5- fajësojnë vetveten dhe ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë
6- kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
7- janë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
8- zgjohen herët ose kanë problem të flenë
9- hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbasin peshë
10- nuk kënaqen me aktivitete
11- humbasin interesim në marrëdhënie seksuale
12- pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe droga të tjera
13- shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
14- kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
Stresi
Stresi kohëshkurtër qetëson trupin
Gjatë stresit kohëshkurtër, adrenalina dhe noradrenalina që aktivizohen në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë aktivizohen gjithashtu hormone, të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë, e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon".
Stresi shkakton një sërë sëmundjesh
Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë, është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me horm-onet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut ose në probleme me zemrën dhe stomakun
Stresi, jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët
Stresi, apo ndryshe ndemja, nuk është diçka e re, por është gjendur gjithmonë si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Stresi ka qenë gjithnjë jetësor, kur, për shembull, është dashur për t'iu shmangur rreziqeve që kanoseshin. Kur truri bën të ditur rrezikun, zemra nis të rrahë më shpejtë, muskujt tkurren dhe në gjak lëshohet adrenalinë për të çliruar shtytje në mënyrë që trupi të kundërveprojë më me të shpejtë dhe të durojë më tepër.