Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

MLK

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Ose nji te rrujtme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

zakonisht njerzit duan ajer te paster tu vin trute ne vend....po per mua edhe wild sex dreams do it vallaj ....goxhaaaaaaaa /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Seç me thote nji menie qe mund te bohena shoke te ngushte bashke ne /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Behemi pse jo ......mos me thuaj qe ke si kusht ndonje ritual te cmendur per te vertetuar shoqerine e ngushte?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

can I add on to that friendship /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
3 is better then 2 /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

sure....MLK u lucky bastard...me nji fjale u got a threesome /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

ka plas partuza siper /pf/images/graemlins/laugh.gif
nga MLK, e prisja, dmth me duket diçka normale /pf/images/graemlins/laugh.gif
nga ju te tjeret jo edhe aq.....

oooooooooo Leshtan..... "m'shoj" e mora vesh....po ate fjalen tjeter jo ...ça dmth "hashimit" ???
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

O Pink me lodhe tu t'ardh mrapa /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
E ka fjalen per shit... mi zemer,se je rrush e ndershme s'di hiç nga keto hashimet.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
MLK, leje te bej pak qef para se ti filloje kriza e moshes...adoleshenca dmth /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Ah me falni se nuk e pashe ku po shkruja dhe paskam dale nga tema...

Konfirmoj mendimin qe kam dhene me lart /pf/images/graemlins/laugh.gif... gjithmone seksi ne fjale
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

eeehhhhh MLK-ja ka pulsjone te forta te pa kontrollushme /pf/images/graemlins/laugh.gif

apo kur i hypen noj here noj stress i modh nga puna...e mjera ajo qe i del perpara /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Mjere ajo ...apo lum ajo Pinko? /pf/images/graemlins/winkwink.gif


/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

mjer ajo mi /pf/images/graemlins/laugh.gif
gjynof e shkreta...i ben gropen vetes me duret e saja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Princesha

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Kadal ti gru me ato shprehjet se na i dramatizove fmit

Se desha me te shpjegu edhe ate qe s'kishe kuptu:
hashimi asht ai qe t'hek stresin /pf/images/graemlins/laugh.gif

eh gru gru /pf/images/graemlins/grin.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Mir hashimi të hek stresin po ça o hashimi? A o veç për grat apo ene për burrat? /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Princesha

Primus registratum
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Hashimi asht per burra nqs edhe ti je per burra /pf/images/graemlins/tonguee.gif

dmth hashimi asht mashkull

ty t'duhet hashimja gruja e hashimit /pf/images/graemlins/grin.gif

nejse per info t'matejshme pyt at grun teme, se u s'marr vesh nga kto pun shum /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

Me i fut nje mendje te lehte cdogjeje. /pf/images/graemlins/wink.gif(do ishte mire)

Personalisht me ndihmon shume optimizmi,mndoj pozitivisht dhe bej ndonje gje qe me ben te ndihem mire.
 
D

denisa bendaj

Guest
Re: Cila eshte menyra me e mire per te heq "STRESIN"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa e poshter ajo doktoresha ime, si nuk ma kishte thene te verteten ajo mua per receten e Dahliles si me heq stresin!
Nomin do ti boj kur ta takoj, me boj nje bllok me rreceta me sks ti them, jo per gjo po ketu ku jom une, c'est pris en charge par la secu lol

[/ QUOTE ]Kujdes MLK se ndoshta doktoresha jote i kalon tarifat e secu-se.Duhet te kesh nje sigurim privat atehere dhe eshte gjynah te harxhosh para per nje pune te vogel sex-i..... desha te them stresi. Ne q se je vertete i stresuar njoh une nje "doktoreshe persembari fare" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Sweety el

Locus omnem
Ja disa mënyra çlodhëse për trupin, që ndikojnë edhe në rimëkëmbjen e shpirtit tuaj.

Aromaterapia Çfarë është? Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Fjala aromaterapi u përdor fillimisht në vitin 1920 nga kimisti francez, Rene-Maurice Gattefose. Vaji i levadës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Të pasionuarit: Cameron Diaz, Dani Mino, Xhud Law

Akupunktura Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit "qi" përbëhet nga "yin" dhe "yang", rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse "yin" apo "yang" janë më dominuese, atëherë "qi" ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të "qi"-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore. Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok

Masazhi me gurë të nxehtë Çfarë është? Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik. Të pasionuarit: Ashli Xhun dhe Anxhelika Huston Refleksologjia: Çfarë është? Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, të publikuar në vitin 1999, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar. Të pasionuarit: Princi Çarls

Notimi Çfarë është? Së pari ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1950 dhe pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese. Gjatë një sesioni subjekti futet në një kuti, ku mbizotëron temperatura trupore. Aty shtohen edhe disa kripëra të tretura në ujë. Ky solucion ndihmon për t‘u dizintoksikuar. Ata që e preferojnë një teknikë të tillë thonë se në 10 minutat e para përjetohen shumë dhimbje, derisa më në fund ato nisin të zhduken njëra pas tjetrës për një muaj rresht. Në disa qendra të tilla mund të shohësh edhe televizor. Kutitë janë shumë relaksuese dhe nuk u bëjnë dëm as grave shtatzëna. Të pasionuarit: Uain Runi

Reiki Çfarë është? Është një fjalë që vjen nga japonishtja, e cila nënkupton "energjinë universale të jetës" dhe u praktikua për herë të parë nga një budist me emrin Mikao Usumi, në vitin 1922. Praktikuesit e reikit "i shërojnë" pacientët e tyre përmes transferimit të energjisë me anë të pëllëmbëve të duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij në afërsi të trupit, duke bërë lëvizje të ndryshme rreth tij. reiki është shumë popullor, por efektshmëria e tij nuk është provuar. Të pasionuarit: Nikol Kidman, Meg Rajan
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/4333/Tete-menyra-per-te-larguar-stresin-
 

Sweety el

Locus omnem
Që të gjithë shqetësohen. Është ndjenjë të cilën e kemi kur përballemi me diçka, nga e cila kemi frikë. Një shembull i mirë janë provimet. Të gjithë merakosemi për to, i themi vetvetes: "E di që nuk do të kaloj", ndërsa të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrja shpejtohen kur jemi duke hyrë në sallë.

Një ankth i vogël është i mirë për ne. Përndryshe si do ta motivonim vetveten? Mirëpo nganjëherë ankthi bëhet problem. Nëse përgjigjeni me “po” për të gjitha pyetjet e poshtëshënuara, mund të jeni duke vuajtur nga anksioziteti:
- A shqetësoheni dhe merakoseni shpesh?
- A shqetësoheni për gjërat për të cilat të tjerët nuk brengosen?
- A keni filluar t’u shmangeni situatave që ju shkaktojnë ankth?
- A ka filluar t’ju pengoj në jetën tuaj?
Afërsisht 1 në 20 njerëz vuajnë nga ndonjë shkallë e anksiozitetit. Nganjëherë ankthi ynë nxitet nga ndonjë ndodhi në jetë, p.sh. divorci, mendimi për vdekjen, sëmundja, detyrimet si dhe gjërat që nuk na pëlqejnë. Kështu ne shqetësohemi për gjithçka. Megjithatë, kjo nuk mund të na mposhtë dhe ne mund të përballemi me të.
Disa mënyra për ta larguar ankthin
- Frymëmarrja e thellë. 3 sekonda frymëmarrje dhe 3 sekonda frymënxjerrje nëpërmjet hundës. Pritni 3 sekonda dhe pastaj përsëriteni. Provoni të merrni frymë duke e përdorur barkun jo gjoksin. Vazhdoni ngjashëm rreth pesë minuta.
- Detoksikoni mendjen, mënjanoni kafeinën, alkoolin dhe cigaret. Sa i përket këtyre: A ia vlen të diskutohet? Ato e çrregullojnë mendimin.
- Ushtrimet. Këto janë lehtësimi më i mirë. Nuk dihet si ndikojnë, por kanë shumë sukses, andaj djersituni mirë për të larguar ankthin.
- Mos u fiksoni në gjërat e këqija. Mundohu të flakni çdo mendim negativ të stilit, “Unë nuk jam i mirë në matematikë” dhe ndërrojeni me diçka pozitive, “Por unë jam i mirë në sport”.
- Bëni një listë të gjërave që ju stresojnë. Tentoni ta shmangni një brenda një jave. Vetëm një, mos e merrni me nguti.
Dhe mbani mend: E sotmja është, shqetësimi i nesërm për të djeshmen.
Stresi është D*cka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.

Pranojeni stresin si nje sfidë dhe do t’ia dilni mbane më mire me të.

TIPET E STRESIT

Ekzistojnë dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.

Jo të gjitha format e stresit janë negative.Fjala – Eustres- përdoret për të përshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.

Distresi është stresi negativ.

Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.

PLANIFIKIMI I KOHËS

Përdorimi i papërshtatshem i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë- JO- ka qëne nje sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqëtësimet.

Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë.
Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punemarresit në menyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashëtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres.-Nuk është puna që bën por ambjenti personal që ka rëndësi.

NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJËRAT.
PËR ÇDO TAKIM KEMI NJË STINË.

Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojne aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazem në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zevëndësojnë njera-tjetren në pranverë.Studiuesit thonë që një udhetim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshem.

Nëse të duhet të realizosh një takim në dimer, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngreje moralin e pjesëmarresve por do të rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.

Sindroma e prekshmërise stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llampe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është.

Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpermendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.

Nuk humbet asgjë nël rast se pyet për diçka.

Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqëndrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty.

Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.

FITORJA MBI STRESIN.

Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë.
Përpiqu t’a zgjidhesh problemin në vend që të shqëtesohesh për të.Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshem për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqëtesime.
Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë.

Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqëndruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kenaqshme|.”
Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetes por mund të jetë edhe puthja e vdekjes ne kuptimin që zgjedhja të perket ty. Të duhet të mësosh sesi t’a bësh stresin të punoje për ty në menyrë që ti të jesh produktiv në vend që t’a lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.

SI TË REDUKTOHET STRESI?

Duhet të dish çfarë të nevojitet.
Krijo një ambjent pune të rehatshem për veten.
Përcakto kufij në kohën tënde.
Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhëse, relaksuese.
Vendose kohën në veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetën tënde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH

Humori mund të të sheroj shpejt dhe pa dhimbje.

Inteligjenca emocionale mund të të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të të ndihmojë të ecësh përpara në jetë.
Duhet të kesh largpamesinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në menyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miQësia.

Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia për të njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm.

Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerez që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes së përditshme. Duhet t’u them këtyre njerëzve që stresi është një sherbetor i mirë por një mjështër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet t’a përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojë.

Rrallë ndodh që njerezit të kenë sukses në raport me D*cka nëse nuk kanë dëshirën per të dalë të suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.
 
Top