Çfare ju ka merzitur sonte?

Hope

dans ton coeur
O Kent kush t ka ba msim ne anglisht paska pas syze +20 :p e more ala aop mar njaja ka ransi se per anglishten ste pin uj n'chat lol
 

AlbiPg

Forumium praecox
O Kent kush t ka ba msim ne anglisht paska pas syze +20 :p e more ala aop mar njaja ka ransi se per anglishten ste pin uj n'chat lol
Mos e paragjiko ai ska qen ndonjehere ne angli, eshte si te shkruaj ty ITALISHT dhe ti do ja kthesh copa copa
 

SNAP

Papirus rex
O Kent kush t ka ba msim ne anglisht paska pas syze +20 :p e more ala aop mar njaja ka ransi se per anglishten ste pin uj n'chat lol
Me pelqeu batuta jote , e para aopi per mu ska rendes o njeri, e dyta o njeri me bohet qefi qe zotron mire anglisht, une nuk shita pordhe ketu qe di anglisht i cike di dhe ato si lidh mire, dhe as qe kam qen ndonje here ne angli, tme thuash per ne ITALI po,e treta besoj qe nuk tu drejtova ty qe kshu mos u nxito
kur flet dhe mos na bon estrade ketu.
 

hareid

Papirus rex
Per arsye se nga natyra jam person qe i shoh gjerat me optimizem, rralle ndodhe qe te merzitem. Me shume merzitem kur gjate lajmeve shof tragjedi nga me te ndryshmet, njerez qu vuajne per kafshaten e bukes, padrejtesite.......
Sot nuk kam pare lajme, prandaj edhe nuk kam patur arsye qe te merzitem:)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Per arsye se nga natyra jam person qe i shoh gjerat me optimizem, rralle ndodhe qe te merzitem. Me shume merzitem kur gjate lajmeve shof tragjedi nga me te ndryshmet, njerez qu vuajne per kafshaten e bukes, padrejtesite.......
Sot nuk kam pare lajme, prandaj edhe nuk kam patur arsye qe te merzitem:)

Më falni për repliken por sa për diskutim.
Mendoj se njeriu thellë në vetvete është tepër egoist , afermendsh vetë natyra ka ndikuar. Nuk mendoj se ndjejmë peshen e tragjizmit apo vuajtjen për humbje , ne në të pandërgjegjshmen tonë ndjehemi të lumtur që jemi gjallë. E shprehim me vjen keq projektojme vetën tone tek dhembja e tjetrit, por nuk e ndjejmë kurrsesi si të tille sepse njeriu vuan nga vetvetja tij ,është i mbërthyer tek bota e tij .Sherimi i tij duhet të vazhdojë në këtë zanafille , në boshtin e vazhdueshem e të panderprerë të vetvetes... Mendimi im!
 
Last edited:

hareid

Papirus rex
Ne pergjithesi pajtohem me mendimin tend. Jam dakort me mendimin se njeriu ne thelb eshte egoist dhe tejet i ndjeshem per ceshtjet qe kane te bejne me interesat e tij. Peshen e tragjizmit, kuptohet sipas mendimit dhe pervojes time, e ndjene edhe atehere kur sheh fotografi nga me te ndryshmet se cfare ka ndodhur ne kete apo ate vend... e ndjen edhe atehere kur bisedon me njerez te ndryshem qe e kane perjetuar nga afer tmerrin, ferrin e luftes, i sheh femijet e vegjel te lenduar, traumatizuar, frikesuar....Sigurisht qe ke te drejte kur thua "se në të pandërgjegjshmen tonë ndjehemi të lumtur që jemi gjallë", qe nuk kemi qene ose nuk jemi ne vendin e tyre...por kjo nuk do te thote se tragjedite qe i sheh nepermjet mediave apo i degjon drejtpersedrejti nga persona qe i kane perjetuar humbjet, i perballon me gjakftohtesi dhe nuk ndihesh i merzitur...
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E konstatoj këtë gjë tek mosha e tretë dhe tek njerëzit që vuajnë nga semundje të pasherueshme , pleqtë nëse të ka rasistur të ndeshesh me situata të tilla bëhen "të papajtueshem" nuk po gjej fjalen e duhur , por nuk e pranojne realitetin dhe mberthehen fort mbas jetës , duke menduar për veten. Më ngjall mëshire dhe dhembje për fatalitetin e njeriut , në këtë raport anitomik midis jetes edhe vdekjes njeriu shpreson e mendon të jetojë më gjatë.

Patjeter që ishte shtojce ky mendimi im , pasiqe ti ke sjellur një situate tjetër shoqerore.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk po e rregulloj dot nje telescop :((
keep-calm-try-again.jpg
 

Balahk

Locus omnem
Dy mushkonja te dashuruara,ma kane sjelle ne maje te hundes.
o duan te me pickojn o ska...

Po e ndava mendjen,do i vras,sdo pyes per dashnin e tyre:p
 
Top