Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Të mirat dhe të këqijat e gjërave që përdorim më shpesh Nuk ka javë që të kalojë pa publikimin e ndonjë zbulimi të fundit nga fusha e shkencës, apo mjekësia që nxjerr në dritë fakte të reja, por edhe kundërshti të fakteve ekzistuese. Pak ditë më parë, doli lajmi se aspirina, një tabletë që u rekomandohet miliarda njerëzve për uljen e temperaturës, apo si masë mbrojtëse për sëmundjet e zemrës, mund të ketë më shumë efekte anësore negative se sa përfitime. Por ky nuk është rasti i vetëm i kundërshtive që zbulohen në lidhje me preparate që prej kohësh i kemi përdorur në funksione të ndryshme. Më poshtë do të shohim anët e mira dhe më pak pozitive të disa prej mjekimeve, por edhe lëndëve të ndryshme me përdorim të përditshëm.
Alkooli
I mirë për: një konsumim i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën, edhe pse efekti i kësaj vihet re më shumë te meshkujt e moshës së mesme. Dy ose tri teke alkool në ditë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në masën 30%.
I keq për: të pirët jashtë normave dhe në sasi të mëdha shkaktojnë sëmundje të parikthyeshme të mëlçisë, varësi, ndërsa te gratë rritet predispozita e kancerit në masën 6%. Ka edhe nga ata që thonë se alkooli shkakton sterilitet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Kafeja
E mirë për: kafeina është droga stimuluese më e përdorur në botë dhe duke qenë se është një stimulues shumë njerëz e preferojnë gjatë gjithë ditës në formën e kafesë. Ajo përmirëson memorien afatshkurtër, nxit fuqinë e muskujve, të mban më të përqendruar dhe mbi të gjitha ka një shije të pëlqyeshme.
E keqe për: lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, artritit, lindjeve të parakohshme dhe rritjes së presionit të gjakut.
Dietat
Të mira për: tu dukur e bukur ditën e dasmës me fustanin nusëror, për tu dukur bukur në plazh dhe sigurisht për tu ndier më femër.
Të këqija për: anoreksinë, buliminë dhe varësi të tjera me pasoja që shkaktohen nga dietat. Ato shkaktojnë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veshkave, kancerin dhe osteoporozën.
Ushtrimet
Të mira për: zemrën, mushkëritë, muskujt, qarkullimin e gjakut. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe zgjasin jetën.
Të këqija për: nyjet, nëse vraponi më shumë se sa duhet pa këpucët e duhura. Goditjet në zemër.
Testet gjenetike
Të mira për: ata të pafat që kanë trashëguar gjene që u krijojnë predispozita për sëmundje të ndryshme, si në rastin e gjenit BRCA1, që shton rrezikun e kancerit të gjirit te gratë, teste të tilla ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.
Të këqijat: tek ata që kanë sëmundje të pakurueshme, dijenia mbi ekzistencën e gjeneve që mund tua shkaktojnë ato me kalimin e kohës është thjesht një vështirësi më shumë shpirtërore dhe mund të bëjë që ata ta kalojnë jetën e tyre në frikë e tmerr të një momenti të rëndë.
Pushimet
Të mira për: të pushuar, për tu zbavitur, për të kaluar kohën me familjen, për të udhëtuar, e për të ndryshuar rutinën.
Të këqija për: aparatin tretës, dhimbjet e kokës, aksidentet, sëmundjet dhe… kjo mund tju vijë e papritur, depresionin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problemet mendore janë raste të shpeshta që hasen te turistët. Sigurisht bëhet fjalë për probleme momentale.
Infeksioni
I mirë për: fëmijët e vegjël që kanë nevojë të marrin baktere në fëmijëri, në mënyrë që të formojnë sistemin imunitar. Ata që nuk përballen me infeksione në fëmijërinë e hershme ka shumë më shans që me e kalimin kohës të kenë probleme me alergjinë apo me astmën.
I keq për: sepse shkakton sëmundje
Lëngjet
Të mira për: njerëzit që nuk i pëlqejnë frutat dhe preferojnë të pinë lëngun e tyre.
Të këqija për: dhëmbët. Acidi i lëngut të portokallit krijon probleme me zmaltin dhe fëmijët që pinë shumë lëngje portokalli e humbasin oreksin për ushqime. Kjo njihet në mjekësi si “sindroma e pirjes së lëngjeve”.
Puthja
E mirë për: tu mirërritur, uruar, për tu ndier mirë, për të joshur, për tu ndier intim, për qejf.
E keqe për: të marrë sëmundje nga goja, për ethet e gjëndrave të cilat përhapen përmes pështymës, si edhe për sëmundje të tjera. Edhe Hepatiti B mund të transmetohet përmes së puthurës.
Qumështi
I mirë për: fëmijët që kanë lindur një brez më parë e që kanë pasur nevojë për kalciumin e qumështit për të forcuar kockat e trupit dhe mbajtur presionin e gjakut të ulët.
I keq për: të rriturit dhe fëmijët e sotëm që kanë dieta shumë më të pasura. Ai trash arteriet, që shkaktojnë më pas sëmundjet e zemrës. Ato shkaktohen nga yndyrat që merren në fëmijëri, si nga qumështi, apo produkte të tjera.
Lajthitë
Të mira për: pakësimin e sëmundjeve të zemrës dhe për vegjetarianët. Ato janë një burim i mirë për proteinat.
Të këqija për: ata që kanë alergji.
Vaji i peshkut
I mirë për: mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e zemrës te të rriturit, nxitjen e funksionit të trurit te fëmijët dhe zhvillimin e fetusit te gratë shtatzëna, falë omegës 3 që përmban.
I keq për: merkurin, një kimikat helmues që ndodhet në këtë produkt. Ai mund të shkaktojë dëme në tru dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Qetësuesit
Të mirë për: qetësimin e dhimbjeve, qofshin ato aspirina, paracetamolë, ibuprofen apo ilaçe më të forta.
Të këqija për: stomakun. Mijëra njerëz përfundojnë çdo vit në spital, për shkak të gjakosjeve të zorrëve të shkaktuara nga medikamentet.
Rrezet e diellit
Të mira për: krijimin e vitaminës D, që është thelbësore për formimin e kockave dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo skleroza.
Të këqija për: shkaktimin e djegies së lëkurës, shkaktimin e melanomës, që është edhe forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Kjo ka bërë që mjekët të thonë se njerëzit në plazh duhet të ruhen nga përballja me diellin e orëve më të nxehta të ditës.
Çaji
Të mirat: çaji i zi redukton sëmundjet e zemrës, stresin, nxit vëmendjen dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar. Mund të parandalojë edhe diabetin.
Të këqijat: po ti shtosh qumësht i redukton anët pozitive dhe sheqeri i përkeqëson.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26908

Vitamina C nuk mbron nga ftohja Instituti gjerman për shëndetësi kualitative (IQWiG) njofton se vitamina C nuk mbron nga ftohja, duke u thirrur në rezultatet e studimit të grupit Cochrane Collaboration. Në studimin e kësaj shoqate ndërkombëtare kanë marrë pjesë më shumë se 11.000 njerëz.
Një pjesë e pjesëmarrësve kanë marrë placebo, ndërsa të tjerët kanë marrë së paku 0.2 gramë vitaminë C në ditë.
Personat të cilët morën sasi më të madhe të vitaminës C pasi ishin ftohur, nuk kishin pasur asnjë dallim në kohëzgjatjen dhe intensitetin e sëmundjes në krahasim me ata që kishin marrë placebo (tableta të rrejshme).
Ndërsa, tek ata të cilët kishin marrë vitaminë C para se të ftoheshin, kohëzgjatja e sëmundjes ishte shkurtuar, mesatarisht për një ditë. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26898. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26898

Diabetikë hani peshk Sëmundjet e veshkave janë komplikime të shpeshta te personat të cilët vuajnë nga diabeti, sidomos tek ata me diabet tip 2. Në një studim të realizuar nga Universiteti i Cambridge, janë analizuar disa participantë, një numër prej të cilëve kanë vuajtur nga sëmundja e sheqerit.
Nga pjesëmarrësit në studim është kërkuar që të hanë ushqime të caktuara, dhe secili ka treguar për llojin e ushqimit që ka zgjedhur.
Rezultatet kanë treguar se pacientët e sëmurë nga diabeti, të cilët kishin ngrënë peshk së paku dy herë në javë, kishin qenë më pak të rrezikuar për tu sëmurë nga sëmundjet e veshkave (kanë pasur më pak proteina në urinë- një element tregues i dëmtimit të veshkave). /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26901. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26901

KQZ shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetarë të komunave Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar në mbrëmje të së hënës rezultatet e para preliminare. Kryetarja Nesrin Lushta nuk ka dhënë përqindjet e fituara nga partitë politike në nivel vendi, duke thënë se ato do të bëhen publike ditëve në vijim. Por ka dhënë rezultatet paraprake të fituara nga kandidatët nëpër komunat e Kosovës. Rezultatet paraprake janë këto:
Prishtinë:
Isa Mustafa nga LDK 56.6 %, Vegim Gashi nga AKR 22.2 %, Astrit Salihu nga PDK 11.9 %, Besnik Tahiri nga AAK 5.4 %, Rexhep Osmani nga ADK 0.6 %, Sadri Ramabaja nga PSD 0.9 %, Ramadan Beqiri nga KOHA 1.1 %, Selvete Ismajli nga PS 0.2 %, Daut Maloku nga PGJK 0.2 %.
Drenas: Nexhat Demaku nga PDK 89.9 % dhe Halil Kuliqi nga AAK 10.1 %.
Deçan: Tahir Kuçi nga PSD 3.7 %, Mehmet Bojka nga LDK 18.8 %, Ismet Hulaj nga LDD 3.7 %, Musë Mushkolaj nga PDK 6.2 % dhe Rasim Selmanaj nga AAK 67.7 %.
Gjakovë: Palë Lekaj nga AAK 52.8 %l, Mimoza Kusari-Lila nga AKR 40.7 %, LDK me Fehmi Vulën 4.5 %, Shahin Roka nga PSD 0.1 % dhe Ilir Bytyqi nga PDK 1,9 %.
Gjilan:  Qemajl Mustafa nga PDK 38.4 %, Fatmir Rexhepi nga LDK 27.6 %, Ahmet Isufi nga AAK 13.7 %, Jashar Ramadani nga LDD 9.3 %, Omer Daku nga AKR 8 % etj.
Dragash: Halim Shemsidini nga LDK 37.2 %, Salim Jenuzi nga PDK 39.7 %, Qasip Kushiq nga Koalicioni Vakat 12.9 %, Burim Piraj nga AAK 7 %, AKR me Fatim Tefiku 3.1 %.
Istog: Fadil Ferati nga LDK 47.8 %, Naim Imeri nga AAK 21.4 %, Idriz Blakaj nga PDK 17.2 %, Rifat Osmanaj nga LDD 12.1 %, Gojart Lubeniqi nga AKR 0.9 % dhe Afrim Sadikaj nga PSD 0.6 %.
Kaçanik: Xhabir Zharku nga PDK 48.3 %, Tahir Qaka nga AAK 26.7 %, Lulzim Dema nga LDK 15.9 %, Afrim Loku nga AKR 9 % dhe Naim Mustafa 0.1 %.
Klinë: Sokol Bashota nga PDK 37.1 %, Enver Berisha nga AAK 32.2 %, Fadil Gashi nga LDK 21.4 %, Zenun Zeqa nga LDD 4.3 %, Pjetër Coli nga PSHDK 2.8 % dhe Ibish Rraci, PSD 0.7 % dhe Adem Gashi 0.6 %.
Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK 57.2 %, Ahmet Krasniqi nga PDK 24.8 %, Hasan Magjuni nga AKR 7.8 %, Ismajl Muharremi nga AAK 4.3 %, Ahmet Grajçevci nga PSD 2.2 %,  Radoman Dodoroviç nga CDS 2.4 % dhe Bajram Isla 1.2 %.
Kamenicë: Begzad Sinani nga PDK 33.3 %, Shaip Surdulli nga LDK 21.7 %, Ramadan Basha nga AKR 21.2 %, Lulzim Leci nga AAK 19 %, Nexhmije Kallaba nga LDD 4.8 %.
Mitrovicë: Avni Kastrati nga PDK 39.4 %, Nexhmedin Spahiu nga AKR 22.9 %, Hysni Ahmeti nga AAK 15.5 % dhe Mursel Ibrahimi nga LDK 19.8 %.
Leposaviq: Ardita Hasani nga AAK 100 %.
Lipjan: Shukri Buja nga PDK 45.9 %, Imri Ahmeti nga LDK 36.8 %, Banush Bytyqi nga AKR 13 %, Xhevat Olluri nga AAK 2.8 % dhe Naser Bytyqi nga PSD 1.5 %.
Novobërdë: Bajrush Ymeri nga LDK 44.8 %, Ramush Mehmeti nga AKR 10.6 %, Svetisllav Ivanoviç nga KL-Za Bolju 8.8 %, Radovan Denic nga SNSD 11 %, Srdan Jovanovic nga LSL 7.7 %, Gafurr Mustafa nga PDK 10.2 %, Avdullah Gashi nga AAK 6.5 % dhe Sadik Makolli nga PSK 0.4 %.
Obiliq: Haki Mjekiqi nga PDK 32.3 %, Enver Gashi nga AAK 22.3 %, Shukri Klinaku nga LB 14 %, Mehmet Krasniqi nga LDK 24.5 %, Sejdi Halimi nga PEK 0.2 %, Sanije Grajcevci nga PSD 0.7 % dhe Aziz Bici 2.1 %.
Rahovec: Qazim Qeska nga PDK 35.6 %, Ibrahim Kryeziu nga LDK 22.9 %, Islam Gashi nga AAK 19.1 %, rexhep Oruqi nga AKR 13.7 %, Lulzim Krasniqi nga PSD 0.5 % dhe Sali Hoti nga LIB 8.3 %.
Pejë: Ali Berisha nga AAK 43.4 %, Elmi Berisha nga LDD 16 %, Ilhami Gashi nga PDK 14 %, Agim Bërdyna nga LDK 13 %, Gazmend Muhaxheri nga ORA 10.3 %, Ramiz Libusha nga PSD 1.6 % dhe Adem Gorani nga PD 1.9 %.
Podujevë: Agim Veliu nga LDK 50.2 %, Muhamet Latifi nga PDK 30.1 %, Ismet Abdullahu nga AAK 11.8 %, Ejup Visoka nga IQ 4.4 %, Tefik Durmishi nga PSK 0.3 % dhe Imer Hajdini nga PD 2.5 %.
Prizren: Ramadan Muja nga PDK 31.2 %, Hanefi Muharremi nga LDK 30.3 %, Bislim Zyrapi nga AAK 6.1 %, Shem Kabashi nga PD 4 % dhe Oruq Karadolami nga NDS 2.8 % etj.
Skenderaj: Sami Lushtaku nga PDK 85 %, Fadil Geci 10.5 %, Habit Haziri nga PGJK 1.6 %, Rushit Haliti nga AAK 1.7 %, Liridon Hoti nga PSK 1.1 %.
Shtime: Naim Ismajli nga PDK 51.6 %, Ismajl Hasani nga LDK 25.4 %, Enver Ademi nga LDD 14.1 %, Halil Halili nga PSD 5.2 % dhe Hetem Pajaziti nga AAK 3.7 %.
Shtërpce: Bratisllav Nikolic nga SLS 36.9 %, Beqir Fejzullahu nga PDK 25.8 %, Ali Halimi nga PSK 18.4 %, Tefik Islami nga LDD 8.2 %, Predrag Gërbic nga ZZSZ 4.3 % etj dhe Fadil Halimi nga AAK 2.5 %.
Suharekë: Blerim Kuqi nga AAK 34.3 %, Ramë Vata nga PDK 32.2 %, Sali Asllani nga LDK 31.2 %, Muhamet Bajraktari 1.7 % dhe Adem Kadolli nga PSK 0.6 %.
Ferizaj: Bajrush Xhemajli nga PDK 50.5 %, Naim Fehrati nga AKR 16.2 %, Milazim Haliti nga LDD 16 %, Faik Grainca nga LDK 11.5 %, Fadil Rexhepi nga PSK 0.8 %, Rrahim Sadiku nga AAK 4.5 % dhe Ekrem Mustafa nga PSD 0.6 %.
Viti: Nexhmedin Arifi nga PDK 30.5 %, Sokol Haliti nga LDD 32.3 %, Gani Ismajli nga PSK 0.8 %, Enver Rrustemi nga AAK 21.7 %, Musa Misini nga LDK 14.7 %.
Vushtri: Bajram Mulaku nga PDK 48.4 %, Muharrem Shabani nga AAK 26.7 %, Halil Kuqi nga LDD 4.4 %, Ibush Jonuzi nga LDK 19.9 % dhe Emin Qerkezi nga PSD 0.6 %.
Zubin Potok: Naser Ferizi nga PDK 53.4 % dhe Fatmir Karimani nga AAK 46.6 %.
Zveçan: Semi Kelmendi nga AAK 100 %.
Malishevë: Isni Kilaj nga PDK 48.2 %, Jonuz Kastrati nga lDK 31.7 %, Gani Krasniqi 16 %, Gani Zogaj nga AAK 1.8 % dhe Alban Kastrati nga AKR 2.2 %.
Junik: Agron Kuqi nga AAK 49.5 %, Tahir Isufaj nga LDK 33.1 %, Shpëtim Gacaferri nga LDD 10. 6 %, Niman Tofaj nga PDK 5.8 % dhe Ali Kastrati nga AKR 1.1 %.
Mamushë: Arif Bytyq nga KDPT 80.9 %, Mehmet Mazrek nga AKR 11.4 % dhe Berzad Morina nga PDK 7.7 %.
Hani i Elezit: Mehmet Ballashi nga PDK 36.6 %, Rufki Suma 44.2 %, Musafer Danjani nga LDK 14 % dhe Mendu Vlashi nga AAK 5.2 %.
Graçanicë: Bojan Stojanovic nga SLS 61.8 %, Nebojsha Peric nga Vidovdan 12.2 % dhe Momcillo Trajkovic SPOT 12 % etj.
Ranillug: Gradimir Nikic nga GIZOR 70.4 %, Perica Andelkovic nga CKMC 29.6 %.
Kllokot: Sasha Mirkovic nga SLS 100 %.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23876. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23876

BE pranon aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE. Ky është hapi i parë i një procesi të gjatë për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Tashmë, Komisioni Europian do të nisë pregatitjen e një vlerësimi për gatishmërinë e Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Nëse do të mundësohet edhe nisja e bisedimeve atëherë vendi ynë do të jetë zyrtarisht kandidat dhe do ti kërkohet të realizojë një sërë reformash politico-ekonomike për arritjen e standarteve të unionit, një process ky që mund të kërkojë vite të tëra punë.
Berisha: Do realizojmë çdo reformë që kërkon Brukseli
Pas pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët dhe klasën politike se do të garantojë integrimin përfundimtar te vendit në BE. Për shefin e qeverisë, zgjedhjet e 28 qershorit ishin testi i kaluar nga Shqipëria për të bindur unionin që të merrte këtë vendim.
Kreu i qeverisë garantoi reforma të mëtejshme në sektorët e kërkuar nga BE, por i ripërsëriti thirrjen rivalit të tij politik, Rama për të braktisur bojkotin. Pasi u shpreh i hapur për të dialoguar, Berisha i ka lëshuar një ftesë kreut të selisë rozë për të përshëndetur bashkarisht këtë moment.
Megjithatë kryeministri ka ripërsëitur bindjen për të mos të ndërhyrë në vendimet e gjykatave, e në këtë rast kolegjit zgjedhor.
Presidenti përshëndet pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat
Pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin  kandidatit në BE, e ka përshëndetur dhe presidenti Topi. Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar shprehet kreu i shtetit në një komunikatë për mediat.
Duhet të jemi sa të gëzuar, krenarë edhe të ndërgjegjshëm, sepse ndodhemi më afër integrimit, më afër miqve tanë dhe më afër popujve që stadartet demokratike i kanë busull të ndërtimit të shoqërive të tyre ka vijuar ai duke shprehur bindjen se klasa politike shqiptare është e gatshme të përballet me një hap të tillë.
Statusi i vendit kandidat, drejtësia, siguria dhe ekonomia, bazat e pyetësorit të BE
Qeveria shqiptare duhet te jape pergjigje konkrete per gjendjen e drejtesise, sigurise dhe ekonomise ne vend pasi te terheqe pyetesorin e Komisionit Europina brenda ketij viti ne vazhden e aplikimit te statustit kandidat per ne BE. Ne nje komunikim me mediat zonja Bregu tha se qeveria shqiptare ka marre te gjitha masat teknike persa i perket trajnimit te administrates e cila do te merret me pergjigjet pyetesorit.
Ne presim që një pjesë e madhe e pyetjeve, nisur edhe nga eksperiencat e tjera të jenë në kapitullin e drejtësisë dhe të sigurisë sikurse një numër i madh pyetjesh që do të kthehen në një punë reale, voluminoze dhe konkrete do të ketë pjesa ekonomike, pra e standartit ekonomik. Në parandarjen që ne kemi bërë në bazë të një draft modeli pyetësori kemi indetifikuar që institucionet që do të jenë të përfshira në volum më të madh pune do të jenë ministria e Ekonomisë, ministria e Finanncave. Ne presim shumë shpejt, brenda këtij viti, brenda këtij muaji, të ndodhë shqyrtimi i dosjes së Shqipërisë i paraqitur në prill për anëtarësim në Bashkimin Europian. Komisioni Europian do të marrë kohën e tij të nevojshme për të përfunduar pyetësorin i cili do ti dërgohet Shqipërisë dhe ne këtë dokument të rëndësishëm prej 2 mijë e disa pyetjesh shpresojmë ta këmi brenda vitit 2009 tha Bregu.
Nga momenti i terheqjes se pyetesorit nga Komisioni Europian, qeveria shqiptare pritet te kerkoje vetem kater muaj kohe per plotesimin e saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23871. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23871

Maskat, grabisin pasagjerët e furgonit në Mat Grabiten pasagjerët e një furgoni linje, pranë fshatit Vig të Martaneshit në rrugën Selishtë-Tiranë. Burimet policore, që iu referohen dëshmitarëve, njoftojnë se dy persona të maskuar e të armatosur, iu morën udhëtarëve, rreth 100 mijë lekë të vjetra dhe arritën të largoheshin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin e kapjen e agresorëve.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23867. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23867

Pujol kundër Robinjos në Barcelonë Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol ka pohuar se ylli i Mançester Sitit, Robinjo, do të ishte një transferim i panevojshëm për Barcelonën, edhe pse ai e njeh mjaft mirë talentin brazilian.…
“Ai është një lojtar i madh, por ne kemi lojtarë shumë më të mirë në atë pozitë, si Tieri Anri dhe Andres Iniesta, të cilët po ashtu mund të luajnë në krah. Unë besoj se ne jemi të kompletuar dhe nuk kemi nevojë për transferimin e Robinjos”, ka pohuar Pujol për “Radio Marca”. Pujol para pak kohësh ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalanas, derisa nuk kanë munguar spekulimet për një transferim të mundshëm të tij te Siti. Mirëpo, ai insiston se është i lumtur në “Camp Nou’. “Para ripërtëritjes së kontratës, kam pyetur vetën nëse duhet të largohem jashtë vendit. Në fund, vendosa të vazhdoj kontratën deri në vitin 2013 dhe jam shumë i lumtur te Barcelona, pasi ky klub më ka trajtuar gjithmonë mirë”, ka nënvizuar Pujol. Ai ka përjashtuar mundësinë që pas përfundimit të karrierës si futbollist të shkojë gjurmëve të Pep Guardiolës. “Unë nuk dua të jem një trajner ose president klubi. Të jesh trajner i një skuadre është shumë e vështirë, për shkak të presionit që të sjell ky rol”, ka përfunduar Pujol.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23863

Pujol kundër Robinjos në Barcelonë Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol ka pohuar se ylli i Mançester Sitit, Robinjo, do të ishte një transferim i panevojshëm për Barcelonën, edhe pse ai e njeh mjaft mirë talentin brazilian.…
“Ai është një lojtar i madh, por ne kemi lojtarë shumë më të mirë në atë pozitë, si Tieri Anri dhe Andres Iniesta, të cilët po ashtu mund të luajnë në krah. Unë besoj se ne jemi të kompletuar dhe nuk kemi nevojë për transferimin e Robinjos”, ka pohuar Pujol për “Radio Marca”. Pujol para pak kohësh ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalanas, derisa nuk kanë munguar spekulimet për një transferim të mundshëm të tij te Siti. Mirëpo, ai insiston se është i lumtur në “Camp Nou’. “Para ripërtëritjes së kontratës, kam pyetur vetën nëse duhet të largohem jashtë vendit. Në fund, vendosa të vazhdoj kontratën deri në vitin 2013 dhe jam shumë i lumtur te Barcelona, pasi ky klub më ka trajtuar gjithmonë mirë”, ka nënvizuar Pujol. Ai ka përjashtuar mundësinë që pas përfundimit të karrierës si futbollist të shkojë gjurmëve të Pep Guardiolës. “Unë nuk dua të jem një trajner ose president klubi. Të jesh trajner i një skuadre është shumë e vështirë, për shkak të presionit që të sjell ky rol”, ka përfunduar Pujol.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23863

Mercedez Benz blen Brown GP Gjiganti automobilistik gjerman Mercedes-Benz ka blerë Braun Xhi-Pi, një lëvizje e cila do të bëjë që Xhenson Batën ti bashkangjitet Mek-Larenit, si partner i Ljuis Hemiltonit. Mercedesi do të posedojë 75% të Braun, në partneritet me kompaninë investuese Abu Dhabi, ndërsa bashkëpunimin me Mek-Larenin do ta vazhdojë deri në vitin 2015. Braun që fitoi titujt e botës për pilotë dhe për konstruktorë në sezonin debutues të këtij viti, do të quhet Mercedes Grand-Pri. Niko Rosberg pritet të jetë piloti lider, ndërsa Nik Hajcfild mund të jetë partneri i tij. Nuk mungon as emri i Timo Glok.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23859. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23859

Ronaldo, investimi që nuk paguhet Punët e Presitdentit të Real Madrid-it, Florentino Perez, nuk po ecin ashtu siç kishte planifikuar. Eliminimi i merengezëve prej Kupës së Mbretit nga Alcorcon, lëndimi I Cristiano Ronaldo-s dhe përjetimi I disa rezultateve negative, kanë ndikuar në stagnim të përfitimeve financiare. Në analizat e bëra nga televizioni Bloomberg rreth shitjes së fanellave, shihet se këtë vit Los Blancos fiton 25% më pak beneficione se sa në vitin 2003, në kohën e artë të yjeve si Zidane, Figo e Beckham. Real Madrid është në borxhe të mëdha dhe për kalim të krizës më të vërtet nevojitet revolucion.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23854
VIDEO: Adelina Ismaili Tribalb
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23851. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23851

Motra e Michael Jackson akuzon mjekun për vdejken e vëllait Motra e mbretit të popit Michael Jackson Janet ka akuzuar mjekun personal te tij si përgjegjësin kryesor për vdekjen e tij. Në një intervistë për televizionin ABC këngëtarja Janet Jackson se Dr Conrad Murray duhet të ndalohet që të mos ushtrojë më profesionin e mjekut. Mbreti i popit Michael Jackon ndërroi jetë pas një ataku kardiak në datën 24-06-2009 në shtëpinë e tij në “Holmby Hills”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23847

40 faqe me lojra online
Nese jeni lodhur me lojrat qe ka kompjuteri apo qe keni instaluar,ka faqe ne internet ku mund te luani falas.Me poshte do ju rendis 40 faqe me lojra online.
PopCap Sploder Kongregate King.com The Great Games Experiment Rock You Games Newgrounds PixelJam RockSolidArcade Nitrome Sticky Arcade Addicting Games Ninja Kiwi GameGum The PC Man Website Mario Games Flash MoFunZone CandyStand Fasco-CS Amanita Design Not Doppler Shockwave Teagames VivaLaGames Globulous XGenStudios Bored.com Wicked Pissah Games Play4All DeviantArt Sparkworkz GameGecko WeGame HeavyGames EyezMaze AlbinoBlacksheep Lewpen Totebo One More Level Stickpage

Artikuj qe mund tju interesojne:
Fito 10 ftesa per Google WAVE Microsoft mposht Google ?? Robotat qe puthen “pa pike turpi” AlbPC HD Spot Ronaldo Vs Bugatti Veyron Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1663. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1663

Zgjedhjet për 5 njësi vendore, fitojnë kandidatët e PD UPDATE- Rezultatet e para të dhëna nga KZAZ-të konfirmojnë fitoren e kandidatëve demokratë në krye të 5 njësive vendore.
Në Tiranë zgjedhjet u zhvilluan në njësinë numër 10 dhe KZAZ ka përfunduar në orët e para të mëngjesit procesin e numërimit të kutive të votimit. Nga 4251 vota që kanë rezultuar të vlefshme, 3385 kanë qenë në favor të kandidatit të PD-së Blendi Fuga, 886 vota kanë shkuar për kandidatin e LSI-së Gjergji Thomai.
Në Fierzë, fitues është Gjelosh Pepkolaj i PD-së me 94% të votave. Ai ka marrë 903 vota nga 958 të vlefshme, ndërsa është votuar në 8 qendra votimi. Mehmet Ponari i LSI-së arriti të marrë vetëm 54 vota.
Në bashkinë e Fushë Arrëzit, në krye ka dalë kandidati demokrat Alfred Qafa me 969 vota, kundrejt Dedë Gjergjit të LSI-së i cili mori 445 vota.
Në komunën Otllak të Beratit, 2450 vota ka marrë kandidati i PD-së, Muharrem Hoxha.
Në bashkinë e Klosit fitues është kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri me 2535 vota, ndërsa kandidati i LSI-së, Xhevdet Reci ka marrë 990 vota.
Për rezultatet ende nuk është shprehur KQZ-ja e cila do të presë tabelat e më pas të bëjë edhe certifikimin e rezultatit.

Zgjedhjet e pjesshme, mbyllet votimi për 5 njësitë vendore
UPDATE- Pas përfundimit të procesit të votimit në 5 njësitë vendore, në komunën Otllak, në Fierzë, Fushë Arrëz në bashkinë Klos dhe në njësinë numër 10 në Tiranë ka nisur transportimi i kutive e më pas, edhe numërimi i votave për të nxjerrë fituesit.
Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 18:00 konform orarit zyrtar. Vetëm në njësinë 10 në Tiranë procesi është mbyllur disa minuta më vonë për shkak se në disa qendra ka pasur votues në radhë.
Sipas të dhënave paraprake rezulton se pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Klos ku kanë votuar rreth 50% e zgjedhësve, ndërsa në Fierzë e Fushë Arrëz kanë hedhur votën 40% e votuesve.
Në komunën Otllak të Beratit, pjesemarrja nuk ka kaluar më shumë se 30%, dhe në njësinë 10 kanë votuar 20% e zgjedhësve të thirrur në votim.
Zgjedhjet për 5 njësitë vendore, votimi i qetë, pjesëmarrje e ulët
TIRANË- Proces normal, por pjesëmarrje e ulët në votimet e pjesshme në Shqipëri. Kjo është ajo çfarë raportohet deri tani nga qendrat e votimit për zgjedhjet në 5 njësitë vendore, në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz dhe komunën Fierzë.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Olli qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme janë hapur në orën 07:00 dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident. “Nuk ka pasur shqetësim deri tani për shkak se njësitë vendore kanë qenë të pakta. Edhe për shkak të përgatitjes së KQZ-së”,- tha ai.
Sipas tij, janë shpërndarë të gjithë punonjësit si dhe specialistë të KQZ-së që po ndjekim hap pas hapi këtë proces zgjedhor. Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, ai pranoi se është ende herët për të folur për pjesëmarrje të ulët apo të lartë, pasi janë vetëm orët e para të mëngjesit. “Presim që ora 10:00-13:00 të jetë koha kur do jetë fluksi në votime. Pasdite mund të kemi një numër të përafërt të pjesëmarrjes”, tha ai.
Në këto zgjedhje do të përballen në një garë pothuajse formale kandidatët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti të cilat bashkëqeverisin vendin falë krijimit të koalicionit qeveritar paszgjedhor. Ndërsa partia më e madhe opozitare në vend, Partia Socialiste, nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, duke i bojkotuar ato me justifikimin se ato janë thjesht vazhdim i zgjedhjeve të 28 Qershorit, për të cilat ajo vazhdon të protestojë dhe bojkotojë Kuvendin duke kërkuar hapjen e kutive për të bërë transparencën.
Partia tjetër opozitare, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve por vetëm me anëtarë komisionesh por pa kandidatura për kryetar komunash dhe bashkish.
Në garë Në Tiranë, në minibashkinë numër 10 në garë për vendin bosh të lënë nga Gerti Bogdani, janë Blendi Fuga I PD-së, dhe Gjergj Thomai I LSI-së.
Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci I LSI-së.
Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj I PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.
Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha I PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar. Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26892. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26892

Messi fiton çmimin Onze dOr Trofetë nuk kanë të ndalur për superyllin e Barcelonës, Lionel Messi. Ai i është bashkëngjitur një grupi elitë të futbollit duke fituar çmimin Onze d’Or. Këtë çmim e ka fituar falë votave të lexuesve të revistës franceze Onze Mondial, të cilët kanë zgjedhur lojtarin më të mirë të viti që luan nëEvropë.
Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë legjendat e tilla, si Michel Platini, Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Ronaldo. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26895. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26895
Top