Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
"ALEATET STRATEGJIKE TE SHQIPERISE"( lexo PS &NANO Prill 23, 2004 - 09:26 “Kali i Trojës” në Korridorin 8 - Publikoi në këtë faqe: B.B “Greqia dëshiron të jetë me çdo kusht dhe në mënyrë të çuditshme pjesëtare e grupimit të vendeve të Korridorit 8 edhe pse asnjë kilometër rrugë e tij nuk kalon nga territori i saj, për ta penguar më mirë realizimin e tij. Sipas mënyrës së njohur të Kalit të Trojës, nga brenda”. Sa më sipër ishin fjalët e një diplomati të huaj gjatë zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Transportit të vendeve ku parashikohet të kalojë Korridori 8 mbajtur në Tiranë vetëm pak javë përpara. Ishte momenti kur përfaqësuesi grek hapur, pa ndrojtje dhe pikërisht në mbledhjen që zhvillohej me synimin e vetëm se si të shpejtohej ndërtimi i kësaj nyje me rëndësi të jashtëzakonshme për gjithë vendet e interesuara, u shpreh kundër emërtimit si projekt prioritar në rezolutën përfundimtare. Siç duket asgjë nuk ishte rastësi në qëndrimin grek në Tiranë për të bllokuar me çdo kusht realizimin e këtij projekti kur vlerëson vendimin e fundit të Parlamentit Europian, që e shtyu financimin e Korridorit 8 pas vitit 2020! Sa më sipër ishte një mësim i shkëlqyer për mënyrën e bërjes politikë duke kuptuar se kush janë në të vërtetë aleatët e Shqipërisë. Në takimin e fundit të mbajtur në Tiranë ndërmjet ministrave të Transportit të vendeve të interesuara, përfaqësuesi italian shprehu fare hapur dhe qartë jo vetëm vullnetin në parim të vendit të tij për përshpejtimin e realizimit të projektit, por edhe skemën konkrete të gjetjes së financimit së tij. Thjesht dhe qartë u paraqit fakti se Italia ka filluar bisedimet teknike me Bankën Europiane të Investimeve (BEI) për të siguruar një kredi me kushte lehtësuese për financimin e 75% të vlerës së përgjithshme të projektit me afat rishlyerje prej 35 vjet! duke mos u ndalur ne hollesira artikulli shenon''_Delegacioni grek në mënyrë të hapur kundërshtoi të nënshkruante deklaratën finale të pranuar nga të gjithë në formën e saj të plotë. Askush nuk mundi t’i kuptojë qartë në atë moment argumentet e dhëna, por një gjë u mor vesh mirë: Greqia është kundër ndërtimit të shpejtë të Korridorit 8. Duke mbaruar me shume te drejte autori i shkrimit perfundon ; Nëse grekët kanë të drejtë të mbrojnë me të gjitha mënyrat interesat e tyre, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne për interesat tona. Pra aleatët tanë të vërtetë duhet të jenë vetëm ata me të cilët na përputhen interesat tona afatgjata. Natyrisht kur flasim për interesa, kemi parasysh interesat kombëtare dhe jo personale të përfaqësuesve të politikës shqiptare!
shqiptari ne vend te trete ne europaquiz te parlamentit european shiko ku ka shku shqiptari nga 14000 vete shqipatri eshte ne vend te trete, bravo!!!
michigan? ata qe ndodhen ne U.S.... sa nga ju jetojne ne michigan? :shrug:
Sa e njeh Europen ti? Provoni njohurite e juaja mi Europen, kliko poshte. http://www.europaquiz.org
krimi shqiptar tek numri me i fundit i gazetes "bota shqiptare",per shqiptaret e italise,ishte nje artikull mbi krimin shiqptar qe eshte zhvendosur nga milano ne shtetin ishull,angli,per vazhdimin e aktiviteteve te tyre kriminale e nje nder keta eshte petrit cojli nga veriu qe eshte i kerkuar prej policise italiane per shfrytezim prostitucioni dhe trafikim lendesh narkotike.shpjegimi per kete transferim te tyre eshte bere per arsye se sipas ligjit italian pergjimi i telefonit perdoret si prove ne gjykate ndersa nje gje e tille ne angli eshte e pamundur,pasi nuk mund te perdoret si prove dhe per me teper nqs ministri i brendshem te jep te drejten e pergjimit prape eshte i pamundur arrestimi i tyre se nuk ka prova.cfare mendimi keni dhe tregoni cfare mund te dini per raste te tilla.
C,MENDONI MBI KETE ARTIKULL? 19 Prill 2004 KOMBI SHQIPTAR DHE CAMERIA PO ZGJOHEN Dr. Sulejman ABAZI Trajtimi i interesave kombetare do te mbetet fusha me delikate, e cila duhet t'i hape rrugen rizgjimit te vetedijes kombetare, per te zgjidhur padrejtesite historike ndaj Shqiperise. Veshtrimi me kete sy i problematikes shqiptare qe dominon sot ne rajon, obligon inteligjencen dhe njerezit me fryme idealiste kombetare, te synojne drejt misionit per nje pavaresi te plote kombetare. Levizjet politike drejt nje synimi te tille ne dekaden e fundit, kane nxitur reagimet dhe kundervenien e ashper te fqinjve te Shqiperise. Kerkesat e shqiptareve, te perfaqesuara nga forcat progresiste perparimtare te popullit shqiptar, bejne te turbullohen kundershtaret tradicionale dhe perkrahesit e tyre, duke nxitur presionet e hapura politike, ekonomike e pse jo dhe ushtarake. Ceshtja kombetare eshte vene perballe sfidave te fuqishme qe kerkojne zgjidhje. Tradicionalisht ne politiken shqiptare, perhere ka nxjerre koke nje qendrim i shpifur, nen "petkun kombetar", i perfaqesuar nga pseudopatriote, te cilet, duke i zvarritur e sabotuar interesat e ceshtjeve madhore, kane krijuar skandale politike dhe tkurrjen e kombit shqiptar. Ata, ne menyre sistematike, kane dhunuar vullnetin e shqiptareve per bashkim. Kjo politike e mbrapshte, ka shfrytezuar mjedisin e coroditur social - politik, duke keqperdorur ndjenjat e popullit shqiptar dhe duke abuzuar me te drejten e perfaqesimit te tij. Ndergjegja kombetare ne cdo rast, ka pesuar trauma psikologjike, coroditje dhe shperndarje gjeografike te detyruar, e cila ka kushtezuar mosreagimet efektive, por gjithsesi, ajo se fundi ka filluar te veproje. Rajoni i trazuar dhe "leksionet e demokracise". Ne ditet e sotme, perballe nje tkurrjeje te tille, venia ne veprim e skalioneve te mafias politike dhe te strukturave te krimit te organizuar, i ka vene ata perballe me forcat progresiste, demokratike te popullit shqiptar. Fare hapur, ato, kane shtuar presionin mbi institucionet e rendesishme te shtetit, duke synuar shmangien e tyre nga misioni politik. Reagimet nuk mungojne as nga elemente te politikes rajonale, te cilet e shikojne me shume xhelozi rizgjimin kombetar te shqiptareve. Ata jane te "merakosur" per sigurine rajonale dhe nen kete justifikim, jane te gatshem te pengojne deri ne asgjesim, cdo levizje me karater kombetar. Frika e nje destabilizimi te mundshem rajonal, te mbeshtetur ne motive etnike, i ben te mbajne qendrime cinike, duke shkelur me te dy kembet "leksionet e tyre te demokracise". Ky qendrim eshte nje precedent me shume, per nje destabilizim te mundshem ne rajonin ballkanik. Keto kunderveprime aktive, kane ndikuar ne dem te perpjekjeve te shqiptareve per progres kombetar, qofte ne Kosove, Kosoven Lindore dhe ne Maqedoni. Ne menyre cinike, pa nje analize te thelle te shkaqeve dhe pasojave te tyre, paragjykohen revoltat e fundit ne Kosove, pa marre aspak parasysh provokimin e shqiptaree nga raporti i fundit i GNK-se dhe nga degjenerimi i misionit te organizmave nderkombetare per vendosjen e demokracise ne Kosove dhe integrimin e saj ekonomik. Se fundi, kjo po ndodh ne levizjen kombetare per te drejtat e popullsise shqiptare te Camerise. Keto levizje politike, sigurisht qe, prishin statucuo-ne ne Ballkan dhe nuk perfillin interesat e fqinjve, te dalluar per nacionalizmin e tyre agresiv. Me prane realitetit, politika dhe populli shqiptar sot perballet me kerkesat dhe pamundesine e zgjdhjes se ceshtjes se krahines se Camerise. Ne thelbin e problemit. Cameria eshte plaga e hapur e kombit shqiptar. Braktisja e saj nga politika i dha nje goditje te drejtperdrejte interesave tona kombetare, duke realizuar nje akt te turpshem tradhtie. Nuk kemi te bejme ketu me perfundime ekstremiste, por me denoncimin e nje qendrimi joparimor te nje politike te papergjegjshme, e cila ne momente te caktuara tregon se, eshte ne gjendje t'i braktise interesat kombetare. Per interesa te ngushta, politika, eshte e predispozuar te braktise aspiratat e popullit shqiptar per hater "te zemerimit" te padroneve dhe te "rekomandimeve" nderkombetare. Nje situate politike, e cila ne vazhdimesi duhet te krijoje kushte qe, deformatoret politike te demaskohen. Nje situate politike, e cila duhet te detyroje institucionet e shtetit, qe te mbajne qendrim ndaj kemenguljes greke per mosheqjen e "ligjit te luftes", ose te shpjegohen ne opinion, perse ata nuk kane deshire te mbrojne interesat kombetare. Inteligjenca shqiptare dhe Cameria duhet te zgjohen. Sot inteligjenca shqiptare duhet t'u shmanget retorikave dhe te mbroje me kemengulje ceshtjen e popullise shqiptare te Camerise, ne kuadrin e te drejtave qe u jep demokracia dhe proceset e integrimit ne Europe. Intelektualet duhet te zgjohen dhe te mos lejojne, qe te dhunohet nje ceshtje kaq e rendesishme, nga politikane "patriote". Kush i thote vetes patriot dhe intelektual, duhet te shpalose, jo vetem dijet per historine e Camerise, por me kete rast, duhet te zbertheje konfliktin qe ka sot politika shqiptare dhe te drejtat qe i takojne popullsise shqiptare te Camerise, te tregojne qendrimin e tyre, duke denoncuar hapur politiken zyrtare kapitulluese te institucioneve te shtetit shqiptar. Ne kete situate Cameria duhet te zgjohet. Filozofia e mbrapshte, e cila i ka mveshur asaj psikologjine e fajesise, qe kjo popullsi ndruhet te shfaqe identitetin dhe nuk del e tera ne protesta masive, ben qe ajo te ndihet padrejtesisht inferiore ne vlerat qe perfaqeson. Ka ardhur koha qe popullsia e Camerise te vetezgjohet dhe te marre ne dore fatin e saj. Protesta dhe misioni i saj, eshte nje levizje e fuqishme, qe do t'ia dije per nder Shqiperia. Nuk eshte tregues i ndjeshmerise politike fakti qe, per levizjen "Nano ik" te mblidhen disa mijera veta dhe per nje ceshtje madhore, popullsia shqiptare e Camerise te lihet vetem. Levizja "Nano ik" mund te kete elemente pozitive apo negative, por ajo nuk mund te barazohet kurre me reagimin per probleme te interesave kombetare. Mbrojtja e ketyre interesave, duhet te dale mbi cdo levizje tjeter. Zoti Berisha mungoi ne votim dhe pa u shqetesuar per ceshtjen e Camerise, vazhdon te bertase "Nano ik". Ne kohen e presidences se vet, eshte deklaruar per ceshtjen e Camerise ne Parlamentin Shqiptar, por ai "agjeroi" per kete, vetem30 dite" dhe ne krye te dites se 31-te, priti Gejxhin ne Shqiperi. Me siguri, zoti Berisha dhe disa politikane te tjere, perfshi ketu edhe zotin Nano, duhet te jene ndikuar ne qendrimin e tyre nga antishqiptari i terbuar Geixh. Perse u duhet, tradicionalistit Berisha dhe "moskokecaresit" Nano ky njeri i urryer per shqiptaret? Zoti Nano arrin ta mbroje hapur ne emisione televizive. Si shpjegohet qe, te dy keta politikane, qe "zihen e grihen me njeri tjetrin", mbeshteten nga i njejti antishqiptar, si "i famshmi" Geixh?!! Kush mund ta shpjegoje rebusin politik ne qendrimin e Tiranes zyrtare?! Perse u duhet "certifikata e besueshmerise" se ketij greko - amerikani, zoterinjve Berisha dhe Nano. Zoti Berisha e di se elektorati i popullsise shqiptare came ne Shqiperi eshte nje mbeshtetje e fuqishme per PD-ne. Por, ne nje moment delikat per kete popullsi, ata tradhtohen, goditen dhe gjakosen rende, arrestohen dhe lihen ne mes te rruges sikur te mos ekzistonin. Nje qendrim absurd. Kjo popullsi duhet te zgjohet, kreret e tyre te pozicionohen dhe levizja te mos lejohet qe te manipulohet me nga partite politike ne Shqiperi. Ceshtja e te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, eshte shume me e rendesishme sesa lufta politike brenda vendit. Ajo u sherben ne menyre te cmuar interesave kombetare. Kjo situate politike po demton imazhin e shqiptareve ne bote dhe sot, kjo politike aspak serioze, me tekat dhe skrupulozitetin e saj, po kristalizon mendimin se, "shqiptaret nuk jane te zote qe te bejne shtet". Kjo mund te jete nje nga arsyet europiane te ngurrimit te tyre, per te zbatuar kodin e demokracise ne Kosove. A do te ishte i besueshem mendimi se Europa po perpiqet "ta edukoje" Kosoven me standardet e saj, qe ajo "te mos i ngjaje Shqiperise" ne "tekat e saj"?! Kjo do tu sherbente coviceve e te tjereve, si nje "argument" kunder Kosoves. Kete konstatim duhet ta vleresojme si nje nje thirrje, per tu treguar vendin "kongresmeneve", "kepedareve" dhe "kartonaxhinjve" te shitur shqiptare, qe per hic gje, nuk ngurrojne te shesin interesat kombetare te popullit shqiptar. Koha e nje riorganizimi te domosdoshem. Ne kete levizje te fuqishme, barren e saj te madhe nuk e perballon dot vetem popullsia shqiptare e Camerise. Pa hequr dore nga misioni dhe platforma e veprimit, eshte i nevojshem orientimi drejt nje organizimi politik, ne formen dhe permbajtjen ligjore, qe vota e kesaj popullsie, te arrijne te depertojne direkt ne Parlamentin Shqiptar, jo per interesa te partive politike, por per te mbrojtur ceshtjen e Camerise. Fakti, qe votat e tyre jane keqperdorur nga dy partite me te medha politike, duhet t'i beje ata, qe te mendojne per zgjidhjen serioze te ketij problemi. Unifikimin e veprimtarise politike te Shoqates Atdhetare Politike "Cameria" me shoqaten "Laberia", "Kosova" e te tjera, krijimi i nje trinomi te fuqishem atdhetar me permbajtje te thelle kombetare, duke shfaqur publikisht qendrimin, pikepamjet dhe kerkesat, perballe politikes se mbrapshte shqiptare, per ta detyruar ate t'i bindet vullnetit te popullit shqiptar. Ky eshte nje problem i madh, qe lidhet me nje rivendikim madhor te te drejtave historike te mohuara. Si perfundim: Cameria dhe kombi shqiptar po zgjohen. Tradhtia ndaj interesave kombetare nuk njeh kufij, por ajo nuk duhet te njohe me as faljen e Shqiperise. Cili shqiptar akoma mun te kete bindjen se pas atyre qe degjoi ne Parlamentin Shqiptar nga kryetari i PBDNJ-se, te vazhdoje te mendoje se, kjo eshte nje parti e te drejtave te njeriut, qe ka per mision mbrojtjen e pakicave kombetare. Nese do te ishte e tille, ajo, duhej te dilte ne mbrojtje te te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, e cila eshte pakice kombetare ne shtetin grek. Sidoqofte, me mire vone se kurre, ajo tashme nuk mund te mbulohet me "pas gjethes se fikut" dhe te na mbushe mendjen se, eshte nje parti shqiptare. Populli shqiptar dhe vete popullsia shqiptare e Camerise, do te shikojne sot e ne te ardhmen se, partise se zotit Dule do t'i duhet "te grise kemishen per te arnuar breket", sepse kombi shqiptar do t'i dale vete zot fateve te tij, me apo pa Dulen, Nanon e kompani. Kaq sa per sot. Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat
Altinet e Vlores ..... Shekulli I arrestuari si autor i grabitjes, një nga 4 bashkëpronarët e një diskoje në Vlorë. Në kërkim 3 pronarët e tjerë Me paratë e vjedhura u ble një shtëpi dhe një disko Ardian Dauti VLORË- Milionat e grabitura nga Banka Kombëtare Tregtare në Vlorë janë përdorur nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallati. Këto janë dyshimet e para të grupit të hetimit, pas arrestimit dy ditë më parë të 30-vjeçarit Altin Aliaj që në bazë të gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe në automjetin tip Benz të braktisur para Kishës Katolike të qytetit bregdetar, është identifikuar si një nga katër autorët e grabitjes së bankës, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2002. Burimet thanë për gazetën se 30-vjeçari Aliaj rezulton të jetë një nga 4 bashkëpronarët e diskos “Kapones”, që ndodhet në bulevardin Vlorë- Skelë. Sipas burimeve dyshohet se 3 bashkëpronarët e kësaj diskoje janë bashkautorë të 30-vjeçarit në grabitjen me maska të bankës, që ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por mësohet se ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe janë kushërinj me 30-vjeçarin e arrestuar. Hetimet Burime të policisë kriminale të Vlorës thanë për gazetën se informacioni për grabitësit e dyshuar të Bankës Kombëtare Tregtare ka ardhur në rrugë operative. Sipas burimeve, katër shtetas kanë biseduar në intimitet me një person të policisë dhe e kanë pyetur atë sesi mund të hiqen shenjat e duarve nga policia. I gjithë ky informacion i ka shkuar menjëherë drejtuesve të policisë së Vlorës, të cilët kanë filluar hetimet e fshehta ndaj tyre. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dyshohet se me lekët e grabitura autorët kanë blerë një dyqan në qendër të qytetit, të cilët më pas e kanë kthyer në një disko, së cilës i kanë vënë emrin “Kapones”. Po ashtu me këtë shumë dyshohet të jetë blerë dhe një hyrje pallati aty afër. Mësohet se 30-vjeçari i arrestuar është nga qyteti i Selenicës. Nga ky qytet janë dhe 3 bashkëpronarët e tjerë të diskos. Në bazë të informacioneve të marra diskoja është blerë prej tyre pas vjedhjes së bankës, ndërsa mësohet se ata kanë qenë të papunë. Këto informacione e kanë bindur policinë që ata mund të jenë autorët e grabitjes. Arrestimi Pas zhvillimit të këtyre hetimeve, në pasditen e dy ditëve më parë, disa agjentë kriminalë të policisë së Vlorës kanë shkuar në diskon “Kapone” dhe kanë shoqëruar për verifikim një nga pronarët, pikërisht Altin Aliaj. Uniforma blu, të pranishme në këtë moment, thanë se 30-vjeçari nuk ka reaguar, madje nuk ka shfaqur as ndonjë shenjë frike . Ai mësohet të ketë thënë se unë nuk kam punë me policinë, gjithsesi ju bëni punën tuaj. Burimet thanë për gazetën se në komisariatin e Vlorës, 30-vjeçari i është nënshtruar një séance të gjatë pyetjesh. Po ashtu atij i janë marrë shenjat e gishtave të duarve, të cilat, sipas burimeve të policisë, kanë qenë të njëjta me disa prej atyre që janë gjetur në vendngjarje dhe në makinën që autorët e braktisën para Kishës Katolike. Sipas burimeve fillimisht 30-vjeçari i akuzuar nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga policia dhe ka insistuar për një ngatërrim person. “Kur mësoi se shenjat e gishtave të lëna në makinën e braktisur ishin të tijat, ai nuk reagoi”,- thanë për gazetën burimet e policisë. Policia Drejtues të policisë së Vlorës kanë deklaruar se shumë shpejt do të bëjnë dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të identifikuar si të përfshirë në këtë vjedhje, edhe pse tashmë ata mund të jenë fshehur pas marrjes së lajmit për arrestimin e shokut të tyre. Sipas burimeve të policisë, asnjë prej të akuzuarve për vjedhjen e Bankës Tregtare nuk kanë qenë anëtar i bandës së “Borakut”, apo i ndonjë bande tjetër, ashtu siç është përfolur. Madje, thanë burimet, duke qenë persona pa veprimtari kriminale, ata kanë mundur të qëndrojnë për shumë kohë jashtë çdo dyshimi të policisë. Në diskon “Kapones” janë vendosur agjentë të policisë dhe sipas zëdhënësit të policisë, Petraq Dhroso mësohet se prona është në emrin e Altin Aliajt dhe të tre personave të tjerë, për të cilët është shpallur kërkim. Burimet thanë për gazetën se materialet janë duke u shqyrtuar dhe do të jetë prokuroria ajo që do të vëndosë për grabitësit e dyshuar dhe për pronat e tyre. 25/04/2004 panorama ------ vjedhja e bankës intervista Flet Petrit Nelaj: Tani që u arrestua Altin Aliaj jam më i qetë. Më kanë kërcënuar në telefon familjarisht “Si më qëlluan teksa mbroja bankën” Polici i BKT-së në Vlorë: Firma private më hodhi në rrugë Qemal Biraku VLORE Ka ndjerë një drithërimë t’i përshkojë trupin, kur ka mësuar se Altin Aliaj është vënë në pranga si një ndër personat që kanë grabitur bankën në 23 gusht të vitit 2002. Quhet Petrit Nelaj dhe në momentin e grabitjes ka rrezikuar kokën për të mbrojtur vendin e punës. Në atë kohë ishte polic i sigurimit, ndërkohë që tani firma private e policisë “Sokoli” e ka hedhur në rrugë, duke e lënë pa punë. Ja si e rikujton edhe një herë ngjarjen e bujshme të grabitjes së 102.169.057 milionë lekëve të vjetra. A mund të na tregoni dhe njëherë nëse mbani mend gjithçka që ndodhi në vjedhjen e bankës? Më kujtohet si sot. Ka qenë ora 09.00 e mëngjezit. Unë isha te dera si gjithmonë. Në këtë kohë hyn biznesmeni Sulo Shehu në bankë për të derdhur paratë. Më përshëndeti dhe hyri brenda. Pas 20 minutash doli nga banka, sërish duke më përshëndetur. Pas 25-30 minutash pashë që afër banakut ishte një i moshuar dhe po pinte cigare. Unë u futa brenda dhe po i thosha klientit që të dilte të pinte cigaren jashtë, ose ta fikte. Në këtë kohë futen brenda në bankë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Një m’u drejtua mua dhe dy të tjerët iu drejtuan drejt banakut. Njëri prej tyre u fut brenda banakut, me armë në dorë. Personi që m’u drejtua mua, nxori pistoletën dhe ma drejtoi në kokë. Unë e kapa për t’ia marrë pistoletën, por ai e shkrepi dhe plumbi më kapi shkaras në kokë. Por pavarësisht se shmanga kokën me shpejtësi nga gryka e pistoletës, ai më pas më qëlloi në gjoks në shpatullën e majtë. Në këtë kohë rashë në tokë i mbuluar me gjak. Por dhe pse rashë në tokë, personi më qëndori 5 minuta me pistoletë në kokë për të mos lëvizur. Në kohën që personat morën paratë dhe po dilnin, personi me pistoletë më la dhe u largua së bashku me dy të tjerët jashtë. Mua më ra të fikët dhe nuk kam parë asgjë tjetër. Jam përmendur vetëm në spital pas disa orësh. Thuhet se në momentin e grabitjes nuk kanë funksionuar kamerat e instaluara, as sinjali i alarmit dhe as alarmi që është i lidhur me sallën operative të policisë. A është i vërtetë ky fakt? Po asnjë nga këto sinjale nuk kanë funksionuar në momentin që u grabitë banka, as kamerat as alarmi i bankës, por as sinjali në policisë në sallën operative. Ky fakt mua më bëri përshtypje dhe ngela i habitur se si nuk funksiononte asnjë aparaturë. Një ditë më parë të gjitha ishin në rregull. Nuk e di nëse nuk kanë punuar aksidentalisht apo ka qenë e qëllimshme nga dikush tjetër, për të përgatitur terrenin. Unë kam dyshimet e mia për këtë fakt dhe kjo më mundon gjithmonë. Por me sa mora vesh sinjali i alarmit ka funksionuar pas 30 minutash, nga momenti i largimit të grabitësve, pasi ato morën me vete 100 milionë lekë të reja. Çfarë ke përfituar nga shteti pas ngjarjes? Më vjen keq që po e them, por nuk kam përfituar asgjë nga shteti. Për këtë unë i kam dërguar avokatit të popullit dy letra. Pas marrjes së letrave të mia, më kanë takuar përfaqësues të Avokatit të Popullit, të cilët më kanë thënë se jemi njohur me problemin tënd dhe në të ardhmen do ta zgjidhim. Por pasi të përfundosh gjyqin me firmën e policis private me thanë. Unë prisja nga shteti që të ndërhynte që mua të më dëmshpërblente firma private, për sakrificën që bëra që për pak më kushtoi jetën. Për fat më shpëtoi Zoti dhe aftësia ime profesionale. Shteti duhet të më punësonte duke më rimarrë dhe në strukturat e policisë së shtetit. Por gjithësesi pres që shteti të më jap mundësinë të më radhisë në radhët e policisë. Kjo për shumë arsye. Shpresoj që kërkesa ime drejtuar zyrës së kuadrit të komisariatit të Vlorës, të më jap mundësinë të rikthehem në policinë e shtetit. Në këtë mënyrë do t’i kthehem pasionit, do më kthehet siguria, qetësia dhe morali në vetvete dhe në familje. Zoti Nelaj, si ndiheni pas arrestimit të një prej grabitësve të BKT-së, ku gjatë kësaj ngjarje, mbetët i plagosur? Sigurisht që sot unë ndihem i kënaqur dhe më i sigurtë, por dhe më i lehtësuar. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dua të falenderoj drejtorin e Policisë së Vlorës, shefin e krimeve dhe punonjësit e policisë kriminale, shefin e komisariatit si dhe ministrin e Rendit, zotin Toska, të cilët më lehtësuan mua, familjen time, si dhe shokët dhe miqtë e mi. Ju thoni se me zbardhjen e kësaj ngjarjeje ndiheni më të sigurtë dhe më të lehtësuar. Çfarë ju ka munduar gjatë kësaj kohe? Që në momentin e ngjarjes, ku u plagosa, gjatë qëndrimit në spital dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kam qenë në merak dhe shumë i shqetësuar se kush ishin këta persona që vodhën bankën dhe deshën të më vrasin mua. Por Zoti më shpëtoi jetën. Dhe meraku se këta persona gjatë kësaj kohe mund të hakmerreshin ndaj meje dhe familjes sime, duke menduar se unë ndoshta një ditë mund t´i njihja. Gjatë kësaj kohe a keni patur ndonjë kërcënim? Kam patur dhe disa kërcënime me anën e telefonit celularë, ku më bëhej presion se mos unë dija ndonjë gjë në drejtim të grabitësve dhe njohjes së tyre. Të gjitha telefonatat i kam bërë të njohura në strukturat e shtetit. Prandaj jam ndjerë i kërcënuar vazhdimisht si vetë, ashtu dhe familja ime, gruaja dhe dy vajzat, se dikush mundet të hakmerrej. Unë kam qenë polic i firmës private “Sokoli” dhe kam bërë vetëm detyrën në bankë dhe nuk kam arritur të njoh asnjë prej grabitësve. Tashmë nga policia është kapur vetëm një nga grabitësit, dhe sipas të njëtave burime policore janë dhe dy persona të tjerë të lirë që pritet nga momenti në moment të ndalohen. Pasi u shërove nga dy plumbat e marrë nga grabitësit, ku ke punuar? Që në momentin që dola nga spitali, unë kam qëndruar pa punë, sepse firma “Sokoli”, ku unë isha i punësuar nuk më mori më në punë. Për këtë veprim, unë e kam hedhur në gjyq firmën e policisë private “Sokoli”, për të më rikthyer në punë dhe për të më dëmshpërblyer, për plagosjen dhe rrezikimin e jetës time në krye të detyrës. Aktualisht jam në vazhdimin e gjyqit, sepse pas disa muajsh, firma “Sokoli” më mori në punë dy muaj dhe sërisht më pushoi. Para 5 muajsh më mori në punë si punonjës shërbimi, Gjykata e Apelit Vlorë ku vazhdojë të punojë dhe sot. Por njëkohësisht i kam bërë dhe një kërkesë drejtorisë së policis së Vlorës për të më riveshur si punonjës policie, sepse kam punuar në polici për 8 vjet me radhë dhe jam larguar nga policia me të padrejtë. Shpresoj se kërkesa ime do të merret parasysh. Në se do të rimerrem sërish në policinë e shtetit, do të jem më i garantuar për jetën time dhe të familjes, si dhe do të më ngrihet morali sepse jam larguar nga policia, për tekat e dikujt tjetër. Grabitja e bankës në 23 gusht 2002 Ishte 23 gusht i vitit 2002, kur e gjithë policia e Vlorës ishte përqendruar në bregdet. Operacioni “Puna” i kishte çoroditur të gjithë uniformat blu, të cilat kishin lënë pas dore qytetin, duke u marrë më shumë me skafet. Pikërisht këtë situatë ka shfrytëzuar edhe Altin Aliaj bashkë me dy ose tre shokë të tij. Rreth orës 09.30, ata kanë hyrë me furi në ambientet e Bankës Kombëtarë Tregtare të Vlorës, me armë në dorë dhe të maskuar nga kapelet që mbanin në kokë. Brenda pak minutash, pasi kishin plagosur një polic, roje private dhe kishin terrorizuar të gjithë bankën, kanë dalë prej andej me 10.2 milionë lekë të reja në çantë. Me një makinë, të cilën e kanë braktisur rreth 500 metra më tutje, ata janë larguar me shpejtësi. Vetëm pas dy vjetësh, është arritur të zbulohen si bandë dhe i pari që ka rënë në pranga, ka qenë Altin Aliaj. Policia: Kemi identifikuar persona që ndihmuan Aliajn “Edhe një i katërt në grabitjen e bankës” “Altin Aliaj ka pasur edhe një bashkëpunëtor të tretë”. Kështu janë shprehur burime nga prokuroria e Vlorës, pasi kanë marrë në pyetje Aliajn, duke e çuar në katër numrin e personave që kanë vjedhur Bankën Kombëtare Tregtare. Menjëherë pas arrestimit të Aliaj, agjentët e policisë kriminale kanë marrë në pyetje Aliajn, për të dhënë sqarime në lidhje me grabitjen e bankës. Më pas, ai iu është kaluar prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët kanë vazhduar seancat e hetuesisë për Aliajn. Pritet që gjatë ditës të sotme, Aliaj të transferohet në burgjet e Tiranës, të cilët janë të një sigurie më të lartë. Marrja në pyetje e Aliaj, ka sjellë edhe shoqërimin e rreth 30 personave të tjerë, të dyshuar për vjedhjen e bankës. Por pasi janë mbajtur disa orë, ata janë lënë sërish të lirë. Sipas burimeve nga policia, tashmë është bërë edhe identifikimi i personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me Aliaj. Një gjë e tillë është mundësuar falë profesionalizmit të lartë të laboratorit të kriminalistikës. Armët, kapelet dhe disa materiale të tjera, që u gjetën në makinën e braktisur vetëm 500 metër larg bankës, ku ndodhi grabitja. Sipas drejtorit të policisë të Qarkut të Vlorës Josif Shtëmbari, “pas disa ndryshimeve në strukturat e policisë së komisariatit të Vlorës, duke përfshirë dhe sektorin e krimeve dhe në laboratorin e kriminalistikës, them se kemi gjetur punonjësit e duhur për këtë punë. Besoj se falë punës së tyre, kemi arritur shumë rezultate, duke idnetifikuar dhe ndaluar shumë persona që kanë kryer krime të rënda dhe prej vitesh nuk janë ndaluar”, ka sqaruar ai.
LIROHET NGA BURGU VANUNU cka jane komentet tuaj pas kesaj qe ndodhi dje?. a thua valle ka ende njerez qe duan ta mbrojne izraelin kur nga vete mesi i tyre ka njerez qe e ajuzojne qeverine israelite per mashtrime vjedhje ,vrasje ,terore ,perdhunime e shume gjera tjere
Vranicki: Berisha, si i pengonte zgjedhjet e 97 Sot "Korrieri" boton pjesen e fundit te kujtimeve te ish Kancelarit te Austrise Franc Vranicki, per kohen kur ai ishte i derguari special i OSBE per zgjidhjen e krizes se 1997: Te dhenat e sherbimeve te huaja sekrete ne Shqiperi, marreveshja e 9 majit, aventura e tmerrshme e zhvillimit te zgjedhjeve dhe mendimi i larte per Presidentin Rexhep Meidani - vijon - Nga Franc Vranicki Me epersine e italianeve, demonstruar dukshem ne MPF, te pakenaqur ishin vetem francezet, te gjithe te tjeret nuk e paten problem. Po aq pak problem sa e pata edhe une me Ministrin Austriak te Mbrojtjes Eerner Fasslabend, kur ai pas disa ec-e-ja-kesh ra me ne fund dakord te dergonte nje kontingjent austriak. Ne pergjithesi zyrat federale i ndiqnin me interes dhe i mbeshtesnin perpjekjet e ish-Kancelarit te tyre Federal. Vetem nga Kabineti i Kancelarit Klimas vinin ndonjehere kerkesa dhe pyetje mosbesuese se mos u kishte ndodhur gje te derguarve austriake. Ne kete pike duhet theksuar se gjate misionit te 1997-es ne Shqiperi nuk u demtua asnje prej pjesetareve te MPF-se. Nje pervoje interesante pata me dosjet e sherbimeve te ndryshme sekrete. Per nga paraqitja e detajuar dhe nga saktesia me te besueshmet ishin- ashtu sikurse edhe pritej- informacionet nga burime italiane, por ne vend te dyte renditeshin informacionet e siguruara nepermjet sherbimeve austriake. Materiali i vene ne dispozicion nga gjermanet ishte ne menyre te dukshme shume prapa nga ai i siguruar nga Italia dhe Austria, por gjithesesi situohej me mire se ai i amerikaneve. Pak para zgjedhjeve me plot shtate mije trupat nga Italia, Danimarka, Franca, Greqia, Rumania, Turqia dhe Austria, MPF kishte arritur forcen e duhur. Megjthate kishte ende disa pengesa per te kapercyer, mes te tjerash sepse komanda ushtarake fillimisht nuk pranoi te siguronte zgjedhjet, pasi nuk dihej nese kjo mbulohej nga mandati i Keshillit te Sigurise se OKB-se. U deshen serish biseda te gjata, per t'u siguruar qe pjesetaret e MPF-se do te merrnin persiper mbrojtjen e Grupit te Asistences Teknike per zgjedhjet si dhe ate te vezhguesve te huaj afatshkurter dhe afatgjate. E gjithe kjo ishte serish nje parakusht, qe Keshilli i Europes dhe OSBE te rekrutonin nje personel te tille. E thene ndryshe: Pa MPF-ne zgjedhjet nuk do te ishin zhvillluar. Megjithese ekzistonte tashme nje vendim i Qeverise se Koalicionit dhjete-partiak per te mbajtur zgjedhjet parlamentare perpara fund-qershorit 1997, kishte shume shenja qe tregonin se disa aktore te skenes politike shqiptare nuk e merrnin seriozisht zbatimin e ketij vendimi, per te mos thene se e sabotonin ate. Pas bisedash te tjera, qe dukeshin se nuk do te kishin fund ndonjehere, i'a dola qe ne daten 9 maj te mblidhja partite politike per nenshkrimin e nje marreveshjeje politike. Ne kete marreveshje ishte ankoruar baza per nje konsensus mbi menyren e zgjedhjes dhe njohjen e rezultatit te zgjedhjeve nga te gjithe forcat politike qe merrnin pjese ne qeveri. Gjithesesi ne Shqiperine e vitit 1997 nje kontrate dhe rrethanat reale i ndante nje humnere e tere. Ne debatet mbi nje ligj te ri zgjedhjesh binin ne sy dallueshem pengesat e ngritura here pas here nga presidenti Berisha. Nese fakti, qe anketimet kishin rezultuar negativisht per Partine e tij Demokratike, ishin dhe arsyeja qe ai nuk deshironte te bashkohej me askend, qe nuk ishte teresisht i te njejtave pikepamje si edhe ai, mbetet ende nje pyetje pa pergjigje. Une mobilizova kryetare qeverish dhe ministra te jashtem te shteteve te OSBE-se qe sipas mundesive te tyre te ndikonin ne partite shqiptare. Kancelari gjerman Kohl mendonte: "Berishen une mund ta ndikoj, vetem se kjo nuk do te na vleje per asgje". Natyrisht Berisha nuk ishte i vetmi qe nuk kishte asnje shenje entuziasmi ne lidhje me zgjedhjet. Ambasadori Grubmayr shprehej keshtu ne nje raport me shkrim: "Here pas here kisha pershtypjen pothuaj te pagabueshme, se ne- te huajt- ishim te vetmit qe donim patjeter, qe zgjedhjet te zhvilloheshin. Shqiptaret- deri ne nielet me te larta qeveritare- sipas mentalitetit te tyre ndiheshin me teper spektatore te shqetesimit te ethshem te pergatitjeve te zgjedhjeve, si protagoniste te te cilave ata shikonin para se gjithash forcat nderkombetare pjesemarrese". Vetem pas kercenimit, se MPF-ja ne rast deshtimi te procesit zgjedhor do te terhiqej menjehere dhe se institucionet financiare nuk do te vinin me ne dispozicion fonde per rindertimin e Shqiperise, munda te arrija gradualisht gatishmerine per bashkepunim. "Pa zgjedhje nuk ka para" ishte fjalia ime standart neper intervistat televizive ne Tirane. Per te parandaluar manipulimet apo deri edhe mashtrimet ne zgjedhje pranova propozimin e nje kolegut tim te OSBE-se, per t'i shtypur fletet e votimit jashte Shqiperise. Shtypshkronja shteterore italiane realizoi gratis shtypjen dhe i dergoi fletet e votimit ne Tirane, ku me pas Shtabi i OSBE-se organizoi shperndarjen e tyre ne zona te ndryshme te vendit. Ky proces duket i thjeshte dhe i kuptueshem. Por jo ne Shqiperi. Per shkak kontradiktash te brendshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ishte praktikisht asnjehere ne gjendje te jepte emrat e kandidateve, te cilet duheshin percjelle me tej per ne Itali per t'u shtypur me pas ne fletet e votimit. Gjithcka ndodhte vetem ne momentin e fundit. Gjithesesi, ndodhte. Pjese e gjithe kesaj ishin edhe mundimet mbinjerezore te bashkepunetoreve te mi si dhe durimi im qe shkonte deri ne kufijte e fatalitetit. Gjate javeve pak para zgjedhjeve bashkepunetoret e mi austriake dhe nderkombetare me mbajten mua dhe veten e tyre ne nje tension te vazhdueshem. Dhe kulmi arriti, kur Berisha u qellua gjate nje fjalimi ne nje qytet te jugut; ai mbeti i paplagosur. Zemerimi i shume qytetareve drejtohej kunder tij pasi ai merrte pjese aktive ne fushaten elektorale si President shteti, cka binte ne kundershtim me marreveshjen partiake si dhe me etiken politike. Pa u shqetesuar shume per kodeksin e sjelljes politike ai, sikurse edhe me pare, demonstroi edhe ne raste te tjera debatesh elektorale mungesa sjelljeje korrekte. Pavaresisht nga kjo zgjedhjet munden te zhvilloheshin, dhe ishin, sikurse e percaktuan edhe vezhguesit nderkombetare "adequate and acceptable given the prevailing circumstances". Qellimi i madh ishte arritur. Zgjedhesit shqiptare, te cilet, ndryshe nga disa funksionare te tyre politikane, ishin te prirur pozitivisht drejt kutive te votimit, dhane me pjesemarrjen e tyre ne zgjedhje nje shenje te qarte te jetes politiko-demokratike ne vend dhe ruajten shtetin e tyre nga kolapsi, per te cilin forcat e brendshme destruktive nuk kishin aresye pse ta shmangnin. Keto forca, te ankoruara ne sistemin e tyre klanor dhe banditesk, edhe ne rastin e nje shkaterrimi te mundshem te Shqiperise nuk do te kishin jetuar aq keq. Standarti i jeteses, siguria sociale dhe fizike e bazes se gjere te popullsise per ta nuk perbente shqetesim. Si fituese e thelle e zgjedhjeve doli Partia Socialiste e Fatos Nanos me 99 mandate nga 155. Partia Demokratike e Berishes humbi ndjeshem dhe arriti vetem 29 vende ne Parlament, Socialdemokratet moren 8 vende dhe partite e tjera jo me shume se kater. Nano formoi qeverine e re. Me 23 korrik Berisha dha doreheqjen nga posti i Presidentit dhe njoftoi se donte te merrte mandatin e deputetit per Partine Demokratike. Parlamenti zgjodhi socialdemokratin Skender Gjinushi si kryetar te ri parlamenti dhe te shumerespektuarin Rexhep Meidani si president shteti. Meidani, nje fizikant berthamor i arsimuar ne nivel akademik ne Tirane dhe para se gjithash ne Paris, pergjate gjithe muajve te trazuar te gjysmes se pare te vitit 1997 kishte qene nje pol i qete dhe per mua nje bashkebisedues i rendesishem dhe shume i vlefshem. Pas zgjedhjeve dhe gjate qendrimeve te fundit ne Tirane m'u desh te kerkoja gjithmone prej Berishes, t'i permbahej marreveshjes se 9 majit, te njihte rezultatin e zgjedhjeve si dhe- edhe pse ne opozite- t'i kushtohej aktivitetit parlamentar. Ai paraqiste shume pretekste dhe fajesonte vazhdimidht ata, qe mendonin ndryshe politikisht, vecanerisht Nanon e perseri ne fund premtonte sjellje korrekte. Por nuk ia dilte. Opozita jashteparlamentare dukej se ishte ekzili i tij jetik dhe ai vazhdoi te sillej keshtu edhe per njefare kohe pas zgjedhjeve te qershori 1997. Por pa sukses te dukshem politik. Paralelisht me aktivitetin tim ne vend rridhte edhe linja e ngritjes se nje asistence nderkombetare ekonomike dhe financiare per Shqiperine. Grupi i punes i ngritur per kete qellim u mblodh ne korrik dhe ne fillim te tetorit ne Vjene dhe hodhi bazat per konferencat e medha te institucioneve nderkombetare financiare mbajtur ne Rome ne korrik dhe ne mes te tetorit. Skena finale u luajt me pas ne konferencen e madhe te donatoreve, ne vjeshten e 1997 ne Bruksel. Komuniteti i organizatave nderkombetare financiare dhe BE-ja pergatiten nje pakete ndihme per Shqiperine ne vleren e 1,7 miliarde USD. Me keto fonde duheshin financuar projekte te infrastrukures dhe ekonomise. Eshte i hidhur fakti, qe pala shqiptare ne keto gjashte vjet pas 1997 per shkak te mangesive ne organizim dhe eficence nuk mundi te shfrytezonte ne menyre energjike kete ndihme nderkombetare, pasi ajo nuk i'a doli dot mbane te zhvillonte projekte te denja per financim. Nje iniciative e re e komunitetit nderkombetar do te ishte dicka me vend, per ta nxjerre Shqiperine nga imazhi i saj i te nenprivilegjuares dhe per ti dhene fund mendjemadhesise arrogante te Europes se vjeter perkundrejt "Skipetareve". Viti 1997 ishte nje fillim i guximshem, riskant dhe i suksesshem. Fatkeqesisht "ne internacionalet" menduam ta mbyllim teper heret prezencen, punen dhe angazhimin tone per vendin mikprites. FUND
Ateizmi dhe Shqiperia!!! ATEIZMI! Gje e re! Shqiptaret zbuluan se Zoti nuk ekziston!! Kshtu do duhej shkruar ne shenimet e fundit te Nisches!!! Por ja, iu thá lapsi!
Vizioni i Hashim Thaçit apo mjerimi vizionar i tij Editorial ne Shekulli Online i dates 22/4/2004 Personalisht ndjehem i indinjuar nga nje ton qe mua me duket i tepruar, por do te isha i interesuar te lexoja komentet nga Albforumsat, e sidomos ata nga Kosova. Vizioni i Hashim Thaçit apo mjerimi vizionar i tij Prof. Besnik Krasniqi Duke shfletuar një të përdtishme të Tiranës, në një nga titujt e saj më ra në sy shkrim, ?Vizioni im për Kosovën? i Hashim Thaçit. Autori i këtij shkrimi, duke pretenduar se thotë ndonjë gjë mençur, shkarravit ?fjalime?, përvçse pa kuptim dhe të mërzitshme, po aq të dëmshme politikisht. -Mund të thuhet, mjerë ai që i ka rënë shorti t?i degjoi ato ! Ky njeri strajcash fasuli, që pretendon të na bëjë politikë të ?madhe kombetare?, mbanë emrin ?lider? i një partie, e cila çdo ditë e më shumë po diskreditohet para opinionit kombëtar e ndërkombëtar me qëndrimet e saja tejet regresive politike dhe antikombëtare në raport me Kosovën dhe çështjen shqiptare në tërësi. -E si të mos diskreditohet se? Autori me emrin Hashim si duket, duke pretenduar se realizoi atë për të cilën ishte nisur te bëjë karrierë politike, i cili para luftës, aspak për çudi, ishte një nga fytyrat më anonime të historisë së lëvizjeve patriotike legale e ilegale në trojet shiptare akoma të kolonizuara, ndërsa gjatë luftës një farë drejtori i një farë drejtorie politike të së shkuarës UÇK dhe me pas ?lider?(i thënçin) i PDK-së, në ?fjalimin? e tij me pompozitet na ?proklamon? rrugën politike, të cilën, sipas tij, do të duhej të ndiqnin shqiptarët në ballkan, për të ?demokratizuar? Serbinë, Rajonin, Europën dhe ndoshta edhe tërë botën. Nuk e di, nëse autori në fjalë i ka bërë ndonjëherë pyetjen vetes, në ishte ai aty përfaqësues i një partie serbe apo shqiptare?! -Apo kjo gjë s? ka rëndësi për të, sikur se edhe vetë gjaku i dëshmorëve të kombit shqiptar në këto tri luftërat e fundit, i cili për të dhe soj sorrollapin e tij, nuk dëshmon se ka pasur rëndësi ndonjëherë, përveç ?ngritjes? së tij në skenën politike të Kosovës. Në përpjekje të ?elaborimit? të ?tezave? të tij mbi ?qartësinë? e paqartë të statusit final të Kosovës, autori në fjalimin e tij nxjerr ?konkluzione famoze? se; ??paska shqiptarë të pakënaqur në Mal të zi, Preshevë dhe tani, siç i duket atij, edhe në Maqedoni, që përderisa ekziston kjo paqartësi, ata do të vazhdojnë të propagandojnë për ndyshimin e kufijëve në favor të tyre? Maqedonia dhe Serbia, vazhdon më tej ai, kanë kufij që nuk do të ndërrohen? dhe se për hir të paqes dhe të sigurisë në rajon, sipas tij, nuk u dashka të ketë kompromise në çështjen e kufijve...? Nuk besoj që as vetë Çoviçi do të mund të kishte qenë më konsekuentë se ky ?lider? fatkeq, në raport me çështjen e kuifjve të kombit të ndarë shqiptar në Ballkan. Harron ky faqezi, që betimin të cilin kishte bërë ai si ushtar i UÇK-së, tejkalonte kufijtë të cilët tani pretendon t?i mbroj ai ( të Serbisë, Malit të zi e Maqedonisë). Harron ky faqezi që, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Ismet Jashari, Tahir Sinani, Ilir Konushevci e shume e shume dëshmorë të tokave dhe për tokat shqiptare, nuk ranë për të mbrojtur kufijtë aktual. Ata ranë, për t?u lënë amanet brezave që do të vijnë, shëmbjen përfundimtare të këtyre kufijve nga harta e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre dhe të shqiptarëve në një shtet të vetëm, ndër shekuj amanet, me emrin Shqipëri. Nuk do shumë mend për të kuptuar mjerimin e politikës shqiptare e cila ?përfaqësohet? nga prototipa të tillë, të cilët për hir të intersave të tyre banale, pazarin e përsheshit (shih: përkth. nga arabishtja, Hashim=Përshesh) mbi çështjen shqiptare, e filluan në kështjellën e Rambouilletit të Francës, për të vazhduar më tej deri në ditët e sotme me deklarata, fjalime, analiza e përbetime, pro kufijve antishqiptar dhe ?paprekshmërinë e tyre? në disfavor të kombit të ndarë padrejtësisht në pesë shtete. Dëshmi e këtij pazari tragji-komik në dëm të intersave shqiptare, është edhe libri i zonjës Madeleine Albright, kronikë besnike e kësaj ?ndeje? mbi marrëveshjen e Rambouilletin dhe të ?parin? e kësaj ndeje, Hashim Thaqi, i cili pauzat e rastit gjatë kësaj ?ndeje? i kalonte në bisedime ?frytëshme? me Xhejms Rubin mbi filmat kauboj të Hollywood-it. Dëshmi e këtij pazari tragjik antikombëtar, është edhe nënshkrimi tij me ? lot në sy ?, natyrisht jo për fatin e kombit shqiptar, por nga frika e konsekuencave të tradhëtisë së tij në raport me luftëtarët e vërtetë të lirisë dhe bashkimit kombëtar, sikurse edhe i ca të tjerëve, mbi marrëveshjen e Rambouilletit, që praktikisht po vërtetohet se është mosmarrëveshje. E kundërta që flet, në raport me këtë debil politik për faqe të zezë dhe politikave të ?holla? të prototipave të tillë njerëz të hurit e të litarit, (që tani për ironi varin nga një kravatë në qafë), janë dëshmorët e kombit, invalidët e luftës - luftëtarë të lirisë dhe familjet e tyre, të lëna nën mëshirën e fatit në mjerim absolut në gjithë hapësirën e tojeve etnike shqiptare, ku u luftua dhe do të luftohet kundër po këtyre kufijeve të urryer, nën thirrjen dhe betimin për bashkim kombëtar shqiptar, jo për ?paprekshmërinë? tyre, siç duan të na mbushin mendjen tani ca kretenë të krekosur në maje të plehut. Viktima të një kretinizmi të tillë janë sot gjithashtu, qindra intelektualë atdhetar të dëshmuar në decenie, (profesor, doktor, akademik etj.), të braktisur e të lënë strehëve të huaja nëpër botë si krah të mjerë pune, e liderët ?pushtetarë?, se bashku me një pjesë të inteligjencies universiatare shqiptare, as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Tetovë nuk mërziten dhe nuk i brenë ndërgjegja se profesorët dhe doktorët e tyre i kanë lënë rrugëve e strehëve të huaja, si ?sharraxhinjtë? dhe ?hamajt? e dikurshëm në Beograd e Serbi, të autorit Esad Mekuli dhe si?qymyrshitës? të Migjenit... Ata kanë vënë në ballë injorantë të tillë, sikurse soji i këtij të fundit, të na shpalosin ?vizionet? e tyre të paprekshmërisë së kufijve, kundër të cilëve kombi shqiptar sakrifikoi në shekuj për t?i shëmbur ata njëherë e përgjithmonë në favor të Shqipërisë Etnike. Ata kanë vënë në ballë, ata të cilët natyrshëm do të duhej të ishin në fund. 22/04/2004 KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
 
shiheni kete fytyre - perdhunoi nje shtetase italiane ne fier
VRITETI ABDULAZIZ ERRANTISI edhe njehere cifutet treguan se jane vec dunjase, e gjithe bota e denoj vrasjen e meparshme te Ahmed jasini,tash poashtu e denoj edhe vrasjen e Rantisit kurse vrasesve cifut dhe ata qe permbajne vrasjet dhe terorit cifute SHBA aspak nuk ju behet vone, nese do ndodhin kamikazet (shehidet) qe nuk eshte ne pyetje se a do ndodhin por ne pyetje se kur do ndodhin,pastaj mos na cani trapin se ja teroristet. une thash edhe me pare qe rracizmi, dhe aq me teper glorifikimi i figurave me cnjerezore qe ka njohur njerezimi, si psh adolfi, jan te ndaluara ne Albforum! LR shkoi JASINI erdhi RANTISI shkoi rantisi do vijne ne rradhe shume jasina dhe rantisa qe do ua pine gjakun me pamuk cifuteve,ata asnjehere nuk do te jene te qete bile edhe ne toaletet e tyre te shtepise,ata nuk do te bejne gjume te rehatshem ,ata nuk do te hypin te qete neper autobusa e restorane,kjo eshte nje denim per cifutet. TE VDEKURIT PALESTINEZ JANE NE PARAJSE KURSE TE VDEKURIT CIFUT NE FERR
c'mendim keni per identitenin e shqiptarit fenomeni shqiptar. nga ka ardhur dhe si e ka fillin? sa ka lidhje me territorin e ashtuquajtur shqiperi dhe rreth? si ka rrjedhur historia e brumosjes kombetare? sot cfare perben unitet, perbashkesim dhe ndergjegjesim kombetar? ... nuk jam injorant ne histori shqiperie por dua vetem te jem kritik para nje doktrinimi politik dhe pseudonacional te klikave sunduese ne shqiperi.pa njohur rrenjet per mendimin tim nuk kami mundesi te shohim qartas te tashmen dhe te ecim lirshem ne te ardhmen.jemi ne ujra te turbulla, kemi qene dhe... rradha juve, shpresoj qe me keni mirkuptuar. sounds good djema.
Pranga babait, monster seksuale! Nese mendoni se ai qe perdhunoi ate italjanen ishte moster pa shifini pak kta ............ Prill 09, 2004 - 08:10 DURRES Ahmet Sabiaci nga Durresi, kapet duke kryer veprime perverse ne sy te te vegjelve te tij. Rrihte sistematikisht gruan dhe detyronte ate e tre femijet, te shihnin ndersa bente seks me femra te tjera, kryesisht prostituta. Deshmite tronditese, per babain maniak 39-vjecar, qe torturonte gruan rregullisht dhe si i kerkonte te birit, te kryente marredhenie seksuale me nenen e tij Valbona MEHMETI Burri rreh gruan dhe kryen marredhenie seksuale ne sy te femijeve. Policia e Durresit ka arrestuar dje 39 vjecarin Ahmet Sabiaci nga Xhafzotaj, komuna e Rrashbullit. Uniformat blu kishin shkuar ne banesen e tij pas denoncimit te disa te afermve se ai ushtronte dhune fizike ndaj gruas se tij. Por, zbardhja e vertete e ngjarjes i ka habitur policet. Marrja ne pyetje e pjesetareve te familjes ka nxjerre ne drite tmerrin qe hiqte gruaja ne duart e burrit te saj, si edhe veprimet cnjerezore qe bente Ahmet Sabiaci ne sy te femijeve. Ai kryente marredhenie seksuale me femra te tjera ne sy te femijeve dhe gruas se tij. Ngjarje e rralle Babai i cuditshem kishte patur guximin te shkoje deri atje sa t'i kerkonte te birit te kryente marredhenie seksuale me nenen e tij. Por, dhuna kishte kohe qe ndodhte ne shtepine e Ahmet Sebjacit. Ai e torturonte gruan e tij. Ahmet Sabiaci, 39 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije. Djali i tij madh kishte pare, por edhe ka kuptuar skenat e tmerrshme. Babai monster, sillte ne shtepi prostituta, kryente marredhenie seksuale me ato, dhe te gjitha i bente ne sy te gruas se tij dhe te tre femijeve. Seks dhe tortura Burimet policore ne Durres deklarojne se ai ushtronte dhune gjate gjithe kohes. Turturat ndaj gruas ishin nje lloj menyre per t'u "shfryre". Ai e detyronte ate te zhvishej dhe te ishte prezente kur ai kryente marredhenie me femrat e tjera. Ai i detyronte edhe femijet qe te shikonin "trimerite" e tij. "Bej seks me nenen" Para disa ditesh, ne nje skene e tille perverse, babai maniak, i kishte kerkuar te birit qe te kryente marredhenie me nenen e tij. ahmeti e ka ftuar kundrejt autoritetit prinderor te birin qe te kryente marredhenie seksuale me nenen dhe ne menyre sistematike, e ka stimulaur nje gje te tille duke rrahur dhunshem te shoqen. Policia nuk beri te ditur nese djali i te dyshuarit i eshte bindur "urdherit" pervers. Denoncimi i te afermve Denoncimin ne Drejtorine e Policise se Durresit e kane bere disa te aferm. Uniformat blu kane shkuar ne shtepine e tij dhe e kane shoqeruar menjehere. Me pas, gruaja e Ahmet Sabiacit eshte marre ne pyetje, po ashtu edhe djali qe, sipas burimeve policore, eshte afro 14 vjec. Deshmite e tyre kane bere qe dje Ahmet Sabiaci te arrestohet. Burimet policore bejne te ditur se tani me hetimin e ceshtjes po merret Prokuroria e Durresit. Mblidhen provat Nderkohe, burime prane organit te akuzes bejne te ditur se mbledhin provat materiale per te provuar akuzen e ushtrimit te tortures ndaj nje personi. Megjithate, mbrojtja e te arrestuarit ka kerkuar qe ai t'i nenshtrohet nje ekspertize mjeko-ligjore psikiatrike per te marre nje vleresim te pergjegjshmerise se veprimeve te tij. Megjithate, prokuroret jane te bindur se, pavaresisht akteve te cuditshme qe kryente Ahmet Sabiaci, gjendja e tij mendore eshte e rregullt. Nje krim i nje natyre te tille, me elemente jashte permasave te nje dhune te thjeshte fizike branda familjes, eshte hera e pare qe hetohet ne Durres.
Top