Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
EVROPA ne RREZIK Al Kaida kërcënon të shkatërrojë Europën Kryeministri italian, Berluskoni, në krye të “listës së zezë”. Roma: Nuk trembemi nga rebelët Autori i Lajmit: Albi Serani Italia, e para në listë pas “11 marsit të Madridit” Kërcënimi i djeshëm i Al Kaidës ndaj Italisë është i fundit në radhën e një serie të gjatë mesazhesh të tilla, të shpëndara nëpërmjet faqeve islamike të internetit apo televizioneve arabe, Al Xhazira dhe Al Arabija. Ja një listë e shkurtër e kërcënimeve të fundit: 26 korrik 2004: “Do të trondisim Italinë”. Në një mesazh të shpërndarë nëpërmjet një faqeje interneti të lidhur ngushtë me Al Kaidës, militantët deklarojnë se “pas armëpushimit të shpallur nga Osama Bin Ladeni më 15 prill, tashmë gadishulli Apenin duhet të presë përgjakjen 24 korrik 2004: Po nëpërmjet një mesazhi interneti, kësaj radhe audio, organizata terroriste deklaron se do të nisë dërgimin e autobombave kundër qendrave të qyteteve kryesore të Italisë 16 korrik 2004: Një ditë pas skadimit të ultimatumit të liderit terrorist të Al Kaidës, krahu evropian i organizatës kërcënon me “përgjakje të fuqishme në Romë” 12 mars 2004: Një ditë pas tragjedisë së Madridit, ku pas atentateve terroriste vdiqën rreth 200 persona, organizata terroriste deklaron se tani i vjen radha Italisë, si një prej aleateve kryesore të Shteteve të Bashkuara në luftën në Irak. Ky ishte kërcënimi i parë i drejtëpërdrejtë ndaj qeverisë së Romës ROMË – Europa në përgjithësi, por sidomos populli italian dhe kryeministri i vendit, Silvio Berluskoni, janë në qendër të kërcënimeve më të fundit të Al Kaidës. Në një mesazh të shpërndarë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, “Brigadat e Abu Hafs al Masrit”, një grup i lidhur me organizatën e Bin Ladenit, deklaron se “kryeministri italian i ka ditët e numëruara”. Thelbi i mesazhit është i përmbledhur në pak fjalë: “Do të trondisim Evropën dhe do të nisim nga ty, Berluskoni. Do të kryejmë atentate të përgjakshme deri sa ju të vendosni të tërhiqni trupat nga Iraku”, thuhet në tekstin komunikatës së shpërndarë dje në një faqe islamike interneti, e cila mbante poshtë firmën e grupit terrorist që vepron në kontinentin e vjetër. Kërcënimi: “Tani është radha e juaj” “Prisni Berluskoni, ti dhe të gjithë aleatët e juaj: prisni realizimin e premtimt tonë, përgjakjen. Një premtim që e kemi mbajtur në zona të tjera dhe tashmë do të mbajmë edhe për Europën”, thuhet më tej në mesazh. Grupi i lidhur me Al Kaidën kërcënon me “një luftë të përgjakshme” kundër Evropës pas, sipas komunikatës, skadimit të armëpushimit tre-mujor të shpallur më 15 prill nga Osama Bin Laden, krijuesi dhe lideri historik i rrjetit terrorist. “Sot ju kemi shpallur luftë dhe nuk do t’i ndalim atentatet kundër jush derisa të vendosni të përmbushni kërkesat tona, të largoni trupat pushtuese nga vendet arabe” vazhdon më tej kërcënimi, i cili vjen vetëm një ditë pas përgjakjes së madhe të Irakut, ku mbetën të vdekur rreth 120 persona në atentate që mbanin firmën e grupit terrorist. “Pas skadimit të afatit të armëpushimit, të shpallur nga sheiku ynë, Osama Bin Laden ne i deklarojmë luftës Evropës dhe popujve të saj memecë, heshtja e të cilëve provon mbështetjen ndaj vendimeve të qeverive”, shkruhet më tej në komunikatë. Në një kasetë audio, të shpërndarë më 15 prill, lideri i Al Kaidës u dha evropianëve tre muaj kohë për të tërhequr trupat nga Iraku, Afganstani dhe vende të tjera arabe. Në rast se nuk do t’i përmbaheshin kushteve, thuhej në atë kasetë që i atribuohet Bin Ladenit, në shumë vende evropiane do të përsëriteshin skenat makabre të 11 marsit në Madrid, ku pas atentateve në disa stacione hekurudhore vdiqën rreth 200 persona. Italia: Nuk trembemi nga Al Kaida Megjithëse ka qenë një kërcënim shumë i rëndë, duket se për autoritetet italiane nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me komunikatën e fundit të Al Kaidës, shprehet: “Alarmet terroriste ne i marrim shumë seriozisht, por ato nuk na trembim. Kërcënimi terrorist,- shton kryediplomati i Romës,- po e ndjekin Italinë që pas sulmeve të 11 marsit në Spanjë. Ne i kemi marrë masat në mënyrë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj akti terrorist dhe për këtë duhet vlerësuar puna shumë e madhe që ka bërë kolegu i im, ministri i Brendshëm Xhuzepe Pizanu”. Më tej, kreu i Farnezinës (Ministrisë së Jashtme Italiane) ka deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit ka bërë të mundur shmangien e shumë sulmeve terroriste në kontinent dhe do të vazhdojë të ketë këtë sukses për faktin se janë bashkuar të gjithë forcat demokratike evropiane.
Lojrat Olimpike- Athine 2004 Athina është bërë gati për të ngritur siparin e Lojërave Olimpike Verore 2004. Flamuri kuqezi i Shqipërisë do të përfaqësohet nga shtatë sportistë, më shumë se asnjë herë tjetër në lojërat olimpike. Pjesëmarrësit nga Shqipëria, të cilët tashmë kanë mbërritur në Athinë janë notarët Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, peshëngritësit Theoharis dhe Gerti Trasha, mundësi Sahit Prizreni, hedhësi i çekiçit Dorian Çollaku, si dhe atletja Klodiana Shala. Përgjithësisht, emrat nga Shqipëria formojnë një ekip modest dhe nuk priten medalje, por në Lojërat Olimpike ka vlerë më shumë se kudo gjetkë shprehja: E rëndësishme është të marrësh pjesë. Olimpiada është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme sportive në botë dhe atje Shqipëria nuk mund të mungojë dhe sivjet do të ketë përfaqësimin e saj më të madh në histori. Nga sportistët shqiptarë, sytë janë drejtuar te dy vëllezërit e shtangës, Teoharis dhe Gerti Trasha. Dy peshëngritësit nga Elbasani janë ende në moshë të re për të fituar medalje në kompeticione të tilla si Olimpiada, megjithatë janë nisur drejt Athinës me synimin për një përfaqësim dinjitoz, si dhe për të vendosur që tani kandidaturën e tyre serioze për medalje në Olimpiadat e ardhshme. Në ceremoninë e hapjes, flamuri shqiptar do të mbahet nga atletja Klodiana Shala, e cila e mori atë para nisjes nga Tirana nga zëvendëskryeministri Namik Dokle. Nga shtatë sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë, gjashtë janë debutues në Lojërat Olimpike. E vetmja që ka provuar më parë përvojën e Olimpiadës është atletja Klodiana Shala, e cila mori pjesë edhe para katër vjetësh në Sidnei 2000. Megjithatë, përvoja ndërkombëtare nuk i mungon asnjërit prej pjesëmarrësve. Peshëngritësit Teoharis dhe Gerti Trasha kanë fituar disa herë medalje në veprimtaritë evropiane për të rinj, ndërkohë që i pari ishte sportisti më i mirë i kampionatit evropian U-19, zhvilluar para pak javësh. Notari Kreshnik Gjata, disa herë kampion kombëtar për të rinj dhe të rritur në 50,100 dhe 200 metra stil i lirë, është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të këtij viti, zhvilluar në Barcelonë. Mundësi Sahit Prizreni ka fituar medalje ari në turnetë ndërkombëtarë të zhvilluar Francë, Greqi, Spanjë dhe SHBA. Megjithatë, për lojërat e Athinës nuk arrit të kapte normat kualifikuese dhe do të marrë pjesë në bazë të sistemit të ftesave. Rekordmenia dhe kampionia kombëtare në atletikë, Klodiana Shala, mban katër medalje ari të fituar në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, në displinat 200 dhe 400 metra, si dhe 400 metra me pengesa. Peshëngritësi Dorian Çollaku ka fituar medalje argjendi në turneun e Hungarisë, me 74.41 metra, një rezultat që i siguroi pjesëmarrjen në lojërat olimpike 2004. Synimi kryesor i atletëve shqiptarë në Lojërat e Athinës do të jetë përmirësimi i rekordeve të tyre dhe deri tani ka pasur shumë optimizëm për peshëngritësin Teoharis Trasha, i cili pretendon të rrisë me dy kilogramë e gjysmë rekordin kombëtar të mbajtur po prej tij. Ceremonia e hapjes, "të ftuar" specialë, zotërit e Olimpit Ceremonia e hapjes e Lojërave Olimpike do të zhvillohet të premten dhe do të shërbejë si një urë lidhëse midis Lojërave Olimpike të Antikitetit dhe Lojërave Olimpike Moderne, të cilat filluan më 1896, me olimpiadën e parë, zhvilluar po në Athinë. Në ceremoni do të jetë i pranishëm një kalë Troje, ndoshta figura më simbolizuese për grekët e lashtë, ardhur në ditët e sotme falë veprës së Homerit, "Iliada". Nuk do të mungojnë as statujat e perëndive të Olimpit, ku më e kryesorja do të jetë ajo e perëndeshës Athina, hyjnesha mbrojtëse e kryeqytetit grek në lashtësi. Gjithçka mbi cremoninë, që pritet të jetë madhështore, ka qenë sekret, megjithatë nuk kanë munguar rrjedhje lajmi për gazetat dhe agjencitë e ndryshme. Një shofer taksie ka bërë të njohura detajet, pasi ka parë provat gjatë natës. Ishte shoferi, i paidentifikuar, që bëri të ditura detajet e daljes së Athinasë nga një fushë e mbuluar me ujë, duke dhënë pamjen e një liqeni. Prova e fundit që do të zhvillohet mund të sjellë të tjera zbulime, para zhvillimit në publik të ceremonisë, të premten në mbrëmje. Pampuri, heroi i vetëm shqiptar i lojërave olimpike Rekordet vendosen për t'u thyer, por jo rekordi olimpik i Ymer Pampurit. Në pjesëmarrjet e saj modeste në Lojërat Olimpike, Shqipëria ruan një rekord, që ka mbetur dhe do të mbetet gjithmonë i pathyer. Është rekordi i Pampurit, në peshëngritje, në stilin e forcës. Në Olimpiadën e Mynihut, më 1972, peshëngritësi shqiptar mori pjesë në stilin e forcës, një stil që tashmë nuk ekziston më, dhe pikërisht për këtë arsye rekordi i tij do të qëndrojë gjitmonë në fuqi. Më 29 gusht 1972, Pampuri arriti të ngrinte lart peshën 127.5 kilogramë. Një peshë që i siguroi sportistit 27-vjeçar nga Tirana rekordin olimpik, por jo medaljen e artë. Pampuri nuk shkëlqente në dy stilet e tjerë, shtytje dhe shkëputje, që janë edhe sot. Kështu, në trigarësh, ai u rendit vetëm i nënti dhe medaljen e artë e mori bullgari Nurikian. Edhe pse rekordi Olimpik i Pampurit jeton për shkak të heqjes së stilit të forcës, asgjë nuk ia ul vlerat vendosjes së tij në Olimpiadën '72, një fitore e madhe dhe e merituar. D.I (Gazeta Shqiptare) Forca Shqiptarve
Ekzekutohet Pengu Turk! Sot eshte ekzekutuar nga "Luanet e Allahut" pengu turk i marre dite me pare.Politika pushtuese amerikane imperialiste,po demaskohet nga keto pasoja makaber.LARG DUART NGA IRAKU.LAVDI POPULLIT HEROIK IRAKEN.POSHTE POLITIKA IMPERIALISTE DHE KOLONIZUESE E SHBA-se DHE BRITANISE!
A eshte i nevojshem ndikimi Arab ne Shqiperi??? Tani,jo pa qellim e hapa kete teme,sepse ka njerez qe mendojne se ,muslimanizmi shqiptar shpeton nga zhdukja vetem ne saje te fundamentalizmit arab,pra vetem ndikimi i Sauditeve do qoje perpara islamin shqiptar.Une nuk jam dakord me kete,duke ditur historine e muslimanizmit shqiptar(aq sa di)besoj qe muslimanizmi shqiptar nuk ka qene kurr i rrezikuar per tu zhdukur(e kunderta,mendoj une,do ndodhe po te hyje Wahabizmi i eger ne shqiperi),bektashinjte njihen si tolerante te medhenj.Kete teme nuk e hapa tek "teologjia" per vete nuancat sociale, dhe jo fetare, qe dua ti jap kesaj teme.Pra kur behet fjale per "tolerance "fetare ne shqiperi,une ia dedikoj kete bektashinjve te urte dhe aspak ekstremista.Mendojeni vete se cfar tolerance do kete mbas disa vjetesh te ndikimit fundamentalist Saudit ne Shqiperi!!!! tema edhe mund te mbyllet,nqs nuk e shohin te arsyeshme moderatoret,por shpresoj qe jo!! Ju lutem, :thumbsup: kulture!!!
Aka nevoje Mentaliteti shqipetare te ndryshoje? Pdyshim qe gjithekush qe do te hynte per here te pare ne kete forum apo dhe shume te tjre si ky(pasi jane bere shume forume sot,dhe jo me pak sa partite polotike ne Shqiperi),lexon nje mori te pa pare dokrrash qe pakkush kerkon te prek me te vertete realitetin e dhimshem shqiptar. Askush ketu permendi ne neve shqiptaret me shume se gjithcka kemi nevoje qe te ndryshojme mentalitetin,dhe menyren e te sjellurit ne jeten tone te perditshme ne Shqiperi dhe jasht saj. Te gjithe mendoj se e dine se ne cfare shkalle qendron menyra e te sjellurit te shqiptareve karshi te tjreve. pra kemi nje mentaltitet mesjetar dhe nje sjellje fyese ndaj te tjereve. CFARE MENDONI JU?
Debohen 11 Islamike nga Shqiperia.... 11 shtetas me origjine arabe jane shpallur"persona non grata" ne shqiperi.SHISH kishte kohe qe ishte vene ne ndjekje te veprimtarise se tyre dhe kishte arritur ne konkluzionin qe ata kishin lidhje me Al-Qaidan dhe po mundoheshin qe, nen "petkun"e ndihmave humanitare dhe te predikimit te fese,te krijonin nje terren te pershtatshem per pjesetare te organizates terroriste Al-Qaida.Drejtori i Policise se Rendit,Avni Jashellari,deklaroi per shtypin qe :nuk dime akoma qe keta persona kishin si plan ndonje aksion terrorit ne Shqiperi,numri i pergjithshem i arabeve te debuar nga shqiperia, mbas renies se pushtetit te Sali Berishes,arriti ne 28. :angel:
Greket duan te emertojnr sdo gje greke. Mbreti Otto” provon Grekët afër legjendës Shekulli As Omeri nuk do të kishte imagjinuar që ngjitja e grekëve në Olimp do të bëhej nga një gjerman. Por Otto Rehhagel ia ka arritur të transformojë një legjendë pa heronj në një poeme epike: Ajo Greqi, që nuk kishte fituar asnjëherë në Europianin 1960, 1 barazim dhe dy humbje) ose në Botërorin Usa ‘94 (tre humbje) ka rastin më të mirë për të luajtur një finale. Pas delirit të rrallë që shoqëroi kualifikimin për në gjysmëfinale duke mundur Francën, “Mbreti” Otto, siç i thërrasin në Gjermani pas triumfit në drejtimin e Verder Bremen, kishte lënë pas heronjtë antikë për të thirrur lojtarët e tij në “luftë”, por tashmë heroi i vërtetë duket se është ai: <span style="font-weight: bold">Propozoj t’i jepet nënshtetësia greke, ka thënë një ministër grek, sepse Rehhagel ka një spirt grek.</span> <span style="font-weight: bold">Ka bërë një punë të mrekullueshme, dhe nëse do, mund të bëhet një qytetar grek”. </span> Të mendosh që mbreti kishte rrezikuar të vdesë në fillim të aventurës: në startin e tij në krye të pankinës greke kishte pësuar një humbje 5-1 kundër Finlandës, por më pas arriti të fitojë kualifikimin për në Portugali. Por ai nuk iu tremb kritikave dhe deri më sot nuk ka mësuar asnjë fjalë greqisht. Otto punoi sipas mënyrës së tij: “Fubolli është gjuha universale dhe të gjithë e kuptojnë”. Por më pas ai hyri në legjendë si një teknik që imponon disiplinë dhe rregull në skuadër: të gjithë e pranuan, me përjashtim të Georgatos, i cili nuk u grumbullua më pas. Për ndeshjen e sotme priten të jenë 10 mijë grekë në stadium (7 mijë më shumë se në ndeshjen e hapjes me Portugalinë). Fitorja kundër Portugalisë vendase ishte sinjali i parë, pastaj erdhi barazimi me Spanjën dhe humbja me Rusinë, për të folur për eliminimin surprisë që i bënë Francës kampione. Gjatë eliminatoreve Greqia kishte luajtur me të paktën katër module: 3-5-2, 4-4-2, 4-5-1 e 5-4-1. “Futbolli është një lojë dhe nuk e kuptoj pse rrjetat e portave duhet të jenë të zeza dhe jo të bardha: njerëzit nuk e shikojnë kur topi hyn gol. Gjatë stërvitjes ai ka dhënë të gjitha mësimet e mundshme dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotme: tashmë ngelet për t’u mundur Republika Çeke: &quot;Ata janë më të fortë, - ka thënë Vryzas, - por ne kemi të drejtën të shpresojmë&quot;. Ndërkohë është prononcuar dhe Rehhagel: Duhet vetëm të studiojmë strategjinë e suksesit”. Deri tani ia kanë arritur. 01/07/2004
Bush, Kerri dhe shqiptaret! Pavarsisht se ekziston je teme e ngjashme, e hapa kete teme per te shprehur mendimet mbi ndikimin qe ka apo do te kete politika e seicilit prej ketyre politikaneve ne lidhje me shqiptaret! Them shqiptaret pasi nuk dua t'i referohem vetem Shqiperise! Une personalisht jam pro-Bush! Dje lexova nje shkrim tek www.kohajone.com dhe m'u duk pak paranoik, por kur degjova mbreme ne CNN mendimet e Kerrit, iu riktheva dhe njehere shkrimit dhe m'u duk realist! Per me tepr ju ftoj te lexoni keto dy shkrime te gazetes koha jone dhe te shprehni mendimin tuaj! http://kohajone.com/lexo.php?id=21553 http://kohajone.com/ Nese artikullin e dyte e lexoni pas dates 30.07.2004, kerkojeni me titullin: Kerry: Ne Shqiperi jane 10% greke!
Al Kaida kercenon te shkateroje europen...!!! Italia, e para ne liste pas 11 Marsit te Madidit. Kercenimi i djeshem i al Kaides ndaj Italise eshte i fundit ne radhen e nje serie te gjate mesazhesh te tilla,te shperndara neper mjet faqeve islamike te internetit apo televizioneve arabe,Al Xhazira dhe Al Arabija. Ne nje mesazh te shperndare ne oret e para te mengjesit te djeshem , Brigatat e Abu Hafs al Mastrit, nje grup i lidhur me organizaten e Bin Ladenit deklaron se kryeministri italian Silvio Berluskoni i ka ditet e numeruara. Thelbi i mesazhit eshte i permbledhur ne pake fjale:Do te trondisim Europen dhe do ta nisim nga ty Berluskoni.Do te kryejme atentate te pergjakeshme deri sa ju te vendosni e te terhiqni trupat nga Iraku. Si mendoni ju a egziston rreziku qe Shqiperia mund te jete nje nder vendet e kercenuara nga terroristet Arabe!Pasi dhe ne kemi derguar rreth 1 000 ushtare ne Irak.
Votoni "pro" rezolutes per pavarsine e kosoves. Kryetari i lobit shqiptaro-amerikan Josef Diogardi leshoi die nje apel nepermjet RTK-se per firmosjen e memorandumit qe do ti kaloi per miratim kongresit Amerikan. Ai nder te tjera kritikoi ashper politiken e jashtme qe po ben shqiperia, nderkohe qe serbia dhe greqia shajne dhe hedhin balte mbi shqiptaret Nanua del dhe thote se Kosova eshte problem i Serbise. Kur vete shteti ame i kthen shpinen Kosoves c'presim ne nga te tjeret??? Pastaj nuk duhet te fajsojme te "tjeret" nese gjerat nuk shkojne sic duhet... Ketu mund te hidhni firmen tuaj elektronike(kini parasysh e-mail-i juaj duhet te jete i rregullt!) www.empoweredsitebuilter.com/
ju studentet qe jini jashte, a mendoni te ktheheni ne Shqiperi? dikush duhet ta ndertoje kete vend apo jo? dhe kjo kerkon sakrifica
Saranda apo Butrinti! Te enjten qe kaloi, po ndiqja nje program ne Top-channel rreth zhvillimit te turizmit ku kishte te ftuar nga pushteti lokal dhe nga biznesi kryesisht hotelier dhe nje gje qe me beri pershtypje ishte nje pronar hoteli i cili refuzoi qe qytetin te quante Saranda dhe tha: " Saranda eshte greqisht, ne kemi emrin tone Butrinti..." Dhe u nadala per nje moment dhe mendova...Butrinti!!! 800 vjet me i vjeter se Akropoli, i vetmi objekt qe greket nuk mund te kundershtojne se jemi me te vjeter se ta dhe te paret qe erdhen ne ballkan, ishim ne. Dhe mbi rrenojat e tij u ndertua nje qytet i cili ne perkujtimin e 40 murgjeve qe vrane ne nje manastir aty, mori emrin "Saranda" qe ne gjuhen greke perkthehet 40. Kete te fundit une nuk arrij ta pranoj...Burinti per ne, per nga vlerat qe ai permban eshte si Roma per Italine.A mund ti nderrohet emri Romes ne "Quarante" (40-ta ne frengjisht) per cfaredolloj arsye qofte!? Duket e paimagjinushme apo jo? Atehere lind pyetja, perse ne lejuam qe te ndodhte nje gje e tille te ne? Ne vend qe ta quajme Butrinti ne e therrasim me nje emer qe duket sikur e ka vene Janullatusi bashke me Nikolas Geixh.( Dy anti shqiptaret me te medhenj ne ballkan) Ndoshta kjo ide tingellon si bizantine dhe si anti-vlere por mos harroni se Greket nuk lane fshatra Came pa ju nderruar emrat ne greqisht dhe me e bukura eshte se nuk pranojne qe e kane bere nje gje te tille. Nuk e di ju por une mendoj sa ka ardhur koha per ca ndryshime qe duhen bere dhe le ta fillojme qe nga Butrinti i Ri (saranda), le ti kthejme identitetin e munguar. Duhet bere nje peticjon dhe te firmoset nga te gjithe dhe tua dergojme autoriteteve tona si vullneti i popullit tone. Vetem nje merak kam une...Mos u ngelet qejfi grekeve mor aman
Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?! dëshira për paqë,liri,siguri,harmoni - hapa këtë temë! Predikoni simbole por jo simbole!,uh me falni,po predikone fene por jo fene!... sepse,kshtu step by step e ne planetin e kuqrremte! çudi! Po pse te çuditem,njeriu ne erresire sheh hijen e tij? ... e pse te çuditemi,kur ngjyra e bardhe duket e zeze,e zeza duket e bardhe!! Ngerthen nje ze i tmerrshem nga dheu i revolucioneve per barazi e drejtesi,nga vendi ku u ndertua demokracia - ze i cili thote:Jo,simbole fetare ne shkolla! Ky kumtim,kujt i adresohet dhe pse? A thua valle,cfar sherri u sollen kto te ashtu'quajtura simbole fetare,frances per nje shtet laik? A thua,kryqi te cilin e barte nje i krishtere po pengoka synimet per nje franc plotesishte laike? ... apo kapela e nje jehudi(cifuti)po krijoka trazirash !! Po ISLAMI! - a duhet te shpik simbole,e pastaj ato t'i zhduk,qe te inkurajoi politiken per nje shtet laik!! C'te bejme ne Muslimanet ne franc qe s'kemi simbole po kemi parime,por c'te bejme kur parimet Islame na i quajne simbole?! A thua duhet te nderrojme fene?,apo te leshojme francen?,por c'behet me ata qe tanime kane nenshtetesi franceze?,po ku ngeli pastaj paqa,siguria,liria?,apo s'kan ekzistu asnjehere ?!! Ky kumtim,a thua kujt i drejtohet,apo ke demton me shume? Franca e di shume mire se MBULESA per femren muslimane nuk eshte simbol,qe te dallohet qe eshte femer muslimane, por eshte parim pse i takon gjinise femrore! Franca jetoi ne tokat arabe -muslimane me shekuj te tere,e s'po e dika!? C'don franca me kete ligje? Qe t'u thote muslimaneve;' o jetoni si laik ose ikni nga toka jone ' !!,apo; ' ju jetoni,por jo edhe Islami ' ? - Shpjegim i asaj qe quhet; Parim e Simbol fetare! - Dallimi mes nocionit PARIM dhe SIMBOL eshte shume i madhe! Parim fetare dmth; zbatimi eshte obligativ,urdher nga Libri i shenjte i fese gjegjese,e mos - veprimi sipas saj konsiderohet i dalur nga feja gjegjese! Simbol fetar; nuk eshte obligative,e mos - respektimi i saj mund te jete dicka e papelqyeshme,apo e urrejtur! Disa shembuj te parimeve fetare: Ne krishterizem,parim mund te jete;besimi se JEZUSI u kryqezua per t'u shlyer mekatet njerezve! Ne jehudizem,parim mund te jete;besimi se toka e premtuar e tyre eshte ne mes eufratit dhe nilit! Ne Islam,parim mund te jete;besimi dhe bindja se Allahu eshte Nje,nuk eshte i lindur,e as ka lindur ke,e askush nuk i perngjane Atij! Disa shembuj te simboleve fetare: Ne krishterizem,simbol mund te jete; bartja e kryqit. Ne jehudizem,simbol mund te jete; bartja e kapelave. Ne ISLAM,simbole s'ka! Po MBULESA per ate femer,e cila pranoi ISLAMIN fe,a eshte parim apo simbol? Per femren qe pranoi ISLAMIN fe,mbulesa eshte parim - eshte e urdheruar nga feja e saj qe t'a zbatoj ate - mos'zbatimi quhet mekat i madhe,e mohimi i saj si parim - e nxjerr nga feja. Allahu i Lartmadherishem thote: 24:31." Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre ... " Pra,' mbulesa ' eshte urdher(parim) e jo simbol! Dmth; per te krishterin ky ligj s'paraqet problem te madhe,e as per te jehudin - se pak nga kto dy pale ndjekin keto simbole,por per muslimanet paraqet problem te madhe,sepse ajo muslimane e mbuluar detyrohet te hjeq mbulesen - e qe dmth;zbatim i ligjit te shirakit kunder ligjit te Krijuesit te shirakit !!!! Po nje shtete,valle a ka drejte qe t'i mohoj te drejtat e qytetarit te saj qe te predikoj fene e tij?,nese ka drejte - at'here me perkujton se kemi filluar nje shekulle te ri,shekull i diskriminimit! Kaluan disa dekada,qe eshte ftohur toka e saj nga flaka e revolucioneve per drejtesi,liri e barazi - a thua erdhi koha per flake te re? A thua nje vala e re haptas anti - islame ka filluar? A thua franca kesaj rradhe do mbaj flamurin e nje lufte te re kryqtare kunder muslimaneve sikur me pare? A thua nje gje do ndermirret edhe ne vendet tjera evropiane ? A thua nje hape i tille do filloj edhe ne USA? .... apo edhe kto,step by step e ne planetin e kuqrremte? ... s'kuptoj nje gje; a eshte fillimi i fillimit te valljes apo fillimi i fundit te valljes ?!
nano,berisha apo asnjeri ne 2005 si i mendoni zgjedhjet ne 2005?a jeni optimiste qe populli shqiptar kete here do zgjedhe nje qeveri qe do mendoje per ta ?nano berisha apo ndonje force e re politike ne shqiperi?
Qaj moj zemer qaj - Degjojeni direkt kete kenge prekse shume aktuale. Duke degjuar kete kenge labe kaq prekse dhe kaq aktuale per shqiprine dhe shqiptaret edhe me burri mallengjehet. Qaj moj zemer ,qaj Klikoni vete kengen e dyte te albumit.
Top