Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Triumfi

Primus registratum
Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

dëshira për paqë,liri,siguri,harmoni - hapa këtë temë!

Predikoni simbole por jo simbole!,uh me falni,po predikone fene por jo fene!... sepse,kshtu step by step e ne planetin e kuqrremte!


çudi!
Po pse te çuditem,njeriu ne erresire sheh hijen e tij? ... e pse te çuditemi,kur ngjyra e bardhe duket e zeze,e zeza duket e bardhe!!

Ngerthen nje ze i tmerrshem nga dheu i revolucioneve per barazi e drejtesi,nga vendi ku u ndertua demokracia - ze i cili thote:Jo,simbole fetare ne shkolla!
Ky kumtim,kujt i adresohet dhe pse?

A thua valle,cfar sherri u sollen kto te ashtu'quajtura simbole fetare,frances per nje shtet laik?
A thua,kryqi te cilin e barte nje i krishtere po pengoka synimet per nje franc plotesishte laike? ... apo kapela e nje jehudi(cifuti)po krijoka trazirash !!

Po ISLAMI! - a duhet te shpik simbole,e pastaj ato t'i zhduk,qe te inkurajoi politiken per nje shtet laik!!

C'te bejme ne Muslimanet ne franc qe s'kemi simbole po kemi parime,por c'te bejme kur parimet Islame na i quajne simbole?!
A thua duhet te nderrojme fene?,apo te leshojme francen?,por c'behet me ata qe tanime kane nenshtetesi franceze?,po ku ngeli pastaj paqa,siguria,liria?,apo s'kan ekzistu asnjehere ?!!

Ky kumtim,a thua kujt i drejtohet,apo ke demton me shume?
Franca e di shume mire se MBULESA per femren muslimane nuk eshte simbol,qe te dallohet qe eshte femer muslimane, por eshte parim pse i takon gjinise femrore!
Franca jetoi ne tokat arabe -muslimane me shekuj te tere,e s'po e dika!?
C'don franca me kete ligje?
Qe t'u thote muslimaneve;' o jetoni si laik ose ikni nga toka jone ' !!,apo; ' ju jetoni,por jo edhe Islami ' ?


- Shpjegim i asaj qe quhet; Parim e Simbol fetare! -

Dallimi mes nocionit PARIM dhe SIMBOL eshte shume i madhe!
Parim fetare dmth; zbatimi eshte obligativ,urdher nga Libri i shenjte i fese gjegjese,e mos - veprimi sipas saj konsiderohet i dalur nga feja gjegjese!

Simbol fetar; nuk eshte obligative,e mos - respektimi i saj mund te jete dicka e papelqyeshme,apo e urrejtur!

Disa shembuj te parimeve fetare:

Ne krishterizem,parim mund te jete;besimi se JEZUSI u kryqezua per t'u shlyer mekatet njerezve!
Ne jehudizem,parim mund te jete;besimi se toka e premtuar e tyre eshte ne mes eufratit dhe nilit!
Ne Islam,parim mund te jete;besimi dhe bindja se Allahu eshte Nje,nuk eshte i lindur,e as ka lindur ke,e askush nuk i perngjane Atij!


Disa shembuj te simboleve fetare:

Ne krishterizem,simbol mund te jete; bartja e kryqit.
Ne jehudizem,simbol mund te jete; bartja e kapelave.
Ne ISLAM,simbole s'ka!

Po MBULESA per ate femer,e cila pranoi ISLAMIN fe,a eshte parim apo simbol?

Per femren qe pranoi ISLAMIN fe,mbulesa eshte parim - eshte e urdheruar nga feja e saj qe t'a zbatoj ate - mos'zbatimi quhet mekat i madhe,e mohimi i saj si parim - e nxjerr nga feja.

Allahu i Lartmadherishem thote:
24:31." Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre ... "

Pra,' mbulesa ' eshte urdher(parim) e jo simbol!

Dmth; per te krishterin ky ligj s'paraqet problem te madhe,e as per te jehudin - se pak nga kto dy pale ndjekin keto simbole,por per muslimanet paraqet problem te madhe,sepse ajo muslimane e mbuluar detyrohet te hjeq mbulesen - e qe dmth;zbatim i ligjit te shirakit kunder ligjit te Krijuesit te shirakit !!!!

Po nje shtete,valle a ka drejte qe t'i mohoj te drejtat e qytetarit te saj qe te predikoj fene e tij?,nese ka drejte - at'here me perkujton se kemi filluar nje shekulle te ri,shekull i diskriminimit!

Kaluan disa dekada,qe eshte ftohur toka e saj nga flaka e revolucioneve per drejtesi,liri e barazi - a thua erdhi koha per flake te re?
A thua nje vala e re haptas anti - islame ka filluar?
A thua franca kesaj rradhe do mbaj flamurin e nje lufte te re kryqtare kunder muslimaneve sikur me pare?
A thua nje gje do ndermirret edhe ne vendet tjera evropiane ?
A thua nje hape i tille do filloj edhe ne USA?
.... apo edhe kto,step by step e ne planetin e kuqrremte?


... s'kuptoj nje gje; a eshte fillimi i fillimit te valljes apo fillimi i fundit te valljes ?!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Ke harruar dicka, surene 4:101. "...Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët." :smash:
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Ke harruar dicka, surene 4:101. "...Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët." :smash: [/qb]
dmth; ti mendon se muslimaneve iu eshte shpallur lufte? ... at'here,mos cungo fjalen e Allahut:

4:101. " Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët."


Kujdes,mos eksperimento me citate Kur'anore!
 

Besimi

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

triumfi, të pershendes
temen qe ke hapur eshte shume e bukur... Dikur mendonja...sa duhet te punohet qe te jetojme si duam....apo....si duhet te veprojme qe te jetome ashtu siq jemi...edhe pak....nese jemi ata qe jemi, a eshte me mire te jetojme ashtu si jemi, apo te veprojme qe te jemi ata qe duhet te jemi...si?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Francezet e te tjeret qe i akuzon qe rrezikokan islamin, ato qe qeverisin, ato qe kalojne e vendosin ligje, jane laik (ateiste). Ne botekuptimin tend prej nje myslimani ato jane te Jobesimtare, dmth qe nuk besojne "te verteten" qe ti e pranon si te tille. Detyrimisht ti i shpall "lufte", si ndjekes i denje i Kuranit, duke hape lloj temash fobike, i frymezuar nga nje dyzine vargjesh e mesimesh nga Kurani.

Shteti francez, sikurse ai shqiptar, e kosovar jane shtete laike. Ligjet nuk jane te bazuara mbi Kuran, por megjithate duhet ti bindeni. Nese mendon se laiket jane rrezik per ju, atehere nuk kuptoj se cfare beni akoma ne Dar al-Harb? Provoni te jetoni nen Dar al-Islam, ne gjetshit ndonje vend.
 

zog

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Logos; LAIK do te thote qe ne jeten tende s'te udheheqin mesimet fetare. ndersa ATEIST do te thote qe nuk beson ne Zot. pra s'eshte e njejta gje. shtetet perendimore, bile shumica e shteteve te zhvilluara ne bote, jane shtete Laike. shqiperia gjithashtu ben pjese tek keto shtete. kjo s'do te thote qe keta e ndalojne e as mohojne ekzistencen e Zotit, por vetem qe principet morale nga udhehiqet shoqeria kane kohe qe i kane ndare nga principet fetare nga ku mund te udhehiqet Individi. kjo do te thote qe si individ ti ke te drejte te besosh ku te duash, ndersa si shoqeri VETEM besimi (principet morale) i shumices ben ligjin.

sidoqofte vlen te permendet qe ligjet qe po aplikon franca kane qellim te vetem INTEGRIMIM e popullsise Arabe (pra muslimane) qe ndodhet me shumice ne vendin e tyre. duke pare se kjo po behet e pamundur, ngaqe edhe gjeneracioni i ri ka mbet po aq Arab sa i vjetri, franca mundohet nepermjet "represionit" te ndermarre masa "edukuese" per ket shtrese te popullsise se saj.

me thene te drejten ate e shtyjne vetem qellimet e mira, pra kerkon me çdo kusht te evitoje nje konflikt te pergjakshem (si me çifutet) ne gjirin e popullsise se saj.

Triumf, ajo shtesa qe i bere atij versetit nuk ja ndryshoi kuptimin, ngaqe frike ne kemi ndaj çdo gjeje me karakter te kundert me ne. nje besimtar ka frike nga nje jobesimtar dhe anasjelltas.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Ahh Zog me zhgenjeve keq.
Mire Logosi qe ate ajet Kur'anor e ka per te treguar se Iaslami eshte i "dhunshem" po edhe ti s'paske arritur ta kapesh...
Ne fund te fundti do t'i shperbente pak edhe qellimit te asaj llogjike qe ke dashur te futesh ketu...

Pra e thene me dy fjale ai ajet e keshillon nje musliman qe nese e shef veten ne udhetim(dmth edhe ne vend te huaj e sidomos jo-musliman) ai nuk hyn ne mekat nese redukton disi nga detyrimet qe i ka Zotit, se ai do kete mirekuptimin e Tij.
Sepse Zoti e kupton se ne ate vend jomuslimanet mund edhe mos ta duan dhe jeta e tij mund te jete ne rrezik...

Nuk ka asnje gje me shpallje lufte etj etj....
Ju lutem jeni me serioze ne pika te tilla, mos i merrni cope gjerat sic i lexoni neper internet, mundohuni te gjykoni edhe me pare!!!!! Dhe sidomos mos manipuloni!!!

Zog ajo qe eshte edhe thelbi i temes, ti e ke pranuar edhe vete; nen nje arsyetim te tipit "laik" kerkohet qe te behet "asimilim fetar"...
S'ka asnje gje te vecante per mua, vetem se qendron nje hipokrizi e nje shteti qe pretendon te pranoje te drejtat e qytetareve te tij...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

E vertete zog, laik dhe ateiste nuk jane e njejta gje. Laiket nuk besojne ne Zot, edhe pse mund ta pranojne se Ai mund te ekzistojne, por ateistet e mohojne fare ekzistencen e tij. Laiket mund te jene ateiste gjithashtu, detyrimisht duke frymezuar njeri-tjetrin. Teologjikisht, edhe laiket jane ateiste, sepse ne fakt nuk mund ta mohojne nganjehere si ekzistence, por e mohojne ne jetet e tyre. E ne kete rast pak ndryshim ka. Nejse.

Vete keto grupime e nencmojne e perbuzin kulturen Evropiane. Faktikisht, jo vetem ate evropiane, por cdo kulture qe nuk eshte islame. E ne cdo vend ku islami ka vajtur, ka asimiluar cdo kulture, fatkeqesisht perfshi edhe ate Shqiptare. Me vjen mire qe Francezet jane koshient ndaj kesaj dhe e parandalojne.

Lexoni "Sheriatin" po patet mundesi, dhe do ta shihni se kujt i rreh te jete "anti".
 

zog

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

or Xim pse nuk po je aq trim, po kerkon si struci koken me u fut ne brim. /pf/images/graemlins/laugh.gif

tek ai verseti shkruhet qarte qe kur: muslimani eshte ne udhetim dhe ju frigoheni qe jobesimtaret do t'ju sjellin ndonje te keqe, ateher, jobesimtaret jane armiq tuaj te deklaruar (ose te hapet).

çfare mesojme nga kjo. nga kjo mesojme qe ARMIQTE e muslimanit percaktohen nga FRIKA E TIJ, dhe jo sjellja e tyre. ndryshe do te qe shkruar: neqofte se te huajt qe takoni ne udhetim sillen me armiqesi ndaj jush, ju duhet ti trajtoni po me armiqesi.

ndersa ajo qe shkruhet aty; lidhet vetem me NDERGJEGJEN e muslimanit, e cila (po qe se ja) shkakton friken nen ndikimin e se ciles ai SHPALL armiqte e tij.

pra sjellja e "armikut" s'ka te beje aspak.

nuk di a kupton ti xim kaq holle, fike qirinin here pas here, per te pa me mire rrotull teje dhe kryesisht me LARG. pra me me largpamesi.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Mire Zog qe ti je i "holle" e kam marre vesh me kohe per ate pune. Po qe ishe kaq i "holle" tani e mora vesh....
Nejse per fat te "mire" s'ke arritur ta kapesh fare qellimin e asaj qe thashe siper se kush rrite e te durote. (ne fund te fundit i kisha dhene edhe nje dore "llogjikes" tende)

Sa per komente te ajeteve Kur'anore te lutem mos u merr per nje fare kohe se je larg mundesive reale per ta bere...
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Fillimisht postuar nga zog:
...tek ai verseti shkruhet qarte qe kur: muslimani eshte ne udhetim dhe ju frigoheni qe jobesimtaret do t'ju sjellin ndonje te keqe, ateher, jobesimtaret jane armiq tuaj te deklaruar (ose te hapet).
...
Meqe paskam pak kohe po ta sqaroj pak gjate nese je i interesuar.
Qellimi aty eshte jo te tregoje "jo-besimtaret" jane armiq, POR ne rast se nje musliman e sheh veten ne situaten qe eshte treguar siper, ndjen nje rrezik per veten e tij eshte i "shkarkuar" nga disa detyrime te besimit te tij.
Ja po ta tregoj edhe me shembull, ketu ne Kanada asnje born canadian per sa kohe qe rri une ketu s;e di qe une jam musliman, ne rast te kundert po ta dinin disa tipa gjeja e pare qe do me benin, dhe e di fare mire, do humbja vendin e punes /pf/images/graemlins/wink.gif
Besoj se e kupton se per cfare behet fjale tani.

Nuk me thuhet se kam te bej me jobesimtare-armiq, por se midis personave te tille mund te kete qe s'ma duan te miren dhe do me lendonin nese merrnin vesh qe jam musliman /pf/images/graemlins/wink.gif

p.s. Me bej nje nder mos e zgjasim me replika ne kete pike!
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Sa mire sikur ta kishte menduar si ty Ximi, edhe ajo perkthyesja tek tema e "nençmimit"!!!

Kur ta kuptonte qe do haste ne qendrim armiqesor, mospranim, rrezik, edhe ajo nuk duhet te kishte instistuar te dilte me mbulese, por duhej t'i ishte pershtatur situates, ashtu sikurse ti Ximi ne Canada nuk shkeputesh 5 here nga puna per te ndjekur ritualet, ashtu edhe ajo besimtarja nuk duhet te kishte vajtur ne takim pune me mbulese.

Vajhalli sikur te kishte marre edhe tapetin me vete, dhe ne mes te mbledhjes, te thoshte me falni pak se kam orarin e faljes...

PS. Ehh, fshijeni edhe kete kur te keni kohe. :wave:
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Epo tani si te duash merre....
Por me duket se ajo perkthyesja jeton ne nje ambient qe eshte shume me ndryshe se i imi /pf/images/graemlins/wink.gif

Ketu edhe falet injoranca qe kane per gjera qe s;i dine(do edhe shume kohe qe t'i marrin vesh) por nje shqiptari te moskuptoje qellimisht nje tjeter, s'falet...... Dhe e vetmja arsye eshte se kane deshire te luajne rrolin e qenit me kedo qe u jep nje "kocke"
Kultura shqiptare s;ka per tu mbrojtur ne kete forme kurre..
Meqe e keni shume per zemer kete pike ju sygjeroj edhe ide te tipi Ghandist.. te gjithe me kostume kombetare.. shperndajme kulturen shqiptare botes... /pf/images/graemlins/wink.gif

p.s. nuk e fshij se s'eshte shkrimi me i mire qe ke bere /pf/images/graemlins/tongue.gif kishe nje me te mire te arena /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Fillimisht postuar nga ximi:
...Meqe e keni shume per zemer kete pike ju sygjeroj edhe ide te tipi Ghandist.. te gjithe me kostume kombetare.. shperndajme kulturen shqiptare botes... /pf/images/graemlins/wink.gif ...
Ximi, te ma lejonte kodi /pf/images/graemlins/wink.gif do e beja, sinqerisht (me shkojne Çidiket jo per gje /pf/images/graemlins/laugh.gif ) dhe vertet do e beja me shume krenari sepse tregon vlera, tradite, shije, e shume shpjegime simbolesh qe sjellin nje kulture sa dinamike aq edhe magjepsese.Porrrrrrrrrr s'me le njeri te shkoj me cidike neper takime pune /pf/images/graemlins/laugh.gif por per te na plotesuar keto deshira neper takime pune, organizohen mbremje te vecanta ku KERKOHET qe gjithesekush te sjelle dicka nga kultura kombetare, qofte kjo edhe nje pjate me receta tipike vendase ose nje llulle apo poce balte e punuar nga artizanet vendas /pf/images/graemlins/smile.gif

P.s.Se mos me quan jashte teme :wave:
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Meqe ishte fjala per veshjen dhe per ruajtjen e kultures shqiptare qe ai krahasimi /pf/images/graemlins/wink.gif

Dhe ne fakt pjesa me e mire e asaj kulture shprehet tek veshjet... /pf/images/graemlins/wink.gif llulla e qypa balte behen ne cdo cep te botes, madje edhe te perafert me ata shqiptare si modelime /pf/images/graemlins/wink.gif

Pastaj ma merr mendja do kishe favorin e zgjedhjes se shume opsioneve( ne krahasim me indine qe ka vetem 1)
 

bebi

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] Ketu edhe falet injoranca ...... [/qb]
injoranca?!? :lol:

me thane te drejten nuk isha dakort ne shume pika te ndryshme me disa postime ketu, por i kam pas premtu vetes me kohe qe tek teologjia nuk kam me postu ma, e, sic duket, pa marre parasysh pakenaqsine e ndokujt, ky citimi i masiperm "m'detyroj" ti rikthehem postimeve ketu.
a nuk te duket qesharak epiteti qe ke perdor ma siper, si dhe menyra qe i argumenton gjanat?


Mahhh !
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Blue!!
Nuk e di se si e ke kuptuar ate citim...
Por ke te drejten e plote ta kuptosh si te duash....
Gjithsesi vereje se per ke eshte ne rradhe te pare, kur ta shohesh per ke behej fjale do shohesh se je fare larg atij realiteti... (madje kam pershtypje se as qe e ke idene, jemi te dy ne dy ate te kunderta te botes)
 

disku

UNI
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Lepurushe mo ngatrro injorancen fetare me termin injorance..kur ximi u shpreh per falje te injorances mendoj se e kishte ne lidhje me padijen fetare..
Tashi aht pun tjeter si e merr ti :smash:
Problemi asht se ne mes te Ny shikon beduinet te veshur sikur te jene tek muri i vajtimit ne izrael edhe ti ndalosh ta bejn nje gja te tille te hudhin ne gjyq qe mos ta marrsh veten per gjith jeten. Problemi qendron se barazia fetare duhet zbatuar ne cdo aspekt je vec aty ku arrin forca. /pf/images/graemlins/wink.gif

Mu ne Times Square i shef tu hec kshu si thot njeri gja..apo sfalen ne mes te aeroportit edhe prap si belbzon njeri. :confused:
 

bebi

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

asht ma se i qarte mesazhi. kembenguli qe ti duhet te rishikosh postimin tand.
nuk me pelqen me banalizu biseda, duke fole me gjuhe adoloshentesh.
shpresoj te kuptohena edhe keshtu.

respekt
B.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Zëra Laike apo zëra Anti-Islame ?!

Dakord Blue ja kalofsh mire!!!!
Mbase vjen zogu dhe sqaron se cdo te thote injorance /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top