Marigona Dragusha e lumtur për suksesin!
Përcjellësja e dytë e Miss Univers 2009, Marigona Dragusha, është kthyer sot në Prishtinë, ku është pritur me tupana në Aeroportin e Prishtinës, një pritje kjo e organizuar nga familja e saj. “Normalisht që ndihem e befasuar për këtë arritje në këtë eveniment”, ka thënë Dragusha më të ardhur në Prishtinë, sonte në orën 19:25 . Miss Kosova 2009 , arriti që të jetë përcjellësja e dyte në Miss Univers, duke qenë kosovarja e parë që ka arritur sukses në këtë garë bukurie. “Po ashtu, kam nënshkruar edhe kontratë me Donald Trump, konkretisht për agjencinë modës ‘Trump Model’”, tha Marigona e cila qartë dukej e lodhur nga udhëtimi i gjatë nga New York-u në Kosovë. Ndërkaq, Policia e Kosovës, në shenjë respekti ka përcjell bukuroshen kosovare për në shtëpinë e saj, ku momentalisht është organizuar një koktej rasti. Nesër, po ashtu, pritet edhe një konferencë për shtyp e Marigonës në ora 11:00 në hotel Grand.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4373