Ku gabojnë Tomas Brey dhe DPA
Nga Valon Kurtishi

Intervista e paradokohshme e kryeministrit Berisha, ku ai në terma shumë evazivë u shpreh për një bashkim të mundshëm doganor, kulturor dhe tërësisht në frymë dhe konform praktikave europiane të Shqipërise dhe Kosovës, iu dha publicitet i madh në disa media të rëndësishme ndërkombëtare. Në mesin e tyre me një analizë u paraqit edhe DPA (Deutsche Presse-Agentur). Gazetari i kësaj agjencie prestigjioze ndërkombëtare, Tomas Brey, në një shkrim të tijin me titull, Ideja e Shqipërisë së madhe has në rezistencë, përpiqet ta zbërthejë arsyen e këtyre sirenave alarmuese. Megjithë përpjekjen dashamirëse, shkrimi është i mbushur tërësisht me insinuata të çuditshme si dhe me fakte jo të sakta, të cilat nuk guxon ti shkruajë një gazetar i rangut të tillë si zotëria në fjalë. Që në hyrje të tekstit të tij, zoti Brey dhe Dpa e kanë formuluar lajmin shumë gabimisht duke u dhënë shkas një numri të keqkuptimeve që burojnë nga shkrime të kësaj natyre. Duke dashur të kontribohet në zbardhjen e këtyre keqkuptimeve ne përpiluam një shkrim reagues ku do të përmirësojmë resht pas reshti të pavërtetat dhe gabimet e tekstit në fjalë.

- Njësi të përforcuara të policisë së Kosovës dhe policisë ndërkombëtare u përpoqën të ndalonin sulmet e ekstremistëve serbë të cilët i sulmuan me gurë punëtorët shqiptarë në një kantier ndërtimi në lagjen Kroi i vitakut . Këta punëtorë ishin duke rindërtuar shtëpitë e shkatërruara të shqiptarëve vendës të dëbuar që më 1999 nga kjo pjesë e bllokuar e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Ndërtimi i shtëpive dhe kthimi i gjithë të zhvendosurve në shtëpitë e tyre pa marë parasysh përkatësinë e tyre etnike është qëllim kryesor i Qeverisë së Kosovës, Unmik-ut, Eulex-it, Bashkimit Europian, OKB-së dhe supozohet edhe Republikës së Sërbisë.

- Edhe në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë, shoqëria civile protestoi kundër nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit të një misioni ndërkombëtar i instaluar përkohësisht në një shtet të pavarur, me MPB e një shteti tjetër fqinj (!!!). Shkak për këto protesta të drejta e shumë të ligjshme ishte veprimi i tillë i paprecedentë në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Të drejtën për të nënshkruar protokolle të tilla në një shtet sovran dhe të pavarur e ka vetëm qeveria e vendit në fjalë. Në këtë kuadër, përgjegjëse për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla në fushën e sigurisë në Kosovë, është vetëm MPB e Kosovës dhe jo misioni ndërkombëtar i Eulex-it.

- Shkak për këto ndodhi nuk është aspak një diskutim në lidhje me bashkimin e mundshëm të shqiptarëve, sepse diskutime të tilla bëhen tërë kohën nga eksponentë të ndryshëm qoftë qeveritarë ose opozitarë, të sferës akademike ose të fushave tjera në gjithë hapësirën e banuar me shqiptarë në Ballkan. Shkak për këto protesta ishte mohimi i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për tu kthyer në shtëpitë e tyre në ato zona të bllokuara të Mitrovicës dhe pakënaqësia e gjerë në shkallë popullore nga misioni Eulex i cili përpiqet të shpallet shtet në shtet duke anashkaluar organet shtetërore legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës. Si arsye tjera për këto protesta janë edhe pakënaqësia e madhe popullore si mungesë e seriozitetit të BE në lidhje me statusin e Kosoves si dhe disa veprime tjera abnormale të këtij Unioni demokratik., p.sh, heqjen e vizave për Sërbinë dhe lënien në fuqi të murit të vizave për Kosovën.

- Shefi i qeverisë në Shqipërinë fqinje nuk ka zbuluar asgjë të re apo nuk ka deklaruar asgjë senzacionale në këtë drejtim. Ai e ka shprehur publikisht idenë shumë nobël për mundësinë e heqjes së kontrolleve kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto kontrolle në Europën e Thomas Brey-it janë hequr që në vitin 1992, me Marrëveshjen e Mashtrihtit. Këtë e ka kërkuar dhe kryeministri shqiptar Berisha. Edhe politikën e përbashkët doganore dhe ekonomike në përgjithësi të parat e kanë aplikuar shtetet e Europës, shtetas i ndonjërës prej të cilave është edhe z.Tomas Brey. Kështuqë asgjë alarmante nuk ka çtë ketë në atë propozim.

- Në Serbi e cila në fillim nuk e ka pranuar as pavarësinë e Kroacisë, as atë të Sllovenisë, të Bosnjë dhe Hercegovinës, të Malit të Zi, dhe nuk e pranon tash as pavarësinë e Kosovës, këmbanat shoviniste të alarmit janë në rënie konstante që nga viti 1989. Por këto janë këmbana të dalë boje ultra radikale të nacional-shovinizmit ekstremist dhe të qarqeve më të zeza të neokolonializmit primitiv sërb. Këto këmbana duhej përkundrazi të përshpejtonin simpatitë e perëndimit për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën dhe për një integrim sa më të shpejtë në paketë të gjithë Ballkanit perëndimor në BE.

- Shtetet europiane dhe shtetet e tjera jashtë Europës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës pas intervenimit ushtarak kundër makinerisë sërbe të luftës. Sërbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sërbia është shkaktarja kryesore e destabilizimit të situatës në Kosovë dhe në rajon. Një Kosovë e vogël dhe e dobët nuk mund ti bëjë ballë një Sërbie të madhe e të fuqishme dhe me shumë aleate publikë e të fshehur ballkanikë e globalë. Për këto arsye dhe shumë të tjera, një pjesë e mirë e botës perëndimore ka filluar të ketë mirëkuptim serioz për projektin e bashkimit doganor e kulturor të Shqipërisë dhe Kosovës. Fuqizimi ekonomik i shqiptarëve sipas këtyre qarqeve do të sillte një baraspeshë të forcave, e me këtë dhe një paqe të qëndrueshme në Ballkan. Vija e kuqe është shkelur nga Serbia disa herë në dy dekadat e fundit. Perëndimi nuk ka pasur dhe as do të ketë vijë të kuqe për bashkimin e shteteve sepse vetë perëndimi është duke shkuar drejt një modeli mbishtetëror të bashkimit të më shumë shteteteve në një Union më të madh, më të fuqishëm dhe më kompetitiv në skenën globale. Nëse gjithë struktura si një dhe e tërë shkon drejt bashkimit , është absurde dhe jologjike që pjesët e saj përbërëse të shkojnë drejt kufizimit, dezintegrimit apo copëtimit.

- Çështja shqiptare prej më shumë se 100 vitesh mbahet peng nga interesat kolonialiste dhe të padrejta të shteteve ballkanike dhe u rishfaq me forcë në rend dite me rënien e perandorive sllavo-komuniste të ish-BRSS dhe ish-RSFJ. Reth 8 milionë shqiptarë në Ballkan jetojnë të ndarë në 6 shtete. Në Shqipëri jetojnë 4.2 milionë, në Kosovë 2.2 milionë, në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë jetojnë mbi 800.000 mijë, në Mal të zi reth 100.000 mijë, në Sërbi reth 100.000 mijë të tjerë dhe në Greqi 1.5 milionë.

- Në jug të Sërbisë si dhe çdokund ku jetojnë shqiptarë autoktonë në Ballkan jashtë Republikës së Shqipërisë, dhuna kundër gjithë popullatës shqiptare nuk ka të ndaluar që nga viti 1912 e këndej. Edhe në luginën e Preshevës pati intensifikim të dhunës së zakonshme në javën e fundit. Policia speciale e Beogradit dhe njësi tjera speciale për dhunë ndaj njeriut, sulmuan edhe njëherë civilët e pafajshëm shqiptarë atje. Kjo erdhi si shkak i vënies së eksplozivëve të ndryshëm nga organe tjera të specializuara të Beogradit në këto punë, të cilat mjete eksplozive asnjëherë nuk dëmtojnë ushtarë apo policë sërbë dhe gjithmonë shpërthejnë në atë periudhe kohore kur në Kosovë ndodh diçka e rëndësishme me çështjen e saj. Është interesante si nuk vritet ndonjë polic serb nga këto shpërthime dhe si njësitë e specializuara të Beogradit nuk arrijnë të zbulojnë në asnjë rast të vetëm kryerësit e akteve të tilla.

- Gjatë 20 viteve të shkuara si pasojë e dezekulibrave ndërkombëtare pas rënies së komunizmit, të gjitha zonat shqiptare u gendën nën sulme të egra gjenocidale të pushtuesve të ndryshëm. Në Kosovë, bombardimet e SHBA dhe Anglisë ndaluan holokaustin e parë në Europë pas luftës e dytë botërore që e ndërmori Sërbia ndaj shqiptarëve të atjeshëm. Në IRJM u desh intervenimi i NATO që ti shpë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21955. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21955