Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Tragjedi në Ohër: Përmbytet anija, 19 të vdekur
Zhytesit nxjerin kufomat nga liqeni, Foto: MIA
Nje tragjedi e rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne liqenin e Ohrit. Anija turistike “Ilinden” eshte fundosur papritur rreth 200 metra nga bregu i liqenit dhe behet fjale per rreth 17 persona qe kane humbur jeten. Shkaqet e mbytjes se anijes nuk dihen ende, nderkohe qe behet e ditur se anija ishte rreth 60-vjecare. Behet e ditur se ne anije ndodheshin rreth 50 turiste bullgare. Ne vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e shpetimit per te nxjerr turistet e mbijetuar. Nderkaq agjencite bullgare citojne kapitenin e anijes “Kristina” e cila ka nxjerr rreth 15 trupa. Vasko Janevski tregon per Focus News Agency se anija e tij, gjithashtu me turiste, ndodhej rreth 2 kilomtera larg vendit te aksidentit. Ne ndihme kane ardhur dhe anijet “Galeb” dhe “Aleksandrija”. Aksidenti tragjik ka ndodhur mengjesin e sotem rreth ores 10:20, 200 metra larg bregut, ne pjesen lindore te liqenit, nje nga me te thellet ne Evrope. Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar nje zyrtar maqedonas, thote se ne anije ndodheshin turiste bullgare, por mund te kete pasur edhe disa serbe.
Behet e ditur se ne vendin e ngjarjes ka mberritur vetem 20 minuta me vone Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski, ndersa rreth ores 12:00 kane mberritur me helikopter Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, Ministri i Shendetesise Bujar Osmani, Ministri i Transporteve Mile Janakievski dhe presidenti Gjorgje Ivanov. Nderkohe dita e neserme eshte shpallur dite zie per te dy vendet, Bullgarine dhe Maqedonine. Kryeministri bullgar Borisov ka pasur nje lidhje telefonike me homologun e tij maqedonas, Gruevski ku eshte informuar per ngjarjen, nderkohe qe ka nisur drejt Maqedonise dhe helikoptere per te transportuar te mbijetuarit.
Agjencia bullgare Sofia News Agency citon ministrin e brendshem bullgar, Cvetanov i cili ben te ditur se jane identifikuar 6 nga 17 viktimat e tragjedise se Ohrit. Agjencia thote se anija “Ilinden” kishte kapacitet transporti per 43 persona, nderkohe qe ne anije sipas kesaj agjencie, ishin 53.
Alsat/Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22231. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22231
Kung Fu murgesha tërheq tetë automjete me flokë Kung Fu murgesha tërheq tetë automjete me flokë
Zhang Ting Tang me fuqinë e flokëve të saj, ka tërhequr tetë automjete në largësi prej 30 metrash nga njëri-tjetri në qytetin kinez Kaifeng. Ndryshe ajo është mjeshtre e artit luftarak Kung Fu dhe ka pasur qëllim që automjetet ti tërheqë në 100 metra në këtë gjë nuk ka arritur, por megjithatë ka deklaruar se nuk është aspak e dëshpëruar me rezultatin. Ting Tang ka 52 vjet dhe për aftësitë e saj Kung Fu i falënderohet më së shumti fuqisë së flokëve. I kanë shërbyer vërtet shumë për të arritur këtë rezultat. Pas këtij tentimi ajo ka qethur flokët deri në rrënjë, në mënyrë që zyrtarisht të mund të pranohet në radhën e murgeshave budiste.

www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=249

Gjumi, ende një nga misteret më të mëdha
Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë. Për të ka shumë teori. Njëra syresh sugjeron se gjumi na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme. Gjumi shpesh konsiderohet i keq për mbijetesën. Kafshët në gjumë, apo të përgjumura, janë pre lehtësisht të kapshme për grabitqarët, ndërkohë që ai është i domosdoshëm për vazhdimin e ekzistencës. Por ka edhe nga ato kafshë që mund tia dalin mbanë pa fjetur për një kohë të gjatë. Për shembull delfinët e sapolindur dhe disa lloje balenash nëna mund të kalojnë periudha të gjata pa kryer funksionin e njohur si përgjumje, që te kafshët karakterizohet nga periudha të gjata qëndrimi në një vend. Këto periudha ndonjëherë zgjasin për javë të tëra, sidomos në dimër dhe te zogjtë para emigrimit. N ë k ë t ë ra s t , zogjtë mund të kalojnë ditë të tëra duke fluturuar e duke mos u ndalur as për ndonjë pushim të shkurtër, ndërsa nxitojnë drejt destinacionit të tyre. Që këtej lind pyetja: Nëse gjumi është thelbësor për jetën e qenieve të gjalla, atëherë si është e mundur që ka kafshë apo shpendë që nuk flenë për ditë e ditë të tëra? Sipas një sondazhi të zhvilluar ndaj shumë kafshëve të ndryshme, del se kafshët mishngrënëse flenë më shumë se ato që janë edhe mishngrënëse edhe bimëngrënëse, dhe këto të fundit flenë më shumë se kafshët që ushqehen vetëm me barishte.

Kësisoj, duket se roli i gjumit ka të bëjë shumë me ekosistemin e kafshës. Një shembull është ai i lakuriqit të madh të natës, që fle 20 orë në 24 orë dhe që përbën edhe rekordin e gjumashit për gjitarët. Dikush mund të mendojë se kafshët flenë kaq gjatë për shkak të ndonjë funksioni të panjohur që ushtron gjumi mbi ta. Sipas disa shkencëtarëve, funksioni kryesor i gjumit është që të rrisë efikasitetin e kafshëve dhe të minimizojë rreziqet që i vijnë species nga mjedisi rrethues. Të gjitha speciet kanë orë të caktuara gjatë të cilave janë aktive për të kryer funksionet e ekzistencës së tyre dhe orë të tjera që i kalojnë në gjendjen e gjumit. Kështu mund të shohim specie q ë o p t i m i z o j n ë periudhat e tyre të pasivitetit në marrëdhënien që kanë ndaj ambientit që i rrethon. Kësisoj, gjumi, në rastin e kafshëve, i ndihmon ato që të përshtaten me botën përreth. Ndërkaq, në lidhje me funksionin e gjumit ka shumë teori të tjera. Njëra përfshin rolin e krijimit të lidhjeve mes qelizave të trurit dhe atë të spastrimit të atyre që janë të panevojshme. Largimin e stresit që akumulohet gjatë periudhës kur jemi zgjuar. Zgjatjen e jetës. Megjithatë gjumi nuk mund të shpjegohet përmes madhësisë së trurit, jetëgjatësisë, përmasave trupore apo variablave të tjera që janë analizuar prej vitesh, duke dhënë gjithmonë rezultate konfliktuale, apo konfuze në lidhje me gjumin. Kështu, nëse njohim masën trunore të një kafshe, nuk do të mundemi kurrsesi që të parashikojmë apo shpjegojmë kohën e tyre të gjumit, apo thellësinë e tij. Një majmun ka të njëjtën kohëzgjatje gjumi si edhe një derr. Një elefant jetëgjatë ka një nga periudhat më të shkurtra të gjumit te kafshët, ndërsa një lakuriq nate jetëshkurtër ka një nga periudhat më të gjata. Gjumi i njeriut ka shumë pika të përbashkëta me të ashtuquajturat gjendje inaktive të bimëve, mikrobeve, pra të specieve që nuk kanë një sistem nervor. Kjo është një sfidë ndaj idesë se gjumi është produkt i trurit. Gjumi nga ana tjetër konsiderohet edhe si një periudhë karikimi i energjisë dhe ruajtjeje të saj. Megjithatë këto janë vetëm disa ide në lidhje me gjumin, natyrën dhe rëndësinë e tij te qeniet e gjalla dhe veçanërisht te njeriu. Ai vazhdon të mbetet një mister i madh, edhe pse shumë shkencëtarë i janë vënë sfidës për ta çmontuar këtë mister e për të zbuluar ndoshta mekanizma të rëndësishëm të përshtatshmërisë së specieve ndaj ambientit.

Burimi : www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=252. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=252

Njeriu Merimange ngjitë kullen e Malajzisë
Alpinisti francez i njohur ndryshe si njeriu merimange per ngjitjet e tij spektakolare, ka ngjitur nje nga ndertesat me te larta te botes, ne Malajzi, ne tentativen e tij te trete.
Deshmitaret treguan se 47-vjecarit Alain Robert iu deshen me shume se dy ore per te arritur ne majen e kulles se dyte 88 kateshe te Petronas Towers.
Robert ka ngjitur ndertesat me te larta te botes pa perdorur mjete sigurie, por shume here eshte arrestuar nga policia.
Njeriu merimange e filloi ngjitjen e 452 metrave pasi kaloi pa u vene re nga agjentet e sigurise dhe arriti ne maje ne 07:30 me oren lokale.
Me te arritur atje, ai shpalosi nje flamur te Malajzise dhe ngriti duart lart ne shenje fitoreje.
Ai u ngjit duke perdorur vetem duart e tij dhe arriti ne maje aq shpejt saqe personeli i sigurise nuk e vuri re, ka deklaruar nje kameraman i mediave lokale.

Burimi : www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=257. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=257

Hidhet nga kati i 8-te, vret një kalimtar
Nje grua ne Spanje eshte hedhur nga kati i tete, por bashke me veten, ne boten e pertejme ka marre edhe nje person tjeter.
Ngjarja tragji-komike ndodhi ne Viladekans prane Barcelones ku ukrainasja 50 vjecare eshte hedhur nga pallati, duke rene mbi nje kalimtar. 50 vjecarja nuk ka vdekur menjehere por gjate rruges per ne spital ajo nuk ka rezistuar dot.
Te gjitha detajet e kesaj tragjedie i publikon gazeta El Mundo ne edicionin online. Sipas te dhenave spitalore, edhe personi i vdekur ne trotuar nuk ka nderruar menjehere jete. Mjeket kane bere gjithcka per ta mbajtur ne jete, por goditja qe ai kishte marre, ishte shume e rende.

Burimi : www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=260. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=260

Gjen 100 mijë euro dhe i kthen
Nje aksion i mire qe cudit. Yvon Woterghem, nje tregtar i ri i nje dyqani ne Meurchin, ne veri te Frances, ka gjetur ne kosh plehrash 100 mije euro dhe i ka kthyer.
Parate ndodheshin ne nje kuti biskotash dhe mund te jene hedhur pa dashur ne mbeturina.
Pronaret jane nje cift pleqsh qe me shumen, ndoshta donin te paguanin qerane e azilit.
Vajza e ciftit eshte cuditur duke deklaruar se i detyrohet te riut nje mirenjohje shume te madhe.

Burimi : www.tiranachat.com
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=264. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=264

Super700 vijnë në Prishtinë Në fillim të muajit tjetër, përkatësisht më datë 3 dhe 4 tetor në Prishtinë përfundimisht po vijnë bendi nga Gjermania, i njohur me emrin Super700. Bendi përbëhet edhe nga tri motra shqiptare, që jetojnë në Gjermani. Jo shumë të njohur në Prishtinë apo Kosovë, por tejet të njohur në Berlin.
Më në fund ata po vijnë. A jua merr mendja se për kë është fjala? Epo është bendi Super700, i cili vjen nga Berlini i Gjermanisë.
Një bend i cili për momentin, besoni apo jo, ka një emër të madh në nëntokën muzikore të këtij qyteti. Bendi është i përbërë edhe nga tri motra që kanë lindur në Kosovë. Bendi përbëhet nga Ibadete Ramadani vokal, Ilirjana backvokal dhe Albana Ramadani backvocal se bashku me Johannes Saal -- kitare, Simon Rauterberg keyboard, Michael Haves -- bas dhe Sebastian Schmidt -- drum.
Super700 pritet ti japë 2 koncerte në Prishtinë, më datë 3 dhe 4 tetorë në teatrin Oda në Prishtinë.
Në Kosovë muzika e Super700 nuk njihet shumë apo ajo dëgjohet vetëm nga një klasë e njerëzve.
Super 700 me të vërtet janë për tu dëgjuar.
Nga kritikët muzika e tyre cilësohet si inovative, e thellë, e fuqishme e pse jo edhe melankolike. Me një fillim të ngadalshëm dhe me një ngritje të lartë në pjesën kryesore. Vokalistja Ibadete Ramadani ishte prezente edhe gjatë Prishtina Jazz Fest 2008, ku pati një perfomim të mirë.
Super700 tashmë ka dalë me albumin Loves Bites (Dashuria kafshon). Pjesë e këtij albumi është edhe producenti i njohur Rob Kirwan, i cili ka punuar edhe me bendin e njohur U2 si dhe Depeche Mode.
Vetë emri i albumit vjen nga një këngë me emrin e njëjtë, mirëpo edhe kënga vjen nga një përvojë.
Shumica e këngëve të Super 700 shkruhen nga Ibadetja dhe basisti Haves, e që njihen mes vete shumë mirë. Super 700, është formuar në vitin 2003.
Për të ditur më shumë për muzikën e Supe700, klikoni në http://www.myspace.com/super700

Kënga e Super700 Here Goes The Man

Përgatiti: Milot Hasimja / Gazeta Express
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=724. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=724

Kim Kardashian gjysmë e zhveshur në Twitter Një gjë është e sigurt Kim Kardashian nuk është një vajzë që vuan nga respekti për vetën.
Para së gjithash, ka aq shumë njerëz qela saqë të dërgojnë fotografi gjysmë të zhveshura të vetvetes nëpër internet sidomos në faqet që vizitohen.
E veshur në tesha të brendshme, Kim ka postuar një foto private në faqen Twitter.
Duket se kjo foto ka kënaqur fansat e saj të cilët e kanë komentuar shumë fotografinë e Kim-it.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=719. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=719

SIDA, shumë afër zbulimi i vaksinës
Nje grua e prekur nga virusi HIV duke mare medikamentet e duhura. Foto: File
Zbulimi i pjeseve te sistemit imunitar qe sulmojne virusin e Hiv-it mund t’i hape rrugen me ne fund prodhimit te nje vaksine, qe do te mbronte njerezit nga infeksioni vdekjeprures dhe i pakurueshem, lajmerojne shkencetaret amerikane. Ata kane perdorur teknologjine e anancuar per te studiuar gjakun e 1800 personave te infektuar me virusin e Aids-it dhe identifikuan dy perberes te sistemit imunitar, te quajtur anti-trupa, qe mund ta neutralizojne hiv-in. Gjithashtu, ata gjeten nje pjese te re te virusit qe sulmohet nga keto anti-trupa, duke ofruar keshtu nje menyre te re per te projektuar nje vaksine, raporton revista “Science”. Qe prej evidentimit per here te pare te Aids-it ne fillim te viteve ‘80, me shume se 25 milione njerez ne bote kane vdekur nga virusit. Sipas vleresimeve te OBSH-se, aktualisht me shume se 33 milione persona jetojne me Hiv-Aids. Nuk ekziston asnje kure, edhe pse nje perzierje ilacesh mund te ndihmoje ne mbajtjen e virusit nen kontroll. Perpjekjet per prodhimin e nje vaksine deri tani kane deshtuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22226. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22226

Forbes: Rio De Zhaneiro qyteti më i lumtur në botë Stina e verës është në të përfunduar, por nuk është kurrë vonë për tiu kthyer magjisë së saj. Këtë e bën pikërisht një sondazh i revistës prestigjoze ekonomike Forbes që thotë se Rio De Zhaneiro është qyteti më i lumtur në botë. Rio, Perceptimi i njerëzve për qytetin Brazilian është ai i argëtimit, plazheve, adrenalinës, seksit dhe lirisë. Shumë i vërtetë po të konsiderosh që Rio organizon çdo vit Karnavalet e famshme. 2. Sidnej Australi Qyteti i Sidnejt është i famshëm për Shtëpinë e famshme të Operas, por edhe plazhet e paeksploruara. Janë këto që e identifikojnë Australinë si një komb dashamirës dhe një vend perfekt për të pushuar. 3. Barcelona, Spanjë Kulturë e gjallë, moti i ngrohtë dhe një prej skuadrave më të mira të futbollit në botë, janë faktorë fatsjellës për Barcelonën e Spanjës, që cilësohet qyteti klasik mesdhetar. 4.Amsterdam, Hollandë Ky qytet i mrekullueshëm është metropoli i Hollandës, aty ku lumturia është me bollëk sidomos nëse e mbjell. Sipas Forbes një prej arsyeve që Amsterdami është renditur në vendin e 4 është që njerëzit janë gjithnjë të dehur, nga seksi droga dhe rrok and rolli. 5. Melbourn, Australi Qyteti i 2 i Australisë, është një kryeqendër e artit dhe arsimit, por megjithatë për të intervistuarit përderisa është në Australi, Melburni duhet patjetër të jetë një vend argëtues. 6. Madrid, Spanjë Kryeqyteti spanjoll futet në listë falë kulturës së larmishme dhe standartit të lartë të jetesës. Spanjollët konsiderohen si njerëz shumë të lumtur në këtë qytet. 7. San Francisco Metropoli amerikan San Francisko perceptohet nga të huajt si qyteti ku mund të argëtohesh më shumë. Nga ana tjetër shoqërohet me atë që njihet si krenaria e homoseksualëve. Nëse je kundra tyre atëherë nuk duhet të shkosh në San Francisko. 8 Roma, Itali Historia e lashtë takohet me sofistikimin modern në qytetin italian dhe gjithë bota e dashuron Romën për këtë. Njerëzit mendojnë që në Itali mund të jesh plot stil dhe i lumtur sepse italianët perceptohen kështu. 9. Paris, Francë Paris, je t’aime! Të gjithë e thonë këtë. Parisi në fund të fundit është qyteti më i adhuruar i planetit. Njerëzit ngelen pa fjalë kur shkojnë në Paris e si rrjedhojë e shoqërojnë këtë ndjenjë me lumturinë. 10. Buenos Aires, Argentina Qyteti më i madh i Argjentinës, Buenos Aires ëndërrohet nga banorët e globit si një version i ngjashëm i Rios, një qytet që përcejll nxehtësi, energji pozitive dhe plot passion
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22221

Forbes: Rio De Zhaneiro qyteti më i lumtur në botë Stina e verës është në të përfunduar, por nuk është kurrë vonë për tiu kthyer magjisë së saj. Këtë e bën pikërisht një sondazh i revistës prestigjoze ekonomike Forbes që thotë se Rio De Zhaneiro është qyteti më i lumtur në botë. Rio, Perceptimi i njerëzve për qytetin Brazilian është ai i argëtimit, plazheve, adrenalinës, seksit dhe lirisë. Shumë i vërtetë po të konsiderosh që Rio organizon çdo vit Karnavalet e famshme. 2. Sidnej Australi Qyteti i Sidnejt është i famshëm për Shtëpinë e famshme të Operas, por edhe plazhet e paeksploruara. Janë këto që e identifikojnë Australinë si një komb dashamirës dhe një vend perfekt për të pushuar. 3. Barcelona, Spanjë Kulturë e gjallë, moti i ngrohtë dhe një prej skuadrave më të mira të futbollit në botë, janë faktorë fatsjellës për Barcelonën e Spanjës, që cilësohet qyteti klasik mesdhetar. 4.Amsterdam, Hollandë Ky qytet i mrekullueshëm është metropoli i Hollandës, aty ku lumturia është me bollëk sidomos nëse e mbjell. Sipas Forbes një prej arsyeve që Amsterdami është renditur në vendin e 4 është që njerëzit janë gjithnjë të dehur, nga seksi droga dhe rrok and rolli. 5. Melbourn, Australi Qyteti i 2 i Australisë, është një kryeqendër e artit dhe arsimit, por megjithatë për të intervistuarit përderisa është në Australi, Melburni duhet patjetër të jetë një vend argëtues. 6. Madrid, Spanjë Kryeqyteti spanjoll futet në listë falë kulturës së larmishme dhe standartit të lartë të jetesës. Spanjollët konsiderohen si njerëz shumë të lumtur në këtë qytet. 7. San Francisco Metropoli amerikan San Francisko perceptohet nga të huajt si qyteti ku mund të argëtohesh më shumë. Nga ana tjetër shoqërohet me atë që njihet si krenaria e homoseksualëve. Nëse je kundra tyre atëherë nuk duhet të shkosh në San Francisko. 8 Roma, Itali Historia e lashtë takohet me sofistikimin modern në qytetin italian dhe gjithë bota e dashuron Romën për këtë. Njerëzit mendojnë që në Itali mund të jesh plot stil dhe i lumtur sepse italianët perceptohen kështu. 9. Paris, Francë Paris, je t’aime! Të gjithë e thonë këtë. Parisi në fund të fundit është qyteti më i adhuruar i planetit. Njerëzit ngelen pa fjalë kur shkojnë në Paris e si rrjedhojë e shoqërojnë këtë ndjenjë me lumturinë. 10. Buenos Aires, Argentina Qyteti më i madh i Argjentinës, Buenos Aires ëndërrohet nga banorët e globit si një version i ngjashëm i Rios, një qytet që përcejll nxehtësi, energji pozitive dhe plot passion
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22221

Xhihadi fiton në gjyq Berlin - Gjykata supreme në Berlin solli vendimin: Fëmijët në Gjermani mund të pagëzohen me emrin Xhihad. Procesi gjyqësor 3-vjeçar përfundoi në favor të 49-vjeçarit egjyptianit nga Gjermania, Reda Seyam, të cilit i ishte mohuar e drejta nga ana e autoriteteve gjermane të pagëzojë djalin e tij me emrin Xhihad. Sipas autoriteteve të Berlinit, emri Xhihad (Luftë e shenjtë) paraqet rrezik dhe problem për fëmijën, sepse që nga 11 shtatori i vitit 2001 ky term ka marrë një konotacion të fortë negativ. Procesi, i cili ka kaluar prej njërës në instancën tjetër gjyqësore, përfundoi pas 3 vjetëve, sepse, me arsyetimin se termi Xhihad përveç që është fjalë arabe, është edhe emër i përhapur mashkullor i cili nënkupton obligimin e muslimanit të angazhohet në përhapjen intelektuale dhe sociale të besimit, e nuk ka të bëjë me terrorizëm. Reda Seyam, i cili ne Gjermani njihet si fanatik musliman, do të duhet së shpejti sërisht të përgjigjet në gjyq, sepse Prokuroria e Minhenit e akuzon për formim të një shoqate kriminale dhe përhapje të shkrimeve kryengritëse. Njëherit dyshohet edhe si organizator i bombardimeve të vitit 2001 në Bali.
Linda J.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22218

Moska në të ardhmen pa dëborë?! Moskë - Imazhi piktoresk i dëborës në Sheshin e Kuq në Moskë, si duket, së shpejti do ti mungojë Moskës krejtësisht. Kryetari i këtij qytetit, Yuri Luzhkov, dëshiron të zhdukë çdo dëborë nga kryeqyteti rus. Pse mos ta mbajmë dëborën jashtë kufijve të qytetit tonë?, citonin të enjten disa gazeta ditore kryetarin e Moskës, i cili njihet si tifoz i madh i ndikimit të mikro-klimës. Saherë që në Moskë të paraqiten re dëbore, do të duhet thjeshtë të dëbohen.
“Për fushat rreth qytetit do të thoshte më shumë ujë dhe me këtë një korrje më e begatshme – ndërsa për ne, më pak borë,” tha Luzhkov për idenë e tij. Qyteti do të kursente jashtzakonisht shumë. Së fundi, dëbimi i dëborës kushton qytetit 3 herë më pak sesa pastrimi i rrugëve nga ajo, shtoi ai.
Tashmë e ca kohë, në Moskë e parasegjithash gjatë festave të mëdha, ndikohet moti në mënyrë artificiale duke siguruar një qiell të pastërt pa re për këtë qëllim përdoren aeroplanë dhe lëndë kimike, përkujtoi kryetari.
Linda. J
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22215

Kaka: Mesi është më i miri në botë Braziliani në radhët e Milanit, Rikardo Leite Kaka është optimist se do të jetë sërish futbollisti më i mirë në botë, por e pranon faktin se aktualisht më i miri është argjentinasi Lionel Mesi. Leo është futbollist që e bën diferencën në fushë, ka thënë Kaka dy ditë para ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010, duke shtuar: Do të votoja për të gjitha ato që ka bërë gjatë një viti, duke udhëhequr Barcelonën drejt tre trofeve në edicionin e kaluar. Qëllimi im është që përsëri të fitoj këtë trofe. Ndeshja kundër Argjentinës për Kakanë do të jetë e 70-ta për kombëtaren e tij dhe nëse shënon gol, do të barazohet me Romarion dhe Zikon, me nga 11 gola në kualifikimet për Botëror. Do të ishte fantastike që golin e 11-të ta shënojë kundër Argjentinës, por janë edhe katër ndeshje tjera dhe besoj se do të arrij të ndajë vendin e parë, që do të ishte sukses i madh, duke marrë parasysh se unë nuk jam sulmues klasik.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22208. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22208

Kapelo në Angli, deri në vitin 2012 Fabio Kapelo do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses së Anglisë deri në përfundim të kontratës së tij, në vitin 2012. Kjo u bë e ditur nga vetë trajneri italian, i cili u shpreh i gatshëm të respektojë kontratën deri në fund. Me këto deklarata, Kapelo hedh poshtë zërat e ditëve të fundit, sipas të cilave tekniku do të largohej nga kombëtarja pas Botërorit të Afrikës së Jugut në vitin 2010.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22211. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22211
Top