11 shtator 2001 11 shtator 2009
Nga Valon Kurtishi

Para plot tetë vitesh, më 11 shtator 2001, ndodhi një akt terrorist i cili ndryshoi shumëçka në marrëdhëniet e përgjithshme në shkallë globale. Analistë të tjerë jo të paktë në numër aktit të sipërcituar terorist ia atribuojnë edhe ndryshimin e plotë e të tërësishëm të raporteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një numër i vëzhguesve të tjerë janë më të matur në këtë drejtim. Megjithatë, të gjithë pajtohen plotësisht në një pikë të vetme: Që bota e sotme nuk është më e njëjtë me atë të para 11 shtatorit 2001. Akti antinjerëzor në fjalë ishtë një nga ato momentet e veçanta historike të cilët kanë forcën magjike të ndryshojnë rjedhën e historisë.

1. Sulmi terrorist

E gjitha filloi në mëngjesin e 11 shatorit të vitit 2001 kur ngjashëm si në filmat horrorë gjithë bota pa në televizor një aeroplan tek përplasej në një gradaçelë tipike amerikane në Nju Jork. Pas pak çastesh skena e njëjtë u përsërit. Më vonë u lajmërua për një sulm të ngjashëm vetëvrasës edhe kundër Pentagonit në Uashington. Një sulm tjetër kishte ndodhur ndërkohë edhe me një aeroplan të katërt të cilin pasagjerët në një përpjekje të dëshpëruar e kishin rrëzuar diku në fushat e Pensilvanisë duke vrarë veten bashkë me kidnapuesit e tyre. Në më pak se disa orë territori amerikan ishte goditur më rëndë se kurrë në historinë e tij. Viktimat civile bashkë me 19 kidnapuesit ishin reth 2967 vetë që vinin nga mbi 90 shtete të ndryshme. Pentagoni nga ana tjetër humbi 55 vetë nga personeli i tij ushtarak.

Duke qenë një sulm i përmasave të këtilla, organet e zbulimit amerikan si dhe agjenci të caktuara europiane u përpoqën ta zbulojnë sa më shpejt autorët e këtij akti barbar. Brenda disa orëve si dhe gjatë ditëve në vazhdim agjencitë e specializuara dhanë informatat e para që çonin në mënyrë të pakundërshtueshme tek rjeti terrorist ndërkombëtar i quajtur Al Kaeda, me udhëheqës shtetasin saudit Osama Bin Laden. Ky i fundit e pranoi publikisht përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit në vitin 2004 në një nga deklaratat e tij të incizuara që i emiton televizioni satelitor arab Al Xhazira.

Fillesat e kësaj organizate terroriste ndërkombëtare janë në luftën çlirimtare të popullit afgan kundër okupimit sovjetik. Në luftën e gjatë dhe heroike të popullit afgan, përveç forcave patriotike vendore dhe shteteve demokratike, në fillimvitet 80-të kyçen edhe forca islamike radikale nga vende të tjera. Lideri i tyre shpirtëror brenda një kohe të shkurtër bëhet një saudit ri me emrin Osama bin Laden. Me rënien e sistemit komunist rjeti i organizatave të xhihadit islamik forcohet gjithjë e më tepër dhe bëhet ndërkombëtar. Ndryshon edhe armiku. Në vend të komunizmit ateist tani si pengesë kryesore për islamin radikal shikohet imperializmi amerikan dhe sionizmi izraelit. Megjithatë, duket se frymëzimi i vërtetë i Al Kaidës nuk është islami burimor si fe paqësore dhe tolerante, si një nga tre fetë e mëdha monoteiste. Shihet qartë edhe nga deklaratat e lëshuara prej tyre të ashtuquajtuarat Fatwa, se qëllimi primar i këtyre grupimeve ekstremiste është mbrojtja e interesave kombëtare të popujve arabë kundër intervencave të faktorit perëndimor atje. Në një mënyrë, këto organizata radikale keqpërdorin fenë islame për qëllime nacionaliste arabe, siç edhe e tregon vetë aktiviteti i tyre. Qëllime të deklaruara publike të këtyre rjeteve terroriste janë lufta kundër qeverive properëndimore të disa shteteve arabe; ndihmë regjimit të Sadam Huseinit si në luftën e parë ashtu edhe në luftën e dytë të Gjirit; eksportimi i një islami radikal të përzier me politikë në pjesë tjera të botës; presion ushtarak për tërheqjen e Izraelit nga Libani; përpjekja që me dhunë të armatosur të themelohet shteti i pavarur palestinez dhe mundësisht të shkatërohet ai Izraelit; kërkesa e vazhdueshme për tërheqjen e trupave amerikane nga territori saudit; refuzimi i kulturës apo mënyrës perëndimore të jetesës, etj.

2. Reagimi amerikan

Në Shba nga ana tjetër, sulmet patën një efekt elektrizues shoqëror. Amerikanëve të thjeshtë u erdhi në pragun e derës lufta me skenat e tmershme të saj. Kurrë më parë nuk ishte bombarduar një qytet amerikan. Përgjigja e administratës Bush ishte e menjëhershme dhe e gjithanshme. Në fillim u ndërmor një reformë e forcave të sigurisë duke i bashkuar ato në një strukturë të re të quajtur Departamenti i Sigurisë së atdheut(Department of Homeland Security). Më vonë u miratua edhe një akt i sigurisë i cili lejonte përgjimet e ndryshme të telefonave dhe llojeve tjera të komunikimit mes personave. Në këtë pikë pati kritika të shumta nga organizatat e të drejtave të njeriut në lidhje me mundësinë e keqpërdorimit të këtyre autorizimeve të zgjeruara dhënë shërbimeve të ndryshme të intelegjencës.

Më vonë, administrata Bush miratoi në bashkëpunim të plotë me Kongresin edhe strategjinë e re të parandalimit e cila u kërkon agjencive të sigurimit që me goditje ushtarake apo tjera të parandalojnë sulme të mundshme terroriste në të ardhmen. Këto sulme mund të ndërmeren edhe jashtë territorit amerikan. Kjo ngriti nga ana tjetër çështjen e pajtueshmërisë së kësaj strategjie me parimin e sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare, apo parimin e integritetit territorial sipas të cilit nuk mund të ndërhyhet në punët e brendshme të shteteve të veçanta.

Duke aplikuar në praktikë strategjinë e re, si dhe duke pasur parasysh prezencën e vërtetuar të organizatës teroriste Al Kaida dhe të vetë Bin Ladenit në Afganistan , Shba-të dhe koalicioni i NATO-s ndërmorën sulme të armatosura për largimin e talebanëve fundamentalistë nga pushteti në këtë vend, si dhe për kapjen e planifikuesve të sulmeve të 11 shtatorit. Operacioni i koduar me emrin Enduring Freedom, filloi më 7 tetor 2001. Më vonë këtij operacioni iu bashkangjit edhe misoni ISAF i miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB, për stabilizimin e gjendjes dhe ndërtimin e një Afganistani të lirë e demokratik. Operacioni zgjat akoma sot ndërsa personi kryesor në kërkim, Bin Laden akoma është në liri. Talebanët janë rëzuar nga pushteti dhe Afganistani shkon drejt një stabiliteti gjithnjë në ritje.

Si pasojë jo e drejtpërdrejtë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit erdhi edhe intervenimi tjetër ushtarak në Irak. Forca të mëdha amerikane dhe britanike sulmuan më 20 mars 2003 Republikën e Irakut nën sundimin despotik të Sadam Huseinit. Ishte sulmi i dytë dhe përfundimtar pas atij të parit nga 2 gushti 1990 që zgjati deri më 28 shkurt 1991, dhe nuk u finalizua me largimin e këtij diktatori nga pushteti. Shkak i sulmit ishte posedimi nga ana e Irakut i armëve të shkatërimit në masë të cilat paraqisnin rezik real dhe serioz për interesat kombëtare të Shba-ve, aleatëve të saj si dhe botës demokratike. Një arsye tjetër e sulmit ishte mundësia e mbështetjes së Al Kaidës nga regjimi irakian. Shërbimet amerikane të intelegjencës që moti kanë dhënë fakte të bashkëpunimit të këtij regjimi me qarqe të ndryshme fundamentaliste në mbarë botën. Pas rëzimit të pushtetit tiranik më 2005 u formua qeveria irakene, kurse në fjalimin e tij të 27 shkurtit 2009, presidenti Obama bëri publik faktin që operacionet ushatarake amerikane në Irak do të marin fund më 31 gusht 2010, kurse një forcë policore kalimtare amerikane mund të qëndrojë në ndihmë të forcave irakiane të sigurisë deri në fundin e vitit 2011.

Një çështje e cila rihyri fuqishëm në skenë pas vitit 2001 është edhe themelimi i shtetit Palestinez. Pas 11 shtatorit u vërejt qartë një tendencë e re në politikën e jashtme amerikane për të hequr përfundimisht nga rendi i ditës konfliktin arabo-izraelit. Iniciativat e fundit paqësore të administratës Obama duket se do mbyllin përgjithmonë dhe me sukses çështjen në fjalë. M
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22327. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22327