Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Situatat që i bëjnë meshkujtë të cmenden pas femrave
Jeni të ftuar në një festë dhe nuk dini si të hyni në bisedë me njerëzit që ju rrethojnë? Do të donit që dikush ta kuptonte pëlqimin tuaj? Ja disa hapa efikasë për të realizuar ëndrrën tuaj
Një batutë? Funksionon. Kjo do të ishte sa për të thyer akullin. Për të vazhduar më tej, mjafton një shëtitje në një park ose vajtja në një lokal. Joshja mund të realizohet kudo, mjafton që të ketë tërheqje. Por edhe kjo fushë, si gjithë të tjerat, ka truket e veta për të rezultuar të suksesshëm. Janë truke shkencore, të studiuara mirë, të cilat vënë në punë mekanizmin e tërheqjes. Duke filluar nga hapi i parë që është biseda

Mesazhi është hapi i parë i cili të bën të vazhdosh ose të ndalosh nëse e kupton se tjetri nuk është i interesuar. Fillimisht, ai që flet është trupi. Një psikologe ka studiuar sjelljet flirtuese të bëra nga gratë dhe reagimin që meshkujt kanë pasur kundrejt këtyre ngacmimeve. Ajo ka vërejtur 52 sinjale trupore të cilat janë lëshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi. Janë hapa që fillimisht nisen nga gratë, e më pas japin mesazhin fillestar. Nëse ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjetër, atëherë nis loja e shikimeve dhe e fjalëve me zë të ulët, shpjegon më tej ajo. Këta janë hapa shumë të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes mashkullore. Në fakt, gratë që lëshojnë më tepër sinjale interesi, kanë më shumë mundësi për tu afruar me seksin tjetër. Të njëjtin shans kanë edhe meshkujt, por sigurisht që duhet të jenë më të sofistikuar, vazhdon ajo. Testi që vlerëson sjelljen e bërë nga burrat dhe gratë, tregon se meshkujt kanë tendencën ti vlerësojnë sinjalet pozitive si mesazhe interesimi më shumë se refuzimi. Në fakt, është thelbësore aftësia për të kuptuar reagimet e tjetrit, nënvizon psikologia. Kjo lejon që të përqendrohesh në atë që të lëshon sinjale pozitive, duke anashkaluar atë që nuk tregon interes.
Kontakti i parë mund të kalojë mes një loje shikimesh. Një shikim i shpejtë, i shkujdesur, duke hequr sytë e duke e shikuar përsëri, është një sinjal i fortë joshjeje: tregon interes dhe tërheq vëmendjen e tjetrit, por shpesh herë ka kuptim të dyfishtë dhe nuk shpreh pikërisht atë që do doje të transmetoje, shpjegon më tej psikologia. Më pas mund të ketë edhe një shkëmbim shikimesh, ku ato janë më të zgjatura dhe më të thella: një shikim pak më i zgjatur mund të thotë shumë dhe të transmetojë dëshirë për afrim.
Personi që duam, na ka parë, por si tia bëjmë që të hymë në bisedë? Është e kotë ta torturoni veten për të kërkuar diçka të bukur për të nisur bisedën. Një frazë neutrale do të ishte shumë e zgjedhur, sepse edhe tjetri do ta ketë më të lehtë që ta vazhdojë bashkëbisedimin. Gjithçka mund të nisë me një koment për ambientin, për muzikën apo ushqimin. Në këtë mënyrë akulli thyhet shumë thjesht. Nëse personi tjetër është i interesuar, do vazhdojë ta zgjasë bisedën, nënvizon psikologia. Mund të tentohet me një pyetje në lidhje me atë çka bën. Nëse përgjigjja që jep është e mbyllur dhe më pas bën një pyetje tjetër, atëherë kjo është një shenjë e mirë.
Një nga recetat për të bërë për vete një mashkull është e thjeshtë dhe efikase: të flasësh dhe ta shikosh në sy. Psikologu Arthur Aron, në Universitetin e Nju Jorkut, që prej shumë kohësh studion mekanizmat e dashurisë, ka testuar se cilët faktorë favorizojnë intimitetin dhe tërheqjen. Në një eksperiment, çifte të panjohur duhet të flisnin për tema shumë personale dhe më pas të shiheshin me kujdes në sy. Rezultati? Pjesëmarrësit treguan se ndjeheshin të tërhequr dhe të afërt me shoqëruesin me të cilin bënin testin. Të ndash informacione personale me dikë tjetër, duke evituar detajet private për të shmangur shqetësimin, rrit intimitetin, shpjegon Aron. Ta shikosh personin që ke përballë në sy ndërsa bisedon, krijon një lidhje shumë direkte dhe të thellë. Dhe jo vetëm kaq. Një shikim tepër i zgjatur nuk duhet bërë, sepse tjetri e kupton si një sfidë, tregon ai. Në Universitetin e Londrës është realizuar një eksperiment, ku pjesëmarrësve u janë treguar foto të njerëzve të ndryshëm. Në këto foto shikimi i disave ishte i drejtpërdrejtë dhe në disa të tjera shikimi i tyre ishte kuturu. Sigurisht që grupi i fotove të para u pëlqye më shumë nga pjesëmarrësit. Pra shikimi është tipari më i rëndësishëm i joshjes, sidomos kur jemi në fazat e para. Mekanizma analoge vazhdojnë që të shtohen në lojën e dashurisë. Aron dhe një grup shkencëtarësh amerikanë kanë vënë re se kur u tregonin të dashuruarve fotografinë e të dashurit/dashurës, në trurin e tyre rritej aktiviteti i motivimit dhe përqendrimi në një objektiv të caktuar. Ja pse kur jemi të dashuruar kërkojmë që të shohim shumë shpesh personin e zemrës, për të qenë më mirë nga kjo eksperiencë e mrekullueshme, thotë Aron.
Ja një tjetër truk i vogël, por shumë efikas: shikojeni personin që ju pëlqen drejt e në sy për 10 sekonda në formën e germës A. Pra që shikimi të zgjatet dhe më pas shikoni diku tjetër. Është një mesazh shumë pozitiv.
Ti besosh tjetrit diçka personale, rrit intimitetin. Por është e ndaluar që të kaloni gjithë mbrëmjen duke folur për veten, sepse dukeni agresivë dhe nuk i jepni hapësirë tjetrit. Më mirë tregoni që dini të dëgjoni me shumë interes. Dëgjojini edhe problemet e tjetrit. Ndalojeni bisedën nëse tjetri e ul ritmin dhe ju shikon në sy. Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë. Kush e merr, ndjehet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok, nënvizon psikologia. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë se ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni.
Batutat me humor shërbejnë pozitivisht dhe kjo është e provuar shkencërisht. Nga rezultatet e një studimi të bërë prej një universiteti të Kanadasë tregohet se femrat dëshirojnë meshkujt e qeshur dhe gazmorë, ndërsa për meshkujt preferohen ato femra të cilat qeshin me batutat e tyre. Pjesëmarrësve të një eksperimenti iu kërkua që të zgjidhnin një partner mes dy personave të ndryshëm, njërit me sens humori dhe tjetrit që e vlerësonte humorin. Në më shumë se 60 për qind të rasteve gratë zgjodhën tipin simpatik, ndërsa meshkujt vlerësonin partneren e cila çmonte ironinë e tyre. Në një tjetër test, vajza dhe djem duhej të vlerësonin persona të seksit të kundërt. Ata kishin një foto dhe ajo ishte prezantuar si një nga frazat e tyre: një batutë dhe një pohim normal. Femrat menduan se partneri i tyre më i mirë i mundshëm ishte ai i cili kishte shkruar diçka humoristike.
Nëse qeshni të dy bashkë për diçka të caktuar, atëherë edhe kjo gjë ju bën më të afrueshëm. Arthur Aron ka treguar se të ndani eksperienca të gëzuara rrit intimitetin për ata që takohen për herë të parë. Qeshja largon tensionin e takimit të parë me një të panjohur. Kjo bën që tjetri të fitojë më tepër konfidenca, tregon Aron.
Mundet që personin e dashur ta bëni për vete edhe me diçka të shpejtë dhe të bukur. Duke i kërkuar, për shembull, një xhiro në lojërat e Luna Parkut (malet ruse), apo nëse jeni në plazh, do të ishte shumë mirë nëse do ti kërkonit të bënit sërf bashkë. Është shpjeguar shkencërisht se takimi me dikë që është në një gjendje emocionale të caktuar, për shembull pasi ka provuar frikën, rrit probabilitetin për tu tërhequr nga tjetri nëse ky i fundit i përshtatet me tipin tuaj, përfundon Aron.
Burimi: www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=316

Gjykatësi burgos audiencën për zilen e celularit
Një gjykatës amerikan ka burgosur të gjithë audiencën e një salle gjyqi. Gjykatësi, Robert Restaino po drejtonte një çështje rreth dhunës familjare në qytetin Ujëvara e Niagarës, raporton BBC-ja, kur dëgjon zilen e një telefoni celular dhe acarohet. Të gjithë ju që jeni këtu do të shkoni në burg nëse nuk ma sillni atë instrument tani, i thotë ai audiencës së sallës së gjyqit. Kur askush nuk doli përpara, gjykatësi urdhëroi që të gjithë personat e sallës së gjyqit, të cilët për momentin ishin 46, të merreshin në paraburgim dhe të liroheshin vetëm duke paguar kushtin prej 1500 dollarësh. Komisioni i sjelljes gjyqësore thotë se gjykatësi Restaino veproi pa marrë parasysh bazën ligjore dhe u soll pa u menduar.
Burimi: www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=319. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=319

Dëshiron nuse, rregulloi dhëmbët!
Familja e nuses nuk ka mundur tia lëshojë sytë dhëmbëve të dhëndrit 32-vjeçar Gordon Taylor. Babai i nuses me emrin Philip thotë se dhëmbët e tij ishin si në filma horror, derisa edhe nuses i pëlqente më shumë buzëqeshja e bardhë. Gordon Taylor nga Britania e Madhe është dashur të durojë dhimbje të mëdha duke rregulluar dhëmbët e tij për të dalë para altarit me të dashurën e tij 26-vjeçare, Sarah Lewis. Edhe pse ajo gjatë lidhjes së tyre nuk ka pasur problem me dhëmbët e tij të prishur, babai i nuses, dentist në profesion, i ka vendosur ultimatum. Qëllimisht nuk i kam rregulluar dhëmbët, ndoshta ka qenë rezultat i stilit tim të jetesës. Mendoj që babait të Sarah dhëmbët e mi i ishin bërë halë në sy sepse këtë e ka profesion, ka thënë Gordon.
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=322. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=322
Së shpejti sistem i ri operativ Belesh XP Rrahman Azizi nga Bullamuja e Mitrovicës thotë se i kanë ardhur në maje të hundës përdorimi i sistemeve të tanishme Operative, dhe kështu ka filluar të krijoj sistem të ri.
Sistemi në fjalë sipas tij do të jetë më i përsosur, pasi që po e krijon në bashkë me një bashkë-fshatar që ka një dyqan të vogël kompjuterash, dhe atë po i ndihmon për falas, pasi që e ka djalë të mixhës.
Ai pret që të pushtojë konkurrencën shumë shpejtë, dhe të jetë i pari në të gjitha aspektet, pasi nga fshati i tij kanë dalur shumë talente, që p.sh. kanë hapur Internet Caffe, kanë riparuar disa PC etj., që janë arritje të mëdha.
Azizi thotë se do investojë shumë para, madje deri në 800 euro(do gjej hua), vetëm e vetëm të zë vendin e parë. Investim i madh ky..
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=129. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=129
Michael Jackson megjithatë gjallë? Supozimet më të fundit, dhe faktet e shfaqura ngjallin akoma dyshime nëse ka vdekur apo jo ikona Michael Jackson.
“Fantazma” e tij është parë në disa vende, kurse trupi i tij nuk është publikuar, gjë që ngjall dyshime akoma.
Thuhet se Michael Jackson u lodh nga konkurrenca që kishte së fundmi, dhe që nuk dëgjoheshin këngët e tij, u morr vesh me familjen që “ta shpall vehten të vdekur” dhe kështu të rriten shitjet për të, dhe sigurisht fama.
Por, lajmi më lart mbetet vetëm një supozim, ashtu siç mbetet supozim edhe vdekja e tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=126
Michael Jackson megjithatë gjallë? Supozimet më të fundit, dhe faktet e shfaqura ngjallin akoma dyshime nëse ka vdekur apo jo ikona Michael Jackson.
“Fantazma” e tij është parë në disa vende, kurse trupi i tij nuk është publikuar, gjë që ngjall dyshime akoma.
Thuhet se Michael Jackson u lodh nga konkurrenca që kishte së fundmi, dhe që nuk dëgjoheshin këngët e tij, u morr vesh me familjen që “ta shpall vehten të vdekur” dhe kështu të rriten shitjet për të, dhe sigurisht fama.
Por, lajmi më lart mbetet vetëm një supozim, ashtu siç mbetet supozim edhe vdekja e tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=126

Ronaldo është gay! Ylli i futbollit botëror ka deklaruar para miqve të tij se nganjëher “mërzitet” nga femrat dhe e ndjen veten “gay” dhe dëshiron ta kaloj kohën me mashkuj.
Ky lajm ka tronditur shumë adhurues, shumë nga to femra të cilat e kan idhull Cristiano Ronaldon. Ronaldo kohëve të fundit nuk po kalon edhe aq mirë në Madrid edhe pse golat nga ai nuk po mungojn, mirpo nga lojtarët tjerë nuk e kan pritur edhe aq me entuziazëm ardhjen e tij në Madrid.
Më posht po ju paraqesim disa artikuj qe tregojn se Cristiano Ronaldo ka një ndjenjë të veqant ndaj mashkujve si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=118. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=118

Aniston jam pro kirurgji estetike Tashme qe ka mbushur 40 vjec, aktorja Jenifer Aniston mendon se ndonje nderhyrje kirurgjikale nuk do te ishte e tepert.
Nuk hedh poshte asnjehere asgje. Nuk besoj se eshte e gabuar qe te deshirosh te ndihesh mire kur shihesh ne pasqyre, rrefen protagonistja e Friends per revisten Hello.
Ne vijim, Aniston thote se eshte kunder nderhyrjeve te ekzagjeruara dhe mbeshtet idene se kur trupi ka nevoje per korrigjime, ato duhen bere.
Gjithesesi, Aniston hedh poshte te gjithe zerat qe thone se ajo e ka provuar bisturine. Eshte teresisht e pavertete.
Madje dikush ka thene se gjate nje fundjave une kam vendosur proteza ne gjoks. Kjo eshte dicka shume absurde, perfundon ish e fejuara e Brad Pitt.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1058. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1058

Nicole Kidman ne rolin e pikorit transeksual Nicole Kidman sfidon gjithe koleget dhe veten e saj duke marre persiper interpretimin ne rolin e piktorit danez Einar Mogens Wegener, transeksuali i pare ne histori per te cilin gjithcka eshte faktuar.
Wegener u operua ne vitin 1931 per tu transformuar ne nje femer qe me pas u quajt Lili Elbe. Filmi titullohet The Danish Girl dhe regjisor do te jete Tomas Alfredson.
Skenari bazohet ne romanin The Danish te shkruar nga David Ebershoff.
Nderkohe, Charlize Theron qe duhej te interpretonte ne rolin e bashkeshortes se piktorit, ka hequr dore.
Alfredson shprehet se ka preferuar te nise menjehere xhirimet me kete projekt, duke lene per nje kohe me te gjate punen me Tinker,Tailor, Soldier, Spy.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1055. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1055

Jim Carrey është martuar Aktori Jim Carrey është martuar me  Jenny McCarthy në një ceremoni zotimi në Malibu.
Cifti është në lidhje që nga viti 2005, kanë zhvilluar një ceremoni zotimi të dashurisë, për të qenë së bashku përgjithmonë.
Zotimi me ca fjalë  thoshte se ata do të jenë gjithmonë në dashuri me njëri-tjetrin dhe se gjithmonë do të jenë së bashku. Për të dy, ishte po aq e mirë sa një ceremoni martese, ka thënë burimi.
Cifti  deklaroj  dashurinë për njëri-tjetri në ballë të familjes dhe miqve, para se të udhëtojnë në versionin e tyre të muajit të mjaltit.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1051. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1051

Ardit Gjebrea paralajmëron një festival që do të mbahet mend Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe unë kam qenë vetë në fazën e parë të seleksionimit të prurjeve, bashkë me komisionin seleksionues. Duhet të them se ka një prurje dhe cilësi të tillë, të denjë për një jubile, siç ishte festivali i dhjetë.
Por, ky besoj se do të jetë një festival që do të mbahet mend, si festivali i 11-të në RTSH, veçse këtu nuk do të këtë humbës, por vetëm të fituar- tha bashkëproducenti i Festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea për shtojcën “Summer Time”.
Sipas tij, skenografia do ti besohet sërish Gaetano Castellit, skenografit të 16-të festivaleve të Sanremo-s, ndërsa me ndriçimin do të merret Franco Ferrari.
Vlen të përmendet se këtë vit Kënga Magjike do të jetë festivali më i shikuar në televizionet e shqiptarëve, duke qenë se do të transmetohet nga TV Klan, STV, TV Klan Kosova, RTV21-Kosovë, Alsat-Maqedoni dhe MTV Balkanica- Bullgari.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1046. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1046

Inzaghi, 1 gol larg legjendes Muller Kur behet fjale per ndeshjet ne Europe, Milan mund te mbeshtetet pa frike tek magjia e Superpipo-s. Sulmuesi italian ka shenuar nje tjeter 2-golesh dje pas shume muajve shterpesi, duke u rikonfimruar si bomber ne Evrope. Me keto dy gola, Inzaghi i afrohet frikshem gjermanit Gerd Mueller pasi ai tashme ndodhet vetem nje gol larg historise me 68 te shenuar aktualisht.
Pippo eshte i magjishem dhe ne ndeshje ishte i pabesueshem, shprehet administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani. Nderkohe ai ka thurur elozhe edhe per Seedorf qe mesa duket ka rigjetur formen optimale.
Vete Inzaghi ka rrefyer sekretin e ketij bolleku golash ne kupat evropiane. Eshte shume e thjeshte, defrehem…, deklaroi Superpippo pas ndeshjes.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4556. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4556

Aplikimi ne BE, Gjermania bllokon kerkesen e Shqiperise Gjermania ka bllokuar shqyrtimin e aplikimit te Shqiperise per statusin kandidat nga keshilli i radhes i ministrave te jashtem te Bashkimit Europian.
Burime diplomatike ne Bruksel rrefyen per Top Channel se Berlini nuk ka pranuar qe kjo ceshtje te perfshihej ne axhenden e punimeve 2-ditore te Keshillit, me argumentin se duhet pritur fillimisht progres-raporti i 15 tetorit.
Te njejtat burime shtojne se realisht nje qendrim i tille vjen dhe per hir te zgjedhjeve ne Gjermani, per shkak te ndikimit negativ qe perben ceshtja e zgjerimit ne zgjedhjet qe organizohen ne Gjermani ne fund te ketij muaji. Ne te njejten kohe, suedezet, te cilet mbajne presidencen e BE-se, deklaruan se aplikimi pritet te shqyrtohet ne muajin qe vjen.
Ministrja suedeze per Ceshtjet Evropiane. Cecila Mallmstrom tha: Do ta fusim ne axhende sa me shpejt te jete e mundur, besoj ne tetor. Me te marre udheheqjen e unionit ne muajin korrik te ketij viti, suedezet premtuan fillimisht se shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise pritet te kaloje shpejt, pasi behet fjale vetem per nje ceshtje teknike. Edhe ne keshillin e fundit te ministrave, para pushimeve te veres, ministri i Jashtem, Karl Bildt pati deklaruar se BE pret vetem perfundimin e procesit zgjedhor dhe raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR-it, raport qe faktikisht u publikua pak ore para nisjes te henen pasdite te keshillit te ministrave.
Natyrisht qe ne duhet te studiojme imtesisht raportin e te diskutojme me vendet anetare. Por ne kemi per synim qe ta perfshijme ne axhende. Ky ishte sinjali i qarte qe Keshilli i Ministrave dha ne korrik e shpresoj te arrihet, nese jo shqyrtimi do te behet sa me shpejt, theksoi Mallmstrom.
Aplikimi i Shqiperise u be gjate presidences ceke ne qershor te ketij viti dhe sipas burimeve diplomatike ne Bruksel, pjesa derrmuese e vendeve anetare kane shprehur shqetesimin qe kerkesa e Shqiperise nuk po shqyrtohet prej nje kohe shume te gjate, duke perbere keshtu nje precedent.
Shqetesimi lidhet me faktin se ne kete faze teper teknike te procesit, Keshillit te BE-se i duhet vetem ti kerkoje Komisionit Europian qe te pergatise nje opinion mbi gadishmerine e Shqiperise per te fituar statusin kandidat, proces i cili pritet te zgjase se paku nje vit, para se te kaloje serish nga vota e vendeve anetare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4553. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4553

Victoria Beckham vazhdon të ndjehet seksi edhe përkundër moshës Victoria Beckham vazhdon edhe në moshë më të shtyrë të ndjehet seksi.
Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, thotë se kjo ndjenjë nuk është larguar as pas 10 vitesh martesë me burrin e saj David Beckham.Po, ndjehem seksi. Jemi shumë me fat që e kemi njëri-tjetrin. Vërtet ndjej se në David kam takuar mikun e shpirtit tim.
Ai është vërtet një baba i mrekullueshëm dhe po ashtu një burrë i shkëlqyeshëm. Andaj, po, ende ndjehem seksi, ka thënë Victoria.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1042. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1042

The Role of Vitamin C in the Treatment of Cancer The correct treatment of cancer is a matter for almost endless debate, simply because no one knows how to treat cancer currently. We deplore increasingly common creature ” The Triumphalistic Oncologist”, so eloquently caricaturized in the editorial with this title in the journal Surgery, Gynecology, and Obstetrics, his attitude of mind seems to be that in repudiate any advance that has gone before.
Such as self serving approach is clearly ludicrous it deliberately ignores the established fact that conventional treatments of cancer, based on either scientific fact or imperial discoveries, can cure at least one third of all cancer patients, essentially controlling their disease to such an extend as to given then normal life expectancy. The real objective is to see whether this successful fraction can be even marginally increased by the correct use of all therapeutic resources. Every day, 1100 citizens of the US die of cancer. If it were possible to decrease this number by even one tenth, this would mean the saving of 110 lives a day, 770 a week, 3300 a moth, and 40,000 in the course of the year.
We firmly believe that supplemental ascorbate used correctly alongside conventional methods of treating cancer has very much greater potential than that. It seems abundantly clear that ascorbic acid is directly involved in many of the natural mechanism that protect an individual against cancer. Cancer itself, as we have seen, depletes the body’s stores of ascorbate and is almost always associated with some measurable impairment of its immune mechanism. Therefore, as a matter or principle, no matter what form of established cancer treatment is employed, active steps should be taken to ensure that he patients ascorbate reserves are constantly kept high in order to allow this protective immune system to function always at maximum efficiency.
The value of surgery in the treatment of cancer id beyond dispute. If the tumor is still localized to an organ or tissue that can be safely excised without undue risk to the patient, such a step is undoubtely the treatment of choice. “Cut it out and throw it away” may seem to be a most primitive and unsophisticated approach, but it is still far and away the most effective treatment we have.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3009. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3009
Top