Kushtetutë e shkurtë në fjalë por, e gjatë në kohë
Nga D-r. Jeton SHASIVARI -</p>
Kushtetuta e SHBA-së bën pjesë në arritjet epokale të mendjes së njeriut sepse është më e vjetra në mesin e kushtetutave bashkëkohore që sot, shënon 222 vjetorin e saj.
Kushtetuta është miratuar në Konventën e Filadelfias më 17 shtator të v. 1787, formalisht ka hyrë në fuqi më 21 qershor të v. 1788 dhe ka filluar të zbatohet nga 13 shtatori i v. 1788 ndërkaq, organet e reja shtetërore kanë filluar me punë më 4 mars të v. 1789.
Parahistoria e saj përkatësisht zbulimi i tokës amerikane nuk shënoi edhe krijimin e shtetit meqë shtetet evropiane filluan ti organizojnë kolonitë e tyre, si p.sh.: anglezët që formuan Virxhinian, francezët që formuan Kuebekun së bashku me Ohajon dhe Miçigenin dhe holandezët që formuan Nju Amsterdamin në Nju Jorkun e sotëm. Kështu, dalloheshin tri lloje kolonish: kolonitë mbretërore ku guvernatori caktohej nga mbreti anglez, si: Virxhinia, Nju Hemshiri, Nju Xhersi, Karolina e Veriut, etj; kolonitë private ku guvernatori caktohej nga pronari i kolonisë, si: Merilendi, Pensilvania dhe Delaveri dhe kolonitë vetëqeverisëse ku guvernatori caktohej nga populli, si: Masaçusetsi, Konektikati, Rod Ajlendi, etj. Ndërmjet këtyre kolonive nuk kishte lidhje institucionale sepse kishin një varshmëri të plotë politike, ekonomike dhe financiare nga Anglia.
Marrëdhëniet e kolonive me Anglinë filluan të ashpërsohen në kohën e mbretit Xhorxhi i III-të kur parlamenti anglez miratoi ligjin e ri për tatimet që kolonitë i ngarkonte me tatime të reja që do paguheshin në çdo gjë të vulosur. Mirëpo, kolonitë e refuzuan këtë tatim duke u thirrur në parimin: Ska tatim pa përfaqësim-përkatësisht pa pëlqimin e banorëve të kolonive. Mirëpo, kjo kërkesë kishte të bëjë më gëzimin e privilegjeve të njëjta që i kishin anglezët në kolonitë amerikane dhe, nuk shënonte ende kërkesën për pavarësi. Edhe pse, si pasojë e këtij kundërshtimi, ligji në fjalë u tërhoq nga mbreti anglez, kjo ngjarje për herë të parë shënoi ndarjen e hapur midis Anglisë dhe kolonive amerikane. Një vit më vonë, vendosja e doganës për çajin shkaktoi edhe fillimin e revolucionit amerikan pra, luftën e kolonive për pavarësi. Në Boston në v. 1773 rinia e maskuar me veshje indiane e hodhi në det mallin e çajit nga anijet angleze gjë që shënoi edhe konfliktin e hapur. Në mesin e kolonive filloi të forcohet vetëdija për pavarësi, kështu që, delegatët e 12 kolonive u tubuan në kongresin e parë kontinental në Filadelfi ku u dha nisma për formimin e një unioni kolonial për të organizuar luftën kundër Anglisë. Kur lufta u bë realitet, në v. 1775 u mbajt kongresi i dytë kontinental ku si udhëheqës suprem i ushtrisë amerikane u zgjodh Xhorxh Uashingtoni. Kështu epiqendra e luftës ishte në Boston dhe më pas në Virxhinia, e cila në v. 1776 miratoi Deklaratën për të drejtat të përpiluar nga avokati Tomas Xheferson. Më pas u miratua Kushtetuta e Virxhinias e përpiluar nga Mejsoni dhe Medisoni dhe, në kongresin e radhës në Filadelfi më 4 Korrik 1776 u miratua Deklarata e pavarësisë me të cilën u shpall pavarësia e kolonive amerikane nga Anglia, ditë kjo që shënohet si Dita e pavarësisë. Kështu, Revolucioni amerikan filloi të përkrahej nga shumë vullnetarë të botës, kështu që në v. 1783 Anglia në Paris lidhi armëpushimin me të cilin kolonive të saj amerikane formalisht u pranoi pavarësinë.</p>
Konventa e Filadelfias</p>
Në maj të v. 1787 u organizua Konventa kushtetuese e Filadelfias, ku disa muaj me radhë u shqyrtuan shumë çështje kontestuese dhe, së fundi u miratua edhe Kushtetuta e SHBA-së. Gjatë miratimit të saj, si çështje kryesore kontestuese ishte përfaqësimi i shteteve të mëdha dhe të vogla. Kështu, Virxhinia si një shtet i madh dhe i pasur angazhohej që numri i përfaqësuesve në Kongres të varet nga numri i banorëve si dhe rregullimi shtetëror të jetë unitar. Ndërkaq, shtetet e vogla të kryesuara nga Nju Xhersi angazhoheshin që të gjitha shtetet të kenë numrin e njëjtë të përfaqësuesve dhe rregullimi shtetëror të jetë konfederativ me pavarësi të plotë të shteteve anëtare. Ky kontest pas një sërë diskutimesh, në momentin e fundit u zgjidh përmes të a.sh.q. kompromisi i Konektikatit i propozuar nga Roxher Shermani që ishte shef i delegatëve të këtij shteti, që si model e morri modelin anglez të përfaqësimit parlamentar dydhomësh, ku dhoma e lartë e kongresit (senati) do përfaqësohej me numër të njëjtë të përfaqësuesve nga secili shtet anëtar, kurse dhoma e ulët (dhoma përfaqësuese) do varej nga numri i banorëve. Pra, dhoma e parë bazohej në barazinë e shteteve kurse, dhoma e dytë në barazinë e shtetasve. Sot, ky model i përfaqësimit është i pranuar në të gjitha federatat e botës, kështu që federalizmi amerikan paraqet modelin e federalizmit në botë.
Konventa e Filadelfias me sukses e zgjodhi edhe çështjen e bartësit të pushtetit ekzekutiv, duke u përcaktuar për presidentin si një organ i fuqishëm individual sipas shembullit të lord protektorit anglez. Kështu, për herë të parë në teorinë dhe praktikën kushtetuese u inauguruan shprehjet president dhe sistem presidencial.
Gjithashtu, diskutime të ashpra ka pasur ndërmjet krahut të udhëhequr nga Aleksandër Hamiltoni dhe Xhon Marshalli dhe krahut të udhëhequr nga Tomas Xhefersoni dhe Benxhamin Franklini sepse të parët angazhoheshin për një qeveri të fuqishme kurse, të dytët për një qeveri të kufizuar mirëpo, mbretëroi qasja sintetizuese e kushtetutës së re ku përmes kompromisit u rregulluan shumë çështje me një përmbajtje të përbashkët.
Pas përfundimit të diskutimeve lidhur me zgjidhjet kushtetuese, teksti i kushtetutës iu dorëzua këshillit të posaçëm për redaktim gjuhësor. Ky këshill, e reduktoi tekstin nga 23 në 7 nene. Falë angazhimit medial të federalistëve Hamiltoni, Medisoni dhe Xheji të cilët me pseudonimin Publius e promovonin këtë kushtetutë para opinionit, në v. 1788, 9-të prej 13-të shteteve e ratifikuan kushtetutën që paraqiste shumicën e duhur prej 2/3-ve për hyrjen e saj në fuqi, kështu që ajo formalisht hyri në fuqi më 21 qershor të v. 1788. Kur u nënshkrua kushtetuta, SHBA-të kishin 4 milion banorë kurse Filadelfia ishte qyteti më i madh me 40 000 banorë. Franklini vazhdimisht pohonte se, kjo kushtetutë do jetë në fuqi një kohë bukur të gjatë por, gjithashtu pohonte se: Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt përveç vdekjes dhe tatimit. Megjithatë, si baba i kësaj kushtetute konsiderohet Xhejms Medisoni i cili ishte hartues i kushtetutës së Virxhinias në moshën 25 vjeçare duke ardhur i pari në Konventën e Filadelfias me tekstin e gatshëm të kushtetutës së SHBA-së sepse si shembull e kishte atë të Virxhinias. Edhe pse, Medisoni ishte trupshkurtër dhe nuk ishte pjesëmarrës në luftën revolucionare amerikane, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përpilimin e kësaj kushtetute por, edhe në udhëheqjen e SHBA-së si president i saj në periudhën 1809-1817.
Kushtetuta përbëhet nga preambula dhe teksti normativ që përmban 7 nene (4400 fjalë) dhe 27 amendamente të miratuar në periudhën 1791-1992 (në fakt, janë miratuar 28 amendamente sepse me amendamentin 21 të v. 1933 është shfuqizuar ndalesa për alkoolin e vendosur me amendamentin 18 të v. 1919), edhe pse, gjatë historisë së saj janë propozuar me qindra amendamente.
Njerëzit që përpiluan këtë kushtetutë u dëshmuan si nxënës të dalluar të juristëve dhe filozofëve të kohës, të cilët i kishin kuptuar mësimet e Monteskjeut dhe Lokut si dhe të filozofëve skocezë për ndarjen e pushteteve por, edhe thesarin e filozofisë antike greke dhe jurisprudencën romake sepse përpiluan një kushtetutë për një gjeneratë që sot, detyron një gjeneratë tjetër. Jetëgjatësia, elasticiteti dhe aktualizimi i kushtetutës ndërlidhen me tri kompromiset kyçe për kongresin, presidentin dhe pushtetin federativ si dhe me gjykatën supreme të SHBA-së (interpretuesen ekskluz
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22619