Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

tre mijë persona e humbën jetën në tërmetin në Indonezi

Numri i viktimave në tërmetin katastrofal, i cili të mërkurën e goditi ishullin indonezian Sumatra, arriti rreth tre mijë, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Siti Fadilah Supari.

“Punojmë në nxjerrjen e personave të ngujuar nën rrënojat, të gjallë ose të vdekur. Për momentin si detyrë kryesore kemi që ta sjellim në minimum numrin e viktimave pas katastrofës natyrore”, tha Supari.

Ajo deklaroi se autoritetet janë të shqetësuara për shkak të mundësisë për shfaqjen e epidemive në rajonet e goditura. Klima e nxehtë dhe e lagësht kontribuon për shkatërrim të shpejtë të trupave të viktimave, që mund të sjellë deri te përhapja e sëmundjeve të ndryshme.

Operacionet e shpëtimit veçmë janë nga fundi, sepse pothuajse nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat. Një përfaqësues i Kryqit të Kuq njoftoi se në vijim janë kërkimet e fundit të personave eventualisht të gjallë nën rrënojat, me ç’rast do të shpallet fund i operacioneve shpëtuese.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23566. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23566

Ne jemi jo ju Nga: Arbën Xhaferi

Trpeja( në shqip Durimi), një personazh që e karakterizon maqedonasin në botën e anekdotave dhe barsoletave, shikon në TV një emision dokumentar të prodhimit Explorer.

Kozmonautët amerikanë zbresin në sipërfaqen e Hënës, e ngulin flamurin e tyre, e përshëndesin ushtarakisht dhe largohen. Në sekuencën vijuese, shihen rusët sesi e ngulin flamurin tyre, pastaj kinezët. Trpeja, maqedonasi i barcoletave, gojën plot pupagjela komenton: sërish po e ndani Maqedoninë!?

Shpeshherë anekdotat, barsoletat, humori në përgjithësi, me disa rreshta e shpjegojnë më mirë një fenomen, karakteristikat  e një individi apo bashkësie, sesa tekstet diskurzive, shkencore që lexohen vetëm nga elita.

Dikur, derisa ekzistonte Jugosllavia, qarkullonin barsoletat që i tipizonin pjesëtarët e një bashkësie etnike. Bie fjala boshnjakët, përmes rrëfesave për Mujën, Hasën paraqiteshin si kokëtrashë, sllovenët racionalë, të mërzitshëm, kroatët artificialisht të kulturuar, serbët gjithmonë fitimtarë dhe rrahagjokës qesharakë, sipas modelitnjë amerikan, një rus dhe një serb…, malazezët si përtacë të pashërueshëm, maqedonasit, përmes Tërpes, ankestarë që vazhdimisht shtirren si viktimë, prandaj gjuha e tyre është e përshkuar me shprehje në diminutiv( makedonçe- maqedonthi, lebçe- bukëza, llavçe-luanthi, sllonçe-elefanthi etj. që në gjuhën shqipe nuk kanë kuptim), ndërkaq shqiptarët, përmes një sllavishte plot gabime në theks, si të huaj, atipikë që në fund, përkundër paragjykimeve denigruese, dalin fitimtarë.

E bëra këtë hyrje, ngaqë kam një refuzim të brendshëm  që të trajtohen seriozisht fyerjet që erdhën nga ana e akademikëve maqedonas lidhur me prejardhjen, historinë, autoktoninë, kulturën e shqiptarëve. Kur trajtohen seriozisht, me indinjatë dramatizuese  fyerjet, inputimet ksenofobike, përbuzëse të qenies së shqiptarëve, pa marrë parasysh në cilin nivel ato sajohen dhe prej nga ana  e kujt dërgohen, atëherë kjo dëshmon se fyesi paska autoritet të frikshëm nga i cili varet mirëqenia, ekzistenca, historia e popullit tonë. Popujt e vjetër, me histori të gjatë, që në vazhdimësi kanë arritur ti ruajnë vlerat e dokumentueshme të traditës së tyre, si grekët,  gjermanët, francezët, italianët, spanjollët etj. aspak nuk do ti honepsnin vlerësimet mohuese të një populli, që ia vesh një populli tjetër pikërisht mangësitë e veta.

Shkaku më i ri i acarimit të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, siç dihet më, ishte mohimi i radhës, më arrogant  i identitetit, historisë dhe atributeve të tjera të shqiptarëve, tani nga ana e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Ky mohim, me brerore akademike erdhi në një kohë pa kohë. Kështu mendojnë shumica e atyre që përpiqen të gjejnë arsye për këtë provokim skandaloz, për këtë mohim rrugaçëror, që nga përmbajtja është më provokues, më i egër se sa Memorandumi i Akademisë së Shkencave Serbe. Gjithëmonë mohimet maqedonase të vlerave të shqiptarëve kanë qenë më radikale sesa të mentorëve të tyre, serbëve. Shkakun duhet kërkuar te roli i tyre në këtë shtet, tashmë të shpërbërë, Jugosllavisë: serbët silleshin si themelues të shtetit dhe të përgjegjshëm për tërësinë funksionimit të tij,  ndërkaq maqedonasit, të harlisur, të mbrojtur nga vetë shteti i sllavëve të jugut, si shfrytëzues të pangopshëm, të llastuar, të harlisur, shfrytëzues të oportuniteteve të sapo krijuara.

Ata që nuk kanë pasur kohë, as vullnet për ta kuptuar mendësinë maqedonase, metodën e tyre të përkufizimit të identitetit kombëtar, të interpretimit të historisë, vesin e tyre grabitqar të vlerave të tjerëve,  ata sot e mistifikojnë këtë dukuri dhe bartësit e tyre duke ua dhënë një rëndësi të pamerituar.

Si reaguan shqiptarët, si maqedonasit dhe si të huajt?

Shqiptarët, të habitur, sikur burrat që pas shumë kohësh martese zbulojnë me trishtim tradhtinë e gruas, si të zhgënjyerit nga fqinji që i ka prerë në besë, si të hidhëruarit ndaj gënjeshtrave të pabesueshme, sikur njeriu që befas kupton se miku i tij e shpërfill qenien e tij, si të xhindosurit ndaj dikujt që merr guximin ti përdhosë vlerat e tija identitare, si Sizifisi i pikëlluar i cili kupton se sërish duhet ti përveshë mëngët për ta rirrokullisur gurin përpjetë…

Në mos diçka tjetër kjo enciklopedi, vetvetiu arriti që ta rifreskojë unitetin e përgjithshëm kombëtar shqiptar. Asnjë politikë shqiptare nuk do të arrinte që ti bindë ata të bashkohen kundruall një rreziku, qoftë ai edhe i rrejshëm që nxjerr në shesh faktin se te shqiptarët gjithnjë e më shumë thellohet linja politike që afirmon idenë e unitetit, që i ngjesh radhët rreth një ideje të përbashkët. Por, duhet ndriçuar edhe një segment të reagimeve  shterpe dhe oportuniste të shqiptarëve: përcaktimi që në çdo situatë të sillen të përgjegjshëm, skajshmërisht të moderuar që të tjerët e interpretojnë si dobësi. Në vend që të ironizojnë me atë palo enciklopedi, të mençurit e kombit zunë ti përgënjeshtrojnë  inputimet e AMASH(MANU) si të pa vërteta, tendencioze, jo shkencore, ksenofobike që    burojnë nga urrejtja irracionale ndaj shqiptarëve. Kjo taktike defanzive në fakt e trimëron palën maqedonase që të vazhdojë me eksperimentet alkimike duke arritur të paktën që nga gënjeshtrat flagrante të krijojë pozicion për tregti me të vërtetat tona historike.

Reagimi kundër përbuzjes, përgënjeshtrimi i argumenteve është i arsyeshëm, por megjithatë i pa mjaftueshëm. Reagimet institucionale të shqiptarëve, qofshin ato shtetërore apo shkencore nuk kanë efekt nëse do të përqendrohen vetëm në gjetjen e argumenteve që i mposhtin tezat mohuese serbe, maqedonase për identitetin, trashëgiminë e pasur etnografike, autoktoninë, etnogjenezën, historinë e shqiptarëve. Këto mohime plot urrejtje nuk do të reshten nëse ne do të vazhdojmë me përgënjeshtrime, me defanzivë. Ato do të ndalen vetëm nëse historianët tanë do ta thonë të vërtetën: ta kontestojnë autoktoninë, etnogjenezën e maqedonasve. Pa këtë ndryshim të mënyrës së kundërvënies ndaj mohimit të vlerave shqiptarëve nga pseudo intelektualë që mbrojnë një pseudo-kauzë, një pseudo-realitet, nuk do të arrihet  që këto qyfyre të ndalen njëherë e përgjithmonë.

Mohimi  i rrëfimit historik të shqiptarëve bëhet nga një shtet ku 1/3 e popullatës janë shqiptarë. Mohohet thelbi i qenies kombëtare shqiptare, nga një popull që nuk ka thelb, as që do të arrijë ta krijojë atë, por jo vetëm kaq. Maqedonasit, pa frikë dhe hamendje, krahas përbuzjes së trashëgimisë shqiptare, në mënyrë gjithnjë e më intenzive përvetësojnë nga popujt e tjerë, veçmas nga shqiptarët, jo vetëm ngjarjet, por edhe personazhet historike   që kanë lënë gjurmë me peshë historike dhe ideore. Ata, në mënyrë mospërfillëse i përvetësojnë personazhet historike të epokave të ndryshme,  që kanë jetuar dhe vepruar para se të krijohej shteti maqedonas, Skënderbeun, Nënën Terezë, të cilën gjithnjë e quajnë Shkupjanja, xhiruesin Milton Manaki, Josif Bagerin, Ferid Muradin, ose duke mohuar  vetëm shqiptarësinë e tyre, duke i shpallur si vlleh, (familjen Frashëri bie fjala), ose familjen Qiriazi, të cilën e trajtojnë si vllahe, misionarë të protestantizmit.

Kjo sjellje e maqedonasve zbulon një armiqësi irracionale, një urrejtje të akumuluar antishqiptare, të fshehur në thellësitë e shpirtit të tyre. Kjo karakteristikë nuk do të kishte kurrfarë rëndësie sikur të mos ideologjizohej dhe merrte karakteristika doktrinare të  urrejtjes mbi baza nacionale, të njerëzve që jetojnë bri tyre me shekuj.

Nacionalizmi kur artikulohet në mënyrë doktrinare, shndërrohet në nacizëm, në të drejtën e likuidi Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23562. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23562

50 të vdekur dhe 100 te plagosur nga koha e keqe në Sicili Me dhjetera persona kane gjetur vdekjen dhe mbi 100 te tjere jane plagosur nga rresheshet dhe shembjet masive te tokes ne Jugun e Italise. Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se numri i viktimave nga rrëshqitja e baltës në Siçili mund të shkojë në 50 vetë ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për viktimat.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa njoftoi se 21 trupa janë nxjerrë dhe se gati 100 njerëz janë të plagosur. Qindra njerëz u evakuan dje kur rrëshqitja e baltës shkaktuar nga shira të rrëmbyer përmbytën pjesë të ishullit Italian.
Zoti Berluskoni e quajti situatën shumë serioze. Agjencia Ansa tha se ai shtyu një vizitë në zonën e katastrofës për të shmangur ndërprerjen e përpjekjeve të shpëtimit.
Fshatrat dhe zonat përreth qytetit të Mesinës janë më të prekura. Kryetari i bashkisë Giuseppe Buzzanca tha se balta ka bllokuar rrugët dhe hekurudhën në zone. Vazhdimi i rreshjeve po ngadalëson përpjekjet e shpëtimit. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zone.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23559. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23559

Kosova do të aplikojë për kredi nga FMN-ja Në fund të vitit Kosova do të aplikojë në programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim të kërkesave buxhetore. Kështu ka pohuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të shtunën në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Fondit dhe Bankës Botërore.
Ai ka bërë të ditur se aplikimi do të deponohet pas vizitës së stafit të FMN-së në fund të muajit tetor dhe ka kërkuar nga Fondi dhe Banka Botërore që të jenë më fleksibilë ndaj Kosovës në programet për financim, derisa Qeveria e Kosovës po përgatitet të aplikojë për kredi në këto institucione. Ndërkaq, zyrtarët e FMN-së kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni në reformimin e politikave makroekonomike, si parakusht për përfitimin e asistencës financiare.
Drejtori i FMN-së për Evropë, Marek Belka, ka premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni si vend më specifik në Evropën Juglindore. Ai ka thënë se bashkë me Bankën Botërore janë duke parë mundësitë për ti ndihmuar Kosovës edhe në forma të tjera, pa përmendur nëse do të jetë kjo ndihmë financiare apo asistencë teknike.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23556. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23556

Fëmijët në shtetet e zhvilluara do të jetojnë më shumë
Gjysma e fëmijëve të lindur këto kohë do të mbërrijnë 100 vjetët. Shkencëtarët thonë se nëse përmisimet e fundit në jetëgjatësi do të vazhdojnë, atëherë më shumë se gjysma e fëmijëve të lindur në këto kohë në vendet e pasura do të arrijnë moshën 100 vjeç.
Duke shkruar në revistën Lancet, studiuesit thonë se njerëzit në vendet e zhvilluara gjatë shekullit të 20 kanë fituar rritje prej 30 vjetësh. Në vendet e pasura jetëgjatësia ka shënuar një rritje që prej vitit 1840.
Jo vetëm që ka patur një rritje prej 30 vjetësh në jetëgjatësi gjatë shekullit të 20, por këto statistika kanë vazhduar të rriten. Në shumë vende numri i vdekjeve të njerëzve mbi moshën 80 vjeçare vazhdon të bjerë. Teksa këto vite shtesë janë të mirëpritura, ato vijnë me një çmim.
Fakti që më shumë njerëz po jetojnë gjatë, vendos një peshë shtesë mbi shoqërinë. Studiuesit sugjerojnë se një mënyrë për shpërndarjen e kostos do të jetë ndryshimi i mënyrës se si punojmë.
Njerëzit mund të punojnë më pak orë për javë, sesa është norma aktuale, por të vazhdojnë të punojnë më shumë vite, sesa lejohet për momentin.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23552. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23552

Nis sezoni i ri i Portokallisë Rikthehet “Portokallia”! Armata e humoristeve te trupes se Top Channel mberrin serish ne ekranet tona per te na i bere mbremjet e te dielave me te kendshme.
Rikthehen serish personazhet e Policit, Ferdi e Elses, ‘Vandam Sula” e shume personazhe te rinj.
Regjisori i ketij show madheshtor, Altin Basha shprehet se edhe kete vit “Portokallia” vjen e fresket dhe plot energji, sepse e tille eshte atmosfera e krijuar prej cast-it te stafit drejtues, aktoreve dhe mbeshtetesve te ketij realizimi te perjavshem.
“Gjate veres me kane bere pyetje te tilla nga ‘Pse eshte mbyllur Portokallia?’ deri te “Kur do ta nisni Portokalline” se u lodhem”, thote Basha.
Edhe kete vit do te kete skenografi te re, plot ide te reja ndersa personazhet e rinj jane zgjedhur me audicion e emrat e rinj vijne nga Akademia e Arteve. Se si do te jete fytyra e re e “Portokallise” do na duhet te presim deri te dielen!
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23549. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23549

Native Client në Chrome: Google shtrëngon muskujt Google ka ndërtuar teknologjinë e saj Native Client në versionin e saj më të ri të Chrome, duke mbajtur para shfletuesin me një fuqi të re procesorike për të punuar me aplikacione të uebit. Native Client, ose NaCl thënë shkurtë, është një projekt ambicioz i Google, që nëse tregohet i suksesshëm, do të ndihmojë të mbyllë hapësirat që ndan aplikacionet e uebit nga ato që punojnë natyrshëm në një sistem operativ të kompjuterit. Kjo do të përmirësojë pozicionin konkurrues të aplikacioneve të uebit si Google Docs në krahasim me Microsoft Office, dhe me këtë rast do të shpejtojë projektin Chrome OS nga Google në krahasim me Windows.
Shumica e shfletuesve të uebit punojnë në programe të shkruara në JavaScript ose ndoshta edhe në Flash, ku që të dy punojnë në një themel programues që i bënë këto programe më të ngadalshme sesa softuerin natyral. Por Native Client lejon programorët të shkruajnë softuer që në mënyrë direkte lidhet me modelet e çipave x86 sikur Athlon nga AMD ose Core nga Intel. Veglat speciale programuese dhe një mekanizëm në ekran në vetë softuerin e Native Client janë të dizajnuara për të ofruar siguri për të cilën në mënyrë historike ka qenë proces i rrezikshëm për shkarkim të programeve të ekzekutueshme nga interneti. Chrome Version: 4.0.220.1, që është lëshuar për konsumatorë gjatë të premtes, shpalos Native Client si veçori të integruar për herë të parë në Windows tha Jonathan Conradt, një menaxher programues inxhinierik i Google, në një blog post rreth këtij versioni. Më parë ky softuer është ofruar vetëm si shtojcë e shfletuesit.
Google gjithashtu ofron lloje të ndryshme të testeve bazë dhe shembuj të elaboruar më gjerësisht mbi atë që mund të bëjë Native Client, megjithëse kërkohet paksa konfigurim teknik për ti vënë në funksion. Në to gjenden edhe Game of Life si dhe video loja Quake (FPS).
Native Client tregon sesi Google është duke përdorur Chrome si një makinë për agjendën e saj të avancuar të programimit të uebit. Gjersa disa konkurrentë si Microsoft janë duke pasur një biznes të fuqishëm që punon natyrshëm në një kompjuter, Google dëshiron që softueri të punojë në serverë qendrorë të internetit.
Kjo qasje kompjuterëve në mjegull (cloud computing) ka disa avantazhe, duke pasur parasysh faktin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të lehtë të skedarëve apo shembull për të shikuar dhe edituar dokumente duke përdorur çfarëdo kompjuteri apo smartphone. Google është lindur në ueb dhe ka një avantazh të pakrahasueshëm ndaj rivalëve tjerë, por si një themel i aplikacioneve, uebi mbetet i ngadalshëm dhe primitiv në krahasim me aplikacionet natyrale, në shumë sfera të ndryshme.
Native Client nuk është mundimi i vetëm për të ndryshuar situatën. Google gjithashtu ka një shtojcë të quajtur O3D, gjithashtu një projekt ndërtues në Chrome, që është dizajnuar të lejojë programet të lidhen me harduer, për akselerim të grafikës 3D. Punon në një nivel më të lartë programues sesa një mundim i ngjashëm nga Mozilla dhe Firefox, i quajtur WebGL. Megjithëse Native Client është i integruar në versionin e ri të Chrome, gjithashtu ekzistojnë shumë kualifikime për këtë lëshim. Së pari, ofrohet vetëm në versionin developer preview të Chrome, dhe tani për tani vetëm për Windows. Së dyti, është veçori e deaktivizuar në mënyrë të zakonshme; duhet shtuar internal-nacl si linjë komanduese në start të Chrome për të aktivizuar këtë veçori.
Versioni i ri i Chrome gjithashtu ofron edhe një grup të veçorive tjera, duke përfshirë disa përditësime për shtojca, gjë që i lejon përdoruesit të rregullojnë shfletuesin edhe më shumë sipas dëshirës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1297. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1297
Texas, vetem 8 km larg Tiranes! Nuk keni qene ndonje here ne Texas, Buenos Aires? Nuk keni takuar asnjehere Nicolas Sarkozy? Mos u merzisni, sepse i keni vetem 8 kilometra larg Tiranes.
Kamza, qyteti i vogel, qe rritet cdo dite per shkak te levizjes se banoreve ka plot rruge me emra personalitetesh e shtetesh te medha. Atje gjen rrugen “Texas”, pikerisht ne zonen me pallate 5-katesh me tulla te bardha(!), ku mbi te gjitha nuk ka asnje cowboy!
Disa banoret thone se do te ishte me mire qe rrugeve t’iu ishin vendosur emra shqiptare, po ka edhe nga ata te cilet jane plotesisht dakord me vendimet e marra prej drejtuevse lokale.
Ndersa nje rruge ne Bathore ka emrin “Moxart”. Drejtuesit vendore thone se kjo eshte nje menyre qe banoret e zones te njohin kete emer te madh, ndersa nuk mbajne mend te kete patur ndonje ankese per kete emertim.
“Nuk ka patur ankese. Nese do te na mberrinte ndonje shqetesim, atehere motivimi do te ishte i menduar mire e ne kete rast behet fjale per dike qe ka kulture e dije, gje e cila do te na bente krenare”, shpjegojne drejtuesit.
Megjithate po ju ra rruga ne Kamez, beni mire te qendroni pak ne “Texas” te pini nje kafe prane ‘Nicolas Sarkozy’ e nese shkoni deri ne Fushe-Kruje, mos harroni edhe lokalin ‘Xhorxh Bush’!/Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=412. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=412

Joel dhe Ethan Coen: Kësaj here do ju flasim për veten Pas suksesit të jashtëzakonshëm me filmin “No country for old man” del filmi autobiografik i vëllezërve regjisorë Joel dhe Ethan, ku kanë vendosur të tregojnë gjithçka për veten…
Vëllezërit Coen, me 14 filmat që kanë arritur të nxjerrin, renditen pa asnjë mëdyshje mes regjisorëve më të mirë të kohëve tona. Janë pikërisht ata që tregojnë normalitetin e normalitetit, por pa treguar asgjë për veten, jetën, ambientin, ambiciet e tyre. Edhe kur vendosin të japin ndonjë intervistë, Joel dhe Ethan, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç, tregojnë se kuptohen aq mirë mes tyre sa plotësojnë edhe fjalitë e njëri-tjetrit. Kur i pyet për personazhet e veçantë të filmave të tyre, ata tregojnë se çdo spektator merr me vete ata që do ose atë që mund të marrë nga filmi. Me “A serious man”, në sallat amerikane që prej të dielës dhe që shumë shpejt do të jetë edhe në Europë, autorët e “No country for old man” vijnë me një prej veprave më personale të karrierës së tyre. “Burri serioz”, ose më mirë ai që duhet të merret si i tillë, quhet Larry Gopnik, i cili është profesor fizike dhe në fundin e viteve 70 jeton në një ndërtesë të mirë në Minesota, ku më parë kishin banuar hebrenj, njëlloj si “St. Louis Park”, ku janë rritur vëllezërit Coen. Gruaja e ka lënë për një mashkull tjetër, djali mendon vetëm të dëgjojë muzikë dhe të pijë hashash, vajza rri gjithë ditën në banjë, vëllai në divanin e sallonit, një prej studentëve të tij e kërcënon, madje pëson edhe një aksident me makinë. Në këto situata, Larry nuk mundet të japë asnjë shpjegim. Për këtë arsye vendos ti rikthehet fesë dhe të konsultohet me disa rabinë. Por Larry arrin të marrë vetëm përgjigje evazive, si për shembull: Zotit nuk i intereson për vuajtjen e tij. Me pak fjalë, një tjetër film i vëllezërve Coen që të lë me më shumë pyetje se përgjigje. Joel dhe Ethan janë rritur në “St. Louis Park”, në një banesë të vogël në Mineapolis. Prindërit, Edward dhe Rena, të dy hebrenj, ishin njëri profesor ekonomie në Universitetin e Minesotës, ndërsa tjetri i historisë në Universitetin e St. Cloud State. Joel është diplomuar për Kinematografi në Universitetin e Nju Jorkut, ndërsa Ethan për Filozofi në Princeton. Në vitin 1982 nisën të punonin në botën e kinemasë, ndërsa më 1984-n nxorën filmin e tyre të parë “Blood Simple”, që i bëri menjëherë të famshëm dhe të suksesshëm.
Në filmin “The big Lebowski” ka shumë personazhe hebrenj, por ky është filmi juaj i parë i përqendruar rreth një komuniteti hebre. Përse pikërisht tani? A ka nota autobiografike në të?
Joel: Skenografinë e kemi përgatitur shumë kohë më parë, madje në fillim u mendua se do të ishte një film me metrazh të shkurtër për një rabin që kishim takuar që kur ishim adoleshentë, një lloj “Magjistari i ozit” që nuk fliste kurrë, por që ishte shumë karizmatik. Ndoshta me kalimin e viteve rinia jonë na duket temë shumë interesante për tu trajtuar.
Ethan: Filmi nuk është frymëzuar nga jetët tona, por nga ambienti në të cilin jemi rritur. U argëtuam pa masë që e rikrijuam sërish, madje edhe me shumë dashuri. Personazhet, sigurisht që janë të gjithë imagjinarë.
“A serious man” përfundon me frazën: “Asnjë hebre nuk është dëmtuar në realizimin e këtij filmi”, ndërkohë që shumë të tjerë do ndihen të ofenduar.
Ethan: E kemi realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim, por sa herë që i referohesh një etnie të caktuar, është gjithmonë dikush që e merr si një fyerje personale.
Joel: Gjithsesi mendoj se do të marrim më pak letra protestash dhe pakënaqësie se me filmin “Fargo”. Me atë film në Minesota njerëzit filluan të na urrenin.
Ju jeni rritur në një familje hebrenje apo jo?
Joel: Të jesh hebre për ne ka qenë më tepër një fakt etnik se sa fetar.
Ethan: Mamaja ishte një grua e devotshme ndaj fesë, po ashtu edhe babai. Askush nuk e ka vënë në diskutim që do të studionim në shkolla fetare dhe do të bëheshim ashtu si donin prindërit, edhe pse ne kishim të tjera gjëra në kokë.
Joel: Babai ynë jepte ekonomi në Universitet, por Larry nuk është frymëzuar nga ai. Përkundrazi vajza, që është motra jonë Debbie, e ka kaluar gjithë adoleshencën e mbyllur në tualet duke larë flokët dhe duke u lyer.
Çfarë do të bëni pas “A serious man”?
Joel: Jemi duke përshtatur “The Yiddish Policemens Union” të Michael Chabon. Për të bërë më pas filmin “Grinta”.
Filmin uestern me John Wayne?
Ethan: Po, me Jeff Bridges në vend të Wayne.
Joel: Nuk ishte ndonjë film i madh, por libri i Charles Portis është shumë i bukur. Do të përpiqemi edhe njëherë të bëjmë ndonjë gjë me vlerë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23413. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23413
Kina dhe lufta mes elitistëve e populistëve Ndërsa Kina ka festuar 60-vjetorin e fitores së revolucionit këtë javë për sa i takon sistemit njëpartiak shanset që ai të mbijetojë edhe për 60 vjet të tjera janë shumë të pakta. Pyetjet se kush do të jetë pasuesi i Presidentit kinez, Hu Jintao, në vitin 2012 janë duke u shtuar gjithmonë e më shumë, sepse për këtë post të rëndësishëm po garojnë dy grupe, ose koalicione thuajse me pushtet e forcë të njëjtë. Nga njëra anë janë populistët si vetë Hu dhe Kryeministri Wen Jiabao, që kërkojnë përmirësimin e shërbimeve sociale në Kinë, rritjen ekonomike, por duke iu përmbajtur shumë rregullave të respektimit, ruajtjes së mjedisit dhe balancimin mes të pasurve e të varfërve. Nga ana tjetër, janë elitistët në të cilën futen fëmijët e shkolluar jashtë të liderëve të partisë, të cilët janë për një zhvillim të brigjeve të vendit, duke lënë në varfëri të madhe pjesët kontinentale të Kinës. Ata gjithashtu janë për një vazhdim të shfrenuar të ritmeve të rritjes ekonomike dhe kjo pa asnjë dëshirë për të ruajtur qoftë ekuilibrat ambientalë, qoftë ata ekologjikë. Rritja dhe forcimi i këtyre dy koalicioneve përbën edhe tiparin më të fundit të situatës politike në Kinë. Brenda Partisë Komuniste ka pasur vazhdimisht fraksione me kahe të kundërta, por këtë herë bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Këto dy grupime janë shumë të kundërta dhe ndahen mes tyre edhe gjeografikisht, politikisht dhe ekonomikisht. Në këtë këndvështrim mund të jenë fare mirë premisat për krijimin e një sistemi shumëpartiak edhe në Kinën e cila prej 60 vitesh është qeverisur nga Partia Komuniste. Një analist amerikan, që e njeh mirë situatën në Kinë, i ka quajtur populistët si “të kuqtë”, ndërsa elitistët si “blutë”. Tashmë sytë e botës janë më shumë se kurrë të drejtuar tek ajo që po ndodh në këtë vend, i cili është shndërruar pa dyshim në fuqinë e re të botës. Si pasojë, personat që do të pasojnë Presidentin e vendit, apo Kryeministrin marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Arsyet janë të shumta. Kina është vendi që vazhdon të financojë borxhin amerikan, sasia e dioksidit të karbonit që ajo emeton për shkak të industrisë që ka nuk është aspak një çështje që i takon vetëm Kinës. Nëse elitistët do të vinin në pushtet, atëherë ata sipas të gjitha gjasave do të përqendroheshin te liberalizimi i tregut dhe tregtisë, duke lënë pas dore çështjet e ambientit, apo ato të dallimit mes të pasurve e të varfërve apo edhe mbrojtjes sociale të popullsisë. Ndërsa nëse në pushtet do të vijnë populistët, atëherë ata do të shpalosnin vizionin e tyre të një Kine më nacionaliste dhe do ti rishihnin të gjitha marrëdhëniet me Perëndimin. Dhe sigurisht do të mbanin një qëndrim shumë të mirë ndaj çështjeve të ambientit. Për kinezin e thjeshtë, premtimi i populistëve është ai i rritjes së shpenzimeve për çështjet sociale, ndërsa elitistët do të donin që ta vazhdonin modelin ekonomik të Kinës, i cili bazohet tek eksportet, që tenton të favorizojë zhvillimin e qyteteve dhe braktisjen e zonave rurale dhe mbi të gjitha të zhvillojë ekonominë në kurriz të njerëzve dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Përplasja për pushtet reflekton një konkurrencë shumë të madhe mes dy rrymave të fuqishme brenda një partie të vetme, që kurrë më parë në këto 60 vjet nuk ka qenë e brejtur nga dasi të tilla gati fatale. Në Plenumin e fundit të Komitetit Qendror, shefi i madh deklaroi se demokracia në parti është gjaku i saj. Sipas analistëve, Presidenti i vendit ka shumë dëshirë ta lërë pas vetes këtë lloj të ri konfrontimi mes fraksioneve të rëndësishme të partisë, që është në fakt një lloj konkurrence alla perëndimore, e cila do ti bëjë mirë, sipas tij, shëndetit të partisë, duke e pasuar e vendosur gjithmonë në krye vlera që vijnë nga përzgjedhja e konkurrenca. Në shumë zona jashtë Pekinit ka nisur eksperimentimi për zgjedhjet në parti, pra në organet e larta të personave që vijnë drejtpërsëdrejti nga një lloj shoqërie civile kineze, apo organizatat e ndryshme. Ndërkaq, për sa u përket liderëve të lartë është krijuar një organizëm, në të cilin njerëzit mund të shfaqin hapur mendimet e tyre në lidhje me ta dhe të vendosin nëse duhet apo jo që kandidatët të vazhdojnë konkurrimin për në organet e larta. Kjo ka bërë që të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur më parë, pra rrëzimi i disa kandidaturave vetëm për shkak të pakënaqësive të një shumice njerëzish që kanë argumentuar paaftësinë, apo papërshtatshmërinë e njerëzve që synonin poste të larta. Megjithatë, fronti më i ashpër e i pamëshirshëm i luftës është përplasja mes elitistëve dhe populistëve, që ka filluar të bëhet e dukshme edhe nga jashtë vendit. Kështu, duke filluar që nga kjo verë, zyrtarë të lartë, anëtarë të populistëve, e kanë kritikuar dëshirën e shfrenuar të elitistëve, që Kina të vazhdojë me rritjen ekonomike, pavarësisht kostove njerëzore dhe ambientaliste. Madje për këtë ka pasur debate të ashpra mes grupeve dhe individëve përfaqësues të këtyre grupeve. Populistët akuzojnë elitistët se atyre u janë errur sytë nga shifrat dhe faktet e rritjes ekonomike, duke harruar në fund të fundit se kjo është arritur me një kosto shumë të madhe dhe se gjërat nuk mund të vazhdojnë gjithmonë me këto sakrifica. Duket qartë se ekonomia është fusha për të cilën të dyja grupet përplasen më shumë dhe më ashpër. Një nga debatet është se si duhet shpenzuar paketa 600 miliardë dollarëshe e stimulit ekonomik. Elitistët po bëjnë gjithë sa kanë në dorë për ti futur këtë para në biznes e në fluksin e eksporteve të vendit dhe për ta kanalizuar atë në zonat bregdetare, ndërsa populistët po përpiqen të rrisin fuqinë blerëse të kinezëve, që është tkurrur shumë gjatë periudhës së krizës ekonomike e njëherazi të çojnë shuma të mëdha parash në zonat perëndimore të vendit, që janë edhe zonat më të pazhvilluara dhe më problematike krahasuar me lindjen e zhvilluar e të pasur. Një pjesë e parave shkuan për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i një viti më parë që shkaktoi shumë dëme materiale në Sichuan. Një tjetër fushëbeteje, veç asaj ekonomike, është edhe ajo e korrupsionit dhe e akuzave të ndërsjella për ryshfete e korrupsion në sferat e larta të pushtetit. Në vitin 2006, sekretari i partisë së Shangait u shndërrua në anëtarin e parë të Byrosë Politike që u dënua dhe u burgos për akuzat e korrupsionit. Ai ishte pjesë e të ashtuquajturit fraksioni i Shangait, që dominonte edhe postet kryesore të pushtetit në dhjetëvjeçarin e fundit. Dhe burgosja e tij i dha shumë dorë Hu Jintaos që të konsolidonte influencën populiste në pikat e larta të pushtetit në Pekin. Tani ata që kanë mbetur nga fraksioni i Shangait janë bashkuar me elitistët, por disa prej tyre janë vënë nën akuza të rënda për korrupsion. Një tjetër aspekt i jetës kineze është edhe bota e krimit dhe e mafies. Në këtë vend ekzistojnë banda të veçanta shumë të fuqishme me lidhje ndërkombëtare dhe me pushtetarët e fuqishëm të Pekinit. Për shumë vite këto banda kanë qenë mbrojtëse të elitistëve, duke pasur një kontroll të jashtëzakonshëm në transportin rrugor, sidomos atë publik, pasuritë e patundshme, prostitucionin, kumarin dhe trafikun e drogës, por nën ndryshimin e lidershipit në Shangai një pjesë e madhe e peshqve të vegjël të këtyre bandave janë futur në burg dhe tani kërcënohen po me burg edhe kokat e krimit. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Kinën ku gjërat dukeshin të ndara dhe të qeta.
Për disa intelektualë, konkurrenca mes rivalëve dhe fraksioneve të ndryshme është një gjë e mirë, sepse kështu gjërat pastrohen. Në njëfarë mënyre këto fraksione janë kaq të fuqishme sa mund të konsiderohen edhe si parti brenda partisë së madhe, çka e bën më të domosdoshme ndoshta, shpalljen e pluralizmit politik gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Por në rastin e populistëve me elitistët të dyja fraksionet janë shumë të fuqishme dhe me një forcë thuajse të barabartë. Deri tani situata është në balancë me një favorizim të lehtë të elitistëve dhe ka shumë shanse që ata të vazhdojnë të forcohen dhe ti çojnë elitistët në minorancë. Hu dhe Wen janë ndërkohë shumë të qartë se 20 vjet më parë ajo që ndodhi në sheshin “Tiananmen” ishte pikërish Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23416. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23416

Britania, Berishës: Duhet dialog politik për reformat “Ecni para me gjyqësorin dhe luftën antikorrupsion”
Dialog politik për stimulimin e procesit të reformave. Kjo ishte kryefjala e mesazhit të dërguar dje nga Kryeministri britanik, Gordon Brown, për homologun shqiptar, Sali Berisha. Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, takoi dje Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e qeverisë së re, për ti uruar dhe për të ritheksuar mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen europiane. Në mesazhin e urimit për Kryeministrin Sali Berisha, Kryeministri Gordon Brown nënvizonte se “ky është një moment jetik për Shqipërinë, si shteti më i ri anëtar i NATO-s dhe kërkues për statusin e vendit kandidat në BE. Do jetë me rëndësi që qeveria juaj e re të demonstrojë menjëherë angazhimin për programin gjithëpërfshirës të Shqipërisë dhe shpresoj se qeveria juaj do kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik dhe veprimet për stimulimin e reformave”. Kryeministri Gordon Brown theksoi gjithashtu se “reforma e gjyqësorit dhe progresi i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit janë tanimë përparësi urgjente nëse Shqipëria kërkon të përmbushë standardet europiane. Shpresoj të kemi progres real në të dyja fushat”. Ministrat britanikë kanë nënvizuar gjithashtu bashkëpunimin e fortë ekzistues në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit, si fusha ku ata shpresojnë të shohin vëmendje të shtuar. Në mesazhin e tij drejtuar ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, Sekretari i Jashtëm, David Miliband, nënvizoi “rolin ndihmues dhe konstruktiv të Shqipërisë në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Kosovë” dhe shpresën e tij se kjo gjë do vazhdojë. Sakaq, ambasadorja britanike zhvilloi një takim dje edhe me ministrin shqiptar të Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal, Lulzim Basha. “Ministri Basha bashkëbisedoi me ambasadoren britanike, McIlwham, dhe atë franceze, Daviet, mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Francës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme me të cilat përballen agjencitë ligjzbatuese”, thuhej në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Brendshme. Në takime u diskutua gjithashtu për perspektivën e afërt të proceseve integruese të Shqipërisë dhe për ecurinë e përmbushjes së kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Ambasadorja McIlwham i dorëzoi ministrit Basha letrën përshëndetëse të ministrit të Brendshëm britanik, z. Alan Johnson, i cili pasi i përcjell përgëzimet e tij për emërimin në detyrën e ministrit të Brendshëm, thekson se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson Shqipërinë si partnere në luftën kundër krimit të organizuar dhe deklaron gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit kundër kriminalitetit në të dyja vendet.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23404

Topi, kundër enciklopedisë maqedonase Presidenti Bamir Topi reagoi për herë të parë për enciklopedinë maqedonase, e cila deformon historinë e popullit shqiptar. Ai zgjodhi diplomimin e brezit të tretë të shkollës politike për të lëshuar mesazhin se politika duhet ti mbajë duart larg nga akademikët. Për kreun e shtetit, enciklopedia nuk ishte thjesht një lajthitje e akademikëve maqedonas, por më gjerë, një aleancë patologjike mes rretheve shkencore dhe politikës së Shkupit. Deklarata e Topit pati nënkuptim edhe për çështjen e shumë debatuar të Historisë së Shqipërisë 12, në tekstin e së cilës përveç shumë gabimeve të gjetura nga ekspertët, ka edhe komente politike mbi ngjarje të caktuara të pas viteve 1990 në vendin tonë. “Historia nuk bëhet me emocione politike, por me një mendim të qartë. Politika duhet të dijë të respektojë institucionet akademike dhe mjerë ai akademik që është i infiltruar nga ideologji politike, apo partiake aq më keq”, tha Presidenti. Sipas tij, akademiku nuk është i tillë në rast se brenda tij bashkëjeton objektiviteti dhe subjektiviteti partiak dhe aq më shumë ai partiak. “Historia nuk është pesë vjet! Historia nuk është njëzet vjet! Historia është mijëravjeçare dhe ne nuk duhet të lejojmë jo vetëm shfaqje, qofshin këto dhe segmentare të qarqeve të caktuara që kërkojnë të rikthejnë tensione në Ballkan, por në çdo lloj konteksti nuk duhet që ti japim pjesës akademike, sepse nuk përfaqësojnë interesa partiake, por përfaqësojnë interesa kombëtare”, tha Topi. Presidenti Bamir Topi ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin dhe kreu i Komisionit Europian në Shqipëri, ambasadori Helmut Lohan, koordinatori i Përgjithshëm i programit “Shkollat Politike”, Fransua Fridrih, drejtues dhe pedagogë të kësaj shkolle, studentë dhe ish-studentë të saj.
Presidenti Topi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me vendimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin.
“Unë asnjëherë nuk kam qenë për bojkot, asnjëherë në jetën time”, është shprehur kreu i shtetit. Pa dashur të komentojë më gjerë vendimin e Partisë Socialiste, Presidenti theksoi se “kam pasur një parim dhe vetë kur isha në politikë, nuk e komentoja vendimmarrjen e opozitës, apo të mazhorancës kur ne ishim në opozitë, aq më shumë sot që jam President. Mesazhin tim e keni pikërisht në momentin e inaugurimit të Parlamentit të ri. Aty është një koncentrat i gjithçkaje që unë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj. Përgjigjen e keni në mesazhin që unë kam dhënë”. Për sa u takon nxënësve të shkollës politike, Topi tha se “e kam thënë edhe njëherë tjetër, në mos gaboj një vit më parë, se kjo shkollë nuk fabrikon politikanë”. Kjo shkollë, vijoi ai, jep mundësi që në eksperiencën e jetës, të karrierës, pavarësisht se ku tenton të shkosh, natyrisht jo vetëm drejt politikave partiake dhe ideologjike, por edhe në administratë, në institucionet e rëndësishëm të Shqipërisë, aty ku diskutohet për të ardhmen europiane të Shqipërisë, aty ku diskutohet për standarde, besoj që ju atje do të jeni të gjithë të vlefshëm.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23407. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23407
Gjykata e Lartë: Vendimi që pushoi çështjen Mediu Zbardhet praktika ligjore që hoqi nga përgjegjësia ligjore për tragjedinë e Gërdecit ish-ministrin e Mbrojtjes
Gjykata e Lartë ka zbardhur pas 17 ditësh vendimin e pushimit të çështjes ndaj deputetit Fatmir Mediu. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka qenë i dyzuar në lidhje me këtë vendim, pasi ish-ministri i Mbrojtjes, i marrë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, ka fituar vetëm me një votë. Votimi ka dalë tre me dy, ndërsa në favor të Mediut kanë votuar gjyqtarët Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea. Vendimi i shumicës argumenton se i pandehuri, i sjellë për gjykim nga prokuroria, pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti, ka fituar mandatin e deputetit dhe njëkohësisht edhe imunitetin, çka e pengon prokurorinë dhe gjykatën të hetojnë dhe gjykojnë këtë person, pa marrë më parë “leje” nga Parlamenti. Vendimi i firmosur nga vetëm tre gjyqtarë parashtron se heqja e imunitetit në legjislaturën e kaluar nuk mund ti shtrijë efektet te Parlamenti i ri, dhe përderisa Parlamenti nuk ka votuar heqjen e imunitetit atëherë çështja duhet të pushohet.
VENDIMI NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Gjykata e Lartë, në datën 14.09.2009 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale të juridiksionit fillestar Nr.6 datë 13.03.2009 me:
KËRKUES:
Prokuroria e Përgjithshme, e përfaqësuar nga prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati e Arben Dollapaj, me autorizimin Nr.781/565 dt.04.05.2009.
I PANDEHUR:
1. Fatmir Mediu, gjykuar në mungesë, i mbrojtur nga av.Ardian Visha e Petrit Serjani. I akuzuar në bazë të N.248-25 K.P., 70/2 e 2 -25 i K.P.Ushtarak. Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, palëve në gjykim iu kërkua nëse kishin kërkesa paraprake dhe nga mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu u paraqit një memo datë 09.09.2009, e cila parashtronte faktin se ky i pandehur, prej datës 01.08.2009 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rrethanë kjo që për mbrojtjen nuk lejon vazhdimin e procedimit ndaj të mbrojturit prej tyre.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi kërkesat paraprake të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu, sipas të cilëve fakti që ky i pandehur është zgjedhur deputet në legjislaturen e XVIII të Kuvendit të Shqipërisë nuk lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij; përfaqësuesit e organit të akuzës, të cilët kërkuan vazhdimin e gjykimit me arsyetimin se Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë autorizim për procedim për të pandehurin Fatmir Mediu, dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen:
VËREN
Në datën 13.03.2009, në regjistrin themeltar të Gjykatës së Lartë, është regjistruar çështja penale që i përket procedimit penal Nr.3 i vitit 2008, i Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën ndodhet kërkesa për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu etj.
Me vendimin e datës 22.05.2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të pandehurve pa imunitet dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tyre për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Po sipas këtij vendimi, Kolegji Penal vendosi të vazhdojë gjykimin e të pandehurit Fatmir Mediu nga Gjykata e Lartë për shkakun se ai ishte subjekt i gjykimit të akuzave penale nga ky Kolegj konform dispozitës së nenit 141/1 të Kushtetutës së R. Shqipërisë. Në seancën gjyqësore të datës 14.09.2009, mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu pretenduan se prej datës 01.08.2009, i mbrojturi prej tyre është zgjedhur deputet në legjislaturën XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, fakt të cilin e provuan duke paraqitur si prova:
-Vërtetim nr. 11 datë 11.09.2009 i Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilit z. Fatmir Mediu është deputet i legjislaturës së XVIII të K. Shqipërisë.
-Vërtetim nr.4095 date 11.09.2009, sipas të cilit me vendimin nr.602 date 01.08.2009, z. Fatmir Mediu është deputet i zgjedhur i subjektit zgjedhor Partia Republikane e Shqipërisë në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Sipas pretendimeve të mbrojtësve të të pandehurit, mbas zgjedhjes së të pandehurit Fatmir Mediu deputet, organi i prokurorisë nuk ka paraqitur kërkesë për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu dhe nga ana e Kuvendit nuk është lëshuar autorizim për të lejuar ndjekjen penale ndaj të pandehurit Fatmir Mediu, pasi ai ka marrë mandatin e deputetit. Përfaqësuesit e organit të akuzës, lidhur me këtë kërkesë paraprake të paraqitur nga mbrojtësit e të pandehurit, pretenduan se rrethana e re e paraqitur prej tyre, pra fakti që i pandehuri Fatmir Mediu është zgjedhur deputet i legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë nuk përbën asnjë pengesë për gjykatën që të vazhdojë gjykimin e çështjes në ngarkim të tij. Këtë ata e bazojnë në faktin se me shkresën nr.185 datë 16.06.2008 të Kuvendit të Shqipërisë është dhënë autorizim për ndjekjen penale të të pandehurit Fatmir Mediu.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se zgjedhja e të pandehurit Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në datën 01.08.2009 dhe mungesa e një autorizimi për procedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet, është një prej rrethanave ligjore të parashikuara nga neni 290/1-e të K.Pr.Penale, në bazë të të cilit ndjekja penale e filluar në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu nuk mund të vazhdojë.
Rezulton se mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr.185, datë 16.06.2008 ka vendosur: “Dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Fatmir Mediu, kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Pas marrjes së këtij autorizimi si detyrim procedural që buron nga përmbajtja e nenit 288 të K.Pr.Penale, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme Fatmir Mediu është marrë si i pandehur dhe në përfundim të hetimit ai është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë, pasi ishte një prej subjekteve, që në zbatim të kërkesave të nenit 75/b-2 të K.Pr.Penale, gjykohet prej Gjykatës së Lartë si shkallë e parë. Gjykata e Lartë, pasi konstatoi se nuk kishte pengesë ligjore për të gjykuar të pandehurin Fatmir Mediu, gjykim i cili është vazhdim i ndjekjes penale të filluar nga organi i akuzës dhe të lejuar nga Kuvendi i Shqipërisë me autorizimin e dhënë në datën 16.06.2008, filloi procedurat e shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Në seancën gjyqësore të datës 14.09.2009, pasi nga mbrojtësit e të pandehurit u paraqitën prova sipas të cilave i pandehuri Fatmir Mediu, pas datës 01.08.2009 ka marrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se kjo rrethanë e re është ndalim për këtë Kolegj që të vazhdojë ndjekjen penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu. Ky ndalim, para së gjithash, rrjedh nga përmbajtja e dispozitës së nenit 73/2 të Kushtetutës së Shqipërisë ku në mënyrë të shprehur parashikohet se: “Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet”.
Sipas kësaj dispozite kushtetuese, një person nuk mund të ndiqet penalisht nëse ai provon ekzistencën e dy kushteve. Së pari, që ai është i zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe së dyti, që Kuvendi nuk ka lëshuar autorizim për ndjekjen penale të tij.
Në vështrim të nenit 73 të Kushtetutës Kolegji Penal vlerëson se deputetët marrin një mandat politik dhe ushtrojnë funksionin e tyre, brenda afatit ligjor. Me mandatin e deputetit ka lidhje edhe statusi i tij. Element i rëndësishëm i këtij statusi, ndër të tjera, është imuniteti parlamentar që përfshin papërgjegjshmërinë penale dhe paprekshmërinë penale të deputetit. E para ka të bëjë me papërgjegjshmërinë parlamentare, pra lidhur me veprimtarinë e tij si anëtar i Kuvendit, në ushtrim të funksionit të tij, ndërsa paprekshmëria penale ka të bëjë me paprekshmërinë parlamentare.
Për rastin në shqyrtim kemi të bëjmë me institutin e imunitetit në lidhje me paprekshmërinë parlamentare (ose paprekshmërinë penale), Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23410. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23410

Studentët grevistë: Në grevë, derisa të marrim diplomat Në ditën e pestë të grevës së urisë, studentët e Juridikut të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, kanë vijuar të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Pavarësisht premtimit të rektorit Shaska dhe senatit të UV-së se do të pajiseshin me diploma të nivelit të dytë, ata shprehen mosbesues dhe theksojnë se nuk dalin nga greva e urisë pa u pajisur me diplomat. Dje ata kanë kërkuar që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, të shkojë ti takojë, ndërsa rektorati vijon të jetë tërësisht indiferent ndaj tyre. Ndërkohë, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Njëri prej të ngujuarve është shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa gjatë paradites dy prej tyre kanë qenë të detyruar të lënë grevën e urisë. Sipas mjekëve që i kanë vizituar, grevistët shfaqin probleme me hipertensionin, takikardi dhe në dy raste kanë pasur temperaturë të lartë.
Mesditën e djeshme, pranë godinës së universitetit të ri, ku studentët grevistë janë ngujuar që prej së hënës, ka mbërritur një përfaqësi e Grupit Rinor Studentor të Tiranës. Ata kanë deklaruar se do të bëheshin pjesë e grevistëve të urisë dhe se mbështesnin kërkesat e kolegëve të tyre të Universitetit të Vlorës. Por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga studentët e tjerë, pasi sipas tyre ky akt mund të interpretohej politikisht. Ndërkohë, kandidatët për studentë, që nuk janë lejuar të regjistrohen për shkak të notës mesatare nën 6, kanë konfirmuar se do ti bashkohen grevës së studentëve të Juridikut në rast se nuk marrin një përgjigje pozitive nga rektorati dhe të regjistrohen menjëherë sipas urdhrit të MASH.
Por pavarësisht situatës së krijuar në UV, rektori Shaska e ka konsideruar grevën e studentëve si “të shfrytëzuar politikisht”. Pas vizitave të deputetëve të të dy kampeve politike, rektori ka nisur një e-mail nga SHBA, ku ka nënvizuar: “Ditët e fundit është vënë re një ndodhi shqetësuese, shfrytëzimi politik i grevës së ish-studentëve të Juridikut. Asnjë nga ju, politikanë, nuk ju jepet e drejta të shtireni për arsye që nuk është e nevojshme që të përmendën, sikur ju dhimbsen këta ish-studentë. Ju kujtojmë gjithashtu të gjithë politikanëve që ia behën në Vlorë për të ndërtuar kapital politik në një problem krejtësisht apolitik, midis të cilëve zotërinjtë Dashamir Tahiri, Kreshnik Cipi, Ledi Shamku, Erjon Veliaj, Eltar Deda dhe Ardi Kollozi, që të mos i fusin hundët atje ku nuk u takon. Duke ju referuar zotit Kollozi, që merr përsipër zgjidhjen e problemeve të universitetit në fjalimin e ti, i kujtojmë atij se nuk ka as kapacitetin intelektual, as kompetencat ligjore për tu dhënë zgjidhje këtyre problemeve”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23401. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23401

Post Traumatic Stress Disorder Treatment If your own preventive efforts are ineffective, and you develop PTSD, the good news is that the symptoms will respond to a variety of different psycho therapeutic techniques or medications, or to both together in combination. The choice of treatment will depend on your preferences, level of courage, and which symptoms are currently most pressing. Since the target symptoms of PTSD often vary with time, treatment goals and treatment methods must be periodically reevaluated.
A thorough familiarity with the nature of the symptoms and the ways to cope with them is the first step toward getting better. The central aspect of psychotherapy is catharsis a technical way of saying that it is crucial for you to reconnect with the emotional state experienced during the trauma, however frightening and painful this may be. This goes against the common sense inclination to put the terrible memories as far out of your mind as possible. However, to the degree that you fail to face the memories and accompanying feelings head on, they tend to come back unbidden in the form of nightmares and haunting waking images. You felt helpless during the event, now you have to control it.
Exposure therapy takes you from the memories to an actual confrontation with the triggers that recall the traumatic event. This can be combines with methods of anxiety management such as deep muscle relaxation, biofeedback, distraction, breathing control, and assertiveness training. The idea is to put you in the driver’s seat. If you can face down your fears , they will hold less power over you.
Medications can play an important role in treatment of PTSD. The most commonly used are the antidepressant and these are often effective even in the PTSD symptoms are not accompanied depression. The mood stabilizing medications may also be helpful, particularly when your problems include aggression, hostility, and flashbacks. The Increased arousal and insomnia that are often occur in PTSD may respond best to sedatives and anti anxiety agents but these medications should  be used with caution in individuals prone to drug or alcohol abuse.
It is also necessary to say a word about the two most frequent complications of PTSD substance use and depression. These are so common that they must be considered whenever PTSD sympoms  are present and will often require independent attention in the treatment for PTSD is to be at all successful. Detoxification is often a necessary first step, but must be done very slowly and cautiously because the substance with drawl will likely trigger an exacerbation of the PTSD symptoms and make it more difficult for the patient to participate in the treatment.
Related posts:Panic Disorder Treatment OptionsGeneralized Anxiety Disorder TreatmentInformation About Bipolar Disorder Treatment
Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3171. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3171
Top