Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kryesuesit kavajas ndalen nga Gramozi Ka barazuar 0-0 Besa në Ersekë ndërkohë që sot Dinamo ka shansin për të marrë e vetëm kreun e Superligës në rast fitoreje në Lac
Gramozi e Besa ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës së 6-të Kategorisë Superiore në barazimin e tyre pa gola. Ndeshja pati dy tablo, në të parën u pa një impenjim më i madh i formacionit të Agim Canajt. Dos Santos, Hyseni e Olivira ishin pranë golit, ashtu si Xhafaj e Poçin për Besën.
Në fraksioni e dytë të lojës grupi verdhezi i Shpëtim Duros tregoi potencën e një ekipi me përvojë të gjatë në Superligë. Lufta sportive ishte e fortë si në fushë, (sulmuesi i Besës, Cikalleshi, doli me barrelë), por në shkallët e stadiumit midis tifozëve.
Pika e marrë, mund të konsiderohet një gjysmësuksesi i Agim Canajt në debutimin e tij me skuadrën modeste kolonjare. Gramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë – gjashtë pikë në gjashtë ndeshje. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj. Skuadra kavajase realizoi barazimin e dytë pa gola në gjashtë javët e para.
Besa përkohësisht mori kryesimin e Superligës, tashmë në kuotën e 14 pikëve, por me një ndeshje më shumë se Dinamo, që nga ana e saj luan të shtunën në Laç. Të pranishëm në stadiumin “Gramozi” ishin dhe dy presidentët, Mustfa Taçi i Gramozit dhe Nexhat Bizhdili i Besës. Kjo ishte vetëm përballja e parë e kësaj jave të gjashtë të Superligës e cila do të vazhdojë me përballjen mes Tiranës dhe Kastriotit.
Java e 6-të ofron një përballje midis dy ekipeve që nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin. Tirana ka grumbulluar 46 për qind të pikëve (7 nga 15 të mundshmet) , Kastrioti ka “arkëtuar” 20 për qind të pikëve. Tirana i ka provuar të tria rezultatet e mundshme, ku ka vendosur një ekuilibër midis fitoreve, 2 dhe humbjeve, po 2. Kastrioti i ka humbur të dyja ndeshjet jashtë shtëpisë.
Për kryesuesit kryeqytetas të Dinamos, sot do të kenë përball Lacin që luan brenda. Laçi në shtëpi nuk e njeh humbjen, kurse Dinamo nuk e ka shijuar atë as në Tiranë dhe as në transfertë. Laçjanët nuk janë një ekip i lehtë për tu mundur përballë publikut të zjarrtë.
Shkumbuini-Teuta është ndeshja tjetër që konsiderohet si “Mile kundër Miles, një sfidë midis babait Kristaq Mile, trajneri i Shkumbinit, dhe djalit të tij, Vangjel Mile, kapitenit të Teutës. FSHF-ja e nxorri jashtë loje këtë derb: Kristaq Mile për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve në ndeshjen e humbur 2-1 të Shkumbinit u pezullua dy javë nga Komisioni i Disiplinës, plus një gjobe prej 30 mijë lekësh. Teuta nga ana e saj vjen pas fitores 1-0 me Vllazninë.
Ndërsa Apollonia ka udhëtuar për në Korcë ku do të luaj ndaj Skëndërbeut. Skuadra korçare nuk ka lënë asnjë pikë në shtëpi: 3 ndeshje, 3 fitore por edhe Apolonia nga ana e saj nuk ka mundur të fitojë asnjë pikë në dy ndeshjet e para në transfertë. Gerti Haxhiu i lidh me një fije të dyja skuadrat: vlonjate më parë ka qenë trajneri i Apolonisë, ndërkohë që aktualisht drejton Skënderbeun.
Ditën e nesërme do të luajnë dy skuadrat Flamurtari-Vllaznia, një cift ky që e ka filluar me shumë probleme kampionatin dhe që të dyja kanë ndryshuar trajnerët. Trajneri i Flamurtari, Gugash Magani ka premierën e tij para tifozëve vlonjate, ai i Vllaznisë, Roland Luçi, bën debutimin absolut në Kategorinë Superiore dhe si trajner i një skuadre shqiptare, pasi punon e jeton në Austri. Dy skuadrat më së shumti i bashkon shifra “zero”.
Flamurtari nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e luajtura në shtëpi, për më tepër të humbura me të njëjtin rezultat: 0-3, si nga Dinamo ashtu dhe nga Teuta. Vllaznia, nga ana e saj nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë, por nuk ka mundur të shënojë qoftë dhe një gol të vetëm. Flamurtari ka mbrojtjen më të dobët në këto pesë javë: 10 gola të pësuar, Vllaznia, sulmin më të dobët, vetëm 1 gol të shënuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23385. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23385

Lubonja: Nga muri tek muret Në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, publicisti pohon: Në Shqipëri nuk ka pasur disidencë
Flet për Murin e Berlinit, ai që qendroi i rrethuar me mure qysh 23 deri 40 vjeç. Në kampin e Spaçit, në kampin burg të Ballshit dhe në burgun e Burrelit, gjithsej 17 vjet.
Fatos Lubonja ka qenë i vetmi i ftuar nga elita e mendimit të sotëm shqiptar për të folur për izolimin e Shqipërisë dhe situatën para dhe pak pas rënies së Murit të Berlinit. Në Tiranë kanë nisur një sërë arktivitetesh që përkujtojnë këtë përvjetor.
Në takimin-debat që fondacioni “Hanns Seidel” dhe shoqata “Ceapal” zhvilluan me këtë rast, Fatos Lubonja bëri një analizë të shkurtër me temë “Shoqëria shqiptare dhe Muri i Berlinit”, duke theksuar së pari që Shqipëria nën diktaturë nuk ka pasur disidencë, domethënë një opozitë (jopolitike) as nëpërmjet inteligjencës, as nëpërmjet artit dhe as në ndonjë formë tjetër.
“Rënia e regjimit komunist në Shqipëri nuk erdhi nga disidenca e brendshme, nga revolta e popullit”, u shpreh ai, duke pasur parasysh atë që ndodhi në vendet e tjera të Evropës Lindore.
Publicisti kujtoi për të pranishmit një fragment nga takimi i Ramiz Alisë me studentët, në të cilin kryeministri dha shenjën e parë të tërheqjes së komunizmit. Duke folur për vonesën e rënies së regjimit, ai nuk mund të linte pa përmendur edhe shkakun, izolimin e Shqipërisë. “Vendi ynë ka qenë një vend krejtësisht i izoluar dhe nuk ka pasur asnjë mundësi komunikimi me vendet e tjera”, pohoi ai.
Vazhdimisht, në shkrimet e tij publicistike – arenë e mendimit të tij të pavarur dhe të pakompromis, nuk janë vetëm të së përditshmeve, po edhe revista “Përpjekja” të cilën e themeloi dhe e drejton prej vitit 1994 – ku është shprehur me një frymë kritike ndaj të kaluarës komuniste. Ai e ka parë të kaluarën komuniste si një periudhë që ende nuk është eksploruar dhe e ka quajtur detyrë që “asaj të kaluare t’i kthehet ndërgjegja evropiane”.
Ai i mbetet tezës se regjimi hoxhist ishte regjim i nacionalkomunizmit, simbiozë e dy ideologjive të nacionalizmit dhe komunizmit: midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale, ndërsa sot reflektohet ende një nga ngjyrat e kësaj ish-simbioze, përpjekjet për një flirt me pushtetin.
Më pas, diskutimi u spostua te problemet e viteve të tranzicionit. Për këtë pjesë ai shpjegoi se “vonesa e rënies së komunizmit pasoi me tranzicionin e vështirë e të gjatë që vendi ynë po kalon. Shqipëria ende ka probleme të mëdha me pronën. Këtu akoma punohet pa plane urbanistike dhe nuk dihet për sa gjatë do të vazhdojë”.
Në fund të ligjëratës së tij, preku problemin e elitës shqiptare, një elitë e pabashkuar, që nuk komunikon dhe që nuk krijon ideale. “Problemi i elitës shqiptare është shumë i madh. Ajo nuk pati mundësi të zhvillohet dhe të komunikonte hapur. Kjo elitë ka një mur që ndan të kaluarën nga e tashmja. Këtë mur unë e shoh si një tumor, i cili nuk të lejon të krijosh ideale dhe të ecësh përpara”, përfundoi Lubonja.
Fatos Lubonja ka dhënë një kontribut në letërsinë e burgut, ose e thënë ndryshe me letërsinë dokumentare. Ishte një kontribut i menjëhershëm, tre – katër vite pas daljes nga burgu i gjatë, më 1991. Botoi “Ploja e mbrame”, “Në vitin e shtatëmbëdhjetë”, “Ridënimi” që mbetet deri më sot një rrëfim unikal për dhunimin e të drejtave të njeriut nën regjimin e Hoxhës. Për ditarin “Në vitin e shtatëmbëdhjetë” ai u vlerësua me çmimin “Alberto Moravia” (2002).
Një vit më vonë nga Universiteti i Vjenës merr çmimin “Herder” për kontributet e përmendura më lart, shto këtu edhe për eseistikën me frymë evropiane të revistës “Përpjekja”, e cila në fillimet e saj mblodhi penat më të mira të elitës shqiptare, tek i cili rreth duket se Lubonja ka mbetur vetëm.
Kritikat e tij për sistemin demokratik shqiptar, për gjysmën e rrugës që ky system pati bërë deri në vitin 1997, janë mbledhur në vëllimin “Liri e kërcënuar” (publicistikë e viteve 1991-1997).
Ndërkohë Lubonja vazhdon të shkruajë letërsi burgu. Tregimi është gjini me të cilin publiku nuk e njeh mirë Fatos Lubonjën, deri atëherë kur ai të vendosë për botimin e gjithë sa ka shkruar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23388. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23388

Reagojnë gjyqtarët: Pse nuk duhet të ishte pushuar dosja Mediu Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë zbardh vendimin e pushimit të akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurit deputet Fatmir Mediu, duke bërë publike edhe mendimin e pakicës së pesëshes gjykuese të këtij kolegji penal. Sipas vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar pro pushimit të akuzave ndaj Mediut, ndërsa gjyqtarët Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër pushimit të akuzave, duke kërkuar nga kolegët e tjerë vazhdimin e gjykimit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas këtij vendimi, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kanë renditur argumentet dhe interpretimet e tyre juridike të nenit 73 të Kushtetutës, ku tre nga gjyqtarët e interpretuan këtë nen si taksative për mos vazhdimin e procedimit penal ndaj Mediut, ndërsa, dy të tjerët si një nen që nuk e mbron ish-ministrin nga procedimi, pasi Kuvendi kishte vendosur kohë më parë heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Më poshtë “Shekulli” boton njërën nga pjesët kryesore të mendimit të pakicës të argumentuar nga gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako, për mos pushimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes tashmë ministër i Mjedisit deputetit Fatmir Mediu. Vendimi “Në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në doktrinën juridike është parashikuar qartë instituti i imunitetit parlamentar dhe ai i mandatit .Mandati në vetvete është forma me të cilën vishet përfaqësimi politik, respektivisht delegohet ushtrimi i pushtetit shtetëror. Imuniteti nuk është gjë tjetër veçse një veshje mbrojtëse që i bëhet mandatit të deputetit për të parandaluar ndjekjen penale nga organi i hetimit pa autorizimin e Kuvendit. Qëllimi i paprekshmërisë penale është pikërisht mënjanimi i mundësive të ndjekjeve arbitrare dhe të pabazuara në ligj, që do të pengonin përfaqësuesin e popullit të kryente misionin e tij për të cilin ai është zgjedhur. Fryma e Kushtetutës nuk është paprekshmëria absolute e deputetit. Paprekshmëria e tij është një shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve para ligjit, prandaj ajo duhet të zbatohet në mënyrë të kufizuar vetëm për efektin që thamë më lart. Në rastet ku organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtoje nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo, sepse në të kundërt do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. Kuvendi në këtë rast vetëm çmon nëse ndjekja penale cenon pavarësinë e parlamentit në përgjithësi dhe të deputetit konkret në veçanti, pra nëse ndjekja sjellë pasoja për funksionim e mirë të parlamentit, apo mos është vetëm një pretekst për të goditur deputetin apo grupin e tij parlamentar. Ky shqyrtim nga parlamenti ka karakter thjesht politik që do të thotë se i siguron liri veprimi drejtësisë pa paragjykuar nëse deputeti është ose jo fajtor. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka dhënë njëherë autorizimin duke lejuar organin procedues të kryejë procedimin përkatës, presupozohet që e ka ushtruar një kontroll të tillë dhe e ka çmuar të drejtë kërkesën e tij. Për pakicën kërkesa kushtetuese që i paraqitet Kuvendit për dhënien e autorizimit për procedimin e një kategorie personash, përfshirë edhe deputetet dhe dhënia në fakt e këtij autorizimi nuk presupozon zhveshjen e personit konkret nga mbrojtja e veçantë që ai gëzon për shkak të imunitetit parlamentar, të cilën e ka fituar me zgjedhjen nga elektorati dhe konfirmimin nga KQZ-ja. Përkundrazi, pas dhënies së autorizimit për procedim, madje dhe pas marrjes së tij si i pandehur, deputeti ashtu sikurse ndodhi dhe me të pandehurin Fatmir Mediu, vazhdon të ushtroje funksionet e tij si deputet duke gëzuar të drejtat dhe garancitë ligjore përfshirë dhe mbrojtjen e posaçme juridiko-penale për veprime të drejtuara kundër tij dhe që përbëjnë vepër penale, pa kufizim, njëlloj si edhe deputetet e tjerë. Autorizimi për procedim i dhënë nga Kuvendi është parakusht për organin procedurës pa të cilin ky i fundit nuk mund të kryeje një numër veprimesh procedurale përfshirë edhe marrjen si të pandehur. Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko kushtetuese për sa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti. Ky i pandehur u rizgjodh deputet po i Kuvendit të Shqipërisë, organ ky i cili pavarësisht numrit progresiv të legjislaturave të tij (nga 17 në 18) ishte shprehur tashmë pozitivisht për kërkesën e organit të procedurës për dhënien e autorizimit për procedim mbi bazën e po atyre fakteve për të cilat ishte duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas mendimit të pakicës, vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhojë e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij për shkak të zgjedhjeve të reja. Jemi në kushtet e gjykimit të se njëjtës çështje për të cilën është marrë njëherë autorizimi nga organi procedurës. Ne pakica mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës. Në këto kushte jemi dakord me kërkimin që bëri organi i akuzës për vazhdimin e këtij gjykimi. Përveç sa më sipër nuk e mendojmë të drejtë referimin ligjor të bërë nga shumica në nenin 290 të K.Pr.P. Kjo dispozitë parashikon rastet kur procedimi nuk mund të fillojë ose në rast se ka filluar duhet të pushojë. Rasti objekt gjykimi nuk përfshihet në asnjë parashikim të kësaj dispozitë. Në vendimin e shumicës arsyetohet se Gjykata e Lartë ka mbajtur po të njëjtin qëndrim (ka pushuar çështjen) kur ka gjykuar të pandehurin Azgan Haklaj, mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Theksojmë se rrethanat për çështjen e mësipërme nuk janë të njëjta me rrethanat e çështjes objekt gjykimi. Shtetasi Azgan Haklaj u zgjodh deputet për herë të parë pasi ndaj tij kishte filluar procedimi penal, madje pasi ishte vendosur masa e sigurimit “arrest në burg” dhe ishte marrë si i pandehur. Patjetër që edhe për pakicën, me zgjedhjen e tij si deputet, u krijua një rrethanë krejtësisht e re për këtë person, kapërcimi i së cilës pa marre autorizimin nga Kuvendi do të binte ndesh me ndalimin kategorik të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës. Në analizë të gjithë sa thamë më lart mendojmë se procedimi penal nuk duhej pushuar.
Gjyqtare Evjeni Sinoimeri
Gjyqtare Evelina Qirjako
PS: Prokuroria të kërkojë imunitetin e Mediut
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të depozitojë sa më shpejt në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme. Ai kujtoi se familjarëve të viktimave, me vendimin e fundit për lirimin e Mediut nga akuzat iu bë një vrasje e dyfishtë. “Tragjedia e Gërdecit nuk është një ngjarje e arkivuar në librat e historisë, por përkundrazi, është një ngjarje aktuale, pasojat e të cilës nuk i vuajnë vetëm ata që kanë humbur fëmijët, prindërit, familjarët apo pasurinë, por i vuajnë të gjithë shqiptarët e ndershëm”- tha ai. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë, Sali Berisha si strehues të Fatmir Mediut, një të kërkuar për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, duke e punësuar për Ministër, ndërkohë që edhe sipërmarrësi më i vogël i Republikës, një person me të tillë akuzë, nuk do e kishte punësuar as për kamerier. “I bëjmë thirrje Sali Berishës të shpreh qartë, pa ekuivokë dhe larg çdo deklarate demagogjike, gatishmërinë e tij për të hequr imunitetin e Ministrit Fatmir Mediu, si dhe të ndalojë çdo formë presioni apo joshjeje ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë”- tha ai.
dt 25 shtator Mediu, rikallëzohet nga familjarët e viktimave të Gërdecit
TIRANË- Mbrojtësit ligjorë të familjarëve të 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit kane bërë gati kallëzimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes tashmë me detyrën e Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu dhe “arkitektëve” e kompanisë që ngritën fabrikën e ferrit në ish-repartin e tankeve.
Ky lajm bëhet i ditur nga mbrojtësja ligjore e familjarëve të viktimave të Gërdecit, e cila gjatë një bisede me “Shekullin” konfirmoi këtë informacion, duke shtuar se të hënën kallëzimi do depozitohet pranë institucionit të akuzës.
“Të hënën do të dorëzojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu, ish-drejtorit të MEICO-së Ylli Pinari, administratorit të kompanisë “Albademil” shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknikë në fabrikën e çmontimit në Gërdec Dritan Minxholli. Këta persona do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave, familjarët e të cilëve i mbrojmë ne në proceset gjyqësore”-tha nje nga avokatet.
Me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifilloi ndjekjen penale për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23379. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23379

Henri: Falemnderit Venger Sulmuesi francez i Barcelones, Henri nuk e ka per turp te pohoje se nuk do te ishte ky futbollist sot, nese nuk do te kishte punuar me teknikun e Arsenalit, Venger. Henri shpjegon se si tekniku francez e mori te skuadra londineze per ta transformuar nga nje sulmues krahu, ne nje makine-goli, nga me te miret ne ligen e pare angleze. Natyrisht trofete qe fitova me Barcelonen dhe sidomos ajo ne ligen e kampioneve, ishte shume speciale per mua, pasi nuk e kisha fituar me pare. Por jam i lumtur tu them te gjitheve se ne qofte se nuk do te ishte puna e Vengerit, sot nuk do te isha ky futbollist qe jam, pohoi Henri. Asnjehere nuk do ta harroje ate besim te madh qe pati Arsene ne aftesite mia. Me qendroi prane, me stimuloi ndaj dhe do ti jem per jete mirenjohes Vengerit. Dua te shtoje gjithashtu se kur erdha te Arsenal ishte i demoralizuar, por Arsene i njihte aftesite e mia dhe ndertoi per mua historine e madhe ne futboll. Ai e dinte kohen qe do te investonte per mua dhe te tjeret. Vazhdoje te mbaje lidhjet me Vengerin, te ndjek ne TV Arsenalin. Per mua nuk mund te nenkuptosh Arsenalin pa emrin Arsene Venger. Kur Henri u largua nga Arsenal per te kaluar te Barcelona ai kishte shkruar emrin e tij si nje nga sulmuesit me te medhenj ne historine e klubit londinez: 226 gola ne 364 ndeshjet me topcinjte. Trofete individual nuk munguan per Henrin, ai u kthye ne nje idol ne Hajburi. Tani Henri luan te Barcelona, nje klub i madh dhe me shume tradite, por pa harruar asnjehere, Arsenalin, Vengerin dhe tifozet e mrekullueshem. Henri beson se Barcelona mund te perseris suksesin e sezonitt te kaluar dhe pse sfida me Realin e Madridit do te jete e veshtire. Enderron nje sukses te dyte ne ligen e kampioneve, por pa harruar te nenvizoje dhe nje here dashurine dhe mirenjohjen per Vengerin: Pa te nuk do te isha sit ky futbollist.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23545

Derbi anglez: Çelzi-Liverpul Perplasja te dielen ne Stamford Brixh midis Çelzit dhe Liverpulit eshte mjaft sinjifikative ne luften per titull kampion, por disa pyetje ngrihen per dy skuadrat qe paten nje mesjave ne ligen e kampioneve larg asaj qe pritej. Jane zhvilluar zhvilluar vetem shtate jave ne sezonin e ri te liges se pare angleze, port e dy tekniket, Anceloti dhe Rafa Benitez e dine se nje humbje ne Stamford brixh te dielen do te kushtezoje shanset per titull kampion, pasi Mancester Junajted mund te perfitoje shume. Pas dy humbjesh ne fillim te sezonit, Liverpul udheton drejt Londres me kushtin qe hapesira e gabimit duhet te jete shume e vogel, nderkohe qe dhe ne planin moral skuadra e teknikut spanjol Rafa Benitez ka marre nje goditje jot e vogel ne humbjen ne mesjave, 0:2 me Fioretinen per ligen e kampioneve. Anceloti qe flet vetem italisht kur skuadra e zhgenjen nuk e ka fshehur se mbeti i pakenaqur nga loja e skuadres se tij dhe pse fitoi 1:0 ne Nikosia me Apoel per ligen e kampioneve. Ne te dy kampet, nevoja eshte qe te dielen ne Stamford Brixh te synohet vetem fitorja. Ne duhet te bejme me te miren ndaj Liverpulit, pohoi kapiteni i Çelzit, mbrojtesi Xhon Terri. Dhe pse humbi me Fiorentinen, Liverpul eshte nje skuader e madhe, qe di te gjeje pergjigjen kur luan ndaj nesh. Sezonin e kaluar, ishte Liverpul qe id ha fund rekordit te Çelzit, 86 ndeshje pa humbur ne Stamford Brixh dhe kjo histori e re eshte inkurajuese per Rafa Benitez dhe skuadre e tij. Te Liverpul rikthehet pas demtimit mesfushori argjentinas, Maskerano, por Rafa Benitez i duhet te beje zgjedhjen per dyshen ne qender te mbrojtjes, tani eshte riaftesuar nga demtimi dhe danezi Dani Agger. Besoj se do te shikoni nje Liverpul ndryshe nga ndeshja ne Firence, ne Stamford Brixh theksoi spanjoli Rafa Benitez. Nje ndryshim total ne nivelin e lojes dhe ne mentalitet. Nga ana e tij kapiteni Gerrard pohoi: Ne kemi nevoje qe te kapercejme sa me shpejt humbjen me Fiorentinen dhe sfida me Çelzin ka rendesi te madhe. Ne kemi nevoje qe te tregojme reagimin me te mire.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23541

Kombëtarja, miqësore me Estoninë Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Estoninë, të programuar, më 14 nëntor. Takimi do të luhet në Talin. Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23538. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23538

Së shpejti videoklipi i ri i Adelina Ismailit Adelina Ismaili tashmë ka mbaruar xhirimet për klipin dhe pritet momenti kur do të publikohet nëpër televizione. Pas një përmbyllje të suksesshme të koncertit para një muaji në disko Rinora 4, ku mbi 3.000 persona në publik u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj, këtë radhë këngëtarja është përsëri në aksion, por në një disko tjetër, e cila si duket do të ketë mbrëmjen e fundit pasi parashikohet të mbyllet. Adelina ka qenë e pranishme disa herë në këtë diskotekë dhe gjithmonë ka dalë e kënaqur nga pritja që i është bërë. Por, nëse dikush ndalon veprimtarinë, dikush tjetër vazhdon me një ritëm akoma më të madh. Kanë kaluar tashmë 12 vite kur Adelina Ismajli theu tabu në Festivalin e RTSH-së, duke u zhveshur në veshje të brendshme dhe fustan transparent për ti lënë shqiptarët 12 vite radhazi të komentojnë këtë gjest, i cili etiketoi Ismajlin ndër këngëtaret më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave, përderisa atëherë temë ishte Emancipimi i femrës shqiptare. Këtë radhë Adelina në këngën dhe klipin e saj ka zgjedhur një temë tjetër shumë më të ndjeshme, tolerancën fetare tek shqiptarët. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë fenë e çdokujt,  Ismaili në klipin e ri trajton pikërisht respektimin e fesë së shqiptarëve myslimanë ndaj atyre katolikë dhe e kundërta, ku secila fe respekton tjetrën. Adelina këndon Feja e shqiptarit është shqiptaria, refren ky që tashmë gjendet në njërën nga këngët e saj. Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte. Me këtë projekt Adelina Ismajli edhe njëherë rrëzoi një tabu: U bë myslimane, katolike, pellazge (besimi i vjetër Ilir), hebrehe, budiste, por më së shumti shqiptare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23533

Katedralja e sapondertuar Nene Tereza ne Prishtine
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23528. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23528
Femër secret (Oki feat. Bexo)
Bexo: (Attention, attention Looking for the girl Who stole my heart)
Më duhesh shumë, më duhesh ti Eja shpëto një dashuri Vetëm ty të dua sonte unë Vetëm ti më len mua pa gjumë A e din se çka po don A e din se çka kërkon A e din se shumë gabon Jo jo kshtu nuk bon
Oki: Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët e tua
Unë të dua, shumë të dua Sytë e tua më shikojnë mua Unë të dua, shumë të dua Buzët e tua janë veç për mua
Vajzë më trego ti ku je tani Të vi të shpëtoj një dashuri Ah sa të dua unë vetëm një Zot e di Vashë, a thua bëj mëkat Eja të shfaqim luftën e botës Edhe ta thejmë kristalin e tokës A do të duash vetëm me sy të më shikosh Dhe t’më thësh po
Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët
Ah xhan Për ty mundem duart t’i fus në zjarr (Xhan, xhan, xhan, xhan) Xhan merrma jetën se pa ty nuk e du
Vetëm ty, ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty, ty të thashë Mos luaj me mua tash Ty, ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty, ty të thashë Mos luaj me mua tash
Bexo: Vetëm ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty të thashë Mos luaj me mua tash Ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty të thashë Mos luaj me mua tash
Oki: Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët e tua
Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje (Ik ti prej meje [Yeah, prej meje]
Nuk mundem tjetër t’dashuroj Se pa ty unë zemër kot jetoj Nuk mundem tjetër t’dashuroj Se pa ty unë ma mirë mos t’jetoj
(Hej loqkë, s’dua t’them në sy Por vetëm ty të tegoj një sekret Buzët e tua…)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4532. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4532
Femër secret (Feat. Bexo)
Bexo: (Attention, attention Looking for the girl Who stole my heart)
Më duhesh shumë, më duhesh ti Eja shpëto një dashuri Vetëm ty të dua sonte unë Vetëm ti më len mua pa gjumë A e din se çka po don A e din se çka kërkon A e din se shumë gabon Jo jo kshtu nuk bon
Oki: Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët e tua
Unë të dua, shumë të dua Sytë e tua më shikojnë mua Unë të dua, shumë të dua Buzët e tua janë veç për mua
Vajzë më trego ti ku je tani Të vi të shpëtoj një dashuri Ah sa të dua unë vetëm një Zot e di Vashë, a thua bëj mëkat Eja të shfaqim luftën e botës Edhe ta thejmë kristalin e tokës A do të duash vetëm me sy të më shikosh Dhe t’më thësh po
Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët
Ah xhan Për ty mundem duart t’i fus në zjarr (Xhan, xhan, xhan, xhan) Xhan merrma jetën se pa ty nuk e du
Vetëm ty, ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty, ty të thashë Mos luaj me mua tash Ty, ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty, ty të thashë Mos luaj me mua tash
Bexo: Vetëm ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty të thashë Mos luaj me mua tash Ty të thashë Të ndjej afër meje vashë Ty të thashë Mos luaj me mua tash
Oki: Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje A do të ndryshojnë ndjenjat Ndonjëherë për mua A do t’mund t’i besoj Unë buzët e tua
Mjafton veç t’më shikosh Dhe unë shkrihem pas teje Më buzëqesh me një shpresë Dhe ik ti prej meje (Ik ti prej meje [Yeah, prej meje]
Nuk mundem tjetër t’dashuroj Se pa ty unë zemër kot jetoj Nuk mundem tjetër t’dashuroj Se pa ty unë ma mirë mos t’jetoj
(Hej loqkë, s’dua t’them në sy Por vetëm ty të tegoj një sekret Buzët e tua…)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4530. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4530
50 Cent Live në Madison Square Garden 2009 Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-live-ne-madison-square-garden-2009.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-live-ne-madison-square-garden-2009.html
Mos luaj me zjarr (2x) Mos e dashuro zemrën time gur Se unë të harroj e ti s’mundesh kurrë Askush s’i shpëtoi ndjenjës për dashuri Robi i saj mor djal je edhe ti
Kujdes, kujdes, kujdes…
Ref. 2x Mos luaj me zjarr Se do digjesh vet Të dukem si peshk Por nuk bi nën grep
(2x) Sikur ta dish djal loja si mbaron E me grepin tënd tjetër kund peshkon Syri sheh gjithçka por veten s’e shikon Në lotët e tu ti po noton
Kujdes, kujdes, kujdes…
Ref. 2x Mos luaj me zjarr Se do digjesh vet Të dukem si peshk Por nuk bi nën grep
Mos luaj me zjarr
Ref. 2x Mos luaj me zjarr Se do digjesh vet Të dukem si peshk Por nuk bi nën grep
Mos luaj me zjarr
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4527. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4527
Jabanxhiu (2x) S’jam pijanec, as kumarxhi Mas grave jo nuk shkoj Prap nuk më del kur llogaris Jetën s’di si ta kaloj
(2x) Jabanxhi në shtëpinë time jam Dhe me pasuri fëmijët kam Mos m’i shiko sytë se shumë kam qarë Por shikoma shpirtin qelibar
(2x) Ti pasanik mos më përçmo Dhe pse jam fukara Ti gjakun tim, ti ndershmërinë S’mund ta blesh dot me para
(2x) Me punë, famë t’madhe, me kostum S’të vjen era vjeshtë vetëm parfum Se je n’pasuri s’duhet t’harrosh Në dy metra vend dhe ti do shkosh
Jabanxhi në shtëpinë time jam Dhe me pasuri fëmijët kam Mos m’i shiko sytë se shumë kam qarë Por shikoma shpirtin qelibar
Me punë, famë t’madhe, me kostum S’të vjen era vjeshtë vetëm parfum Se je n’pasuri s’duhet t’harrosh Në dy metra vend dhe ti do shkosh
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4525. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4525
Skenar dashurie Pa fat sapo mbaroi Drama pa kuptim Ëndrra pa fjetur Loja pa fillim I vetëm unë rri Në terrin e zi Afër s’të kam unë ty
Ti s’bëre asgjë për mua Asgjë nuk kishe Bosh mbeti fjala të dua Por unë jo s’e kuptoj Pse të dashuroj Çdoherë në ty mendoj
Ref. 2x Do të dua ty dhe kurrë s’të harroj Deri n’vdekje ty do të kujtoj Se pa ty shpirt jeta është vetmi Ti do mbetesh e imja dashuri
Ti s’bëre asgjë për mua Asgjë nuk kishe Bosh mbeti fjala të dua Por unë jo s’e kuptoj Pse të dashuroj Çdoherë në ty mendoj
Ref. 2x Do të dua ty dhe kurrë s’të harroj Deri n’vdekje ty do të kujtoj Se pa ty shpirt jeta është vetmi Ti do mbetesh e imja dashuri
Ti do mbetesh e imja dashuri
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4522. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4522
Një shqiptar në Greqi lidh fëmijën pas makinës dhe e torturon se nuk e dëgjonte Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/nje-shqiptar-ne-greqi-lidh-femijen-pas-makines-dhe-e-torturon-se-nuk-e-degjonte.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/nje-shqiptar-ne-greqi-lidh-femijen-pas-makines-dhe-e-torturon-se-nuk-e-degjonte.html
Top