Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

VIDEO: Sneijder i siguron fitoren Interit në minutat shtesë
Sneijder feston golin vendimtar, Foto: SKY
Skuadra e Interit nga Milano shënoi një nga fitoret më të vështira në Serinë A të Italisë në futboll. Kampioni në fuqi me golin e Sneijderit mundën Udinesen me rezultat 2:1. Sneijderi ishte autorë i dy golave dhe më i merituari për fitoren e kampionit. Stankovic shënoi në minutën e 22-të dhe Sneijderi 90-tën, ndërsa për Udinesen ka shënuar futbollisti Di Natale në minutën e 27-të. Për Interin kjo është fitore që gjatë do të mbahet mend në kuadër të javës së gjashtë se më të vërtetë hasi në një sfidë tejet të fortë nga Udinese. Skuadra Udinese nuk pati fat të kthehet më një pikë nga ky udhëtim. Në ndeshjen tjetër, Bari-Catania ka përfunduar me rezultat 0:0.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23588. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23588

Kinema greke pa klishe Ditë të filmit grek në Tiranë 8-10 tetor në Kinema Imperial. Filma nga Angjelopulos, Damianos dhe një vepër kult e kinemasë greke në Shqipërinë e viteve tetëdhjetë: “Njeriu me karafil” i Niko Ximas
Idetë më të mira, shpesh, janë ato që lindin duke u matur me mundësitë. Duke parë fuqitë që Ditët e Filmit Grek mund të kryheshin pa gur në qafë, nënkupto institucionet dhe politikat e tyre false në emër të gjoja fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, një grup emigrantësh shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqi, sjellin kinemanë greke më datat 8-9-10. Është hera e parë që nisma e tyre ka këtë kah, pasi në maj të vitit 2007 i njëjti grup organizoi Ditë të Filmit Shqipfolës në Athinë, ku u bë një prezantim dinjitoz i kinemasë së Shqipërisë dhe të Kosovës, asaj klasike dhe moderne.
Vullneti i këtij grupi njerëzish të rinj, që bëjnë kinema si Bujar Alimani dhe Neritan Zinxhiria, të dy regjisorë të filmit të shkurtër, Tefta Bejko e Denida Zinxhiria (producente filmi) Joni Shena (stundent i Fizikës në Universitetin e Athinës, organizator i përkushtimeve filmike me tema sociale në një forum emigrantësh), kapërcen kështu pengesat dhe idenë se kësi lloj aktivitetesh i bëjnë vetëm institucionet, kur në të vërtetë institucionet e ministritë, as nuk duan të dinë se me pak para kanë në dorë prezantimin e kulturës shqiptare tek fqinjët dhe anasjelltas.
Janë po këta individë që kanë bërë zgjedhjen e filmave duke pasur parasysh refleksionin e kësaj kinemaje në Shqipëri. Bujar Alimani thotë se “në radhë të parë është hequr ideja e një përkushtimi kinematografik me subjekt të përcaktuar, sjellja e filmave që do të kishin për temë e trajtim emigrantët, të huajt në Greqi. Është parë absolutisht e pastërtisht prurja e filmave, tema e të cilëve është tejet larg shablloneve pritës, e kështu synojmë drejt surprizave. Të gjithë filmat pa përjashtim kanë një biografi secili dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare.”
Është regjisori me famë botore Teos Angjelopulos, s’kishte si të ishte tjetër, ai që hap më 8 tetor Ditët e filmit grek në Tiranë me veprën “Përjetësi e një ditë”, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës më 1998.
Vijon “Evdokia” i regjisori Aleksis Damianos, i cili bashkë me Pandeli Vulgari në “Gjithçka është rrugë” pikturojnë atë që në Greqi u quajt Kinemaja e Re Greke, të dy filma që trajtojnë realitetin bashkëkohor grek – i dyti është trilogji filmike.
“Njeriu me karafil” i Niko Ximas, patjetër brezi i dyzetvjeçarëve e sipër tyre e njeh mirë. Alimani kujton vitin 1984, kur ky film preu qindra mijëra bileta në kinematë shqiptare, (kopja 35mm e të cilit është në Arkivin e Filmit në Tiranë), “trajton një nga temat më të dhimbshme e të turpshme të historisë greke, Luftën Civile, me hero një njeri të vërtetë, komunistin Niko Belojani, i cili u pushkatua nga forcat e djathta të asaj periudhe në Greqi.”
Paketa e filmave me metrazh të gjatë mbyllet me filmin “Korrigjimi” i Thanos Anastopulos (kandidatura e Greqisë për Çmimet Oskar 2008), i cili u shfaq premierë në Shqipëri në Festivalin e Parë në Durrës 2008, fituese e Aktores më të Mirë u shpall Ornela Kapedani. Alimani e vlerëson këtë film, për mënyrën sesi e trajton “temën e çmendurisë së nacionalizmit e pendesën pas refleksioneve të një personazhi i cili sheh se po i shket toka nën këmbë e ku akti personal shtrihet në sfera më të përgjithshme.”
Ndër filmat me metrazh të shkurtër janë zgjedhur “Minat” të Kristo Nikolerit, “një pikturë e guximshme e regjisorit për përplasjet e përditshme të ushtarëve grekë me emigrantët aziatikë, film i cili gjithashtu është një elozh për problemin e madh që përballon Evropa e sotme, dallgën e madhe që vjen nga Lindja.”
“Nimfos” i Ahileas Kiriakidhit, trajton marrëdhënien e një gruaje të vetmuar me një të ri, që punon në ndërtim përballë saj, dy njerëz krejt të huaj për njëri-tjetrin që fati i afron…,vetëm për pak.
“Xhina Dostojevski” e Vanesa Zuganelit, është zgjedhur sepse si filmi më i veçantë për nga forma e teknika e këtyre tre ditëve (cinemascop me një trajtim të veçantë mbi figurën). Tema është tepër e thjeshtë: një mirëmbajtës faresh gjen gjuhën e përbashkët me dy banorët e vetëm të ishullit të largët, ku ka ardhur. E përbashkëta-kinemaja dhe letërsia.
“Skipper Straad” i Irini Vahliotit është një film i bazuar, i gjithi në një poezi të poetit të njohur grek Nikos Kavadhias: Një marinar punon natën në port, e vë re se në dhomën e hotelit ku fle, krevatin e ndan …me një grua.
“When fish fly” i Vilka Xuras, është historia e një vajze ukrainase, e cila punon në shtëpinë e një gruaje të moshuar greke. Kjo grua ka ardhur njëlloj si ajo vajzë në Greqi, nga Azia e Vogël me përndjekjet e popullsisë greke, në fillim të shekullit. “Kalimi” i Janis Kacabulas, hedh dritë mbi dilemën e fortë të një gjuetari grek, i cili rastësisht vret babain e dy fëmijëve shqiptarë emigrantë në një mal me dëborë. Fëmijët i merr me vete, e në një barakë pylli pret në heshtje e qetësisht ndëshkimin prej fëmijëve të cilëve u lë armën.
“Zafiri” i Elena Dhimitrakopulu-t, bazohet në një rit folklorik në Greqinë e Veriut, të cilin e egzekutojnë fëmijët e fshatit, duke rikrijuar si në një shfaqje teatrale ritin zakonor. Këta janë pak a shumë pesë filmat e gjashtë a shtatë filmat e shkurtër grekë, që do të vizitojnë kryeqytetin shqiptar për tre ditë rresht në Kinema Imperial. Pritet pjesëmarrja e autorëve, e regjisorëve, e aktorëve, e producentëve, e përfaqësuesve nga Qendra Greke Kinematografike, të cilët me rastin e kësaj ngjarjeje, vizitojnë Tiranën edhe për të krijuar mundësi për bashkëpunime në fushën e kinematografisë.
Në këtë përpjekje është bashkëorganizatore Ambasada Greke në Tiranë dhe Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri. Ditët e Filmit Grek mbështetet nga Qendra Greke Kinematografike, Festivali i Filmit të Shkurtër të Dramës, Kompania Filmike Shqiptare “90 Production”, Kompania Greke Filmike N-ORASIS, dhe Sponsor Gjeneral ka Alpha Bank dhe American Expres.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23438

Vatra G, sexual zone Shumë nga ju kanë dëgjuar për historitë që lidhen me atë vatrën magjike brenda trupit të gruas, që kur stimulohet në mënyrë të përshtatshme, i çon disa gra në lartësi të pabesueshme të ekstazës seksuale. E njohur si vatra-G, kjo zonë ka qenë subjekt i shumë librave dhe artikujve në revista. Por, …. a ekziston kjo vatër me të vërtetë dhe nëse ajo ekziston, si do ta gjeni ju atë?
Përgjigja e thjeshtë. Një “Po” e madhe. Kjo vatër ekziston. Asgjë lidhur me të nuk është misterioze. Vatra-G, thjesht, është një zonë me ndjeshmëri të lartë, që e ndjejnë shumë gra. Të gjitha gratë e kanë vatrën-G, por jo të gjitha gratë vënë re ndonjë ndryshim kur ajo stimulohet. Madje, disa gra, nuk e pëlqejnë sensacionin që marrin nga stimulimi i kësaj vatre. Për këto dy arsye, gratë, nuk duhet të mërziten, po qe se nuk e gjejnë këtë vatër tek vetia, ose partneri i tyre seksual nuk e gjen dot këtë vatër tek ato.
Nga pikëpamja embrionologjike, vatra-G është analoge me prostatën e meshkujve. Siç dihet, gjatë zhvillimit embrional, disa qeliza zhvillohen në një drejtim kur fëmija është femër dhe në një drejtim tjetër kur fëmija zhvillohet si një djalë. Zona që tek djemtë është një prostatë, tek vajzat është vatra-G. Arsyeja që disa autoritete mjekësore, akoma edhe sot, nuk e pranojnë praninë e kësaj zone është, sepse ajo zmadhohet dhe evidentohet vetëm gjatë stimulimit seksual. Ajo ka vështirësi të lokalizohet në kufomat, ku bëhen, kryesisht, studimet anatomike.
Vatra-G, diçka jo më e madhe se një bizele, ka shkaktuar furore, që i tejkalojnë shumë dimensionet e saj. Ata që besojnë në praninë e saj, e quajnë atë si një zbulim të madh në seksualitetin femëror, si një vatër erotike, sekrete e të nxehtë, që ishte krejtësisht e panjohur deri në vitin 1980. Që të jem i drejtë duhet të them, se shumë kërkues shkencorë në fushën e seksit mendojnë se ajo nuk ekziston. Madje, edhe librat më të rinj e më prestigjiozë të anatomisë humane, që studiohen, sot, në universitete, nuk e përshkruajnë vatrën-G, si formacion anatomik. (Frank H. Netter, M.D.: “Atlas of Human Anatomy”, botimi i tretë, viti 2003; Gerard J. Tortora: “Human Anatomy” , edicioni i shtatë, viti 1995. Figurën më poshtë, e kam skanuar nga libri i F.H. Netter 2003. Siç e shihni atje nuk ka asnjë shënim për Vatrën G, si formacion anatomik i veçantë.) Por, ajo që ringjalli sërish diskutimin për Vatrën-G, ishte dalja në dritë e librit të quajtur: “The G-Spot and Other Recent Discoveries abort Human Sexuality”, në vitin 1982, i autorëve Alice Ladas, psikologe në Manhattan; Beverly Whipple, kërkuese shkencore në Rutgers University në New Brunswick, New Jersey dhe John Perry, psikolog dhe seksolog i njohur. Këta kërkues rizbuluan një artikull të vjetër, të harruar prej kohësh, që e kishte publikuar në vitin 1950 obstetër-gjinekologu gjerman Ernest Grafenberg. Në këtë artikull, ai përshkruante një zonë të vogël në murin e sipërm të vaginës, që në disa gra ishte aq shumë e ngarkuar erotikisht, sa mund të prodhonte orgazma, krejtësisht, të pavarura nga stimulimi i klitorit. “Indi në këtë zonë”, shkruante Dr. Grafenberg, “duket se është i rrethuar nga ind erektil si ai i penisit, që gjatë stimulimit seksual ënjtet dhe arrin dimensionin e një dhjetëqindarkëshi.”
Ashtu siç ndahen mendimet e shkencëtarëve për praninë e vatrës-G, ashtu ndahen edhe vetë gratë. Legjione të tëra grash, kudo në botë, kanë zbuluar kënaqësinë ndjesore të kësaj zone, ashtu si shumë të tjera, kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta gjetur këtë zonë dhe kanë arritur në konkluzionin se e gjitha kjo është, vetëm një gënjeshtër e këndshme.
Vatra e Grafenbergut, ose vatra-G, siç e quajtën Dr. Ladas, Dr. Perry dhe Dr. Whipple, gjendet direkt pas kockës pubike, në murin e sipërm të përparmë të vaginës, rreth 4cm brenda hapjes vaginale. Ndonëse dimensioni i saj ekzakt dhe vendosja e saj ndryshojnë, ajo mund të gjendet diku në mes, midis faqes së pasme të kockës pubike dhe pjesës së përparme të qafës së mitrës, afër qafës së vezikës urinare. Nëse ju imagjinoni një orë brenda vaginës, me 12 nga kërthiza, vatra-G, zakonisht, do të gjendet diku midis orës 11 dhe 1.
Ejakulacioni femëror
Të tre autorët (Ladas, Perry dhe Whipple) thonë se shumë gra, që janë të ndjeshme ndaj stimulimit të vatrës-G, shpesh, ejakulojnë një lëng të qartë gjatë orgazmës. Disa herë, vetëm pak pika, herë të tjera një shpërthim i fuqishëm i tij. Ndërkaq, shumë nga këto gra ndjenë nevojën urgjente për urinim, menjëherë përpara orgazmës. Gra të tjera janë të bindura se urinonin në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë seksit. Këta autorë dhe shumë të tjerë, kanë argumentuar se ky lëng misterioz nuk ka të bëjë fare me urinën. A nuk keni dëgjuar për burra që ankohen se gratë e tyre urinojnë gjatë seksit? Madje, jo vetëm kaq, por këto martesa kanë përfunduar, prej padijes, në divorc dhe gjyqi e ka quajtur me vend ankesën e burrit. Këto gra, po nga padija, janë ndjerë të turpëruara, në vend që të ishin krenare për pasurinë e tyre anatomo-fiziologjike.
Analizat kimike të këtij ejakulati, tregojnë se janë krejt të ndryshme nga urina. Madje në këto analiza duket e qartë se, në këtë ejakulat ka komponentë si ato që sekreton gjëndra e prostatës tek burrat. Këta autorë dhe të tjerë pas tyre, kanë vërtetuar se ky lëng prodhohet nga një grup kanalëzash që quhen “gjëndrat e Skenes”, dhe që vendosen afër uretrës. Është provuar, se vatra-G evoluon tek embrioni nga i njëjti ind, që krijohet edhe prostata te burrat. Është kjo arsyeja, që disa autorë i referohen vatrës-G si “prostata femërore”. Por, edhe kjo teori, ndërkaq, ka shumë kundërshtime (si çdo gjë tjetër që lidhet me vatrën- G). Edhe studimet e mëvonshme kanë treguar se lëngu që del nga vatra-G, është ndryshe nga urina.
Ku fshihet vatra-G?
Si është e mundur që diçka kaq me rëndësi për përgjigjen seksuale të grave, i ka shpëtuar vëmendjes së klinicistëve, të gjinekologëve dhe të dashnorëve për kaq shumë shekuj? Për përkrahësit e lëvizjes feministe, shkaku pse ky organ kaq i rëndësishëm i seksualitetit femëror u zbulua kaq vonë, është nënvlerësimi që i është bërë gjatë gjithë historisë, seksualitetit femëror. Është “dystandarti”, që i shikon gratë si më inferiore se burrat, veçanërisht, kur bëhet fjalë për seksualitetin e tyre. Ata që besojnë se vatra-G ekziston, thonë se ejakulacioni femëror është përshkruar nga Aristoteli dhe Galeni që në shekullin e dytë para Krishtit. Anatomisti holandez Regnier de Graaf e ka përshkruar “prostatën femërore” në detaje. Ai thoshte: “….. gjatë aktit seksual gruaja lëshon një lëng që del jashtë pudentave (gjenitaleve të jashtme), për të lubrifikuar traktin. Këto mund të jenë farërat femërore aktuale”. Disa popuj primitivë, janë shumë të familjarizuar me ejakulacionin femëror (kështu e quajnë ata). Banorët e fisit Bataro në Uganda, kanë një zakon, që ata e quajnë kachapati , ose “spërkat murin”. Gjatë kachapatit, gratë e moshuara u mësojnë të rejave, si të ejakulojnë.
Mbështetësit e vatrës-G thonë se kjo vatër, ndryshe nga klitori që është një organ i dallueshëm dhe i dalë, ka mbetur e pazbuluar për kaq shumë kohë, sepse është e vendosur brenda murit vaginal dhe përgjigjet, zakonisht, vetëm ndaj presionit të thellë dhe të fortë. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht faktin që disa gra ndjejnë sensacione orgazmike gjatë lindjes së fëmijëve. Ato thonë se koka e fëmijës ushtron presion të thellë mbi muret vaginale.
Krejt ndryshe mendon Dr. Alfred Kinsey. Ai me ndihmën e pesë mjekëve obstetër-gjinekologë kreu disa eksperimente të famshme. Gjinekologët ekzaminuan gjenitalet e mbi 800 grave, duke shtypur lehtë në vaginë, në klitoris dhe në zona të tjera me një instrument kirurgjikal. Nga gratë e ekzaminuara, 98% e tyre arritën ta ndjejnë instrumentin kur prekej klitori. Ndërsa, vetëm12% e tyre ndjenë instrumentin që lëvizte brenda në vaginë. Kjo e detyroi Dr. Kinsey të konkludojë: mundet gabimisht, që vagina nuk është seksualisht shumë e ndjeshme.
Pikëpamjet moderne
Pasi vatra-G, bëri xhiron e radhës në shfaqjet televizive, fiziologët dhe kërkuesit në fushën e seksit, patën mjaft kohë për të hedhur një shikim depërtues në fiziologjinë e seksualitetit femëror. Ata me ngulm gjuajnë për të gjetur të dhëna të forta, për të provuar prezencën e kësaj vatre elusive. Me gjithë këto përpjekje, duhet të themi se i gjithë biznesi i vatrës-G, akoma, mbetet me shumë kundërthënie. Disa specialistë të shquar në fushën e seksit, siç është edhe psikiatria e Loyola University në Çikago, Doktoresha Domeena C. Renshaw, nuk e pranojnë qenien e vatrës-G. Ajo shkruan : “…. deri sa të kemi të dhëna më të mira, vatra-G, duhet të mbetet e papranueshme si një fakt shkencor”.
Kërkues të tjerë arrijnë në përfundimin se edhe nëse vatra-G ekziston me të vërtetë, ajo nuk është aq e përhapur sa pretendojnë përkrahësit e saj. Një studim me mbi 100 gra, konkludoi se vetëm tek 10 përqind e grave u gjet diçka, që mund të konsiderohet si një zonë sekrete erogjene. Në një anketim të 1245 grave me profesion mjeke-obstetre dhe mami, 65 përqind e tyre thanë se ato e kanë një zonë sensitive në vaginat e tyre, që i ngjan vatrës-G. Për më shumë, rreth tre të katërtat e këtyre grave thanë se ato provojnë orgazma kur e stimulojnë këtë zonë.
Zvi Hoch, Drejtor i Qendrës për Terapinë Seksuale, Edukimin dhe Kërkimet, në Rambam Medical Center në Izrael, thotë se në të gjithë “historinë” e thurur për vatrën-G, është e vërtetë që ka një buton të ndjeshëm. Ai thotë: “Evidencat në mbështetje të vatrës-G, që e përcaktojnë atë si një strukturë anatomike të fshehtë, të vendosur në murin e përparmë të vaginës, që ënjtet pasi stimulohet me prekje, janë konkluzive”. Më poshtë ai vazhdon: “Është plotësisht e arsyeshme të pranohet, se gratë e kanë një zonë të ndjeshmërisë erotike taktile në murin vaginal të përparmë. Kjo zonë, në shumicën e grave, mund të shtrihet në të gjithë murin e përparmë të vaginës, si dhe në murin e pasmë të saj.
Si ta gjeni vatrën-G, kudo që ajo ndodhet ajo?
Sido që të jetë, çfarëdo emri që t’i vini, kudo që ajo të ndodhet, kërkojeni për kënaqësinë tuaj. Ajo kurrsesi nuk dhëmb. Për ato gra që e kanë të vështirë ta lokalizojnë vatrën-G kur janë të shtrira në shpinë, do t’u sugjeroja të përpiqen ta gjejnë këtë zonë kur janë ulur në fronin e WC. Për këtë sugjerim e kam një arsye: Sensacioni i parë që gruaja provon kur vatra-G stimulohet, është nevoja urgjente për të urinuar. Përpiquni të eksploroni murin e përparmë të sipërm të vaginës, duke ushtruar presion të fortë në drejtim sipër me gishtin tuaj. Me stimulim të mjaftueshëm, zona mund të fillojë të ënjtet dhe të ndjehet në prekje si një bizele e vogël. Disa gra, e gjejnë më me lehtësi zonën, kur ushtrojnë presion të fortë, nga lart poshtë me njërën dorë, mbi kockën pubike, në abdomen, kur gishtat e dorës tjetër kërkojnë brenda vaginës.
Shumë gra thonë, se gjatë interkursës në pozicion gruaja-sipër, është më e lehtë të “goditet vatra”. Në këtë pozicion seksual, gruaja, është në gjendje të kontrollojë se ku duhet të godasë penisi i erektuar i burrit. Gra të tjera thonë, se pozicioni për seks, me hyrje nga prapa, gjithashtu, funksionon mirë për të gjetur vatrën e duhur. Disa gra të tjera thonë se kur përdorin diafragmat, këto i ndihmojnë për stimulimin e vatrës-G. Vatra-G, nuk është vetëm një buton magjik, ajo është një zonë e tërë, që shumë gra kënaqen kur e stimulojnë. Për të vetë – eksploruar vatrën-G, çdo grua mund të procedojë ashtu siç do ta përshkruaj më poshtë. Por, procedura mund të modifikohet, kur vatrën-G do të përpiqet ta gjejë partneri seksual.
Kërkimi i vatrës “G”, ka vështirësitë e saj dhe ndryshon në gra të ndryshme. Edhe koha e nevojshme për të eksploruar vatrën “G”, ndryshon nga njëra grua te tjetra.
Ç’duhet të bëni gjatë vetëeksplorimit të vatrës “G”?
1-Shtrihuni në shpinë dhe qetësohuni. Kjo është kënaqësi. 2-Përdorni lubrifikant. 3- Masturboni në mënyrën që jeni mësuar të masturboni. 4- Futni një ose dy gishta në vaginën tuaj. 5-Përkulini gishtat me drejtim nga sipër (nga kërthiza). Përfytyrojeni vaginën tuaj si një fushë sahati, që kur je e shtrirë 12-a është sipër (vendosi gishtat midis orës 11 dhe 1) 6-Bëni një lëvizje me gishtat sikur i thoni dikujt “hajde këtu”. 7- Shtypni fort në drejtim të çatisë së vaginës, në rreth 1/3 e saj të poshtme.. 8-Ju do të ndjeni një të ngritur të vogël, që rritet në dimensione kur rritet stimulimi seksual. 9- Ju mund të kënaqeni, ose jo. Ju mund të keni një orgazmë ose jo. Juve mund të mos ju pëlqejë sensacioni. Çdo grua është e ndryshme. 10- Kombinoni këto veprime, po qe se dëshironi, me stimulimin e klitorit. 11- Po qe se kënaqeni nga vetë-stimulimi i vatrës-G, mësojeni edhe partnerin që ta bëjë këtë për ju. Gjatë stimulimit të Vatrës G, mos u shqetësoni nëse: 1- Ndjeni nevojën për urinim. Kjo ndodh, sepse nga stimulimi vatra-G fryhet dhe bën presion mbi uretrën. Zakonisht, ndjenja e urinimit kalon dhe ia lë vendin kënaqësisë seksuale. 2- Filloni të ejakuloni. Kjo mund të jetë një ndjenjë e çuditshme, por gjithçka është normale, kënaquni. 3- Kur nuk ndodh asgjë, kupto që vatra-G nuk merr përsipër gjithçka te gruaja. Ajo është vetëm një vend kënaqësie më shumë për disa gra, jo për të gjitha. Ato gra që nuk ndjejnë kënaqësi nga ngacmimi i vatrës-G, kanë zona të tjera të ndjeshme. Në qoftë se ju zbuloni, se jeni të ndjeshme seksualisht në këtë zonë, konsiderojeni këtë si një shtesë të re në repertorin tuaj, për të arritur kënaqësinë seksuale. Por, ju lutem, mos mendoni se jeni neurotike, se nuk jeni seksuale, ose nuk jeni adekuate, kur nuk do ta gjeni dot vatrën-G.(DR.ADEM HARXHI)(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23441. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23441

VIDEO: Manchester i rrëmben fitoren Sunderlandit
Koha shtese e shpetoi Fergusonin
Futbollisti Lorik Cana së bashku me Sunderlandin janë tejet të gëzuar për faktin se e befasuan kampionin në fuqi, Manchester Unitedin në shtëpi, në javën e tetë të Premierligës në futboll. Barazimi 2:2 pak kush e kishte besuar madje as laikët më të mëdhenj nuk do të kishin besuar se mund të ndodh një gjë e tillë. Edhe ata që luajnë baste ka qenë një një rezultat sa tronditës aq i pabesueshëm sepse një Sunderland pak ishte pritur se mund t’i bëj ballë sulmit të furishëm që udhëhiqet nga strategu Ferguson. Cana i lumtur sepse të fitohet një pikë karshi Manchesterit është më shumë se fitore dhe kur kihet parasysh se kjo është arritur në Manchester. Bent në minutën e 7-të dridhi tërë Manchesterin me epërsinë 0:1. Berbatov e barazoi në minutën e 51-të dhe pa kaluar as shtatë minuta (58′) sërish Sunderlandi në epërsi. Jones autorë i golit që futi panik në mesin e adhuruesve të kampionit në fuqi. Ferdinand ishte shkaktarë i këtij barazimit me autogolin e shënuar në minutën e 90-të, për barazimin e rezultatit 2:2. Vetëm pak iu desh Sunderlandit që të dalë edhe fitimtar nga kjo sfidë që për ta ka qenë të jesh apo të mos jesh. Cana luajti 90 minuta, tregoi shpirt luftaraku, si hero i vërtetë luftoi për çdo top në fushë. Sunderlandi me Canën bënë me dije se mund të luftojnë edhe më lartë që të jenë në renditjen e tabelës dhe rezultatet e deritashme janë fryt i lojës së të gjithëve që po aplikojnë në skuadër. Sunderlandi çmendi Manchesterin që përpak i mundi, por ja fati ishte kundër tyre.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23585. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23585

Greqia sot voton. Papandreu ka premtuar nënshtetësi për emigrantët Në Greqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të cilat u shpallën për t’u përballur me krizën aktuale ekonomike. Kryeministri konservator Kostas Karamanlis përballet me udhëheqësin e opozitës socialiste Xhorxh Papandreu.
Anketat e fundit parazgjedhore tregonin se socialistët mund të fitojnë shumicën e 300 vendeve të parlamentit. Zoti Karamanlis mbajti tubimet e fundit të fushatës të premten në Athinë duke premtuar që ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike deri në vitin 2011.
Një nga grupet që po i ndjekin me interes zgjedhjet janë edhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Ata shpresojnë për përmirësimin e situatës ekonomike dhe zgjidhjen e statusit të qëndrimit të tyre në Greqi. Sipas burimeve zyrtare në këto zgjedhje do të votojnë edhe rreth 25 mijë pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do t’u japë nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend.
Gjatë një fjalimi në Selanik në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në tetor, zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke.
Pavarësisht nëse kjo deklaratë mund të shihet në kuadrin e premtimeve parazgjedhore, dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët.
Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende.
Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23429. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23429

Japoni, gjendet i vetëvrarë ish-ministri i dorëhequr i Financave Ish ministri japonez i Financave, Shoichi Nakagawa, eshte gjetur i pajete diten e djeshme ne shtepine e tij ne lagjen e Tokios, “Setagaja”. Dyshohet per vetevrasje. Ne trupin e tij nuk eshte zbuluar asnje shenje dhune. 56 vjecari Nakagawa ishte nje anetar i strukturave te larta ne Partine Liberaldemokrate.
Mesa duket ai vuante nga depresioni pasi ne samitin financiar G7 te Romes ishte paraqitur i dehur ne konferencen e shtypit. Ky incident i kushtoi ish ministrit doreheqjen.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23432

PS: Rritja e çmimit të energjisë do ti varfërojë më shumë shqiptarët Kundërshtimi……Partia Socialiste jep alarmin për ndikimin negativ që do të ketë rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Një ditë pas bërjes publike të nismës së Operatorit të Sistemit të Shperndarjes, për ta rritur në masën e 23 përqindëve çmimin e energjisë elektrike, ka reaguar selia rozë, e cila ka evidentuar dhe efektet e drejtëpërdrejta që do të ndihen në xhepat e çdo shqiptari sipas çdo shtrese. Duke shprehur shqetësimin e Partisë Socialiste për këtë hap të këtij operatori, deputeti socialist, Ilir Beqja, ka theksuar se ndryshimi i propozuar për çmimin e energjisë do të prekë më shumë familjet me të ardhura të pakta dhe të mesme.
“Jemi të shqetësuar sepse kjo rritje e re e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve të varfëra, e të familjeve me të ardhura të pakta apo me të ardhura të mesme”, – tha në deklaratën e vet Beqja. Sipas tij, shtrenjtimi i pritshëm me 23 % i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, do të thotë që vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit të energjisë do të bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj të njërit prej pensionistëve në një prej 230 mijë familje që përbëhen vetëm nga dy pensionistë.
Gjithashtu, P.S. konstaton se vetëm shtesa që do të sjellë kjo rritje në shpenzimet familjare, do të marrë çerekun e këstit mujor të ndihmës ekonomike që merr një familje e varfër dhe 1/7 e këstit mujor të pagesës së papunësisë. Në rast se E.R.E. do të miratojë kërkesën e operatorit të sistemit të shperndarjes, atëherë sipas socialistëve, të prekur do të jenë edhe konsumatorët jofamiljarë që furnizohen me tension të ulët. Thënë ndryshe, me 20 % që pritet të rritet edhe kostoja e energjisë elektrike për shumicën dërrmuese të bizneseve të vogla, prodhuese apo tregtare, do të kemi si rrjedhojë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë, siç është edhe buka. “Nëse energjia elektrike përbën të paktën 30 % të kostos së prodhimit të bukës, shqiptarët duhet të përgatiten që si dhuratë për Vitin e Ri ta blenë bukën të paktën 5 % më shtrenjtë. Rritja e pritshme e çmimit të energjisë për biznesin e vogël, do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e mallrave dhe shërbimeve me pakicë, duke prodhuar kosto të reja shtesë për buxhetet familjare shqiptare”, – tha Beqja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23435. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23435

Agron Llakaj: Berishën e ftova në Portokalli, më refuzoi INTERVISTA/ Moderatori i spektaklit të humorit “Portokalli” rrëfen surprizat e këtij sezoni, marrëdhëniet me politikën dhe politikanët dhe ftesën e refuzuar nga Kryeministri. Këtë sezon është larguar nga trupa e aktorëve Gazmend Paja
Është mëngjes. Agroni gjendet në “valën” e punës, e përpos kësaj, vendosi të na presë në zyrën e tij para së të fillonte mbledhjen me aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”. Për moderatorin e këtij spektakli nuk ka asgjë të pamundur dhe sipas tij, disiplina e talenti prodhojnë suksese. Në këtë sezon, i cili starton sonte, prurjet në materiale nuk mungojnë.
Agron, jeni gati për të filluar vitin e gjashtë të spektaklit të humorit “Portokalli” si ishte kjo periudhë pushimesh pas mbylljes së pesë viteve punë?
Pas mbyllëm sezonin e pestë të “Portokalli”-së, kjo natyrisht ka qenë një periudhë relaksi. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e trupës ishin angazhuar në një telenovelë të fundit “Komuna e Parisit” së bashku me regjisorin. Por, me karakteristikën e aktorit të humorit, gjatë kësaj kohë kam qenë në një pushim aktiv. Është si puna e bletës që mbledh. Edhe unë pak a shumë këtë gjë kam bërë.
Pas mbledhjeve të para mes jush dhe aktorëve është venë re kjo gjë edhe tek ata?
Në momentin që po flasim, trupa ka ardhur me këtë lloj angazhimi, prurjet janë të mira. Qoftë në ide apo edhe në materiale, e gjitha tani qëndron te aftësia për të menaxhuar me sukses.
Do të ketë prurje të reja në njerëz, aktorë, personazhe këtë sezon ky spektakël?
Kemi rreth katër – pesë të rinj, të cilët provojnë vetën në këtë sezon. Këtyre u jepet mundësia për të provuar veten para spektatorëve dhe në qoftë se e kalojnë këtë provë, automatikisht do të jenë pjesë e “Portokalli”- së. Në një farë mënyre, kemi investuar që të mos dështojmë, sepse kemi ndjerë nevojën për të pasur herë pas here prurje të reja, por nuk është e lehtë. Janë të shumtë njerëzit që kanë aftësi për të bërë humor, kështu që mendoj se kemi një ekip me një stol goxha të mirë, tani vlen për t’u parë.
A është e vështirë për të rinjtë të cilën bëhen për herë të parë pjesë e stafit tuaj, që të fitojnë popullaritet dhe pëlqimin e publikut mbi të gjitha?
Në përgjithësi, duan një kohë të marrin ritmin dhe të kalojnë në kolonën e duhur, por nuk i mungon suporti profesional nga ana jonë. Natyrisht, që në fund fare varet edhe nga ata, se sa do ia arrijnë. Kemi pasur raste që kanë qenë shumë të mirë në tavolinë dhe pastaj kur ka ardhur puna në skenë nuk kanë shfaqur atë që duhej. Të gjithë duhet ta kalojnë këtë lloj “provimi” me publikun, por gjithsesi ne e kemi “brumin” e domosdoshëm për të vazhduar. Nuk kemi mbetur te prurjet e reja. Ata e pasurojnë portretin e “Portokalli”- së. Formati i këtij spektakli, duke qenë i suksesshëm, ka edhe vështirësinë e madhe që e has çdo aktor, i cili duhet të punojë fuqishëm për të qëndruar në formë. Sepse shumë lehtë mund të dështosh. Në qoftë se je tamam brenda asaj që kërkon profesioni, disiplinës, punës, krijimit, mund të korrësh sukses. Një gjë e mire na pëlqen të gjithëve, në momentin që del një herë, dy herë keq, i humb shkëlqimi. Do vazhdojmë t’i ofrojmë njerëzve të qeshura. Kjo kohë ka qenë si mulliri, ne e kemi drithin e nevojshëm për të marrë miellin, se gjithë këto kohë kanë prodhuar ngjarje. Flasim në aspektin politik të gjërave, natyrisht, do të mundohemi t’i trajtojmë dhe t’i sjellim në formë. “Portokalli” nuk është as më pak e as më shumë veçse jeta e shqiptarëve në faqen komike të saj.
Kur flisni për “drith” e keni fjalën për fushatën politike, zgjedhjet, qeverinë….?
Ky është mielli nga drithi që ne kemi mbledhur, ka pasur prurje, edhe pse ka pasur rrebeshe të natyrave të ndryshme, por nuk i ka prishur të korrat tona.
Është larguar ndonjë aktor nga “Portokalli” këtë sezon?
Është larguar Gaz Paja, për arsye se ka fituar një master në Londër. Natyrisht ne e respektojmë, është pjesë e rritjes së tij profesionale. I urojmë suksese, pasi ai mbetet pjesë e “Portokalli”-së në çdo moment. Është djalë i talentuar. “Portokalli” nuk është se bëhet nga një apo dy individë, që të gjithë plotësojmë njeri-tjetrin. Është një energji që kalon nga një karakter në tjetrin, nga një personazh në tjetrin, duke qëndruar kështu, ka prodhuar edhe suksesin. Nga “Portokalli” kanë provuar të largohen shumë herë personazhe të ndryshëm dhe çuditërisht, kjo trupë ka qëndruar edhe më e suksesshme. Sepse është e ndërtuar nga kolektivi, nuk varet nga një personazh, po ikën ky dhe ra kështjella. Kush ka provuar të iki në përgjithësi, ka dështuar.
Ami, do të jetë përsëri partnerja juaj këtë vit?
Absolutisht që po. Ami e ka krijuar atë lloj qytetarie në raport me publikun edhe ajo është në vitin pestë të drejtimit të “Portokalli” – së. Jo thjesht me shërimin si femër, por edhe me ngrohtësinë, më saktë publiku e do Amin dhe përse të mos e duam edhe ne.
Agron, jeni moderatori i një spektakli humori, luan vetë një sërë rolesh, organizoni, a është e lodhshme për ju?
Është e lodhshme, por problemi tjetër është se; mua nuk më lodh puna, mua kryesisht më lodh puna me njerëzit. Nuk më mungon dëshira dhe energjitë për ta bërë. Por nuk është më si në fillim, kanë ndryshuar gjerat. Aktorët janë rritur profesionalisht. Janë bërë pjesë e krijimit edhe të ideve edhe të shkrimeve. Çështja tjetër është se nuk duhet të arrihet tek ajo pjesa e vetë kënaqësisë. Duhet të kuptojmë kaq gjë që e rëndësishme në jetë është të mbetesh nxënës, mësues kollaj bëhen të gjithë.
Ju tani e ndjeni veten mësues?
Unë vazhdojë të jem nxënës dhe nxënës do të mbetem gjithë kohës, se i tillë është profesioni. Fuqia e humorit tonë është në tavolinë. Tavolina është vendi më i mirë, për çdo personazh. Aty ulen të gjithë, është magjia e suksesit.
Njiheni si aktor humori, keni realizuar një sërë rolesh në këtë fushë. Keni menduar ndonjëherë të provoni kinematografinë?
Në qoftë se e keni për film në botën kinemasë, jo se nuk kam të dëshirë, por duke krijuar një personazh dhe një karakter, për të cilin punon prej vitesh dhe shihesh prej vitesh në sytë e telespektatorit, duhet një kohë e madhe ta çlodhësh personazhin në sytë e publikut e të dalësh me një personazh qoftë edhe ky dramatik. Sepse njerëzit në momentin që të shikojnë instinktivisht buzëqeshin.
Nuk jemi më në vitet 90′ kur imitoje një personazh politik dhe kishe probleme, pasi atij i dukej qesharake. Sa prezent është ky fakt sot, pasi jeni ju ai që keni imituar Berishën në vitet 90′ dhe jeni përsëri ju ai që po e bëni atë rol edhe në vitin 2009?
Nuk duhet personalizuar thjesht te Agroni, por duhet ta themi në mënyrë pak më të përgjithshme. Humori politik është ajo pjata kryesore në menynë e humorit. Njerëzit e duan shumë. Problemi është tek raporti që ka humori me politikën. Në fund të fundit, duhet të kuptojmë një gjë, se duke bërë humor me personazhet e politikes, japim një mesazh të qartë që veç të tjerash ata duhet të kuptojmë që janë njerëz në radhë të parë dhe që janë shërbëtorët tanë. E keqja këtu është se ata asnjëherë nuk e konceptojnë veten që janë shërbëtorët tanë, por prijësit tanë, ky është “karamboli”. Në mesazhet që ne japim, jemi ai zëri i pa mundur i atyre qindra mijëra njerëzve që nuk kanë mundësi të flasin dhe të dalin në një skena të tilla si “Portokalli”. Nëpërmjet humorit përcjellim një gjë që populli do ta kundërshtojë apo do ta kritikojë. Politikanët shqiptarë kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe, që nuk e kanë brenda vetes së tyre qytetarinë për ta kuptuar humorin politik.
Si e kuptoni ju këtë gjë dhe si kanë reaguar ata ndaj jush?
Ne e kemi ftuar politikën të bëhet pjesë e “Portokalli” – së. Të vijnë në mënyrën më miqësore të mundshme për të treguar se janë dashamirës me humorin. Puna është se, deri tani askush nuk e ka pranuar.
Na përmendni disa emra konkretë, cilët janë ata që nuk kanë pranuar ftesën tuaj ?
Ftesat janë nga më të ndryshmet. Në Vitin e Ri, kam ftuar kryeministrin Sali Berisha që të ishte pjesë e “Portokalli” – së. E kam ftuar edhe në muajin maj, kur u mbyll sezoni i këtij viti dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje nga ai …. . Humori, po nuk qe oponent me realitetin nuk është humor. Gjatë gjithë kohës, kushdo që të jetë në pushtet, unë do të jem një lloj oponenti edhe pse mund ta dua atë politikan. Nuk ka lidhje me atë si njeri, por me atë që ai shërben. Nuk ka se si të jem pro qeverisë. Unë do të jem gjithmonë në opozitë. Gjërat e mira nuk ka nevojë që t’i mburrim, duhet të merresh gjithmonë me të metat.
Keni pasur reagime për këtë fakt, pasi mund t’iu “akuzojnë” për mbajtjen e një krahu politik?
Nuk e vuaj më, lë të më thonë, jo i majtë, jo komunist e kështu gjërash. Çfarë të duan le të thonë, nuk më shkon fare në mendje. Në këto momente që po flasim, nuk mbështes ndonjë parti politike. E keqja më e madhe është se partia që unë kam mbështetur fuqishëm dhe që e mbështes është populli im, por çuditërisht populli im nuk po tregohet dhe aq qytetar sa duhet. Nëpërmjet “Portokalli” – së kemi dhënë shumë herë mesazhe të qarta. “Janë dele romakët pa të thyen turinjtë. Çezari”. Nuk e kam thënë unë, po kjo është filozofia. Jemi një popull që kemi probleme. Absolutisht, që e dua popullin tim dhe nuk kam tentuar ndonjëherë të iki nga Shqipëria. Nuk jam njeri që mund ta ndryshoj historinë, por mundohem me kontributin tim artistik të bëhem pjesë e ndryshmit te njerëzit, sa do i vogël të jetë ky revolucioni im shpirtëror dhe moral, por ama natyrisht për shumë gjera njerëzit lënë për të dëshiruar.
Ku e vini re këtë gjë?
Kjo vihet re më së miri në konceptimin e jetës në komunitet, secili brenda shtëpisë së vet mund të jetë goxha mirë, sa dalin nga shtëpia pastaj fillojnë problemet. Kjo është pjesa që duhet të na shqetësojë si fillim. Dhe faqja tjetër më e madhe është ajo e atyre që na drejtojnë. Politika tregon që edhe tani me këtë parlament që kemi, është bërë parlamenti i dy njerëzve të cilët i kanë zgjedhur njerëzit siç kanë dashur ata. Nuk shikoj ndonjë demokraci shumë të madhe. Kur lexoj novelën e Kadaresë “Viti i mbrapsht” qesh dhe qaj. Nuk është mirë që brezat që vijnë pas nesh të lexojë për ne gjithmonë histori të mbrapshta. Kjo është pjesë a asaj që unë e quaj fatkeqësi, por megjithatë nuk më mungon optimizmi që megjithëse janë të këqija të qesh me to.
U bë si e modës para fushatës zgjedhore që ata që kishin një imazh të pëlqyer në publik t’i propozohej kandidatura për deputet, juve ju ka ardhur ndonjë ftesë e tillë dhe a keni ambicie politikën?
Jo, jo, nuk kam pasur asnjë lloj oferte. Absolutisht nuk e kam ambicie politikën. Në parametrat ku jam, ndihem kryeministër, deputet apo edhe ministër. Dy Berisha janë, unë në “Portokalli”, ai në qeveri. Kështu që nuk kam ambicie të tilla. Jam më mirë në këtë lloj qeverie, në një post shumë më popullor sesa një deputet apo ministër. Nuk ka fat më të madh se sa kur jeton përmes dashurisë së një populli.
Një motiv tjetër për daljen tuaj në intervista është edhe fakti që jeni bërë gjysh nga vajza juaj, sa ju gëzon ky fakt?
Ajo është personi i rëndësisë së veçantë tek unë. Duhet të tregojmë se Agroni është artist dhe Agroni është një njeri. Mua më vjen mirë që të flas për dashurinë time ndaj mbesës. Është pjesë e kënaqësisë. Është një motiv më shumë edhe në profesionin tim. Tani ajo është 2 vjeç e gjysmë për tre. Rri me mua, në familjen time. Goca nuk ka mbaruar ende shkollën, është në vit të fundit, kështu që ne nuk duam ti lemë një “barrë” të merret me fëmijën, por preokupohet ime shoqe.
Përsëri Ami, ikën Gaz Paja
“Ajo është një prezantuese që i ka kënaqur njerëzit me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Kur e do populli, pse mos ta duam edhe ne”? – shprehet Agron Llakaj në këtë intervistë. Gjatë rrëfimit të tij, ai na zbulon se edhe këtë vit në krah të tij do të jetë përsëri Amarda Toska. Amit, për të pestin vit radhazi, i besohet drejtimi i spektaklit të humorit më të madh në vend. Por, ndërkohë që ajo do të vazhdojë të jetë çdo të dielë në ekran, një personazh tjetër i spikatur është larguar nga “Portokalli”, Gaz Paja (Nasi). Nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje me organizatorët, por për një master që Paja ka fituar në Londër. Për Llakajn, ai mbetet pjesë e stafit të “Portokalli”-së.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23426. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23426

BE ndez dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë
Irlanda mbështeti Traktatin e BE - Foto: AFP
Irlanda mbështet Traktatin e BE. Brukseli pritet ti japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, brenda vjeshtës
Pas kapërcimit të ngërçit që kishte krijuar Traktati i Lisbonës në Irlandë dhe me miratimin me vonë unanime nga qytetarët irlandezë, Bashkimi Evropian hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit. Brukseli zyrtar, pritet që gjatë muajit nëntor të shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat dhe njëherazi dhënien e një përgjigje pozitive, ambicieve të Shqipërisë, për tju bashkangjitur familjes së madhe evropiane. Irlandezët miratuan marrëveshjen me shumicë dërrmuese dhe i dhanë frymë projektit jetë gjatë të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Irlandës, Brian Coëen tha dje se irlandezët e kanë miratuar Traktatin e Lisbonës me një rezultat bindës. Ai u shpreh se populli irlandez kishte folur me zë të qartë e të fuqishëm pro Traktatit. Më herët ministri i Jashtëm irlandez, Michael Martin, foli për një fitore bindësi të kampit pro-traktatit. Në këtë aspekt, Brukseli, pritet të ri- iniciojë përpjekjet, në kuadër të zgjerimit dhe ndjekjes së një politike progresiste që do ta bënte Unionin më të sigurt dhe më të suksesshëm. Kësisoj, në axhendën vijuese të Bashkimit Evropian, pas miratimit të Traktatit të Lisbonës nga Irlanda, vendi që kishte hedhur poshtë para 18 muajsh, dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, pritet të jetë kërkesa e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë justifikuar më herët, vonesën e dhënies së përgjigjes vendit aplikant, me 3 arsye: me faktin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, ato në Gjermani dhe së treti duhej pritur rezultati i referendumit të dytë irlandez për miratimin ose jo të Traktatit të Lisbonës. Këto ishin argumentet e kryeministrit suedez, Fredrik Reinfelt, vendi i të cilit mban presidencën e BE dhe të ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratinit. Në një kohë kur pikëpyetjet që lidheshin me këto arsye, tashmë janë mbyllur dhe gjithçka i është rikthyer normalitetit, Bashkimi Evropian nuk sheh pengesë tjetër, në dhënien e një përgjigje të shpejtë ambicieve të Shqipërisë, për statusin e vendit kandidat. Vetëm dy ditë më parë, kreu i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan, i mëshoi qëndrimit të tij se brenda periudhës së vjeshtës, BE do të shqyrtojë kërkesën e aplikimit të Shqipërisë, pasi sikurse u shpreh ai, vendi ballkanik ka një perspektivë të qartë evropiane. Shqipëria e 2009-ës është anëtare e NATO-s një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe që ka një perspektivë të qartë evropiane në rrugën e saj, gjatë një viti apo një viti e gjysmë. Pres që diku në vjeshtë Këshilli i Ministrave të BE-së ti kërkojë Komisionit Evropian lejen për të hartuar një opinion mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, u shpreh Lohan. Ndërkaq, Traktati i Lisbonës synon ta bëjë me efikas procesin e vendimmarrjes së Be-së dhe shihet si dokument me rëndësi kyçe për zhvillimet në të ardhmen e bllokut. Dy nga grupet që bënë fushatë për të votuar kundër po ashtu thanë se traktati është miratuar. Votuesit irlandezë votuan kundër referendumit 18 muaj më parë. Marrëveshja mund të hyjë në fuqi vetëm pas ratifikimit të saj nga të 27 vendet anëtare. Në Irlandë përveç kësaj është i nevojshëm një referendum. Nga vota irlandeze varet edhe ratifikimi i marrëveshjes së reformës në Çeki dhe në Poloni. Menjëherë pas deklaratës së kreu të qeverisë irlandeze kanë ardhur reagimet e krerëve të BE – Pas po-së irlandeze, Traktati të hyjë në fuqi deri në fund të vitit/Presidenti francez Nikolas Sarkozi përmes një komunikatë ëpr shtyp bën me dije se mbështetja bindëse e votuesve irlandezë ndaj Traktatit të Lisbonës është kurorëzim i përpjekjeve, që në veçanti u bënë gjatë presidencës franceze të Bashkimit Evropian për tu dhënë një përgjigje shqetësimeve që kishin shprehur irlandezët. Franca shpreson se vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur procesin e ratifikimit, në mënyrë që traktati të hyjë në fuqi para fundit të këtij viti. Tashmë i takon presidencës suedeze që të marrë të gjitha iniciativat e nevojshme që Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi sa më parë, thuhet më tej në komunikatë. Rezultati i referendumit irlandez është përshëndetur edhe nga presidenca suedeze e BE. Pas të gjitha këtyre pasigurive dhe një pune të vështirë, duhet të them se sot është një ditë e mirë për Evropën. Evropa dëgjoi dhe mori parasysh shqetësimet e popullit irlandez. Ky është bashkëpunimi evropian në formën e tij më të mirë. Është një gjë e mirë si për Irlandën, ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Tani është e rëndësishme të vëmë në zbatim Traktatin e Lisbonës. Këshilli i Evropës është i bashkuar në vullnetin e tij për hyrjen në fuqi të traktatit përpara fundit të vitit, deklaroi në një komunikatë kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së deri më 31 dhjetor. Edhe Gjermania ka përshëndetur miratimin e Traktatit të Lisbonës nga irlandezët. Po-ja e irlandezëve në referendumin popullor përbën një, hap të rëndësishëm për hyrjen në fuqi të dokumentit, deklaroi kancelarja gjermane Merkel. Nuk ka vonuar as reagimi i qeverisë italiane e cila shprehu kënaqësinë për vendimin e popullit irlandez ndaj traktatit të Lisbonës. Po-ja irlandeze përfaqëson një hap të rëndësishëm për hyrjen në fuqi të Traktatit, që do të na lejojë të kemi një Evropë më të fortë dhe efikase. Uroj që mesazhi pozitiv që vjen nga Irlanda të mirëpritet edhe nga ato vende anëtare të BE-së që ende nuk e kanë përfunduar ratifikimin, pavarësisht se parlamentet e këtyre vendeve e kanë aprovuar. Ne i qëndrojmë besnik objektivit që Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi brenda fundvitit, deklaroi kryeministri italian Silvio Berluskoni.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23581. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23581
Madlejn Ollbrajt dhe mania e karficave Ish-sekretarja e Shtetit, Madlejn Ollbrajt, rrëfen për preferencën e saj për ti zbukuruar kostumet gjithmonë me karfica të veçanta, si dhe historitë e tyre
Si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe më pas si sekretare Shteti gjatë administratës së Klintonit, Madlejn Ollbrajt e kishte bërë zakon që të vendoste gjithmonë në kostumet e saj karfica me pamje të ndryshme, përmes së cilave përcillte edhe disa lloje mesazhesh në varësi të takimit dhe personit. Ajo ishte femra e parë që u bë kryediplomate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë e përdori avantazhin që i jepte të qenit femër për të përdorur edhe bizhutë si mjete shprehëse dhe jo vetëm zbukuruese. Kështu, karficat e saj u bënë po aq origjinale dhe të veçanta sa edhe vetë Ollbrajt në diplomacinë e viteve kur ajo shërbeu në detyrën e lartë. Së fundi këto vepra të vërteta arti, disa prej të cilave shumë të çmuara, janë ekspozuar në Muzeun njujorkez të Artit dhe Dizajnit në një ekspozitë që pason publikimin e librit të saj: “Lexoni karficat e mia: histori nga kutia e bizhuve të një diplomateje”. Në një intervistë për një revistë amerikane ajo rrëfen fiksimin e saj pas karficave dhe pushtetin e simboleve.
Ollbrajt: Sot kam vënë në jakën e kostumit një elefant, jo sepse kam vendosur që të ndryshoj parti, por sot kam dhënë mësim në George Town University në lidhje me diplomacinë dypalëshe dhe tema e leksionit ishin marrëdhëniet amero-indiane. Ndaj elefanti është kuptimplotë në këtë rast. Bizhutë dhe karficat janë konsideruar përgjatë historisë si simbole pushteti dhe si përcjellëse të mesazheve të caktuara. Është shumë interesant fakti që kanë qenë meshkujt më së shumti ata që kanë vënë bizhu e karfica në epoka të ndryshme dhe sigurisht kurorat mbretërore kanë qenë pjesë e sinjaleve që u dërgoheshin personave të ndryshëm përgjatë rrjedhës së historisë. Për sa i përket rastit tim, ky fiksim nisi tek unë kur isha ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe qëlloi që unë ti pëlqeja shumë bizhutë, në fakt gjatë gjithë jetës i kam pëlqyer, por njëherë për shkak të këtyre karficave Sadam Huseini më quajti “gjarpër”. Në fakt, nuk duhet të fyhesha, sepse ditën që ai u shpreh kështu dhe kjo qëlloi pas takimit tim me të, unë kisha në xhaketë një karficë në formë gjarpri. Kësisoj kur po debatonim kohë më vonë për luftën në Irak, unë gjithmonë vendosja këtë gjarpër në xhaketë. Kur një gazetar më pyeti për karficën i thashë se ishte Husein që më kishte thirrur “gjarpër” dikur dhe kisha vendosur që të vija sërish të njëjtën karficë me rastin e diskutimeve të luftës në këtë vend. Kjo ishte hera e parë që u bëra e vetëdijshme se të tjerët ishin të vëmendshëm ndaj karficave të mia. Mu duk diçka zbavitëse dhe nisa të blija vazhdimisht karfica të formave, ngjyrave e domethënieve të ndryshme. Këto karfica i kombinoja me çështjen që kisha për të diskutuar qoftë kur isha ambasadore në OKB, qoftë kur u bëra sekretare Shteti. Kur njerëzit më pyesnin në fillim të ditës se cila do të ishte çështja që do të diskutoja, unë u përgjigjesha që këtë duhet ta gjenin ata duke parë dhe zbërthyer mesazhin e karficës së asaj dite. Përveç kësaj mua më ka pëlqyer gjithmonë të ndjerit femër. Nuk kam qenë kurrë nga ato lloj grash që i hynë politikës duke veshur kostume burrash dhe duke u maskilizuar. Më kanë pëlqyer gjithmonë ngjyrat e ndezura e të ndryshme dhe më pëlqente që isha me një gusto e shije të tillë. Edhe karficat fillimisht ishin të thjeshta, pastaj u shtuan dhe u ndërlikuan, derisa u shndërruan në pjesë të pandashme të veshjes sime të përditshme.
Në librin tuaj ju thoni se Presidenti Putin i tha Presidentit Klinton se ai do të përqendrohej te karficat e tua kur do të donte të zbulonte se çfarë plane kishit atë ditë.
Në atë kohë isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Çeçeni dhe veprimet e rusëve në atë vend. Ndërkohë që Moska mohonte çdo akuzë keqtrajtimesh. Me këtë rast në takimin që pata me Putin vura një karficë me tre majmunë të heshtur që kishin mbyllur sytë me shprehjen: “Mos dëgjo asgjë të keqe, mos shih asgjë të keqe, mos fol asgjë të keqe”. Kjo, sepse rusët mohonin gjithçka që po ndodhte për shkak të tyre.
Po në rastin e Rusisë është edhe historia e raketës…
Po. Po negocionim në lidhje me traktatin për raketat balistike dhe unë kisha një karficë që i ngjante më shumë një shigjete. Sapo ma pa ministri i Jashtëm rus më tha: “A mos është ky ndonjë nga interceptorët tuaj?” Unë iu përgjigja: “Po, ne i bëjmë shumë të vegjël”. Dhe pastaj ishte një periudhë kur zbuluam se rusët kishin vënë përgjues në Departamentin e Shtetit. Gjetëm diçka të dyshimtë në një nga sallat e konferencave dhe herën tjetër që takova një rus mbajta një karficë me një buburrec të madh, që nënkuptonte përgjuesin.
Ju keni marrë këshilla edhe nga Jeane Kirkpatrick, e cila ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara para jush në OKB. Ajo si ju vinte nga bota akademike…
Ajo kishte disa këshilla shumë praktike. Një herë më tha: “Para se të shkosh në Nju Jork hiq dorë nga veshjet e tua prej profesoreshe. Duhet të blesh veshje të tjera që të shkojnë me detyrën e re, që do të thoshte se duhet të bëja shumë pazare dhe të shpenzoja para. Jeane ishte fantastike dhe gjithashtu si unë i pëlqente shumë karficat dhe kishte mjaft syresh. Nuk mendoj se ishte aq e fiksuar sa unë, por mjaftueshëm.
Ju shkruani në një pjesë të librit edhe në lidhje me vendin ku i vendosni karficat.
Ka njerëz që i vendosin në anën e djathtë, të tjerë në anën e majtë. Mua më pëlqente që ti vendosja gjithnjë e më lart. Një herë isha për vizitë në Korenë e Veriut me liderët e së cilës kemi pasur gjithmonë marrëdhënie e dialog pozitiv. Gjatë takimit ishte një ministër i Jashtëm korean që mendoi se nuk ishte në regjistrim dhe se mund ti lejonte vetes ndonjë shaka. Ai tha se i pëlqente shumë fakti që Ollbrajt do të vinte në Suul, sepse kishim marrëdhënie të mira bashkë, ishim të së njëjtës moshë dhe se kur më përqafonte e ndiente se kisha ende një gjoks të fortë. Pasi këto shaka u bënë publike pati një debat shumë të madh dhe madje u përfol edhe për një dorëheqje të mundshme të ministrit. Më pas më pyetën edhe mua se çfarë mendoja dhe unë u thashë: Epo diku duhet ti ngulja karficat e mia. Ministri nuk iku nga pushteti, por takimet tona të ardhshme përfshinë vetëm shtrëngime duarsh dhe jo më përqafime.
Ju madje jeni shquar edhe për vendosjen e karficave me temë patriotike
Në Korenë e Veriut, apo në Kinë ku ishte lider Mao Ce Duni të gjithë detyroheshin që të vinin në kostumet e tyre karfica me fytyrat e liderëve apo me inicialet e partive. Ishin si disa emblema të detyrueshme për të gjithë. Unë personalisht i pëlqej shumë flamujt dhe emblemat amerikane dhe i kam vendosur bizhutë me tema të tilla shumë shpesh nëpër takime, si në rastin e takimit që pata në Korenë e Veriut me liderin e vendit, Kim Jong Il.
Në rastin e Mandelës keni vënë disa zebra mbi sup…
Po, edhe kjo është një nga karficat e mia të preferuara. Është një simbol i Afrikës në shumë drejtime dhe mu bë qejfi që Nelson Mandela e pëlqeu zgjedhjen time. Unë kam shumë zebra dhe është mjaft e lezetshme dhe gazmore po ti vesh ato të gjitha në kostum. Duket si një tufë e vërtetë me zebra. Gjëja e çuditshme është se karficat e mia zmadhohen në proporcion të drejtë me zvogëlimin e trupit tim. Një gjë tjetër është se veshjet e mia, ato më të shtrenjtat, duke qenë se gjithmonë kam mbajtur karfica, janë dëmtuar, çka do të thotë se tani më duhet të blej karfica më të mëdha që të mbuloj vrimat që më janë hapur në kostume.
Afganistani është në qendër të vëmendjes së opinionit publik që prej disa kohësh. Çfarë karfice do të vije sot nëse do të takoheshe me Presidentin Obama për të folur se cila duhet të jetë strategjia për tu ndjekur në Afganistan?
Ndoshta do të vija, dhe kjo sepse bëhet fjalë për trupat ushtarake, një karficë jashtëzakonisht të veçantë që ma ka dhënë Mary Jo Myers. I shoqi i saj, gjeneral Dick Myers, ka qenë një ushtarak dhe ndaj qëlloi q Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23419. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23419

Bojaxhi ikën nga KESH për abuzime, emërohet Muharrem Stojku Muharrem Stojku do të jetë Drejtori i ri i KESH-it, pas dorëheqjes së djeshme të Gjergj Bojaxhiut. Këshilli Mbikqyrës i KESH vendosi Stojkun, në krye të KESH-it, ndërsa me parë ai ishte drejtor i Divizionit të Prodhimit pranë KESH-it. Për këtë çështje është prononcuar edhe ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, i cili tha se largimi i Bojaxhiut nuk ishte i komanduar por surprizë dhe për vetë atë. “Nuk kam patur asnjë përplasje me Bojaxhi, dorëheqja mendoj se ishte nje vendim i tij personal”, tha ministri Prifti.

Dt. 3 tetor
Publikohet raporti me emrat dhe shkeljet e tetë drejtorëve të Korporatës: Ja abuzimet e kryera vitet e fundit
Tetë drejtues të KESH-it me në krye ish-drejtorin e përgjithshëm, Gjergj Bojaxhiu, janë bërë përgjegjës për dëmet e mëdha, abuzimet me fondet publike dhe performancën e keqe të ndërmarrjes së vetme shtetërore të energjisë elektrike në vend. Gazeta “Shekulli” ka arritur të sigurojë një kopje të raportit të detajuar me përfundimet e kontrollit dhe rekomandimet, që mban datën e 17 shtatorit 2009, drejtuar Këshillit Mbikqyrës së KESH sh.a., ku renditen akuzat për drejtorët me në krye Bojaxhiun, të cilët, sipas kontrollorëve të KLSH-së, kanë abuzuar me postet, dhe me anë të shkeljeve antiligjore i kanë bërë dëme të shumta ekonomike KESH-it.
Për katër drejtorë, respektivisht Eldar Kazo, drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja dhe Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës, KLSH-ja kërkon largimin e tyre nga puna, duke e motivuar me shkeljet që kanë bërë në postet që mbajnë, por edhe në ato që kanë patur më parë. Ndërsa për drejtorin e përgjithshëm Gjergj Bojaxhiu, Muharrem Stojku drejtor i Divizionit të Prodhimit, Sahit Dollapi drejtor i OSSH-së dhe Juliana Lamaj drejtoreshë e Departamentit të Prokurimeve në KLSH kërkoi masën me paralajmërim për largim nga puna. Emëruesi i përbashkët i zyrtarëve të akuzuar nga KLSH-ja është një mori mangësish dhe shkeljesh të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit.
Republika e Shqipërisë Kontrolli i Lartë i Shtetit Kryetari
Nr.541/10 Prot. Tiranë më 17.09.2009
Lënda : Dërgohet Raporti Përfundimtar i Kontrollit dhe rekomandimet.
Keshillit Mbikëqyrës të KESH SH.A. TIRANE:
Nga kontrolli i ushtruar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare “KESH” SH.A., u konstatuan disa mangësi dhe shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat më hollësisht janë trajtuar në Raportin Përfundimtar të Kontrollit, bashkëlidhur kësaj shkrese.
Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, për përmirësimin e gjendjes. Ju rekomandojmë dhe kërkojmë zbatimin e masave të mëposhtme:
A. MASA DISIPLINORE Mbështetur në nenin 62 të Kontrates Kolektive të Punës, datë 07.09.2007, nr. 11441 prot. dhe ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, Statutin e KESH sh.a, Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 58, datë 29.08.2007, ndryshuar me Vendimin nr. 79, datë 19.11.2007, kërkojmë nga Këshilli Mbikqyrës të fillojnë procedurat për dhënien e masave disiplinore për punonjësit, si më poshtë:
“Pushim nga Puna” 1. Për z. Eldar Kazo, në cilësinë e ish-drejtorit të Departamentit Ekonomik dhe aktualisht Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm: - Për mangësitë e vërejtura në zbatimin e Standardeve dhe Manualit të Auditimit të brendshëm të sektorit publik. - Për mosharmonizim të masës së zbulimeve me masat e rekomanduara, për përgjegjësitë e titullarëve të njësive vartëse në rrethe. - Për pasaktësitë dhe mungesat e dokumentacionit të dosjes së auditimit të HEC Fierzë. - Për mosarkivim të dosjeve të auditimit të brendshëm për periudhën 2004 – 2008, në kundërshtim me kërkesat e ligjit “Për arkivat”. - Për mangësitë dhe shkeljet e evidentuara si drejtor i Departamentit Ekonomik për vitin 2006 dhe 6/mujorin e parë të vitit 2007. - Për mosmarrjen e masave dhe vënien në kushte arkëtimi të gjendjes debitore të firmës norvegjeze “Jacobsen” në vlerën 168 milionë lekë, për dy nënstacionet e mbajtura në llogaritë jashtë bilancit, të cilat janë përfshirë në aktivet e korporatës në kuadër të rivlerësimit të bërë nga specialistët e “Deloitte and Touche”. - Për pasaktësinë e vlerave të aseteve të KESH sh.a. në bilancin e vitit 2005 dhe 2006, duke u bazuar në të gjithë konstatimet dhe mangësitë e evidentuara në Raportin e Kontrollit, sidomos për asetet me vlerë zero, çmimet e trojeve, tokave dhe ndërtesave, pasi këto vlerësime nuk i referohen kuadrit ligjor në fuqi.
2. Për z. Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, në cilësinë e ish-Drejtor i NJTE, Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar), ish-drejtor i Departamentit të Prokurimeve. - Për mosfillimin të procedurës së prokurimit menjëherë pas ndërprerjes së kontratës. - Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” neni 28 dhe 33 dhe VKM nr.1, date 10.01.2007 Kreu V, pika 1. - Korrespondencat me firmat për negocimin e kontratave dhe kontratat e lidhura janë vetëm në gjuhën angleze të papërkthyera në shqip, - Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin “Sigurimi i kontratës” të kontratave të lidhura. - Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës në kundërshtim me kushtet kontraktuale të kontratave të lidhura. - Ka lidhur kontrata për blerjen e energjisë, pasi ka filluar lëvrimi i energjisë. - Ka pranuar oferta të ardhura jashtë afatit të caktuar në Dokumentet e Tenderit, në cilësinë e anëtarit të komisionit të administrimit shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave.
3. Për z. Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja. - Për shkeljet të meta dhe mangësitë e konstatuara, në drejtim të mosrealizimit të investimeve me ndihmë dhe kredi nga donatorët e huaj për 3 vitet, më pak në vlerën 21,217 milionë lekë ose realizuar në masën 47.9%. - Për mosdorëzimin e objekteve të përfunduara, sipas afateve të përcaktuara në kontratat përkatëse. - Për mosndjekjen në vazhdimësi të investimeve të kryera me fondet e vetë korporatës, duke rritur në vazhdimësi paaftësinë paguese.
4. Për zj. Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës. - Për konvertimin në vitet 2007 dhe 2008, përkatësisht në vlerat 11.821,996,316 lekë, duke blerë 95,588,400 euro, dhe 11,153,084,818 lekë, duke blerë 90,444,261. euro, për shumat mbi 800 mijë euro, të cilat janë përdorur kryesisht për pagesat e faturave të blerjes së energjisë elektrike, duke mos përdorur procedura transparente dhe duke lënë shteg të hapur për abuzime në vlera të mëdha. - Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve te KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.
“Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”
1. Për z. Gjergj Bojaxhiu, Drejtor i Përgjithshëm - Për performancën e dobët të treguesve ekonomikë e financiarë të Korporatës për vitin 2007 dhe 9/mujorin 2008. - Për ndryshime të vazhdueshme të programit të zhvillimit, pa argumente të plota si në drejtim të treguesve të prodhimit të energjisë dhe shpenzimeve të tjera. - Për moszbatimin e plotë të rekomandimeve, të lëna në kontrollet e mëparshme. - Për mosushtrimin e kontrollit në drejtim të autoritetit dhe zbatimit të kompetencave të dhëna vartësve. - Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve të KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur. - Për nënshkrimin e kontratës së punës me nr. 11441, date 07.09.2007, lidhur me rritjen e kuotës ushqimore në kundërshtim me programin ekonomik e financiar të vitit 2007.
- Për shkeljen e disiplinës financiare, tejkalimit të treguesve të shpërblimit të punonjësve, duke ndikuar negativisht në rezultatin financiar me dëm ekonomik.
2. Për z. Muharrem Stojku, drejtor i Divizionit të Prodhimit - Për lidhjen e kontratave individuale të punës me kohë të pjesshme për vitin 2007 e 2008 në kundërshtim me kërkesat ligjore. - Ka pranuar sigurim kontrate me vlefshmëri jo në përputhje me dokumentet standarde të tenderit, si dhe nuk ka kërkuar sigurim kontrate për shtesën e kontratës së lidhur.
3. Për z. Sahit Dollapi, drejtor i OSSH sh.a. në cilësinë e ish-Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar). - Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” neni 28 dhe 33 dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 Kreu V, pika 1. - Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin “Sigurimi i kontratës” të kontratës së lidhur. - Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës, në kundërshtim me kushtet kontraktore të kontratave të lidhura.
4. Per zj. Juliana Lamaj me detyrë Drejtore e Departamentit të Prokurimeve. - Ka argumentuar zgjedhjen e procedures së prokurimit, jo në përputhje me ligjin “Për Prokurimin Publik” dhe VKM nr. 1 datë 10.01.2007. - Ka miratuar një studim jo të plotë, për argumentimin e fondit limit në kundërshtim me VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”. - Për moskryerjen në afat të inventareve në kundërshtim me VKM nr. 70, datë 11.03.1985.
Për masat e marra të njoftohet Kontrolli i Lartë i Shtetit brenda 20 ditëve nga marrja e kësaj kërkese.
KRYETARI Robert Çeku (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23423. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23423

Etimologjia e emrit Sllav Kryengritja më e madhe ilire kundër pushtuesve romakë ka qenë ajo e viteve 6-9 të e.sonë. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera për shtrirjen e gjerë të saj, pjesëmarrjen e popullsive të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin romak. Kryengritja filloi në një kohë kur Perandoria Romake, duke vazhduar politikën pushtuese të saj, po përgatitej për luftën kundër markomanëve gjermanikë, të cilët kishin krijuar në tokat e Çekisë së sotme një federatë fisnore të fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar të jepnin rekrutë për luftërat e reja pushtuese. Për luftën kundër markomanëve ishte përgatitur një ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do të plotësohej me reparte ndihmëse. Ushtarët e këtyre reparteve do të rekrutoheshin kryesisht tek fiset e mëdha të veriut: dalmatët, desidiatët, panonët etj.
Rekrutimi i bërë me forcë i shtyti përsëri në kryengritje ilirët, që ishin rënduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatët edhe para kësaj kryengritjeje kishin qëndruar të qetë. Të parët u ngritën desidiatët dhe shumë shpejt kryengritja u përhap edhe tek popullsitë e tjera ilire, nga lumenjtë Sava e Dava në veri, deri tek lumi Mat në jug, ku u ngritën pirustët. Kjo ka qenë kryengritja më e madhe ku, për të parën herë, një tërësi popullsish ilire rrokën armët së toku dhe u hodhën në luftë kundër pushtuesve romakë. Ushtria kryengritëse ilire përbëhej nga 200 mijë këmbësorë e 9 000 kalorës dhe udhëhiqej nga tre komandantë: nga Bato Desidiati dhe nga një tjetër Bato i breukëve e Pini nga fisi panonë. Duke bashkërenditur veprimet e tyre, kryengritësit ilirë filluan operacionet në tri drejtime: 1) Një grup kryengritësish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke çliruar mjaft qytete e kështjella, zbritën në jug deri në afërsi të qytetit të Apolonisë, në provincën e Maqedonisë. 2) Një grup tjetër kryengritësish u drejtua nga veriperëndimi, për të çliruar krahinat ilire në kufi me Italinë dhe për të forcuar mbrojtjen në këto vise. 3) Një pjesë tjetër e kryengritësve qëndroi në brendësi të viseve dalmate, duke pasur si detyrë jo vetëm çlirimin e plotë të vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes. Lufta çlirimtare e ilirëve dhe fitoret e para të tyre u bënë shqetësuese për romakët, të cilët po humbnin kështu tokat e pushtuara në pjesën veriore të Ballkanit. Vrulli i kësaj lufte e tronditi shumë pushtetin qendror romak. Në Romë u shpall mobilizimi i përgjithshëm. Vetë perandori Oktavian lëshoi kushtrimin në senat, se në dhjetë ditë, po të mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund të hyjë brenda në Romë. Perandori kërkoi që për nevojat e ushtrisë shtresat e pasura të jepnin një pjesë të pasurisë së tyre. U thirrën nën armë veteranët e luftërave të mëparshme dhe u pranuan në ushtri edhe skllevërit e liruar. Me markomanët shteti romak bëri një marrëveshje, e cila u lehtësua edhe nga fakti që nuk kishin filluar veprimet e luftës. Legjionet romake, të dërguara kundër markomanëve dhe të vëna nën komandën e Tiberit, morën urdhër të drejtohen për në Iliri, ku ziente kryengritja.
Ky artikull eshte marre nga: http://shqypnia.com/?p=157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqypnia.com/?p=157

VIDEO: La liga, fitojnë Barça dhe Atletiko M.
Pedro pas shenimit te golit, Foto: GettyImages
Futbollisti Pedro ishte përkujdesur për fitoren e Barcelonës në përballje me Almerinë, në javën e gjashtë të Kampionatit të Spanjës në futboll. Barcelona shënoi fitoren e gjashtë më radhë, dhe këtë herë më rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga futbollistit Pedro në minutën e 31-të. Barcelona e kryeson tabelën më 18 pikë të tubuara ose 100 për qind të pikëve të fituara për gjashtë javë. Tenerife humbi në fushë të veten me rezultat 0:1 nga La Coruna. Protagonistë i fitores për skuadrën e La Corunës ishte futbollisti Colotto në minutën e 61-të të ndeshjes. Atletico nga Madridi mundi me rezultat 2:1 skuadrën e Zaragozës. Ndër më të merituarit për fitoren e Atleticos janë futbollistët Jurado me golin e shënuar në minutën e 2-të dhe Lopez 66-të, ndërsa për Zaragozën shënoi futbollisti Ewerthon nga penalltia në minutën e 71-të.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23578. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23578

Studentët e USHT-së në Kumanovë shprehin pakënaqësi Këshilli i studentëve të Fakultetit të Biznes Administratës në Kumanovë kërkon nga Universiteti Shtetëror i Tetovës si dhe institucione tjera kompetente që urgjentisht të intervenojnë dhe stabilizojnë situatën e krijuar sipas tyre kaotike.
Duke marrë parasyshë se themelimi i Fakultetit të Biznes Administratës, në Kumanovë është fryt i idealeve të kahmotshme të popullit shqiptar të Komunave të Kumanovës e Likovës; Duke marrë parasysh se koniuktura që e drejtojnë Universitetin Shtetror të Tetovës, këtë institucion të lartë arsimor, idenë e autonomisë e zëvendësoi me autokraci duke partizuar dhe larguar të punësuarit si në administrate ashtu edhe kuadrin arsimior, i cili sakrifikoi që nga dita e pare e hapjes së Fakultetit  të Biznes Administratës në Kumanovë dhe pa kurrëfarë kriteriumi sjellë njerëz të papërgjegjshëm vetëm e vetëm  për të penguar rritën e këtij fakulteti që tani më pak se një vit i hapur në gjirin e tij ka mbi 800 studentë; Duke marrë parasysh se këtë institucion e shnëdrroi në veprimtari profitabile; Duke marrë parasysh se këto abuzime  nuk mund të realizoheshin në mënyrë të drejtë por vetëm me kriminalizim të raporteve , Duke marrë parasysh erozionin moral pedagogjik dhe ligjor të shkaktuar; Duke marrë parasysh keqpërdorimet që po bëjnë disa individ të caktuar në brendi të Fakultetit, institucionin dekan, stafin akademik, interesin e studentëve, arsimdashës shqiptar po i njollosin dhe i pengojnë në realizimin e procesit edukativo arsimor  në Fakultetin e Biznes Administratës në Kumanovë ; Duke marrë parasysh se të gjitha tentativat tjera për ta vendosur ligjin dhe rendin në këtë institucion nga dekani dështuan; Duke marrë parasysh se abuzimet po merrnin përmasa trishtuese; Duke marrë parasysh se kriza po thellohet:
Këshilli studentor  i Fakultetit të ,,Biznes Administratës, në Kumanovë kërkon nga Universiteti Shtetëror i Tetovës urgjentisht  të intervenoj dhe stabilizoj situatën e krijuar kaotike. Njëherësh kërkojmë që të jemi model pozitiv, që ti përmbushim standardet evropiane dhe do ti realizojë reformat sipas Kartës së Bolonjës me kthimin e kompetencave dekanit të fakultetit..
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23574. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23574

Me shkas: Lidhur me Enciklopedinë maqedonase Shkruan: Fehmi Baftiu - Është një fakt historik, se miku ma i mirë i të vërtetes është koha. Paragjykimet dhe fantazirat janë dukuri që ma se tepërmi e urrejnë të vërteten, por që zakonisht koha i hudhë në mbeturina.
E vërteta ekziston gjithnjë. Fantazia e bazuar në genjeshtra vetëm sa e zbukuronë dhe e forconë ate, patë shkruar dikur moti filozofi Jakub Arbesi. Ndërkaq, në kohërat tona është zberthyer në parimin thuaja ligjor të kohës, kur kjo thenie kualifikohet si moto e politkës botërore, se ma e vlershme dhe dobipruerëse është vërteta e shumë kontestuar se sa genjeshtra artistikisht e zbukuruar. Zakonisht, mosrespektimi i të vërtetës, prodhonë fyerje, urrejtje dhe arëmiqësi, madje deri në shkallën ekstreme të gjakderdhjeve kolektive.
Askund, më mirë, nuk u manifestua ky parim i gjakderdhjes se sa në ish Jugosllavi, të cilën e inicojë një Enciklopedi e ASHA Sërbisë në fundivitin 1986, me genjeshtrat dhe fantazirat që ua kalonin edhe miteve. Edhepse politika serbe asokohe, kinse e kishte ndaluar publikimin e saj, kjo politikë në anën tjetër do të luaj lojën ma perfide. Organet politike të Sërbisë, publikisht identifoheshin se ishin distancuar nga kjo enciklopedi, ndërsa duke ditur mentalitetin ballakanas, se çdo veprim nën cergë e ilegalitet për ballkanasit që udhëhiqen nga filozofia e mistereve dhe kureshtjes, do të arrinte shumë ma tepër efekt se sa puna publike, e lejojë që të shumëzohet dhe kinse në gjysëm ilegalitet të arrijë cep me cep të ish Jugosllavisë, nga se ajo nuk u anulua nga botimi, por vetëm se u ndalua.
Dikur në fundvitet e gjashtëdhjeta profesori i im i nderuar Juray Andrassy nga Zagrebi, duke folur për rolin e diplomacisë botërore, veçanërisht rolin saj në Ballkan, pati deklaruar: Fatëkeqsia e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Londër e Vërsaj, është se populli shqiptarë është i vetmi në Evropë, që mbanë mend e nuk shkruan . E patë thenë këtë konstatim atëbotë kur ligjeronte për Konferencen e Ambasadorëve në Londër me 1912, dhe rolin e kryediplomatit serb Vladan Gjorgjeviq, i cili disa muaj ma pare, e kishte përkthyer në të gjitha gjuhet e pjesëmarrësve librin e tij Arnauti i velike sile ( Shqiptarë dhe fuqite mëdha) me plotë fantazira e genjeshtra për shqiptaret, dhe ua kishte dorëzuar që më parë të gjithë pjesëmarrësve në këtë Konferencë ndërkombëtare. Normalisht pjesëmarrësit e kësaj konference i pat trazuar konstatimi i tij se shqiptaret janë një fis primitive që iu përngjajnë majmunave dhe si të tillë, janë të shpërndarë në të gjitha malet e Ballkanit. Janë dy lloje siç pati thenë edhe në fjalimin e tij para ambasadorëve të fuqive të mëdha, përderisa Jovan Jovanoviq Pizhoni dhe ambasadori rus Sazanov pohonin me kokë Disa janë me bisht të kalit, kurse disa kanë bishtin e majmunit dhe jetojnë nëpër male duke u mbajtur fort për drunjtë !.
Por, siç pat konstatuar profesori i imi nderuar, dyshimi i ca pjesëmarsëve të konferencës , do të ndryshojë vetëm atëherë kur kësaj konference do ti arrijë Memorandumi i Qeverisë së Ismail Qemalit me 2 janar 1912, për krijimin e shtetit etnik shqiptar dhe kufijt e tij .Memorandum i argumentuar me të gjitha provat dhe faktet materiale dhe të padyshimta, të cilat fatëkeqsisht populli shqiptarë në tërësi, askurr deri më sot, nuk i aktualizojë, para diplomacisë botërore! Atëbotë, patë lindur edhe shakaja diplomatike, se sa shpejt zhduket bishti, kur në pyetje është strofulla dhe dashuria për malin.Athua çfarë do të bëjmë me Afriken, kur majmunet të zbresin nga Kilimanxharoja, pyesnin njeri tjetrin !?
Në fundvitin e 1980 lidhur më çështjen shqiptare në Maqeoni, na lajmërohet përmes gazetes Veçer të Shkupit, një shkenctar i famëshem me kualifikim , gjimnazin e Dibrës, dhe karierë korrespodent i jashtem i Rilindjes i quajtur Njazi Limani nga një fëshat i Dibres.
Me kinse hulumtimet(!) e shumta të bëra qoftë nëpër arkiva (kurr këmba e tij nuk kishte shkelur në asnjë arkiv), dhe institucionet e tjera, kishte zbuluar se shumica e shqiptarëve në Maqedoni, posaçërisht nëpër lugina e qytete si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Shkup kanë ardhur nga malet e Shqiperisë- nga andej prapa Korabit. Kjo, shpërngulje e shqiptarëve sipas tij ishte bërë për shkaqe të gjakmarrjeve në mes të shqiptarëve, apo të kalimit në besimin islam – siç konstaton ai në këtë pamfletë, Ata u sollen me arrogancë dhe me likuidime masive ndaj popullit vendas maqedonë , rrethana këto që e detyruan popullin maqedonas të kalojë në lindje të lumit Vardar dhe Bullgari. Pjesa tjetër e ortodokseve sllav, pranojë islamin por nuk e ndryshojë gjuhen. Një pjesë e kësaj popullate edhe sot jeton në viset malore të Dibrës, Gorës në Kosovë, ndërsa posht në disa fëshatra të Kërçovës. Ndryshe, kjo popullatë quhet edhe pomakë e që më vonë do të emertohet edhe si torbesh
Asokohe e patëm shumëzuar këtë pamflet dhe shpërndarë ca intelektualëve në Kosovë por edhe në Shqiperi. Nomalisht, pata reaguar ndaj këtij pamfleti me një analizë në gazetën Rilindja. Por në vend të botimit të reagimit, pas ca ditesh më ftojë në zyren e tij drejtori i asokohëshem i Rilindjes Zogaj, bashkë me gjithë redaktoret, dhe me tha se botimin nuk mund ta bëjmë, pa me u konsultuar në Komitetin krahinor të LKJ. Komiteti krahinor asokohe e patë caktuar profesorin e nderuar Dr.Ali Hadrin, që emër të Kosovës të bisedojë me koleget e vet në Maqedoni. Dhe çështja përfundoj, me kritiken publike të gazetes Veçer, dhe tërheqje të vërejtjes autorit. Autori Njazi Limani- tani u pagëzua me Limanoski dhe për dhuratë pat marrur një Audi të asokohëshem të ri, edhepse të gjithë ishin në dijeni se dikush tjetër ishte autor i pamfletit. Mirëpo, qe i detyruar ta lëshojë Dibren e të inkadrohet në organet politike në Maqedoni!
Dhe tani pas gadi 3o vitesh lajmëhon autoret e pamfletit. Befasia ma e madhe është se një kryeredaktor i këtij pamfleti të jetë një akademik, i cili paguhet për analiza thelbsore dhe reale shkencore, e jo ti ringjalli urrejtjet apo fyerjet në mes të dy popujve dhe genjeshtren ordinere të një Njazi Liman-oskit.
Por do i preferoja akademikut le të lexojë letren dorëzuar, kinse si përfaqsues i maqedonëve, të Petar Arsovit drejtuar Konferencës në Vërsaj, dhe le të shofi se a ka ekzistuar populli maqedonë deri në vitin 1943? Se, deri më këtë vit a ka ekzistuar madje edhe termi gjeografik Maqedonia, apo Sërbija e Vjetër, që sipas burimeve dhe të vërtetes materiale e historike , peranadori Dushan qendren administrative e ka patur në Shkup? Poashtu, do ishim mirënjohës poqëse na zbërthen preambullen e Kanunit të Perandorit Dushan Nemanja,ku thuhet se Perandori Dushan do të jetë perandor i sërbeve, grekeve, bullgareve, vëllehëve dhe shqiptarëve (arnautëve) . Maqedonet fare nuk pëmenden. Ndoshta, ai, i ka konsideruar si serbë, bullgarë, vllehë por me siguri si shqiptarë në trojet e veta, të cilët Perandori bullgar Samuil me pushtetin dyshekujsh para tij, e kishte asimiluar një pjsë të tyre? K
ush ishte zotërues i tokave dhe i Manastirit të Mbigurit (Bigorski) në mesjetë në gryken e Radikës, dhe si u bë që edhe sot ekzistonë fletëfalenderimi në emër të Gjon Kastriotit nga Manastiri i Hilandarit? A e dinë apo i ka lexuar Marrëveshjen e Bukureshtit dhe a mund ta gjejë dikund emrin maqedonet, apo si u arriten aleancat sekrete, Greqi, Sërbi, Mali i Zi e Bullgari pa Maqedoninë? Athua ka njohuri se për cilin qytet u konfrontuan Serbia e Bullgaria dhe fillojë lufta e Dytë Ballkanike Sërbi, Greqi, Mali Zi, me Bullgarinë? Ose do i preferoja të shikojë me syt e vet diç që shumë kush e ka vërejtur gjerë tani, nga se kanë kaluar mbi 30 vite. Afrohu i famëshmi, akademik deri në Mavrovë dhe hyni në toaletet e këtij hoteli dhe shifni se çka do të thonë fjalit e shumta te kahmotëshme e kurr të pashlyera ; Site sme mie bugarite Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23571
Top