Vazhdo fjaline...

Diskutime tek 'Thashetheme, etj. etj.' filluar nga Scorpion, 17 Apr 2006.

  1. Haribo

    Haribo Forumium maestatis

    Ose le se m pago mami neser :p


    Sent from my iPhone using Tapatalk
     
    joetisti_ likes this.
  2. Linux

    Linux think different

    Ndersa ajo i tha, pse mor un burre tdukem ty
     
    Johana and joetisti_ like this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "jo se me dukesh burre" - i thote ai- "por mendoj se s'ke te holla. Vajzes i shkoi mendja per keq. Tha me vete: mos ndoshta ky kerkon qe te kem breke te holla! Dhe i thote: "pse, mami...
     
  4. bobo

    bobo marksist-enverist

    gjith meshkujt shofin sa holl jam posht, dhe asnje sshef sa (e) holl jam...
     
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ...ne bel. Duke menduar keshtu, vuri re se polici po e shikonte nga beli. "Uh", tha, "me duket se filluan komplimentet tani per bel te holle". Por polici...
     
  6. Srylanna

    Srylanna Primus registratum

    I kerkoi i ngrysur te mbeshtetej pas makines per nje kontroll dhe pikerisht ne ato momente...
     
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ...ndodhi hataja. Polici filloi t'i kerkoje llogari per ofendimin qe ajo i beri. "Kujt i kthen prapanicen ti moj?" i tha. "Po ti a s'me the te mbeshtetem pas makines?" i tha ajo. "Te thashe" thote ky "por...
     
  8. bobo

    bobo marksist-enverist

    ... jo me tyte, desha tthem jo me arme natyrore-, cbela, duket sikur cdo gje fillo nga vrima dhe mbaron ne vrimen e ...zeze!-eh, mendoj me ze te larte, polici: vrim o vrim e zeza vrime, nga ty dolem dhe kur te vdesim e zeza vrime do therresim!... se kuptova tha ajo...
     
  9. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    ...clidhje ka e gjitha kjo-mendoi ajo. E duke u munduar te bente lidhjen mes mendimeve kuptoi..
     
  10. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Qe jeta eshte e padrejte! Koke ulur vazhdoi rrugen e saj duke menduar per nje kapitull te ri....
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Pas shume perpjekjesh te kota te cilat nuk funksionuan, duke u dredhur nga te ftohtet, i uritur dhe i dekurajuar ai, befas, sheh se largu driten e nje shtepie si dhe oxhakun qe leshonte fjolle flolle nje tym te bardhe te cilen era e drejtoi drejt narinave (vrimave) te hundes se tij dhe ne te cilin ai ndjeu aromen e bukes se pjekur.... I babezitur dhe pa dashje, gati ne menyre instinktive, kembet e cuan drejt dritareve te shtepise ku salloni i ndricuar dhe i mobiluar bukur vinte ne pah si centerpiece nje Grandfather clock dhe nje oxhak bubulak flake flake. Ndersa babai shtronte tavolinen dhe e ema mbushte pjatat me pjaten e pare te darkes, nje supe dimerore, atmosfera e ngrohte familjare e ben te vinte ne dyshim menyren e ekzistences se tij. Nuk ishte jete ajo qe bente. Thjeshte ekzistence! Atehere ai beri nje betim brenda vetes se duke filluar qe nga e nesermja, ai do te kerkonte pune, merrte nje apartament me qera dhe do te ndertonte familjen e tij. Endrra iu pre ne mes nga hapat e policeve te cilet e urdheruan te ndalte ne vend.
     
    Johana likes this.
  12. Johana

    Johana Primus registratum

    Me ne fund, shpetova tha. Kush can trapin te kerkoje pune kur fare mire strehen, buken, veshjet, internetin, biblioteken mund t'i gjej ne burg. FALAS. Madje edhe pastrimin e dhomes se fjetjes, te hales, te guzhines si dhe larjen e zbardhjen e teshave e kam te garantuar nga punonjesit e burgut. Qejf o qejf o qerrata!

    J.C
     
    Haribo likes this.
  13. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Qerratai ashtu mendoi por burgu ishte shume i veshtire per te. E keshtu mori rrugen per Eladha....
     
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Eladha e priti mire se ai mbante anen e Eladhes. Nje shije e hidhur i kishte mbetur ne goje. Kishte humbur dicka te pazevendesueshme. Dicka qe shansi e sjelle cdo 5000 vjete. Te pakten meritoj respekt tha me vete, sepse e nxorra fytyren qe ne fillim dhe u shpalla armik. Rivali e njeh armikun dhe mbrohet prej tij. Humba por bera lufte te drejte. Puna eshte a e di personi ne fjale se ata qe i shtirren si miq jane edhe armiqte e tij me te medhenj. Sigurisht tani duhet t'a dije.

    EK
     
  15. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    E dinte, por ai kishte nevojë për punë. Kjo ishte tani për tani gjëja më e rëndësishme për të. Pasi eci disa ditë në këmbë, rrugës, në një fshat malor, takoi një burrë, që i tha se kishte një javë punë për të, punë bujqësie. Atë natë e mori në shtëpinë e tij për të fjetur, e të nesërmen në mëngjes i tha se do ta çonte në punë.

    Famija e tij, e përbërë nga gruaja, një djalë dhe një vajzë, e priti mirë. Në darkë u ulën afër sobës me dru dhe hëngrën bukë. Ishte një familje e thjeshtë, e cila për nga mënyra e jetesës dhe orenditë që kishin në shtëpi, dukej sikur jetonin në shekullin e 18-të.

    Në oborr, në trungun e një peme, varej një bidon i madh prej llamarine, të cilit i kishin bërë një çarje në formë katrore dhe e kishin sajuar si kafaz. Në këtë bidon-kafaz jetonte një çift pëllumbash , të cilin, vajza e tyre, Urania, e ushqente çdo mëngjes me misër.

    Urania në shqip përkthehet qiell, ose qiellore. Ishte një vajzë e bukur, rreth 20 vjeçe, me trup të gjatë dhe të drejtë, me flokë ngjyrë lajthie, pak të dredhur, kurse faqet i kishte të kuqe, si me quka. Ardhja e djalit të huaj në shtëpi ishte një ngjarje e re dhe interesante për jetën e saj monotone në fshat. Ajo e shihte ngultas dhe sytë e tyre ndesheshin shpesh...

    Kulmi arriti të shtunën, kur ai shkoi të bënte dush. Urania i solli një peshqir për t'u fshirë dhe ia la mbi derën e banjës, por duke qenë se dera ishte e ulët, ajo përfitoi nga rasti që t'i hidhte një shikim të shpejtë. Ai ishte me kurriz, po lahej dhe nuk e pa, po kur u kthye dhe pa peshqirin mbi derë, e kuptoi se vajza kishte qenë aty...

    Të hënën në mëngjes ai iku, u nis me autobus drejt Athinës. Në mendimet e tij kishte shqetësim dhe pasiguri për të ardhmen. E në këto mendime të trazuara, i shfaqej herëpashere edhe Urania...
     
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ne mendje i kishte mbetur bujaria e asaj familjeje. Urania ishte jo vetem e bukur por edhe gojebilbil. I kishte mbetur, megjithate, ne mendje, menyra se si ajo i ishte pergjegjur te atit. Nuk kishin tavoline dhe hanin gjithnje ne nje sofer rrumbullake. Ne cep te dhomes ishte nje shtembe me uje. Kur dikush kishte etje ishte detyra e Uranise te rimbushte gotat e zbrazura. I ati kishte shume etje dhe vajza detyrohej te ngrihej shpesh nga sofra per te marre shtemben dhe mbushur goten e tij. Nje here, dy here dhe me ne fund Urania vendose ta veje kete te fundit prapa kurrizit te te atit. Kur ai ngriti syte dhe zgjajti perseri goten bosh ajo nuk e la te fliste por tha: Mbrapa bythe e ke baba. Kujtoi te gjitha keto dhe filloi te qeshte me te madhe. Per nje gje ishte i sigurte. Diten qe Urania u fut ne banje, ajo si capkene qe eshte kishte bere edhe nje fotografi te tij nudo.

    EK
     
  17. Johana

    Johana Primus registratum

    Ose ashtu ia kishte qejfi te mendonte. Dicka e beri te ndaloje. Do kem ngaterruar kohe tha me mendje. Nje familje qe ulet ne perdhe per te ngrene dhe ku te gjithe ngulin pirunin ne te njejten pjate nuk mund te kene dush, aparat fotografik jo e jo. Vazhdoi rrugen e i menduar dhe ne mendje i erdhi biseda qe Urania kishte bere me te emen ne mengjesin kur ai vendosi te largohej per te gjetur pune. Kam ftohte shume dhe nuk me ben te futem ne vaske POR po pyes veten ne ka ndonje metode efikase te ndroj te perbrendshmet pa hequr getat e trasha. Imagjinata e coi ne tjeter vend dhe me ne fund kur kthehet ne realitet veren se ka mbrritur ne nje park kamionesh te ngarkuar. Nje pankarte e madhe ne mur: Ofrojme pune. Shofer kamioni. Transportim pulash.

    JC
     

Shpërndajeni këtë faqe