Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 18 Jun 2005.

  1. dimir

    dimir Forumium praecox

    Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Ndoshta ketu mund te hedhim disa mendime se si ne e konceptojme tregun, si Marketingu udheheq biznesin. Sa e rendesishme eshte psikologjia e te menduarit te klientit ne Biznes.
     
  2. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Si teme me duket interesante, por qenka pak e veshtire per te diskutuar pa patur nje ceshtje konkrete.
    Per kete sugjeroj qe te trajtojme nje case study aktual.

    Le te trajtojme rastin e FedEx!

    Federal Express eshte nje kompani lider ne bote ne shperndarjen e pakove dhe zarfeve. Ne Shqiperi ka hyre ne vitin 1998 nepermjet nje kontraktori grek. Megjithe emrin e mire qe gezon kjo kompani zgjerimi i saj ne Shqiperi le shume per te deshiruar.
    Atehere po pyes cfare idesh hidhni ju qe kjo kompani te arrij nivelet qe ka ne shtetet e tjera???

    Per te dhene ide konkrete besoj se u nevojitet dhe informacioni i meposhtem.

    1. FedEx ka cmimet me te mira ne tregun e Postave Ekspres.
    2. Ka shtrirje ne qytetet kryesore te Shqiperise
    3. Nuk gezon mjete te medha financiare per te realizuar nje fushate promocionale te fuqishme.
    4. Marketingu i deri tanishem eshte bere nepermjet kontakteve qe manaxheri i marketingut ka realizuar me drejtues biznesesh apo shoqatash te huaja.
    4. Lider ne treg eshte DHL e cila ka hyre e para ne tregun Shqiptar, posedon nje infrastrukture teper moderne, mgjse cmimet i ka teper te larta ne krahasim me FedEx.
    5. Pervec DHL ne treg gjendet dhe UPS, TNT, Sky Net te cilat plotesojne pjesen e vogel te tortes qe ka lene DHL.
    6. Nje konkurent tjeter me goxha peshe eshte dhe Posta Shqiptare me sherbimin e saj ekspres te mundesuar nga EMS, por afati i mberritjes se dergeses shkon deri ne 2 jave, gje qe e humbet pak sensin e te qenit ekspres. (cmimet jane shume here me te lira)
     
  3. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Te besh marketing do te thote te kesh nje fond per kete pune. E kalova nje here neper mendje, por me duhet nje shume qe te nis planin dhe ne fund te planit te kem shpenzuar 75% te shumes.
     
  4. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Marrim nje fond modest prej 10 mije Eurosh duke marre parasysh qe nje spot publicitar varjon prej 50 EUR ne oret me te pandjekura te dites deri ne 150 Eur ne oraret dhe emisionet me te ndjekura?
     
  5. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    FedEx ka cmimet me te mira ne tregun e Postave Ekspres!
    Po tjeter, tjeter...
    E pra FedEx duhet ta njohim per kete per cmimin, dhe se e gjejme ne te gjitha qyetet.
    Mendimi im eshte qe FedEx duhet te paraqitet ne treg me billborde. (jane me te lira)
    Duke mos e ditur se si funksionon ky lloj biznesi, dhe duke mos ditur se cfare norme fitimi kane, po jap disa ide per ne pergjithesi qe mund te ndihmojne manaxherin te eci me i vendosur.

    1) segmentimi i moshes
    Kush pjese e popullsise perdor kete lloj sherbimi.
    2)Perdoruesit jane ne fshat apo ne qytet sa perqind jane ne fshat dhe sa ne qytet.
    3) Cfare postojne kryesisht. (dokumenta, letra, etj...) dhe per cfare jane te interesuar, per cmimin apo per mbarevajten e pakos se tyre.
    4)Te analizojme konkuruesit.
    Pse DHL eshte lider, cfare i sjell ai klientit te tij.
    5) Ku mund te gjejme FedEx, nje harte nje faqe, nje cilesi.... etj...
    Pra jane nje numer i madh faktoresh qe duhen analizuar. Dhe pastaj per t'ju ardhur ne ndihme ketyre klienteve, ju nevojitet qe ata ta dine se ekzistojne.
    Ne gazeta, ne rruge, ne revista.... dhe kur keto te kene filluar te japin ndikimin e tyre fillon qe te rritet puna, fillon te qarkulloj biznesi atehere dhe mjetet monetare per te bere spote publicitare duhet te jene krijuar.
    Keto mund te thoja ne pergjithesi, por mendoj se duhet te grumbullohen te dhena dhe te analizohen. Te dhena per konkurentet, kerkesen, dhe tipin e klientit.
    Hapi i pare te fiksojme marken.
    FedEx te njihet se eshte kompani e cila operon ne kete fushe, une te pakten shume pake e kam degjuar dhe ndeshur, duke shtuar qe une jam nje vezhgues i te gjitha llojeve te reklamave qe nga fletepalosjet, posterat, billbordet, deri te ato qe shperndahen si lojra ne internet.
    Mendimi im eshte qe te fillohet me fiksimin e markes.
    FedEx.
    Cila eshte motoja, sllogani, ngjyra, ta njesojme me dicka.
    per me teper duhet te gjej informacion te shikoj se si funksionon nje biznes i tille.
     
  6. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Per dy kompani te cilat kryejne te njejtin sherbim, por me cmime te ndryshme, kompania me cmim me te ulet duhet te reklamoje pikerisht kete cmim dhe te vere ne dukje qe posedon dhe te gjitha atributet serioze te kompanise tjeter. Kjo eshte reklama qe duhet te beje FedEx. Nese cmimet do te ishin te krahasueshme dhe te njejta, atehere duhet te behej nje analize me e detajuar e grupit shoqeror kujt i drejtohet reklama, si te arrihen etj.
     
  7. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Ka nje problem te madh ne Shqiperi lidhur me te berit marketing: eshte shume e veshtire te besh kerkim marketing. Kushton (kohe, para, njerez) dhe rezultatet mund te jene zhgenjyese, ne kuptimin qe mund te mos jene te sakta e te plota dhe te cojne ne vendime te gabuara.
     
  8. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Ke pak gabim ujku 81. Kohe pak te gjate dhe gabime mund te kete, por per te kushtuar s'eshte ndonje shume e madhe 3,000 EUR per te bere nje studim tregu.
    Sa per informacion te Dimir po te ilustroj nje foto te "flotes" ajrore te FedEx.

    [​IMG]

    Te pakten ne USA s'ka njeri qe s'e njeh si poste.

    Nqse e ke parasysh dhe filmin Cast Away me Tom Hanks (versioni modern i Robinson Kruzose) ai ishte punonjes i FedEx kur ra me aeroplan

    [​IMG]

    Ne shume filma FedEx ka qene prezent ne formatin e sponsorit dhe kjo eshte nje menyre reklamimi e tyre.
     
  9. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Problemi eshte se cili eshte rezultati i atyre 3000 Eurove, e kisha me shume te pasaktesite dhe mungesa totale e informacionit qe ekziston ketu (sidomos e informacionit financiar). P.sh ne studimin e tregut nje faktor eshte potenciali financiar i bleresve per cdo segment te tregut, por eshte shume e veshtire te besh nje anketim te tille ne Shqiperi, askush nuk tregon se sa para fiton, madje as ato qe deklarohen zyrtarisht ne tatime.
    Po te krahasohet kosto e kerkimit me jashte mbase ketu eshte me lire, une flas me shume per raportin kosto-perfitim.
     
  10. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Shqiperia eshte nje treg i vogel dhe s'ka nevoje per ndonje studim me shifra te sakta. Per me teper kompanite e vezhgojne njera tjetren se sa pune kane, sepse te gjitha me nje avion i percjellin ngarkesat deri ne qendren qe ben shperndarjen.
    Dihet se kush e perdor kete sherbim.
    1. Kryesoret jane institucionet dhe shoqatat e huaja te cilat i kane fondet me bollik, sikunder duan seriozitetin dhe shpejtesine e sherbimit.
    2. Institucionet qeveritare tona te cilet shkembejne letra dhe kredenciale me homologet neper vende te tjera.
    3. Biznesmenet te cilet dergojne mostra per prove apo per riparim.
    4. Hallexhinjte qe u nevojitet ky sherbim i shtrenjte per te derguar dokumenta urgjente.
     
  11. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Po devijoj paksa nga diskutimi juaj ne lidhje me FedEx por po ngelem ne fushen e marktingut

    Atehere.. doja te dija nga ju nje opinion ne lidhje me reklamen me fluturen e majit qe ka bere Vodafon
    Si e vleresoni ju duke e pare nga nje "sy" menaxheri/eje marketingu si dhe nga nje kendveshtrim individi te thjeshte, pra dikush qe ekspozohet ndaj kesaj reklame ne menyre krejt rastesore

    Une personalisht e shoh si nje reklame te perkryer, shume e realizuar Por jo te pershtatshme per nje kompani celulare.
    Per mua ajo reklame eshte ne menyren me te thjeshte e te paster nje himn jete (ketu nuk kam dashur te bej romantiken por eshte vertet cfare mendoj)
     
  12. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Nuk e kisha fjalen per rastin konkret te FedEx lidhur me studimin e tregut. Flas ne pergjithesi ne Shqiperi kerkimi marketing behet me hamendje kur vjen puna tek shifrat. Por kjo con ne pasaktesi ne parashikim te shitjeve dhe buxhetit te marketingut ne pergjithesi.
    Lidhur me fluturen e Vodafone-it, eshte reklame shume artistike, mjaft e arritur (megjithese mua me eshte dukur pak e gjate). Eshte nje gje e vecante dhe gjerat e vecanta bien ne sy dhe qellimi eshte i thjeshte: ta lidhesh kete gje te vecante me emrin e markes.
    Per mua reklamat me fantastike qe kam pare deri tani (ne TV) jane ato te Playstation 2, sidomos ajo me ata dy personat ne shtepi qe lozin gjithe kohes.
     
  13. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Vodafone ka sjelle nje qasje te re me reklamen e flutures se Majit. Deri dje mesazhi i reklames per Vodafone kishte si qellim rritjen e numrit te abonenteve apo promovimin e nje sherbimi te ri ekstra qe vlente si suport per qellimin e mesiperm. Ndersa sipas gjykimit tim mesazhi i reklames ne fjale ka si qellim "nxitjen" e abonenteve aktual per te konsumuar sa me teper kohe bisede.

    Ok per rastin e FedEx si hap te pare po ndermarrin kryerjen e nje studimi tregu per te kuptuar sjelljen konsumatore, pra dmth se cfare vlereson me teper konumatori tek ky sherbim, shpejtesine, korrektesine, cmimin apo kollajllikun per te gjetur sa me afer kete sherbim (place).?

    Pas studimit te tregut cfare sugjeroni?
     
  14. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Fillimisht per FedEx:
    Pyeta, i bera nje search zones dhe pyeta miqte e mije dhe mora vesh se biznesi i postes eshte shume fitimprures deri ne spekullim.
    Cmimi i arsyeshem, njohje tregu, dhe shume mundesi me cmime mund te jete rruga e vertete per sukses.
    DHL: te postoje nje zarf me letra 15 cope, kushtonte 30 euro per 24 ore, ne qofte se nuk arrinin per kohen qe 24 oreshe, atehere kishe ulje deri ne 10 euro, nese arrinte pas tre ditesh.
    Pra... ne kete treg ka shume hapsira, duhet vullnet dhe pune.
    Perderisa eshte ne tregun shqiptar FedEx duhet te bej studime mbi ato qe kam shkruam me siper. Pra si do te kenaqej klienti. Cfare kerkon ai.?

    Sa per Vodafone, ka risi ne reklamat e saj, problemi qendron ne mesazhe te veshtira per tu kuptuar.
    Sa per AMC, ne qofte se keni lexuar librin e marketingut 22 Ligje te pathyeshme, do te habiteni se kompania qe ka bere marketingun e AMC ka koopjuar shprehje te librit. Gjera te theksuara me te zeza.
    Sa per Marketingun ne shqiperi....le shume per te deshiruar. Ka element, por ne pergjithesi mesojne formula qe jane te domosdoshme por jo te mjaftueshme.
     
  15. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Le shume per te deshiruar the?
    Une do te thosha qe njohja e marketingut eshte ne nivele qesharake sidomos nga drejtuesit e kompanive.
    Nuk jane ne gjendje te shkojne pertej perceptimit te marketingut ne formatin e nje reklame apo nje fletpalosje dhe kete e them me siguri si nje njeri qe i ndesh perdite keta lloj tipash.
    T'i afrosh dikujt ide dhe menyra te tjera marketimi ne formen e konsulences i duken shume gjera abstrakte dhe per me teper u duken thjesht menyra zhvatje.
    Jane te gatshem te hedhin dhjetera mijera euro me reklama per nje target qe ne me te shumten e rasteve nuk i intereson ai produkt dhe per te bere dicka te studiuar dhe teper eficente tregohen teper te ngurte.

    Sa per te dhenat e DHL-se ato skonto mund te behen per klient te vecante, por per masen e gjere mua me rezultojne shume me te larta ato cmime.
     
  16. dimir

    dimir Forumium praecox

    Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Ok!
    Sa paguhet nje menaxer marketingu. (ALB)
    Punesohet si menaxher marketingu por ne te vertete cfare pune ben?
    Menaxher apo Manaxher. <font color="red"> </font>
     
  17. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Shume dakort me EBM, ketu behet marketing gorrilash, oburra se s'kemi bere hic marketing, hajt bejme ca reklama, ndonje fletepalosje, etj, etj.
    NUk ka as strategji, as studim tregu dhe as buxhet.

    Perjashtim mund te bejne disa firma tip AMC, VOdafone, Deka etj, qe kane buxhet te knsiderueshem (AMC per 2004 me duket se kishte shpenzuar 4 milione Euro apo USD)
     
  18. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Kam nje ide, dhe kjo pjese e forumit do te doja te me ndihmonte per nje percaktim me te mire nese mund te ishte e sukseshme.
    Kam menduar te siguroj postera te liderve, dhe politikaneve me te "sukseshem", falas. Te blej xhama te permasave te posterave dhe te bej disa korniza metalike, te vendos fotografin e politikaneve te nderuar mes dy xhamave dhe do ti ftoj njerezit, qe me nje çekic te madh ta thyejn ate per 500 lek te reja. Pra te paguajne 500 lek.
    Si mendoni, a ka njerez qe do ti shpenzonte 500 leke per te thyer dy copa xhami me foton e nje politikani qe e urren?
    Po pres pergjigje.
     
  19. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Pse 500? ...sipas studimit tim te ksaj ceshtje shume serioze, cmimi optimal eshte 3458.21 Lek:

    Xhami (35cm*74cm*0.386qindarka/cm2 * 2copa) = 2000 Lek
    Fotografija (1000 kopje * 0.02qindarka/kopja = 20 Lek
    Kornizat Metalike ( 237lek/copa * disa) = 1438.2
    Cekici (0.01qindark per gjujtje) = .01
    Marxhini = .0002
    Totali = 3458.21 Lek

    Dmth, boje se ke per t'bo kerrdin!
     
  20. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

    Une shtrova idene capuni, sa per cmimet eshte problem i zgjidhshem.
    Xham 200 lek, korniza 4*250=2000
    Posterat e fushates falas.
    Cekici 1000 lek.
    Kosto mesatare per cope 300 lek.
    Ky eshte nje variant, cmmimi varet nga kerkesa.
    Une e shtroj problemin, do ti shpenzonte njeri te pakten 500 lek per nje kenaqesi qe ne dukje duket perverse.
     

Shpërndajeni këtë faqe