
Qeveria zviceriane nuk ka pranuar kërkesën e Greqisë për një marrëveshje midis dy vendeve, sipas modelit britanik, me anë të së cilës do të taksoheshin paratë qe kane depozituar greket e pasur ne bankat zviceriane.
Deklarata eshte bere ne nje takim qe ministrja zviceriane e Finances ka pasur ne Athine me homologun e saj grek Janis Sturnaras, kur ky i fundit ne kuadrin e luftes ndaj evazionit fiskal, ka kerkuar qe barra e krizes te shperndahet ne menyre te barabarte tek te gjithe greket.
“Per arsye se grekët janë duke bërë përpjekje të mëdha dhe kanë perjetuar sakrifica të mëdha kërkojme ndihmën e Zvicrës në mënyrë që grekët të cilët kanë para te pataksuara në Zvicër te kene edhe ata nje pjese te barres se krizes ne vend”, tha Janis Sturnaras, ministër i Financave.
Funksionarja e larte zviceriane ka pranuar se modelet me ane te te cilave nuk taksohen parate e shtetasve te huaj ne Zvicer ,jane te vjeteruara dhe do te duhet qe sot e tutje te kete nje shkembim informacioni per shumat e depozitave ne bankat e vendit te saj,por ka theksuar se parate qe jane depozituar deri tani,nuk do te preken.
“Në lidhje me atë që ka ndodhur në të kaluarën , Zvicra është duke zhvilluar bisedime me vende të ndryshme duke përfshirë edhe Greqinë se si , në kuadër të ligjit zviceran , ne do të jemi në gjendje te korrigjojme këto çështje të së kaluarës në mënyrë që te mos kemi asnje llogari bankare te pataksuar në bankat zvicerane – dhe në lidhje me këtë, një hartë rrugore është krijuar dhe detajet e këtij plani udhëzues do të bëhen më specifike në muajt e ardhshëm”, tha Eveline Widmer, ministrja zvicerane e Financave.
Ministrja zviceriane nuk i eshte pergjigjur edhe pyetjes se gazetareve greke ne se kishte dijeni per shumen e pergjithshme te depozitave te grekeve te pasur ne bankat e vendit te saj qe vleresohet se mund te shkoje nga 30 deri ne 60 miliardë euro, kurse burime mediatike e çojne kete shifer ne 600 miliardë euro, duke llogaritur edhe depozitat e grekeve qe nuk jetojne ne Greqi apo pronaret e anijeve qe i mbajne kompanite e tyre ne shtete te tjera.
Por ajo ka theksuar se tani e tutje do te kete nje shkembim informacioni per sa i perket emrave dhe shumes se parave qe do te depozitojne qytetaret greke.
Deklarata e saj kane zhgenjyer Athinen zyrtare qe priste te plotesonte dicka nga boshlleku i madh ne arkat e saj nga taksimi i depozitave te padeklaruara ne Zvicer, ndersa ka shkaktuar reagime ne shtresat e varfra te grekeve qe kane pare edhe njehere se krizen po e paguajne vetem ata dhe jo te pasurit dhe evazoret fiskale.
Burimi: lajm-shqip.com