Zonja Bovari !!!

F

fjoralba

Guest
Re: Zonja Bovari !!!

<font color="brown"> /pf/images/graemlins/lol.gif Eeeee ne fakt s'ke faj se fola pa "th" tani. Nuk eshte e nderlikuar ne lidhje me si duhet ta marresh. Te pyeta sepse me erdhen nder mend arsyetimet qe benin mesueset e letersises se shkolles se mesme dhe gjeta ngjashmeri, prandaj. Ne fakt, nga kjo ane une kam qene pak "jashte orbite", ne kuptimin qe i degjoja arsyet qe jepeshin ne klase, mund t'i riprodhoja me lehtesine me te madhe (s'donin shume zgjuarsi), por nuk me mbushnin.

Nuk jam kureshtare per mendimet e tua personalisht me shume sesa per nje menyre perceptimi te disa veprave qe mendoj se jane lexuar ne nje moshe kur ende nuk kishim aftesi te mjaftueshme analize e perceptimi. Ne fakt, kam ide te miat ne lidhje me moshen kur duhet te lexohen disa libra, por kjo eshte ceshtje tjeter.

Te dy veprat qe jane permendur, vecanerisht Zonja Bovari, meqe eshte edhe tema per te jane te jashtezakonshme (te pakten per mendimin tim). Megjithate, persa i perket analizes per to, kam filluar t'i mendoj me thjeshte. Ndoshta, Ema Bovari nuk kishte per qellim te denonte shoqerine. Ajo jetonte sipas disa prirjeve te saj, rebelohej sic bejme te gjithe, por guxoi me shume ne nje menyre me te pazakonte per kohen. Madje, ndoshta as rebelim nuk ishte; ndoshta ishte kerkim per ate qe e mbushte. Eshte kaq komplekse si situate. Nejse, nuk dua t'i hyj analizes, por me duhet te them qe eshte liber i shkruar shume bukur.</font>
 

Holland2010

Forumium maestatis
Shume liber i bukur...E kam lexuar ne gjimnza nga viti i dyte ne mos gaboj..gjithsesi duhet thene qe ishte pak KU-CKE zonja Bovari ...:)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Nuk egzistojnë KU_ÇKAT, vetëm ata që janë mendjembyllur ....

Të ëndërrosh e të kërkosh përmbushjen e ëndrrës në realitetin ku jetonte Mme. Bovari (apo edhe në të sotmin) është fatalitet. Kjo për arsyen e thjeshtë se ëndrrat nuk mund t'i ndash me të tjerë, ato janë personale. Gjurmimi i ëndrrave ka çuar në humbjen e shumë "shpirtrave të mëdhej", qofshin meshkuj a femra. Kjo nuk do të thotë që ëndrrat nuk duhen gjurmuar e aq më pak që nuk duhet të ëndërrojmë por, duhet të jemi koshientë për realitetin ku jetojmë e të mundohemi të bashkandjisim ëndrrën me realitetin. Kur kjo nuk ndodh, atëherë fataliteti instalohet dhe asgjë nuk është më përmbushëse, e bukur, e vlafshme për ta jetuar. Si pasojë, edhe jeta nuk vlen më të jetohet.
Mendoj se kjo është edhe Mme. Bovari!
 
D

Dikush (femer)

Guest
Ather do te thoja qe shume pak e paskan kuptuar kush ishte Ema ne te vertet dhe cfar mesazhi jep Floberi nepermjet ketij personazhi kaq tip si ajo
 
A

andi meta

Guest
Re: Emma, mikja ime!

I quajtur roman i forcës së fantazisë.
Flober pas botimit të romanit i shkruante një miku të tij: “Jeta është e gëlltitëshme vetëm me një kusht, që të mos jesh”. Jo rrallë ndodh që autori vetë duhet të shpjegojë natyrën e krijimit të tij, sepse jo rrallë ndodh që publiku ta keqinterpretojë, ose më e pakta të mos jetë në gjendje ta kuptojë. Flober për këtë roman u desh të përballonte një proces të tërë gjyqësor, i akuzuar për fëlliqje të moralit dhe të fesë, ky skandal gjyqësor u mbyll në favor të autorit, e mbi të gjitha nuk e pengoi suksesin e jashtëzakonshëm.
Më la përshtypje paralelizmi që është bërë midis Madam Bovarisë dhe Ana Kareninës, jo vetëm që është i pavend, por mbi të gjitha në këtë krahasim Ana shndrohet në një qënie mikroskopike përballë Emma Bovari. Ana ishte një femër e thjeshtë, ndërsa Bovari një fantazi e gjallë, dëshirë në vlim, një shpirt e zemër që shpërthen në çdo rrahje. Bovari ishte një femër kaq e ndërlikuar sa më pas u shndrua në prototip dhe në gjuhën e letërsisë dhe të psikologjisë, bovarizmi nënkupton një gjendje të caktuar.
Ironia me të cilën përshkruan autori momentet e vdekjes së Emmës nuk janë kritikë ose goditje drejtuar personazhit, u drejtohet të gjithë atyre që janë të pandjeshëm ndaj realitetit, sepse janë njerëz që zvarriten mbi dhè pa kuptuar kurrë magjinë e ëndërimit, të fantazisë. Natyrisht njerëz të tillë e ngrysin jetën e tyre brenda një qetësie që ua rrëmben pikë pikë atë(jetën), ashtu siç është vetë ajo, ndërsa kush fantazon ndoshta vdes parakohe, por ka shijuar fryte që janë të rralla në jetë.
Përsa i përket stilit, ajo që e bën të veçantë Flober është indiferenca e tij në të shkruajtur, nënkuptuar si mosndërhyrje me komente. Mendimet e personazhit vijnë të imponuara nga një përshkrim imtësor i objekteve, sendeve, natyrës që rrethon në atë moment, ndërsa vetë autori rri në heshtje, stil që e shkrin lexuesin me personazhin e për këtë arsye ndodh shpesh që urrejmë e duam, njësoj si personazhi. Hapi shtegun e natyralizmit, por ai që do ta përsoste do të qe Emil Zolà.
Flober ishte një personalitet i paqetë, shqetësim që do të ndikonte rrënjësisht veprat e tij, por në fund të fundit, turbullira është e vetmja mundësi për të hapur dyert e anormalitetit.
 

rikima

Forumium maestatis
Mbaje mend qe e bleva librin me shune qejf,fillova ta lexoja po nuk shtyhej fare boring pastaj kur arrita te kuptoja personazhin e Emes u cmenda fare dhe e lashe pergjysem.Ema eshte vetem nje enderrimtare qe nuk e kuptonte sa me fat ishte.Ka gra qe keqtrajtoheshin vuanin urine ne kohen per te cilin flet libri.Ema ishte vetem nje e llastuar e papergjejshme jo e ndergjejshme dhe pa respekt ndaj vetes thjesht mazokiste.Ndonese jam femer nuk ndiej asnje pike solidariteti ndaj saj asnje nje turp per gjinine femerore dhe sdua te besoj qe ka femra te tilla do ishte e papranueshme.Si mund te dashurosh dike aq shume sic donte ajo dashnorin dhe te mos duash veten thjesht pa sens.Nejse fajin se ka ajo po Gustavi qe ka krijuar nje personazhe te tille pse nuk shkruajti per meshkujt qe tradhetonin dhe gjenin menyra nga me skandalozet per tu kenaqur ne ate periudhe ahh ja pse kishte me shumice ndersa si Ema max 3 ishin.Mund te jete bestseller por une se vleresoj aspak personazhe pa shtylle kurrizore.
 

Almaa'95

Papirus rex
Shume liber i bukur...E kam lexuar ne gjimnza nga viti i dyte ne mos gaboj..gjithsesi duhet thene qe ishte pak KU-CKE zonja Bovari ...:)
Nje mendim te tille e kam hasur dhe diku tjeter.. Gjithashtu nga nje mashkull. Mendoj se femrat/fenomeni Bovari do vazhdoje te gjalloje per aq kohe sa te ekzistojne meshkuj si ty.

Riktheju.. ;)
 

joetisti_

Locus omnem
S'e kam lexuar, por njoh mire "teorine" e bovarizmit qe e ka marre emrin dhe thelbin pikerisht nga romani. Do me pelqente ta lexoja. Ishalla e ka perkthyer ndonje i/e mire.
 

Al-Punk

Still here
Mbi Ema Bovarinë, bovarizmin, donkishotizmin dhe ëndrrat...
[URL='http://www.blogger.com/profile/16736185456434109218']Endri Bimbari©2009 [/URL]

Nuk mund të ndodhë që të mos më vijë ndërmend Zonja Bovari, ndërsa mendoj për ëndrrat dhe hendekun mes ëndrrave dhe realitetit. Ndoshta kjo, falë asaj që Floberi ka ditur të pasqyrojë në roman: Ema Bovari, e mbushur me pasion për të kapërcyer këtë hendek, e në përfundim e lodhur nga paaftësia për t’i bërë triumfuese ëndrrat pasionante mbi realitetin e hidhur që pasionin e saj e gllabëron, ndërsa vetë atë e zgjënjen.
Shkurt: Ema ëndërroi, u zhgënjye pafundësisht nga jeta dhe i dha fund asaj... Kjo është filozofia e jetës së saj. Vetë qënia e Emës ishte e prirur për ëndërrime dhe zhgënjime të vazhdueshme, prirje kjo e quajtur më vonë bovarizëm, për arsye të shfaqjes së parë te “Zonja Bovari”, por që e universalizuar duket tek të gjithë ne, ndonëse në doza të vogla.
Të jesh i nënshtruar nga bovarizmi nuk do të thotë t’i jepesh vesit, por në mënyrë të pavullnetshme vesi hyn në brendësi të qënies dhe mbush atë boshllëk që të ka krijuar jeta. Vërtet, Ema Bovari kërkon një jetë shpirtërore ideale, të japë e të marrë dashuri sipas mënyrës së saj. Por ato që i kërkon ajo jetës nuk mund t’i marrë kurrë. Zonja Bovari nuk pajtohet me realitetin ekzistues, por kërkon një realitet paralel, si ai i romaneve romantikë që ka lexuar, dhe guximshëm i qëndron besnike deri në fund ideve dhe pretendimeve të saj.
Sipas këtij arsyetimi, bovarizmi ngjan me donkishotizmin. Ngjashmëria duket që në përkufizimin e dy prirjeve. Të dyja janë rezultate të një indoktrinimi letrar. Si Zonja Bovari, ashtu edhe Don Kishoti jetojnë mbi ëndrra dhe nuk ia dalin të mbijetojnë në realitetin gjithëpërfshirës. Po vete më tej, po guxoj të them se pjesërisht bovarizmi është pjesë e donkishotizmit dhe më specifik në mospërputhjen e kërkesave mondane me të përditshmen provinciale. Sepse Ema larg provincës mund të përmbushej ndopak: Nuk do të gjendte princin e kaltër, por ndoshta do të shkruante libra të zymtë për botën e zhveshur nga pasioni. Këtë e them, duke patur parasysh notat autobiografike të romanit.
Pasi lexova “Zonjën Bovari”, mu shembën bindjet e mia për raportet mes ëndrrave dhe realitetit. Jo para shumë kohësh, unë dhe ndoshta edhe të tjerë si unë jemi shprehur prerë: “Ëndrra nuk e dëmton realitetin.” A është vërtet kështu? Ëndrrat e Emës dëmtuan realitetin e saj, vranë atë vetë. Të ëndërrosh është vërtet bukur, por të qëndrosh me këmbë në tokë na siguron të jemi pjesë e realitetit. Kjo siguri na duhet më tepër se çdo gjë për të ecur para dhe për të përmbushur misionin parësor: të jetojmë çdo sekondë të jetës sonë.
 

Al-Punk

Still here
Bovarizmi është frikë nga vetëvetja!
In Hamendësim by pafokusNovember 9, 2014Leave a Comment

Mendoja se Ema ishte personazhi më negativ për të cilin kisha lexuar, se ishte ajo që emetonte papërgjegjshmëri, që zgjidhte të mos pranonte realitetin e të tilla si këto. Por, mbi të gjitha lexova që Ema ishte viktimë e një fjale të quajtur ‘’bovarizëm’’. Nuk dija asgjë për këta të dy, në pamje të parë thjesht mendoja se duhet të ishte diçka e rëndësishme përderisa edhe tek libri janë nënvizuar me të zeza por jo, ende nuk kisha një përgjigje të saktë. Duke i analizuar gjërat më thellë, kuptova se realisht nuk ishte ashtu. Realisht Ema ishte shumë larg asaj që mund të quhej ëndërrimtare për të kërkuar gjëra të mëdha, gjëra deri diku ndoshta dhe të paarritshme.

Nëse e mendojmë thellë, Ema thjesht donte disa gjëra të vogla, gjëra që janë esenca e jetës, si për shembull: mirëkuptimi bashkëshortor, disa biseda të gjata e të parreshtura, biseda gjatë të cilave gjithmonë të kishin për të thënë diçka, e për të mos u bërë monotone, si ajo monotonia e fshatit ku Ema dhe burri i saj jetonin, monotoni që mbyste gjithçka, apo si monotonia që rrethonte të gjitha bisedat me personat që jetonin atje. Fundja, të gjithë e duan këtë. Të gjithë kërkojnë një gjysmë tjetër që ta plotësojë, por jo diçka perfekte sepse nëse do të ishte perfekte, do të ishte tepër e ftohtë dhe pa ndjenjë. Por, ajo që më shtyn të mendoj gjatë e gjatë për t’i gjetur një përgjigje është se çfarë realisht është bovarizmi? A ekziston?

Bovarizmin unë do ta përkufizoja si një fenomen ku personi zgjedh të ndjekë ideale false për t’u shkëputur nga realiteti… Po përtej kësaj? Çfarë ekziston realisht pas këtyre ëndërrimeve të pafundme për t’u larguar nga realiteti? Disa e përdorin bovarizmin për t’u përmbushur, për të ndjerë atë çka realisht nuk mund ta ndjejnë, e për të inkurajuar veten se nuk po jetojnë një realitet bosh, të hidhur e pa ngjyra… Këtë bëri pikërisht edhe Ema. Ajo ishte shumë e mirë për kohën kur jetoi… e le të bëjmë një analogji për ta bërë më konkrete këtë që sapo thashë. Ema ishte njësoj si një eksperiment në lidhje me një specie të caktuar. Kjo specie krijohet në laborator, në kushtet më perfekte të mundshme por kur vendoset që të japë efektin në jetën reale, atëherë ajo nuk jep rezultat.

Kështu kishte ndodhur dhe me Emën. Atë e kishin edukuar me vlerat dhe virtytet e jetës, me anën estetike dhe edukative, dhe ishte formati i femrës që të gjitha do të donin të ishin në atë kohë, por kur erdhi momenti për të jetuar në realitet, për t’u perballur me sfidat e jetës, Ema u step, u mbështoll në realitetin e hidhur të saj dhe zgjodhi pikërisht bovarizmin për të shpëtuar nga vorbulla, pavarësisht se u zhyt në një realitet akoma më të hidhur se ai që realisht i kishte rënë për pjesë të jetonte. U përdor nga burrat, e arriti të zhbëjë veten e çdo gjë që deri dje e kishte poseduar si vlerë, ta mbartte si antivlerë!

Kjo ishte Ema, gruaja që mund të të përmbushte në çdo gjë, por që ndoshta nuk i përkiste realitetit dhe kohës ku i takoi të jetojë. Ishte gruaja të cilën burri i saj arrinte ta shihte vetëm si një trofe e asgjë më shumë, asnjëherë nuk e kuptoi, asnjëherë nuk arriti të depërtonte te bota e Emës, por i mjaftonte vetëm që luante piano, që ai të mund të ngrinte reputacionin e tij para të ftuarve duke e prezantuar si gruan e tij, e që thjesht mund ta admironte duke qëndruar, le të themi, si nje spektator. Një mënyrë e gabuar, kështu asgjë nuk mund të funksiononte, prandaj dhe fundi është tragjik, vetëvrasje, çka nënkupton të kesh frikë nga vetja!

Shkroi: Kamela Rapo
Kamela është nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemajli” në vit të tretë. 17 vjeçarja e përkufizon veten si një vajzë të drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse, që i pëlqen të shkruajë rreth problemeve dhe fenomevene që vë re në përditshmërinë e ambientit që e rrethon.
 

Al-Punk

Still here
E bukura e letersise eshte diskutimi dhe interpretimi. Cdo gje mund te diskutohet ashtu si dhe bovarizmi.
Kamela me siper e ka pershkruar si dicka per t'u shkeputur nga realja, por ne fakt nuk eshte tamam kjo.

Ne jemi te ushqyer me ndienja, me ambicie, me zili, me ndjesi te ndryshme. Disa i marrim e disa jo; disa njerez i kane disa e disa jo. Nese ka nje perceptim qe te gjithe e kane kerkuar ne nje periudhe te jetes se tyre eshte lumturia.
Per te arritur lumturine, projektohen disa situata, te cilat kur i arrin, kupton qe lumturia e nje casti nuk te "mbush". Per mendimin tim, Ema (dhe jo @Ema ) vuante pikerisht nga kjo "mos-mbushje", ose me shqip nga te qenit i plotesuar ose i kenaqur (content). Per kete, megjithese kishte ato gjera te domosdoshme e te nevojshme per te qene e lumtur ne nje cast, kerkonte qe ato caste lumturie te perseriteshin, e duke u perseritur te ndjehej e plote ne ato caste shume castesh...
Por lumturia, dashuria, seksi jane si rollercaster. Te ngjisin njehere lart, e pastaj te hedhin poshte. Sa me lart te ngjitesh, aq me poshte e aq me shpejt do biesh ne nje cast tjeter. Sa me shpesh te ngjitesh ulesh, aq me keq do fillosh te ndjehesh. Bovarizmi eshte pikerisht tragjedia e te zhgenjyerit nga lumturia diskrete.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Zonja Bovari !!!

G. Flober dhe vepra e tij "Zonja Bovari", arsyeja pse e hapa këtë është, që ky libër më ka lënë një përshtypje të veçantë. Bota e jashtme dhe e brendshme e një gruaje, mënyra si ajo vepron, mendon, si flet... ka një veçanti t'llojit t'vet, dhe kjo është mjaftë mirë e shkruar nga Flober. Nuk arrij dot të kuptoj mënyrën e jetesës së saj, dhe mos të qenurit e kënaqur asnjëherë...
Nëse ndokush nga ju e keni lexuar, ç'mund të thoni për këtë vepër
VEPER madhore....dhe vertet jo vetem femra por as njeriu nuk eshte i kenaqur sado qe ka..perseri kerkon
!E kam lexuar jo njeher po sa her jam e trishte e kam nevoje per kurajo e per te 'kenaqur egon time si FEMER ".....
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
E bukura e letersise eshte diskutimi dhe interpretimi. Cdo gje mund te diskutohet ashtu si dhe bovarizmi.
Kamela me siper e ka pershkruar si dicka per t'u shkeputur nga realja, por ne fakt nuk eshte tamam kjo.

Ne jemi te ushqyer me ndienja, me ambicie, me zili, me ndjesi te ndryshme. Disa i marrim e disa jo; disa njerez i kane disa e disa jo. Nese ka nje perceptim qe te gjithe e kane kerkuar ne nje periudhe te jetes se tyre eshte lumturia.
Per te arritur lumturine, projektohen disa situata, te cilat kur i arrin, kupton qe lumturia e nje casti nuk te "mbush". Per mendimin tim, Ema (dhe jo @Ema ) vuante pikerisht nga kjo "mos-mbushje", ose me shqip nga te qenit i plotesuar ose i kenaqur (content). Per kete, megjithese kishte ato gjera te domosdoshme e te nevojshme per te qene e lumtur ne nje cast, kerkonte qe ato caste lumturie te perseriteshin, e duke u perseritur te ndjehej e plote ne ato caste shume castesh...
Por lumturia, dashuria, seksi jane si rollercaster. Te ngjisin njehere lart, e pastaj te hedhin poshte. Sa me lart te ngjitesh, aq me poshte e aq me shpejt do biesh ne nje cast tjeter. Sa me shpesh te ngjitesh ulesh, aq me keq do fillosh te ndjehesh. Bovarizmi eshte pikerisht tragjedia e te zhgenjyerit nga lumturia diskrete.
Me pelqen kjo analize :)
 
Top