ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Admir

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Dott.essa

Nuk mendoj se ekziston ndonje lidhje ndermjet te qenit mes njerezve dhe tonit te zerit. Te huajt, ose me teper vendet qendrore dhe veriore e Evropes jane perhere mes njerezve e megjithate komunikojne pa patur nevoje te bertasin kur te pyesin "Si je?".

Mbase fenomeni duhet pare nga disa aspekte te tjera.
 

Princesha

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Un perpara kam then qe bertasin shqiptart, por kta te hujt neper trena ku esht komplet qetesi edhe vende te tjera, flasin ne telefon me ze aq te larte sikur po bertet nga maja e nje malit per te degjuar shoku ne majen tjeter te malit perbri /pf/images/graemlins/smile.gif , kta as male nuk kane, nuk e di ku e kan marr vesin e te bertiturit.
 
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

/pf/images/graemlins/laugh.gif Ata qe flasin me ze te larte jane o bosa ,o maloke... :devil:
Njeri nga cepi ne cep i sallonit ,dhe tjetri nga njera maje e malit ne tjetren.. :lol:
 

Princesha

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Moira,po kta qe bertasin ktu te ne qe skan male, si i qun kta, hajt se edhe ti prej malokeve ke dal /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Moira dhe Rozalina!

Nje nder...perkufizoni fjalen |malok| ju lutem.
 

Blendi

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Ajo qe thua ti mund te jete e vertete, por jo absolute. Se nganjehere kur e di qe kam te drejte me ndershmeri te plote, une prap se prap e ngrej zerin kur ndjej se ma kan me te futme.
 

Dolores

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Nuk besoj se jemi me "loud" se kinezet..por jemi te zhurmshem dhe energjitik ne ambiente gazmore, ne femrat karakterizohemi ne ngritje zeri kur vjen puna qe ka sale neper dyqane apo bertitjes se femijeve ne ambiente publike....meshkujt shqiptare kur jane me shoket ne telefon apo kur jane me shoket dhe hasin femra sexy te huaja ......por une them se asnjegje nuk krahasohet me kanadezet pasi jane alkohlizuar mire me birra.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

shqiptari mendon se duke ngritur ka te drejte /pf/images/graemlins/wink.gif edhe pse nuk paraqet asnje argument!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Eshte njera ktu ke zyra ime qe (shoqe me Stefanian si duket /pf/images/graemlins/laugh.gif ) qe do shkoje me pushime ne Itali per 2 jave dhe njerezit ka te ngjare te shtrojne nje dreke per okazionin. E konsiderojne te frikshme sepse uleret ne nje forme te papershkrueshme : o mami m'fluturoi miza siper tavolines . Megjithate, une per vete se kam siklet : prej zerit te saj thyhet ajo monotonia dhe qetesia e frikshme ndonjehere qe krijohet neper ambjente te mbyllura.

Cuditerisht ama, ajo teoria qe kush e ngre zerin -fiton ekziston sidoqofte, sepse po arrite ta intimidosh bashkebiseduesin e ke gjysmen e davase ne xhep !
 

Blendi

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Popujt e ndryshem flasin ne menyra te ndryshme, po te lexosh dicka siperfaqsore mbi ate qe njihet si "Inter-Cultural Communication" do ndeshesh me menyrat e ndryshme te intonacionit. Dhe me shume se kaq.

PSh shume amerikane mendojne se kinezet jane nevrike dhe te pasjellshem pasi u duket se ata u bertasin. Psh kur shkon ne nje restorant kinez ai robi qe te ul te gerthet "Please sit Down!!!!" Kjo sepse ne te foluren e tyre "pitch-i" i fjalise mbetet lart ne fund te fjalise, ndersa ne anglisht ne e kemi te foluren ne forme parabole, ku pitch arrin maksimumin ne mes te fjalise dhe zbret drejt fundit:

normal.gif
graph.gif

AMERIKANI: HOW ---- ARE ---- YOU? ^^^^-^^^^ KINEZI: ..HOW--ARE---YOU?!!

Gjithashtui mesdhetaret pelqejne formen rrethore te te treguarit, qe nenkupton se per te dhene fakte ne parapelqejme te tregojme histori (i bim nga kina) dhe shume gjera i nenkuptojme pa i shprehur me fjale.

Amerikanet dhe skandinavet e urrejne menyren tone te te folurit pasi ata duan t'i thone gjerat drejtperdrejt, pa innuendo dhe nenkuptime por me fjale te qarta dhe te thena duke u pare ne sy.
 

BISOU

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

BLENDI: HOW ARE YOU :lol: :lol: :lol:

UNE PO E PO QE PO ME DHEMBIN NOFULLAT NGA TE QESHURAT NGA KY GRAFIK I YTI POR EDHE KETA TE ZYRES U SHKRINE ME TY... VETEM KJO KINEZJA I VARI TURICKAT :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

BISOU

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

ISABELE /pf/images/graemlins/laugh.gif
ne fakt e verteta qendron tek sitemi i punes qe eshte me caps... dhe per shpejtesi dhe per te mos u kapur me presh ne duar i mbaj gjithmone ashtu...
pra caps ne kete rast eshte thjesht manover :wink:

e persa i perket zerit jam e bute e bute e bute si pamuk o zhelal /pf/images/graemlins/laugh.gif

bye :wave:

pra mos ma vini re ju lutem /pf/images/graemlins/blush.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

me sa lexova ketu, seicili nga ne ka dhene mendime bazuar ne njerezit qe e rrethojne ne shtetin ku jetojne. disa thone italianet jane te larte ne volum ,disa thone kinezet, disa kanadezet...etj
atehere, une them se ne shqiptaret jemi shume poshte ne radhitjen e listes :thumbsup:
ashtu si Lara, dhe une e kam zerin te forte dhe keqkuptohem ne diskutime, dukem arrogante ose agresive, por njerezit mesohen me kalimin e kohes e duke me njohur nuk u ben me pershtypje /pf/images/graemlins/wink.gif

shqipja eshte gjuha me e bukur nga te gjitha qe kam degjuar deri me sot, dhe e adhuroj tonalitetin e saj :wub:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Mendoj se intonacioni eshte pjese e karakterit te njeriut dhe jo pjese e njeres apo tjetres gjuhe. Nje njeri ngre tonet ne vartesi te situates qe mund te jete duke jetuar. Shqipja ka gjasa te kete me teper ton duke marre parasysh se eshte me e plote ne zanore si dhe duke patur pjesen me te madhe te perdoruesve te saj gjaknxehte...

Le te provoje njeri te me kundershtoje po nuk e ngrita zerin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

ka pas thon Gjon Muzaka m'duket kur luftote me turqit "une nje here godas me shpate se nje here me ka lindur nena".

si duket ne folim me ze te larte qe t'na degjojn mire, se nji here na ka lindur nena e nje here flasim. se mos thojn masnej "nuk te degjova".
 

romeo

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

zeri i larte???????????


shenje qe autokontrolli eshte ne nivele te uleta!!!!!!!! :shrug:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

psikologjikisht mund te trajtonim me mire individed se sa kombet por nga ana sociale te bertiturit per shqiptaret eshte mbijetese po aq jetike sa dhe vete buka, pra eshte tradite, kulture, zakon, domosdoshmeri

shqiptaret kane jetuar ne konfiguracione sociale te izoluara apo te vecuara dhe mungesa e nje organizimi shoqeror ne baze te qyteteve apo fshatrave te concentruara e shoqerurar kjo (midis te tjerash) dhe nga nje terren i theksuar malor (jehona ka luajtur rolin e amplifikatorit ne kete rast :lol: ) ka bere qe te beriturit te jete forma kryesore e komunikimit. Pra tradicionalisht shqiptaret bertasin pasi jetojne (kane jetuar) larg nga njeri tjetrit. Industria qe lindi qytetet moderne (or ghost towns) eshte zhvilluar vone ne shqiperi. Vetem deri para disa vitetve % e popullsise qe jetonte ne fshat ishte gati 70%.


Xhestet ne te bertitur shpjegohen si rezultat i te venurit se dores ne goje me qellim per te shtuar zerin apo per ta shperndare ate ne nje drejtim te caktuar. Po keshtu levizja e duarve apo kraheve lindi nga nevoja per tu vene re nga komunikuesi ne distance.


/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: ZERI I LARTE KARAKTERISTIKE E TE FOLURIT

Duke vene re Zvicerianet qe jane me malor se shqiptaret, (nje pjese e mire e shqiperise shtrihet ne bregdete), kto flasin (pergjithsisht) me nje tonalitet `normal` ne krahasim me popullin tone, mendoj se arsyeja jane kushtet ekonomike qe ndikojne dhe ne ate psikologjike.

(perjashtojme individet qe pronsojne nga natyra zerin e larte, ate mbi pentagram) /pf/images/graemlins/wink.gif


--------------------

na ishte njehere...
 
Top