Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

Pavaresisht nga ndonje devijim i rastit, te gjithe besoj se jemi dakord se vepra "Keshtu foli Zarathustra" eshte nje veper e thelle dhe, fakti qe eshte e tille nuk do te thote aspak qe eshte nje veper idiote, perkundrazi.... mjafton t'i zbulosh vlerat reale, ndonese jo te gjithe jane ne gjendje ta bejne kete, per shkak te kufizimeve perceptuese filozofike qe njerezit gezojne.

Une e cmoj mjaft ate shprehjen se "nje i marre hodhi nje gur ne pus dhe njeqind te mencur nuk e nxirrnin dot". KONKRETISHT, kur kjo teme eshte hapur ne fillim(te forumi i vjter), temehapesi/-ja arriti t'i vere kete titull absolutist temes vetem per faktin se, kur kishte filluar ta lexonte, nuk kishte kuptuar asgje. Kjo dukej sheshit kur fjalet e vetme te temehapesit ishin(e mbaj mend si tani): "...Jo per ndonje gje, por mos e lexoni Zarathustren ne nje dite me shi". Keto fjale nuk justifikojne titullin e temes, e cila mund te degjeneroje nga casti ne cast dhe lexuesit te krijojne paragjykime mbi Nicen apo besime te ndryshme.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

ja edhe nje mbrojtes i flakte
dylber me nam, fillozof me sakte
mend me oke paske o Vis
krenare Filozofia, mburoj nje pis
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[QB] Rrjedhimisht, tema te tilla perfundojne me ndricimin sadopak te figures qe denigrohet qe ne titull, ne rastin tone - Nicja apo Zarathustra. Personalisht, nuk di gje mbi Zoroastrizmin si besim, sepse jam "freethinker". Puna eshte, se u zgjata, se dua te te njoftoj se Nice nuk ka nevoje per meshiren e askujt(edhe i vdekur), as per tenden, sigurisht. Ironine tende mbi Nicen e gjej te fuqishme - une shpesh perdor ironi vete. Por ajo qe une nuk bie dakord me ty eshte fakti se ketu po diskutohet mbi nje veper a personazh qe eshte shkruar para se Nice te semurej apo edhe te kishte nevoje per meshire ironike...

Hahaha. Ironine une e kam me diskutantet.
Nese ndonje ketu kerkon vertet te diskutoje veprat e Niezches e bej me dije qe e ka te pamundur (vec ne pat lexuar ndonje botim te lashte). Te drejtat e e autorit mbi veprat e Niezche i trashegoi e motra dhe shumica prej tyre u botuan apo ster-ribotuan pas vdekjes se shkrimtarit prej se motres. Biografe dhe hulumtues te ketij lemi bejne me dije se e motra i ka bashkangjitur apo fshire faqe e mejtime nga rradakja e saj me tonelata doreshkrimeve origjinale te te vellait (me nje fjale i ka menderosur fare).
Shume vone, 2-3 specialiste dhe idhulltare te Niezches u mblodhen se bashku dhe jane munduar te ndajne ndonej cope shap nga sheqeri.
TE DASHUR LEXONJES! VEPRAT QE KENI NE DUAR KANE PESUAR AQ SHUME MUTACIONE SA QE KANE KTHYER DHE NIEZCHEN PERMBYS NE VARR!
Kuptohet qe thelbi mbase ka mbetur i njejte po Niezches ia ka perdhunu penden e motra. Keshtu qe mos rreje ndonje mendja se po gjykon Niezchen.

Semundja ka qene nje nder faktoret kryesore qe ndikoi ne brumezimin e veprave te Niezches. Fakti qe Niezche qe laborator semundjesh i ka dhene nje tonalitet gati te paarritshem nga te vdekshmit e tjere veprave te Niezches. Ah, edhe dicka. Nicja qe i semure fizikisht pothuaj gjate gjithe egzistences se tij.
Gjenialiteti i Nices eshte i pamundur te hidhet poshte. Ai eshte vec i admirueshem.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

Ja nje arsyetues me vlere - Zgalemi.

Sa per kureshtine e te tjereve, Nice u rrezua nga kali dhe pati qe andej e tutje probleme ne kraharor. Ka njerez qe ende spekullojne mbi jeten tij, por kete e bejne se nuk jane ne gjendje te pajtohen me filozofine e tij. RROFTE NIETZSCHE!
 

daywalker

Primus registratum
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

Duhesh me i pas " BOLET" e mdhaja per me e kritiku me fakte Nicen. :book: :smash:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Zarathustra-Ky idiot tiran qe influencon

/pf/images/graemlins/smile.gif op tra la la la la....
'Idiot' nuk ke si ti thuash (semundja e tij mendore me vone ne jete eshte fatkeqsi, por jo damke e emrit te tij); pasi per 'idiot', Nietzsche diti ta dalloje ndryshimin dhe shtyre nderthurjen e iracionales me racionalen (Dionysian & Apollonian). ..."reasonable passion" /pf/images/graemlins/wink.gif ... can YOU grasp it?!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Zarathustra eshte nje nga librat me te bukur!
Ja vlen te lexohet e rilexohet , disa here.
Vertete librat e Nices jane te veshtire per tu kuptuar pasi duhet te kesh nje bagazh te madh filozofik , por ai nuk eshte idiot.
 

gurax

Pan ignoramus
Mosha dhe te vertetat: Te rinjte pelqejne cdo gje interesante dhe te cuditshme, pavaresisht sa e vertete apo fallco qe te jete. Mendjet me te pjekura pelqejne ate cfare eshte interesante dhe e cuditshme rreth te vertetes. Dhe ne fund, intelektet e formuar plotesisht, pelqejne te verteten, edhe kur ajo shfaqet e thate, e thjeshte dhe merzitshme per njerezit e zakonshem; sepse kane vene re se e verteta ka veti te vere ne dukje urtesine e saj me te avancuar duke u maskuar si thjeshtesia.

-- F. Nietzche
 
Top