Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

nese shkruan ketu per te shfryre ko.et vazhdo pra
shrug.gif
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

ca ka per te mos kuptuar ketu - ?
ti i llogarit qe nga koha e turkut e deri me sot.
une po te them qe eshte e trashegueshme deri 7 breza maksimumi, pjesa tjeter nuk merret parasysh (turku, romaket, bizanti, etj).
tjetra , menyra e kalimit te prones, nese ti nuk e kerkon per 20 vjet atehere prona kalon tek ai qe e ka zene. gjithmone nese eshte nje regjim demokratik dhe shtet i se drejtes.
grabitja arbitrarisht e tokes/prones nuk njihet nga shteti i se drejtes.
veprime te tilla kane ndodhur psh ne diktature, por qe shteti i se drejtes ia njeh te zotit. pra nuk njeh veprimin arbitrar.
ka ndonje gje qe s'e kupton ketu?
une nuk e di te kete vendime arbitrare te ligjshme.
meqe permendet edhe ligji 7501, dy fjale per te:
ligji 7501 nuk njihet si ligj i prones nga Bashkimi Europian. sepse ai tjeterson pronen, gje qe bie ne kundershtim me parimin kushtetues te prones.
per ekte arsye BE i kerkoi qeverise shqiptare para hyrjes ne be te shikoje ceshtjen e pronave.
nese ti i quan te ligjshme veprimet qe bien ndesh me parimet e shtetit te se drejtes atehere me vjen keq te te them por ti nuk pranohesh ne europe!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

plako,
une nuk permenda bathore gje? apo jo?
rreth e qark tiranes ka sa te duash te ardhur dhe ka edhe lagje tamam tamam.
nje shembull sauku, apo kodra e priftit etj.
nese ka probleme ne dorezimin e formulareve , po e marr si shembull , do et thote qe procesi nuk po ecen , dhe kur i mbaron afati , do te thote qe ka deshtuar!
eshte nje gje shume e rende pasi ata njerez do vuajne edhe shume vjet pa shkolla pa rruge e pa sh gjera te tjera.
per pronen ne kushtetute thuhet edhe e pa tjetersueshme, apo jo?
e shenjte mbase eshet per te forcuar kuptimin e se pares.
keshtu qe mos ja fut pordhes kot <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
lol.gif

hajt tung
he edhe nje gje, personalisht me vret me shume mungesa e shtetit te se drejtes rrjedhimisht edhe mungesa e tij ne pronat. dhe jo e kunderta, prona pastaj shteti i se drejtes.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Kam përshtypjen se po e ngatërrojmë pak çështjen. Problemi është krijuar që me reformën agrare të 1992 kur Sala u shpërndau tokat fshatarëve dhe në të njëjtën kohë njohu legjitimitetin e pronësisë pronarëve të vjetër mbi tokat e shpërndara. Pra e njëjta tokë rezultoi ligjërisht me 2 pronarë!
Të tjerat janë variacione që nëse zbatohet ligji rregullohen.
 

Jo anarkist

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Duke falenderuar Leopardin per hapjen e kesaj teme interesante, desha te them se ne fakt, zoti Berisha i ka bere nje sherbim te madh demokracise me divorcimin perfundimtar dhe te plote nga kthimi i pronave tek pronaret e ligjshem. E them kete se tani per here te pare e dime se rruga e Berishes drejt largimit nga e djathta dhe afrimit me te majten ekstreme komuniste eshte shume e qarte. Sakaq mesa di une, baza e vertete e djathte ka filluar te shkeputet nga ajo parti qe ne 15 vitet e fundit u hoq si e djathte, por nuk veproi kurre si e tille. Per kete arsye, besoj me te vertete se Berisha ka bere gjate ketyre muajve nje gje te shkelqyer, per t'i hapur rrugen krijimit te nje force te vertete politike te se djathtes. Tani eshte detyra jone qe te punojme dhe veprojme per krijimin e nje partie te djathte, me qellim qe jo zgjedhjet e ketij viti, por zgjedhjet e ardheshme, te shohin Partine Demokratike si nje parti e vogel dhe jo si partia kryesore opozitare. Nuk eshte mire qe ne te vazhdojme te kerkojme kthimin e pronave tek Berisha sepse ai e ka sqaruar tashme pozicionin e vet te fshatari te patoke. Eshte mire qe ta kerkojme gjetke.
Uroj qe Zoti Berisha dhe partia qe ai drejton t'i kaloje sa me shpejt historise. Kam bindjen se historia e perplasjes PS-PD keto 15 vitet e fundit, do te mbahet mend nga niperit tane si vitet 1921-1924, nje luzme qeverish dhe qeveritaresh qesharake, te cilet kujtohen turbullazi neper librat e historise, si fenomene te cuditshme qe nuk kane asnje vlere.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga Achilles:
[qb] po c'mutin do bejn kto me kto prona, do kullosin delet ne bregdet? ndertase e klub medit do sjelli turitst, do sjelli lek, dhe perfundimisht pune per vendasit. pastaj si mund ta qush bregdetin pronen tate, kjo eshte idiotsi. dhe me sa di une kto persona as nuk kane dokumentat e pershatshme per te kerkuar token. [/qb]
Do ja shesin firmave turistike te huaja(sic eshte rasti i atyre Franceze).
Pra nuk behet fjale per FRENIMIN e zhvillimit te vendit.
Paret do i marri i zoti i tokes dhe jo POLITIKANET E SHITUR.

Ishte politika RRUMPALLE apo e QELLIMSHME e Berishes qe shkaterroi dekomentacionin e Kasandres (te cilen e ruajti shteti komunist)

Disa QENDRA NDERKOMBETARE (qe drejtojne politikanet tane) jane te interesuar qe populli shqiptar te mos pasurohet , por te futet ne kanalet e krimit ,prostitucionit,droges,etj.

PIRAMIDAT e krijuara ne kohen e Berishes kishin kete qellim, VARFERIMIN E POPULLIT
SHQIPTAR. Nje popull i varfer perpunohet lehte.

Edhe NANO sot po ben te njejten politike si Berisha MONOPOLIZIMIN E EKONOMISE duke i lene shqiptaret me gisht ne goje.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

renci ka qe ato te sjellin dokumentat. me sa di une ate gje s'e kane bere. si mundet te marresh toke pa dokumenta. pastaj eshte absurde te kerkosh plazhin si prone, eshte njesoj sikur te kerkosh liqenin, detin, malet. plazhi nuk nevojit per prodhime bujqesore pra si mundet ti perkiste fshatarve.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Ti qeke injorant fare.

Te gjitha ato qe thu kane zot, malet,fushat,bregdeti etj. neqoftese ska dekomentacion ka deshmitare.

Shteti nuk ka prona, (i ka grabit ne vitin 45)

Po te kujtoj se qeferia e ZOGUT per te ndertuar spitalin e pare ne Shqipni i shperbleu pronaret e tokes me flori ne dore.
 

soni2

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

jua Rikujtoj se edhe taljoni demshberbleu pronaret e tokave per çdo toke te zaptuar nga infrastruktura !!!!


o njerez por çar keni qe bertisni ktu Zoti Berisha na ktheni tokat !!!!!

pse nuk bertitet qe 8 vjet qe Nanua eshte ne pushtet o Zoti Nano na kthe tokat !!!!
ate e vute me votat tuaja pra!!!

ikne se vetem pallavra dini te tregoni !!
jo ky ligj jo aj ligj !!!
jo piramidat jo 97 edhe pas 50 vjetesh do tju degjojme duke u çare per ato 4 vjet pushtet qe kishte Sala dhe asnje fjale per 8 vjet varferi qe solli Nano !!!

mos e ktheni temen ne politike pergjigjuni ashtu siç duhet !!!!

toka kush nga ne nuk ka ktu ???
te thone ku e kane dhe kush ja u paska zaptuar !!!
pse ne veri nuk u zaptuan tokat por u respektuan padronat e vjeter (me perjashtim te disave qe shteti ka institucionet ne te )????
ai ligji 7501 eshte jo i keç por pak i ashper me pronaret e vjeter !!!
pse pronaret e vjeter i kerkojne sales tju ktheje tokat atehere kur dihet qe procesusi i kthimit dhe i shperblimit te tokave do te behet me aq mundesi sa te kete shteti !!!

jo si ish pronare a doni leke dhe toke apo doni noi plumb kokes nga ndonje i krisur apo asgje nga Nano ????


Gjyshi im kur ka qene 26 vjeç ka blere toke me napolona ari(gjelat)dhe jane jo shum por rreth 7/8 mij metra katrore !!!
me reformen e xhaxhit toka ju shpronesu dhe shteti ndertoi rajonin e policise ne te,me ardhjen e demokracise shteti njojti shpronesimin por pritnim nje ligj per te ditur ne cilen shkalle do te demshperbleheshim, rajoni i policise u zhvendos por aty ngeli zjarrfiksja,kur edhe zjarrfiksja iku ngelen ndertesat, por shteti i asajt kohe 2000 Nano end co filloi te shiste ndertesat me tender dhe pa njoftuar pronaret e ligjshem te tokes= shitje te paligjshme!!! kur ndertesa kryesore u shit deshen te shisnin edhe te tjerat aty ngelen njerzit se e moren vesh se kush ishte pas asajt toke dhe nuk donin me te blinin pa akordin e pronarve te tokes !!! ate ndertese e bleu poshte tavolines ish shefi i qarkullimit dhe e shiti ate pa asnje te drejte !!! koha po kalon por ajo padrejtsi do shkoje ne vend o me ligj o me pushke se nuk ja fal gjakun e gjyshit atij te jete vellai i 7qind vellezerve!!!


por ne ate ndertese tashme jetojne 20 famijle dhe une nuk kam se si ti ekspulsoj por ata do te kene te drejten ta blejne token e nderteses me çmimin me te arsyeshem qe do te gjejme duke rene dakort sepse fundja e fundit kane blere vetem tullat !!!

dhe do te iki te kerkoj pjesen tjeter me te drejten per te blere dhe duke bere aktpadi per tender te paligjshem !!!


une e di se kush ma ka bere prandaj kam se ku te kerkoj por ne asnje mynyre nuk i vej faj as Sales as nanos sepse ata nuk kihsin çfare tju benin njerzve te korruptuar qe pasurohen ne kurriz te popullit dhe te pronave te tyre !!!!

po te kihin perfituar Sala nuk do kishte nje apartament me tre dhoma!!!
dhe nanua tre helikoptere pallate 15 autobuza , dhe nej konto ne zvicerr tejet te majme !!!
 

trama

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

A nuk mendoni ju qe ne Shqiperi duhet te jete ne pushtet nje personazhi i forte i cili do pastron kete remuje qe eshte tani ne politike?? sepse ne kete zgjdjat qe vjen do te jete katastrof! se njerzit nuk dine kush eshte kush dhe askush nuk do marr majoriteten, do te jete shume partite te vogla te cilat nuk do marren vesh dhe do te jete me i keq sesa eshte tani!
eek.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Berisha si komunistet zbaton parimin ;

"As une i pasur as ju te pasur"
 

keraun

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

ore une si marr vesh ca tipa ketu ne AF.TOKA I TAKON TE ZOTIT(DOMETHEN ATI QE JA MORREN ME ZORR DHE JA FUTEN NE KOOPERATIVE)TOKAT JANE DHENE NE ::pERDORIM::DHE JO TE NDERTOSH SHTEPI NE TOKEN E TJETRIT.NE QOFTESE SALA DHE NANUA NUK PO E KTHEJNE E SEPSE KANE NEVOJE PER VOTAT E FSHATARIT=:GOMARIT:(te kuptohemi treçereku i njerezve te mi jane fshatar)SE JANE AKOMA 60%E POPULLSISE:NJEREZIT QE KANE NDERTUAR PA LEJE NE TOKEN E TJETRIT OSE DUKE MARR ;;LEJE;;NGA KRYETARI I KESHILLIT <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> APO NGA KRYETARI I BASHKISE <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> DUHEN DENUAR PER KORRUPTIM DHE KUSH ESHTE KORRUPTUAR DUHET TE PUSHKATOHET FARE.......ME çTE DREJTE MERR NGA BASHKIA LEJE TE VEJE TE NDERTOJE NE TOKEN TIME(per shembull)DUHET TE VIJE TEK UNE,SE UNE JAM PRONARI JO KRYETARI I BASHKISE KU I KANE GJETUR KETO LIGJE?APO TOKEN JA KA LENE PIçKEDHIA TE JEMES;mos llafosni kot........ <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga exp-s:
[qb] ca ka per te mos kuptuar ketu - ?
ti i llogarit qe nga koha e turkut e deri me sot.
une po te them qe eshte e trashegueshme deri 7 breza maksimumi, pjesa tjeter nuk merret parasysh (turku, romaket, bizanti, etj).
tjetra , menyra e kalimit te prones, nese ti nuk e kerkon per 20 vjet atehere prona kalon tek ai qe e ka zene. gjithmone nese eshte nje regjim demokratik dhe shtet i se drejtes.
grabitja arbitrarisht e tokes/prones nuk njihet nga shteti i se drejtes.
veprime te tilla kane ndodhur psh ne diktature, por qe shteti i se drejtes ia njeh te zotit. pra nuk njeh veprimin arbitrar.
ka ndonje gje qe s'e kupton ketu?
une nuk e di te kete vendime arbitrare te ligjshme.
meqe permendet edhe ligji 7501, dy fjale per te:
ligji 7501 nuk njihet si ligj i prones nga Bashkimi Europian. sepse ai tjeterson pronen, gje qe bie ne kundershtim me parimin kushtetues te prones.
per ekte arsye BE i kerkoi qeverise shqiptare para hyrjes ne be te shikoje ceshtjen e pronave.
nese ti i quan te ligjshme veprimet qe bien ndesh me parimet e shtetit te se drejtes atehere me vjen keq te te them por ti nuk pranohesh ne europe! [/qb]
njoh egzistencen ne disa legjislacione te atij 20 vjecarit pas te cilit toka quhet e pushtuar dhe e kaluar ligjerisht (megjithese ka disa variante)

megjithate nuk e kuptoj se ku doje te dilje me kete
shrug.gif

Do te desheroja gjithashtu qe te citoje burimet e informacioneve qe ke (7 brezat, nenin e kushtetues apo te deklarates se te drejtave te njeriut, deklaraten e be ne lidhje me kushtin e pronave ...)

me pas mund te diskutojme po deshe nga ana ligjore
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Kam përshtypjen se po e ngatërrojmë pak çështjen. Problemi është krijuar që me reformën agrare të 1992 kur Sala u shpërndau tokat fshatarëve dhe në të njëjtën kohë njohu legjitimitetin e pronësisë pronarëve të vjetër mbi tokat e shpërndara. Pra e njëjta tokë rezultoi ligjërisht me 2 pronarë!
Të tjerat janë variacione që nëse zbatohet ligji rregullohen. [/qb]
Ti do te thuash qe nje konflikt civil perpara gjykatesit per nje prone (te drejta mbi nje toke bujqesore ne rastin tone) nuk do te kishte zgjidhje?!
Ne sistemin e te drejtes shqipetare kjo eshte e pamundur. Keqkuptimi qe lind midis personave eshte thjesht ceshtje injorance mbi konceptin real te se drejtes se prones.

Po marr nje shembull qe te gjithe ne e njohim mire (fatkeqesisht i perket tokave ku jane ndertuar apartamente ne qytet)

Kur ne bleme shtepite ish shteterore u beme edhe pronare te tokes (e paguam kete te drejte edhe pse me nje cmim politik) dhe me pas kjo e drejte qe ne bleme na u mohua dhe iu dha ish pronarit i cili u be pronar i xhveshur (termin e perktheva dhe nuk e si perdoret ne shqip)
Tani, shume vete mendojne se trualli nen pallatet e privatizuara ka dy pronare (ish pronari dhe ai qe privatizoi shtepine) por kjo nuk eshte aspak e vertete. Ne fakt, ligji qe i ktheu pronen (edhe pse jo te plote) ish pronarit njekohesisht shpronesoi pronarin e ri (ligji qe vjen me pas shfuqizon ato qe binin ne kundershtim me te - megjithese ne kete rast antikushtetues sepse duhet te me shperblente po nuk ka problem).
Pronarit sot i takon e drejta e prones ndersa mua me takon e drejta e siperfaqes (per kete arsye pronari hyn ne pjese kur prishen pallatet per te ndertuar te reja apo kur behen shtesa kati).

Politika e desh ne ate kohe qe koncepti te ngelej i paqarte ne publik ne menyre qe ata qe privatizuan shtepite te mos e kuptonin se po u mohoej nje e drejte (ajo e prones) qe sapo e kishin perfituar (dhe mund te perdornin te njejtin argumet te napolonave te floririt qe perdoret shpesh nga ish pronaret - e bleme me para e nuk e japim)
Teorikisht une mund te hap nje ceshjte gjyqesore dhe te kerkoj demshperblin per ato te drejta mbi truallin qe une kam paguar dhe qe shteti me mori pa nje kompensim te drejte (llogaritur me cmimin e tregut sot - dmth me pjesen qe merr ish pronari ne cdo ndertim te ri).
Kjo nuk do te thote se e drejta e prones sot me takon mua. Ajo vazhdon ti perkase atij qe e ka sipas ligjit derisa ky ligj te jete ne fuqi (derisa te mos kete nje vendim te gjykates kushtetuese qe e shfuqizon apo nje ligj te ri te parlamentit)
Gjykatesi e di shume mire se cilat jane te drejtat e mia dhe cilat jane te drejtat e ish pronarit ne truallin ku eshte ndertuar pallati. Dhe do e dije shume mire edhe nese ligji do te ndryshoje.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

eshte interesat fakti qe ne gazeten biznesi ( www.biznesi.com.al ) ka ca kohe qe eshte krijuar nje lloj forumi mbi kete teme.(shpeshhere nga opinionet e lexuesve)

po sjell ketu nje artikull te botuar sot qe ndihmon ne vleresimin e qenderimit te institucioneve nderkombetare ne lidhme me "shenjterine" aq te shpalosut te se drejtes se prones

----------------

Speciale

Biznesi - 31/03/2005

Disa çështje mbi të drejtën e pronës

Në vijim pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur disa çështje të Gjykatës së Strasburgut mbi të drejtën e pronës, për të krijuar një ide më të qartë se si parimet, kriteret, elementet e mësipërme zbatohen për llojet e ndryshme të konflikteve që i paraqiten gjykatës


Çështja e Immobiliare Saffi. Itali (1999)

Faktet

Firma e ndërtimit I.B. ishte pronare e një apartamenti në Livorno të Italisë, të cilën ia kishte dhënë me qira L.B. Në një letër të datës 20.4.1983 informoi qiramarrësin se kishte ndërmend ta përfundonte kontratën e qirasë më datën 31 dhjetor 1983 dhe i kërkoi atij që ta zbrazte apartamentin në atë datë. Në nëntor I.B. i dërgoi lajmërim qiramarrësit për dhënien fund të kontratës, por ai sërish refuzoi të largohej. Firma e ndërtimit iu drejtua një gjyqtari në Livorno. Gjykata urdhëroi qiramarrësin që të largohej nga ndërtesa deri në 30.9.1984. Pas shumë përjekjesh, urdhri i gjykatës refuzohej të ekzekutohej nga qiramarrësi. Immobiliare Saffi u bë pronare e banesës në vitin 1988. Në periudhën dhjetor 1988 deri në janar 1996, kjo agjenci bëri shumë përpjekje për të rifituar posedimin e saj mbi banesën, por pa sukses, dhe pasi në bazë të ligjit në fuqi, për konflikte të asaj natyre paditësi nuk kishte të drejtë të merrte ndihmën e policisë. Ligji ekzistues u ndryshua në mars të vitit 1989, por ndihma e policisë për ekzekutimin e urdhrave të gjykatës për konfliktet e pronësisë jepej në bazë të disa kushteve të cilat Immobiliare Saffi nuk i përmbushte (pronari duhej të kishte nevojë urgjente për banesën për veten ose familjen e tij). Kështu, në shtator të vitit 1993, Immobiliare Saffi i drejtohet komisionit, ndër të tjera, për shkelje të nenit 1 të protokollit 1 nga Italia. Kompania arriti ta merrte apartamentin në vitin 1996 me vdekjen e qiramarrësit. Para Gjykatës së Strasburgut, paditësi u shpreh se paaftësia e zgjatur nëpërmjet mungesës të ndihmës së policisë për të rimarrë në posedim apartamentin, ishte një dhunim i të drejtës së pronës.

Gjykata hodhi poshtë pretendimin e paditësit se ajo që kishte ndodhur ishte shpronësim de facto, megjithatë në bazë të legjislacionit të brendshëm qiramarrësi vazhdonte ta mbante ndërtesën mund të thuhej se kishte kontroll mbi përdorimin e pasurisë në kuptim të nenit 2, paragrafi 1.
Lidhur me qëllimin e nxjerrjes të dispozitave ligjore në Itali, gjykata njohu se nxjerrja e njëkohshme nga shtëpia e shumë qiramarrësve do të shkaktonte një tension shoqëror të konsiderueshëm dhe do të rrezikonte rendin publik. Pra rrjedhimisht, legjislacioni në fjalë kishte një qëllim legjitim, siç e kërkonte dhe neni 1, paragrafi 2.

Gjykata vuri re se Italisë për trajtimin e problemeve të strehimit i duhej të zbatonte masa emergjente për të kontrolluar rritjen e qirave dhe rritjen e afateve të kontratave të qirasë që ekzistonin. Masat ligjore mund të konsideroheshin si të arsyeshme për të arritur një qëllim legjitim duke synuar që të vendosej një ekuilibër ndërmjet interesave të komunitetit dhe të drejtave të pronarëve. Megjithatë çështjet jourgjente si ajo e Immobiliare Saffi duhej të ishin zgjidhur deri në fund të vitit 1993; kjo nuk ndodhi. Gjykata ishte e mendimit se në parim një sistem, i cili vendos një pezullim të përkohshëm të ekzekutimit të urdhrave të gjykatës në favor të pronarit, në vetvete nuk kritikohet, duke pasur parasysh lirinë e vlerësimit që gëzojnë autoritetet e vendit në bazë të nenit 1, paragrafi 2. Megjithatë, ky sistem mban mbi vete rrezikun e vendosjes së barrave të rënda mbi të drejtën e pronarit për të gëzuar pronën e vet. Gjykata vuri re se sistemi italian vuante nga një shkallë jofleksibiliteti, pasi parashikonte që çështjet në të cilat qiraja përfundohet për arsye se pronari ka nevojë urgjente për ta rimarrë banesën për vete ose për familjen e vet, duhej t’i jepej gjithnjë përparësi. Kështu, pas janarit të vitit 1990, urdhrat e gjykatës për çështjet jourgjente në praktikë nuk u ekzekutuan kurrë. Immobiliare Saffi u la kështu në një gjendje pasigurie për posedimin e banesës. Gjithashtu asgjë nuk u tregua që qiramarrësi, i cili posedonte banesën e paditësit, të meritonte ndonjë mbrojtje të veçantë. Si rrjedhojë gjykata gjeti një shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 nga Italia.


Çështja Phocas. Francë (1996)

Faktet

Në çështjen Phocas v. Francë paditësi u ankua se kufizimi që i ishte vendosur mbi të drejtën e pronës për shkak të një skeme për përmirësimin e kryqëzimeve të rrugëve ku ndodhej dhe prona e tij, përbënte një shkelje të së drejtës së pronës. Z.Phocas pretendonte se gëzimi i plotë i pronës prej tij ishte bërë objekt i një sërë ndërhyrjesh nga autoritetet si në moslejimin e ndërtimeve të reja mbi pronë, ashtu dhe për shpronësimin. Phocas i paraqiti gjykatës pretendimin se autoritetet franceze kishin bërë një shkelje të nenit 1, Protokolli 1.

Në vendimin e saj, gjykata shqyrtoi nëse ishte vendosur një ekuilibër i drejtë ndërmjet kërkesave të interesit të përgjithshëm të komunitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Sipas gjykatës, ndërhyrja në fjalë ishte hartuar me qëllim që të mundësonte realizimin e një skeme të zhvillimit urban. U deklarua sërish se shtetet gëzojnë një liri të gjerë vlerësimi për të implementuar politikën e tyre mbi planifikimin urban dhe në këtë rast skema në fjalë iu përgjigjej nevojave të interesit të përgjithshëm. Gjykata gjithashtu u shpreh se, megjithëse nga ana e autoriteteve pati vonesa në përgjigjen e aplikimeve të z. Phocas për shpronësimin me anë të blerjes së pasurisë të tij nga shteti, braktisja e procedimeve u bë nga pronari i cili nuk pranoi ofertën e blerjes dhe më pas e paraqiti çështjen në gjykatën e shpronësimeve jashtë afatit ligjor. Pra, procedurat e parashikuara në të drejtën e brendshme siguronin një mjet të mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e të drejtës për një gëzim paqësor të pronës të vet. Në përfundim gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 nga ana e Francës.


Çështja Air Canada. Britani e Madhe (1995)

Faktet

Një avion i kompanisë Air Canada i drejtuar për në Tajlandë u sekuestrua nga autoritetet angleze në mënyrë të përkohshme derisa të paguante gjobën e vendosur nga zyra e tatim-taksave, pasi në bord u gjet një sasi e madhe kanabis. Pasi kaloi shkallët e brendshme të gjykimit, kompania iu drejtua Gjykatës së Strasburgut për t’u shprehur se Britania e Madhe kishte cenuar të drejtën e pronësisë të kompanisë dhe për këtë arsye kishte shkelur nenin 1 të Protokollit 1.
Gjykata ishte e mendimit se në këtë rast kishte të bënte me një kufizim të së drejtës së pronës, meqenëse nuk kishte një transferim të saj (pronës).
Sekuestrimi nga zyra e tatim-taksave ishte një mjet që përbënte një ushtrim kontrolli mbi përdorimin e avionit nga kompania ajrore.
Lidhur me çështjen e ekuilibrit ndërmjet interesit publik, i cili në këtë rast ishte lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nga njëra anë, dhe proporcionalitetit ndërmjet mjetit të përdorur dhe qëllimit që kërkohej të arrihej, gjykata u shpreh se
“sekuestrimi i avionit të kompanisë dhe kthimi i tij pas pagimit të gjobës përbënin padyshim masa të jashtëzakonshme, të cilat u përdorën për të sjellë një përmirësim në procedurat e sigurimit të kompanisë. Masat u morën pasi u gjetën në bordin e avionit 331 kg fara kanabis. Për më tepr ky incident ishte i fundit në një seri problemesh sigurimi të pretenduara, për të cilat Air Canada ishte njoftuar. Me këtë sfond ngjarjesh nuk ka dyshim se masat e marra ishin në përputhje me interesin e përgjithshëm të luftës kundër trafikimit ndërkombëtar”.
Gjykata gjithashtu u shpreh se sasia e madhe e kanabisit e gjetur, vlera e saj e madhe në tregun joformal, vlera e madhe e avionit të sekuestruar dhe kthimi i tij kompanisë kundrej pagesës së një shume 50 000 pound nuk ishte në disproporcion me qëllimin që duhej të arrihej. Prandaj gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 nga Britania e Madhe.


Çështja Raimondo. Itali (1994)

Faktet

Ndaj Raimondos, një sipërmarrës italian ndërtimesh, u fillua procedimi penal nga një gjykatë e brendshme italiane, pasi kishte dyshime se i përkiste një organizate mafioze. Për rrjedhojë, pasuria iu sekuestrua dhe një pjesë iu konfiskua. Pas përfundimit të shkallëve të gjykimit të brendshëm, çështja u paraqit para Gjykatës së Strasburgut, së cilës iu kërkua që të shprehej në favor të shkeljes nga ana e Italisë të së drejtës së pronës, që përbënte një shkelje të nenit 1 të Protokollit 1.

Gjykata u shpreh se sekuestro në këtë rast ishte një masë paraprake për të siguruar që pasuria, e cila ishte fryt i veprimtarive të paligjshme të kryer në kurriz të komunitetit, të mos riinvestohej për të vazhduar veprimtarinë e paligjshme. Masa justifikohet nga interesi i përgjithshëm dhe duke pasur parasysh fuqinë e madhe ekonomike të një organizate shumë të rrezikshme, si mafia, nuk mund të thuhet se marrja e saj (masës) në atë fazë të procedimit ishte jodisproporcionale me qëllimin që kërkohej të arrihej. Ndërsa për konfiskimin gjykata u shpreh se megjithëse ai përbënte një privim nga posedimi ai ishte në përputhje me interesin e përgjithshëm. Sipas saj, konfiskimi ishte një mjet efektiv dhe një armë e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar. Prandaj ishte proporcional me qëllimin. Si përfundim u gjet se masat e marra nga Italia nuk përbënin një shkelje të nenit 1 të Protokollit 1.


Çështja Mellacher dhe të tjerët. Austri

Faktet

Paditësit ishin pronarë banesash të cilat i kishin lëshuar me qira në bazë të kontratave të qirasë para vitit 1981, kohë kur Austria miratoi një ligj (akti i qirasë), i cili reduktonte tarifat e qirave në bazë të kategorizimit të banesave sipas cilësisë të tyre. Paditësit parashtruan pretendimin se ky akt përbënte një shkelje të të drejtës së pronës sipas nenit 1, Protokolli 1.

Gjykata u shpreh se në këtë rast zbatohej paragrafi i dytë i nenit 1, i cili iu njeh shteteve të drejtën të miratojnë ligje të cilat kontrollojnë ushtrimin e të drejtës së pronës në dobi të interesit të përgjithshëm. Veçanërisht në fushën e strehimit i cili është një problem kryesor në shoqëritë moderne. Prandaj dhe legjislativi ka një liri veprimi. Akti i qerasë i vitit 1981 kishte si qëllim që të kufizonte ndryshimet e tejkaluara dhe të pajustifikuara në tarifat e qirave si dhe të luftonte spekulimet nga ana e pronarëve. Gjykata pranoi që akti në fjalë i shërbente interesit të përgjithshëm.

Lidhur me proporcionalitetin e ndërhyrjes gjykata u shpreh se megjithëse këto masa i vendosin disa pronarë banesash në kushte të pafavorshme me të tjerët, nuk mund të thuhet se akti në fjalë është joproporcional dhe i papërshtatshëm. Kur u kalua akti, legjislativi ishte i shqetësuar që t’i reduktonte tarifat e qirave në një masë që të ishin më të pranueshme nga shoqëria si dhe të inkurajonte përmirësimin e standardeve të banesave. Në dritën e të gjitha këtyre argumenteve gjykata u shpreh se Austria nuk kishte shkelur dispozitat e nenit 1 të Protokollit 1.


Çështja James dhe të tjerët. Britani e Madhe (1986)

Faktet

Paditësit pretendonin se transferimi i detyrueshëm i pronës së tyre në bazë të aktit të qirasë të vitit 1967 përbënte një shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 të konventës. Sipas tyre, ky akt ndërhynte në marrëveshjet ndërmjet qiramarrësve dhe qiradhënësve të cilat ishin përfunduar para hyrjes në fuqi të këtij akti, dhe i detyronte pronarët që të shisnin pronat e tyre kundër vullnetit të disa personave privatë që ishin qiramarrës afatgjatë dhe i detyronte pronarët t’i shisnin me një çmim më të ulët se vlera e vërtetë e pasurisë në treg.

Gjykata u shpreh se liria e vlerësimit që kanë ligjvënësit për të përcaktuar politikat ekonomike dhe shoqërore është e gjerë dhe gjykata e respekton gjykimin e ligjvënësit lidhur me përcaktimin e interesit publik. Marrja e një prone për shkak të një politike legjitime sociale, ekonomike etj., mund të jetë në “interes publik” dhe nëse komuniteti i gjerë nuk e përdor ose e gëzon pasurinë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjykata vendosi se legjislacioni mbi qiratë nuk ishte ipso facto në kundërshtim me nenin1 të Protokollit 1, prandaj më tej u vlerësua nëse ai ishte në përputhje me kërkesat e tjera të fjalisë së dytë të nenit 1, paragrafi 1.

Duke u ndalur në çështjen e lirisë të vlerësimit të autoriteteve të vendit, gjykata rikonfirmoi se ato kanë njohuri të drejtpërdrejta të shoqërisë së tyre dhe nevojave të saj më shumë sesa gjyqtarët ndërkombëtarë, prandaj janë në një pozicion më të favorshëm për të vlerësuar çfarë është “interes publik”.

Strehimi i popullsisë konsiderohet si një nga nevojat kryesore të shoqërive moderne, rregullimi i të cilës nuk mund të lihet krejtësisht në dorë të forcave të tregut. Prandaj dhe ligjvënësit ndërhyjnë për të krijuar një drejtësi më të madhe sociale dhe nëse legjislacioni i nxjerrë ndërhyn me marrëdhëniet ekzistuese kontraktuale ndërmjet palëve private. Qëllimi që kërkon të arrihet nga legjislacioni mbi reformat e qirasë u konsiderua si legjitim.

Gjykata gjithashtu vlerësoi se marrja e një prone për një interes publik duhet të bëhet me kompensim, e kundërta mund të justifikohet vetëm në situata të jashtëzakonshme. Sipas saj, mbrojtja e të drejtës së pronës do të ishte krejtësisht e pamundur dhe joefektive ose e rreme në mungesë të një parimi ekuivalent. Eshtë e qartë se termat e kompensimit tregojnë nëse legjislacioni i brendshëm ka vendosur një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesave të ndryshëm dhe veçanërisht nëse ai nuk vendos një barrë disproporcionale mbi pronarin. Gjykata u shpreh se ligji parashikonte një procedurë kompensimi, e cila ishte e tillë që nuk përbënte një shkelje të nenit 1 të Protokollit 1 nga ana e Britanisë të Madhe.




www.biznesi.com.al
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Mirë mo Gene, çfarë kërkon të tregosh me këto çështje litigjesh? Interpretimi i ligjeve nuk diskutohet këtu! Këtu ne po diskutojmë problemin e pronës, problem që është tejet i ngatërruar por jo i pazgjidhshëm. Në fakt neni 7501 i ligjit për pronën i jep të drejtë çdokujt që siguron jetesën në sajë të tokës të bëhet pronar i tokës së dikujt tjetër (qoftë shteti apo privatë). Shteti nuk mori përsipër dhe as nuk ofroi shpërblime. Shteti nuk u ul për bisedime me pronarët legjitimë (ata që e kanë trashëguar tokën nga prindët ose gjyshërit) por vetëm u angazhua për kompensim me letra me vlerë (të cilave fatmirësisht i doli shpejt vlera) ose me tokë në bregdet (gabimi i dytë pasi pjesa më e madhe e bregdetit kishte pronar). Kjo çështje mund të ndreqet sigurisht me kompensim në tokë, me aksione të shoqërive shtetërore (Telekom, KESH, Banka Kombëtare, etj), me pagesë kundrejt vlerës aktuale të tokës + interesat 1992-2005 apo me kthimin e pronave nëse këto janë të lira!
Me shitjen e apartamenteve, Sala të bëri ty Gene të barabartë me atë që i takonte toka. Sipas ligjeve në fuqi, bashkëpronësia mbi një pasuri të patundshme (tokë, shtëpi, etj.) është plotësisht e mundur dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri. Toka ishte e pronarit ndërsa pallati ishte i shtetit. Shteti pronën e tij e shiti ndërsa pronari i tokës nuk e shiti të tijën. Shitja nuk u kuptua drejt nga njerëzit, kjo është e vërtetë por për këtë arsye po bëhet gjithë ky debat pasi shqiptarët kanë koncepte të gabuara, dhe shpesh ekstremiste, mbi pronën!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

e sheh pra qe ligji nuk njeh me shume se nje pronar mbi te njejten toke
shrug.gif


Mos gabo ne terma PRONAR I LIGJSHEM eshte ai qe sot e gezon te drejten e prones sipas ligjit dhe jo ai qe DIKUR e gezonte kete te drejte.

Me lart besoj se u sqaruam qe nje kthim i historise prapa nuk do te sillte aspak qartesi.

Ne mund te zgejdhim nje date konvencionale (psh 1945) per te njohur te drejten e nje demshperblimi gjithshtu KONVENCIONAL te pa lidhur me cmimin aktual te prones.

Menyrat per te demshperblyer mund te jene te shumta dhe sejcili do i propozoje sipas oreksit por ne fudn te fundit ky demshperblim behet ne interes te komunitetit (per te treguar se prona do te kete stabilitet) dhe askujt nuk i rr...het fort per interesat e niperve te atyre qe ishin pronare me 1945 (mos harro qe ishte konvencionale kjo date dhe nuk po i kujme problemeve te shpronesimeve te padrejta qe nga koha e pellazgeve - ne ate menyre ata te '45 nuk do te merrnin gje fare)
Pra demshperblimi do te jete deri ne ate mase sa te mos cenoje jashte mase interesin e komunitetit.

Pronari nuk eshte ZOT i tokes por eshte vetem titullar i nje pakete te drejtash e detyrimesh qe komuniteti ia jep e ia merr me ane te ligjit.
Token nuk e krijoi askush. Token sot e ka PUSHTUAR komuniteti dhe e administron ne menyre demokratike ne interesin e vet .

Keshtu si thoni ju edhe amerika do te detyrohej ti kthente tokat indianeve dhe gjithe bota do te behej nje lemsh i madh leshi.
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

www.shekulli.com.al

Sulejman Sulçe, ekspert në grupin e punës të KSHKKP flet për metodikën e vlerësimit të tokave

Eksperti i pronave: Si e llogaritëm çmimin e tokave


Shekulli

TIRANE- Sulejman Sulçe profesor në Universitetin Bujqësor dhe një ndër ekspertët kryesorë të grupit të punës pranë KSHKKP shpjegoi dje mënyrën e llogaritjes së çmimit të tokës bujqësore dhe procedurat nëpër të cilat do të kalojë kompensimi fizik ose ai financiar.

Si një ndër ekspertët kryesorë të grupit të punës i thirrur nga Komiteti Shtetëror i Kthimit të Pronave, keni thënë se çmimi i tokës bujqësore varion nga 1 deri në 5 euro. A mund të na shpjegoni cilat janë kriteret mbi të cilat u bazuat për të vendosur këtë çmim?

Çmimi i tokës, më së pari dhe kronologjikisht, është deklaruar nga kryetari i Komitetit përgjegjës për Kthimin dhe Kompensimin e ish-Pronarëve, dhe, sipas rasteve, i përsëritur edhe nga unë. Nga përllogaritjet e disa shembujve ilustrativë rezulton se çmimi është brenda intervalit nga 100 deri në 500 lekë për meter katror. Këtu bëhet fjalë vetëm për tokën bujqësore. Mirëpo, shembujt janë marrë për zonën fushore dhe ne nuk kemi llogari të sakta se sa kushton toka të themi në Konispol ose në Vermosh. Kur këto kalkulime të realizohen atëhere opinioni i interesuar do të marrë një përgjigje ekzakte.
Kriteret për vlerësimin e sipërfaqeve përshkruhen të detajuara në metodikën që po diskutohet nga komisionet parlamentare për të cilën edhe publiku ka dijeni. Më duhet të shpjegoj se, në substancë, vlerësimi bazohet mbi principin e kapitalizimit të “produktit” të një unitet sipërfaqeje sipas të cilit një ish -pronar do të përfitojë, në mënyrë të përvitshme, një vlerë të barabartë më fitimin që do t’i sillte kjo sipërfaqe nëse do të përdorej për prodhimin bujqësor nëpërmjet vendosjes së një shume ekuivalente në një bankë. Pra, ish -pronarit do t’i jepet një shumë lekësh që po t’i depozitojë në bankë të marrë përvit një sasi parash të barabarta me fitimin neto që do i siguronte toka e tij. Llogaritja e fitimit neto bazohet në parashikimin e rendimentit potencial që siguron toka. Llogaritjet e fitimit (neto) që sjell një hektar tokë i mbjellë sipas një strukture kulturash (karakteristikë e rajonit bujqësor) njihen nga çdo individ që merret qoftë edhe me një biznes të vogël (të ardhurat minus shpenzimet për 1 ha). Specifike në llogaritje është përcaktimi i rendimentit potencial që modelohet bazuar mbi karakteristikat që ajo disponon. Kjo e dhënë sigurohet nga studimet që disponon Instituti i studimit të tokave mbi aftësitë agroprodhuese që ka çdo ngastër toke anë e kënd vendit. Këto aftësi “lexojnë” cilësitë kimike, fizike, relievin, trashësinë e tokës, klimën etj. në klasa ose kategori, të cilat, për gjithë tokat e vendit, ka pesë të tilla. Për të plotësuar çmimin real të një ngastre, metodika përmban edhe 4 koeficientë axhustues që janë: i largësisë nga tregu, i ujitjes, i përdorimit të sipëfaqes dhe i zhvillimit të rajoneve bujqësore. Metodika është rezultat i konsultimeve me gjithë përvojat e deritanishme në vende të ndryshme dhe i studimeve të FAO-s, organizëm i specializuar edhe për vlerësimin dhe përshtatshmërinë e tokave bujqësore.

Në komisionin parlamentar të Ekonomisë ju është sugjeruar që praktikimi i modeleve për rajone ose zona bujqësore do të ishte më realist. Ç’mendoni për këtë.

Një metodikë ka statusin e një procedure të unifikuar dhe gjërësisht të aplikueshme. Ne na është kërkuar një metodikë dhe jo grafikë që kuptohen mirë vetëm nga specialistët. Nëse unë e kam kuptuar mirë se çfarë na sugjerohet them se nuk mund të realizohen modele për çmimin kur mbjellim jonxhë ose pemë frutore në toka të ndryshme. Një model, cilido qoftë, kënaq lidhjen që ekziston midis një faktori në marrëdhënie me një (ose disa) të tjerë por nuk mund të japë përgjigje për çmime në raport me cilësitë e brendshme ose faktorët e jashtëm të një cope toke. Në këtë kontekst, deri më sot nuk ka asnjë person ose ekip që të ketë mundur të bëjë transfertën nga vlera kimike, fizike, gjeologjike, agroekologjike ose topografike në para, në mënyrë të arsyetueshme sipas ligjeve ekonomike, veçse arbitraritetit. Nëse problemi qëndron në atë se a duhet të bëhen kalkulime për të vlerësuar çdo sipërfaqe toke bujqësore, atëhere çështja shihet ndryshe. Për t’i prerë rrugën gabimeve por edhe abuzimeve e korrupsionit, komiteti është i vendosur të përballojë përllogaritjet deri në nivel parcele për çdo komunë, i bazuar vetëm në metodikë. Nga ana tjetër, më duket normale që një metodikë të operojë me koeficientë dhe janë këta që përshtatin vlerësimin edhe për toka afër tregjeve edhe larg tyre, edhe të ujitshme dhe pa ujë, edhe kur mbi të kultivohen më shumë se një kulture brenda vitit ose vetëm të lashta. Nëse model kuptohet një tabelë llogaritjesh e paraqitur në formë grafike për një rast konkret mendoj se formula e përgjithshme e dhënë në metodikë jep mundësinë e ndërtimit të mijëra “modeleve” për mijëra copa toke.

Po për kategoritë truall dhe tokë turistike sa është çmimi, gjithmonë sipas llogarive tuaja?
Unë jam specialist i tokës bujqësore dhe në pjesën e metodikës për vlerësimin e truallit dhe zonave turistike janë marrë specialistë të këtyre fushave. Megjithatë, sipas metodikës rezulton se në bazë të përllogaritjes së çmimit për trojet qëndron “produkti” i sipërfaqes truall që do të thotë se vlera e ndërtesave që ngrihen mbi të, kurse për sipërfaqet turistike merret për bazë çmimi i tregut i axhustuar për largësi të ndryshme nga vija e ujit. Çmimet e tyre janë pjesë e debatit që zhvillohet.

Në një deklarim të para një viti kreu i KSHKKP ka thnë se ka 135 mijë ha toka të lira. Aktualisht në këtë sipërfaqje përgjatë një viti është ndërhyrë. Sa është sipas jush sipërfaqja e tokës së lirë bujqësore dhe a mjafton kjo për kompensim, pasi (ish) -pronarët thonë se nuk ka toka të lira?

Mendoj se duhet të jemi të duruar për shifra, përderisa nuk ka një studim të freskët për to. Nga ana tjetër, kam përshtypjen se shifrat mbi sipërfaqet e lira, të zëna, të shpërndara sipas ligjit (ligjeve) nuk janë pjesë e metodikës. Ato, padyshim, janë pjesë e zbatimit të ligjit dhe baza e operacionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, prandaj edhe do të studiohen në tërë komponentët. Sipërfaqet janë dinamike sepse kalojnë nga një kategori në një tjetër dhe se nevojitet një bashkëpunim vullnet mirë midis ministrive të ndryshme dhe komitetit për të sqaruar njëherë e mirë pronësitë mbi sipërfaqet. Më në fund, jam i bindur se për një faturë sa më të lehtë financiare në shpatullat e taksapaguesve të varfër shqiptarë do të bëhet gjithçka që kompensimi të jetë në maksimumin e vet fizik. Në të kundërt, jo vetëm që procesi do të zgjasë por edhe zhvillimi ekonomik e xhepat e shqiptarëve do të dëmtohen.

Si do të kompensohet një pronë kur ajo është e zënë, etapat që do të ndiqen në këtë rast?

Sipërfaqja e pretenduar dhe e zënë nga dikush tjetër do të vërtetohet sipas udhëzimeve që disponon Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të ish-Pronarëve. Pastaj do të llogaritet vlera e sipërfaqes së njohur dhe e zënë. Kur ekziston mundësia e kompensimit fizik mbi bazën e vlerës së ish -sipërfaqes gjendet sasia e sipërfaqes disponibël për të kompensuar fizikisht, duke llogaritur më parë çmimin e 1 hektari të sipërfaqes së fundit. Rëndësi ka fakti se vlera e ish -pronës dhe vlera e pronës së re duhet të jenë të barabarta, ndonëse sipërfaqet nuk do të jenë të barabarta. Në rast se nuk ka sipërfaqe disponibël për kompensim fizik atëhere do të gjendet shuma (sipas formulës së kapitalizimit të fitimit neto-metodika) që duhet të marrë ish -pronari.

A keni përcaktuar, le të themi një tabelë çmimi për pesë kategoritë e tokës?

Metodika përmban principin, koeficientët axhustues dhe dy shembuj të llogaritjes së çmimit. Me sa di komiteti po angazhohet seriozisht për të përpunuar (në formë tabelare dhe, ndoshta edhe kartografike), çmimet e gjithë tokave të vendit deri në nivel komune. Kjo do të ishte një realizim shumë i gjetur dhe do të eliminonte hamendjet, gabimet, abuzimet, sekserët dhe vlerësueit. Veç kësaj do të shpejtonte procesin në drejtimin e duhur.

Sa është sipërfaqja e tokës së lirë në bregdet?

Funksioni im në grupin e punës së metodikës nuk më jep mundësinë të njihem me këtë shifër. Sidoqoftë, kjo është kompetencë e strukturave qeveritare përfshirë edhe komitetin. Bilancet e sipërfaqeve janë detyrë dhe kompetencë e tyre.


01/04/2005
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

-
problemi qendron tek ligji 45' dhe ligji nr 7501,
as njeri nga keta nuk eshte ligj i shtetit te se drejtes perderisa dhunojne te drejten e prones!
sec thua per punen niperve te pronareve etj, qe nuk i pjerdh kush.
e para eshte gabim te shprehesh keshtu, sepse i ofendon ata.
e dyta keshtu ti ofendon nje pjese te madhe te ketij populli,
ore - e di ti qe te gjithe shqiptaret e kane pasur nje prone , qofte e vogel apo e madhe?
ne flasim per ligje demokratike ne shtet demokratike sikurse duam te jemi, ti thua qe s'i pjerdh njeri keta e ata!
nese sot ti ben nje padrejtesi ndaj pronareve, ti i hap rrugen vetegjyqesise, zaptimit, arbitraritetit etj.
sepse nuk ve nje rregull por vendos nje anarki me ate ligj.
sepse ti ja more X-it, vjen Y- me i forte se ty dhe ta merr ty, ti ca do i thuash qe eshte imja?
e atehere ai te thote, ik mer pirdhu mer toc kuklle? etj
te fut edhe nje shkelm by...theve. po ti pastaj kujt do i drejtohesh per pronen tende te zaptuar?
askujt , dhe asnje s'ka pere te te dhene te drejte.
dhe kete kane per ta pesuar kalamajt e atyre qe i kane zaptuar dhe te gjithe shqiptaret sepse s'do na pranoje njeri ne BE dhe kemi per te mbetur sic jemi tani lesh e li.
po s'jane vetem pronat po shume gjera te tjera, por meqe prona eshte themelore ne nje shtet kapitalist si ky qe jemi ne, atehere ti nuk mund te besh cfare te te doje qejfi sepse nuk ke kuptuar rregullin numer 1 te kapitalizmit, PRONEN!
ky sistem qe jemi tani ne eshte nje sistem kapitalo-komunist, sepse komunistet me te medhenj jane ata qe kane me shume prona, dhe nga ana tjeter kerkojne te mos i kthejne fare. pra ideologji komuniste ne nje shtet kapitalist, as mish as peshk!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

se harrova,
nuk i kthejne pronat se i duan per vete, ato me te mirat, kuptohet.
ato te tjerat tua japin te ardhurve qe te mund te rrine ne pushtet, apo te vijne ne pushtet!
 
Top