Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

keraun

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

o ANETAR 2044...o i degjeneruar o maskara te ka dhene toka nanua dhe sala ty qe mi mbron ,dhe me gjen shpiegime mbi (SHTEPI ME DY PADRON)por ne nuk po diskutojme shtepite ne po diskutojme .TRUALLIN:DHE TOKEN E BABALLAREVE TANE :une nuk e kuptoj pse do ta gezosh ti token time?vazhdoni keshtu o qen bij qenave, <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> mos kini merak se do ju vij ora edhe juve,jeni ne shqiperi 240.000 komunista te perbetuar te gjithe do ta gjeni fecken......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Gene, sa për thellim të njohurive të tua, pronari është Zot mbi pronën e tij dhe nuk ka komunitet që të mund t'i marrë atij pronën. Ligjet mbi sekuestrimin kanë ca klauzola tepër specifike për rastet kur mundet të bëhet një veprim i tillë. Ti flet për italianin që na pushtoi në 39 dhe u bë pronar i Shqipërisë! Korrigjim! Italia u bë pronare e pronave të shtetit shqiptar dhe njohu (si shtet i bazuar në kapitalizëm) pronën private në tërësinë e saj!
Indianët në SH.B.A e në Kanada përballen me ligje që janë në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriut dhe kontrata të bëra dekada më parë. Pra ata kanë pranuar një lloj jetese dhe për këtë gjyshërit e tyre analfabetë kanë nënshkruar! Megjithëse kushtet kanë ndryshuar përsëri ata nuk e gëzojnë të drejtën e pronës në SH.B.A. Në Kanada, indigjenët gëzojnë shumë më tepër të drejta dhe mbulojnë sipërfaqe të mëdha të territorit të Kanadasë. Në tokat e tyre, askush nuk lëviz dot një gur pa lejen e komunitetit (sepse në sistemin qeverisës të indianëve prona është e komunitetit).

Unë nuk e di se ku e pe ti që prona nuk ka 2 pronarë në Shqipëri. Unë nuk e di se si e quan ti faktin që për të njëjtën tokë egzistojnë 2 tapi (ose më shumë) me emra pronarësh të ndryshëm. Problemi i pallateve ndryshon pasi mbi truallin që ato kanë zënë është investuar nga një tjetër. Investitori është pronar i investimit mbi tokën e cila ka një pronar tjetër (kjo duke qenë se rasti në fjalë është specifik).

Megjithatë kam përshtypjen se ti thjesht kërkon të dalësh disi ndryshe nga të tjerët, si largpamës, si toç (Kur e meriton e meriton)! Lexo e kupto para se të llapësh. Jo për gjë por si thua ti, këtu janë të gjitha të regjistruara
shrug.gif
.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] ...

Unë nuk e di se ku e pe ti që prona nuk ka 2 pronarë në Shqipëri... [/qb]
ne rregjistrat e kadastres
aty ku duhet pare pra
shrug.gif


Une sinqerisht kam pershtypjen se ne kete diskutim jam me te shumtet (me ata qe pranojne ligjin 7501 keshtu si eshte). Kush na qenka toci pra????!!!!

Mos harro PRONA ESHTE NJE PAKETE TE DREJTASH MBI DICKA FIZIKE (ne kete rast)

shume faleminderit per perpjekjen tende ne drejtim te rritjes se njohurive te mia por te keshilloj te fillosh me te tuat
shrug.gif


Me sa shoh, nuk jeni akoma gati per te perballuar nje diskutim te tille dhe, meqenese ne mungese te debatit mendimi im dhe i shume te tjereve gjen aplikim ne ligjin 7051, nuk me intereson aspak te vazhdoj te shkruaj ne kete teme per momentin. DISKUTIM TE MBARE
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Uaaauuuu, ma dhjeve dhe hike mo?

Po si mblodhe votat ti? Ku e din ti që shumica ka mendimin tënd apo është në favor të ligjit 7501?

Ah mo gene djali si nuk u rrite njëherë <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> . Në cilën kadastër e shikon ti? Të jap raste sa të duash ti që në kadastër figurojnë 2 pronarë mbi të njëjtën pronë.
Për sa kohë që ligji nuk është zbatuar (rikompensim i pronave të prekura nga ligji 7501) egziston një pronësi e dyfishtë mbi pronat në diskutim! E drejta e pronës humbet vetëm pas kompensimit dhe jo pas një premtimi që ka 13 vjet që vazhdon të mbetet i tillë! Angazhimet e shtetit shqiptar edhe në këtë rast nuk janë respektuar gjë që në vetvete duhet të shfuqizojë ligjin 7501 si antikushtetues!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

7501, kartë e djegur në dorë të PS dhe PD



Nga Maksim BEGEJA

(Kryetar i Grupit Parlamentar të LZHK)





Diktatura 50-vjeçare komuniste, mohoi pronën private në dy drejtime kryesore:

Së pari: nëpërmjet shtetëzimit të pronës private dhe kalimit të detyrueshëm të saj, pa shpwrblim, nw duart e shtetit.

Së dyti: nëpërmjet kryerjes së reformës agrare dhe kolektivizimit të bujqësisë, procese këto që mohuan të drejtën e pronësisë dhe zhdukën përfundimisht pronën private në fshat, në të gjitha format e saj si tokën bujqësore, pemtoret e ullishtet, kullotat, kafshët e punës e deri bagëtitë.

Këto u bënë gjoja në emër të “zhdukjes së klasave shfrytëzuese” dhe “zbatimit të normave të moralit socialist”.

Në fakt, kjo strategji e zbatuar gjatw 50-vjetwve, kishte një qëllim të vetëm: mohimin e të Drejtës Themelore të Njeriut, atë të pronës, për të garantuar përqëndrimin e pushtetit në duart e kastës në fuqi.

Edhe pas shembjes së diktaturës komuniste në vitet ’91 e deri më sot, megjithëse pretendohet të ndërtohet një shoqëri kapitaliste e bazuar në ekonominë e tregut, nuk është bërë dallimi midis pronës së mirfilltë të shtetit, me atë që i është grabitur pronarëve të ligjshëm dhe që duhet t’u kthehet atyre.

Në të gjitha kohwrat, nga tw gjitha shtetet kapitaliste, është zbatuar dhe zbatohet parimi universal se “pasuria e grabitur i kthehet pronarit të ligjshëm, pavarësisht se grabitësi (kupto shteti apo personat e lidhur me të), e ka në pronësi, apo ua ka tjetërsuar personave të tretë”.

Ligjet për pronën, të miratuara deri më sot, qëllimisht nuk kanë marrë në konsideratë të Drejtat e Njeriut, të përcaktuara në “Konventën e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut” dhe protokollin Nr.1 të saj, për t’i kthyer pronën pronarit legjitim. Këto ligje janë hartuar vetëm për interesa politike dhe elektorale, në kundërshtim me Nenin 41 të Kushtetutës.

Ky proces po vazhdohet në të njejtën linjë edhe sot, nga qeveria dhe parlamenti të drejtuar nga PS dhe, për fat të keq, po mbështetet edhe nga PD.

Në fillimet e tranzicionit, si rezultat i interesave të ngushta të të dy partive të mëdha për të mbajtur ose marrë pushtetin nwpwrmjet votës së elektoratit, u miratua Ligji famwkeq 7501, i cili pas vitit ‘92, tokën e pronarëve legjitimw e shpërndau duke ia dhënë në pronësi të tjerëve. U shpërndanë tokat e fermave shtetwrore dhe u miratua ligji për shit-blerjen e tokës. Rezultat i kësaj ishte se, jo vetëm që nuk pati zhvillim ekonomik të fshatit dhe fermerwve, por përkundrazi, ata vazhdojnw të varfërohen nga dita në ditë. Sot, mbi 50 % e tokës ka mbetur djerrë. Prodhimet që merren prej saj nuk sigurojnë jetesën e vetë fshatarëve, e jo më të furnizojnë tregun! Sot, qytetarët shqiptarë furnizohen me perime, fruta, prodhime qumështi etj., nga shtetet fqinje. Nga ana tjetër, fshatarët, duke mos e ndjerë veten zotër të tokës që kanë marrë padrejtësisht dhe në pamundësi për të jetuar, kanë marrë rrugën e emigracionit, për të punuar tokat e Greqisë, Italisë, që të nxjerrin bukwn e gojws.

Moskthimi i tokës tek pronarët legjitimw dhe shpërndarja e saj sipas Ligjit 7501, bëri që ajo të ndahej në parcela të vogla, mesatarisht 1 Ha pwr familje. Kjo ka sjellë që të mos bëhen investime në sistemin e ujitjes e kullimit, në mekanizim, në farëra etj.. Ka bërë gjithashtu që të ulet rendimenti i prodhimeve bujqësore dhe të rritet kosto e tyre.

Sistemi bankar nuk jep kredi, duke mos patur siguri nw kthimin e tyre.

Investitorët e huaj, duke mos patur siguri në pronësinë e tokës, nuk vijnë tw investojnw në Shqipwri.

Zhvillimi i turizmit, (një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, që rrit të ardhurat), është bllokuar tërësisht.

Investitorë mafiozë, që kanë zaptuar tokat e pronarëve, duke shfrytëzuar para të pista, po pasurohen vetë dhe po pasurojnë pushtetarë e klane pranë tyre.

Janë ngritur mbi 2000 vila në zonën turistike, ndër të cilat pjesa më e madhe i takon trafikantëve e mafiozëve që kanë grabitur pronën pronarëve të ligjshëm, apo kanë marrë tokë me qera për 99 vjet nga shteti.

Abuzimi shtrihet akoma më tej: Ligji i miratuar për Kthimin dhe Kompensimin e pronës, i jep të drejtën këtyre të fundit, që të blejnë tokën e pronarit pa autorizimin e tij, ndërsa vetë pronari legjitim nuk do të arrijë kurrë që të marrë, jo vetëm pronën por as kompensimin për të.

Ndërtimet e paligjshme kanë zaptuar tokat e trojet më të mira kudo, e sidomos në qytete dhe zonën bregdetare.

Nwse dje prona u masakrua nga komunizmi, sot po masakrohet nga korrupsioni. Ky është fati i pronës private të shpallur si e shenjtë nga Kushtetuta: njw shenjtore e kryqëzuar më keq se Krishti.

Kthimi i tokës tek pronarët e ligjshëm, nuk është çeshtje që i takon vetëm atyre. Ky është problem në radhë të parë i njohjes të së Drejtës mbi të cilën mund të themelohet një shtet kapitalist, wshtë rruga e vetme për të hyrë në familjen europiane.

Nëse e Drejta e Pronës nuk vihet në vend, zinxhiri i padrejtesive do të trashet akoma më shumë dhe vendi nuk do të gjejë kurrë qetësi. Këtë e vërtetojnë vrasjet, plagosjet, grindjet brënda dhe jashtë fisit e familjes, që po ndodhin çdo ditë.

Në komunizëm pronarët u masakruan nga lufta e klasave, gjoja në emër të “popullit”. Sot, ata po sakrifikohen për të korruptuarit.

Prona private, në këtë periudhë që po përpiqemi tw ndërtojmë gjoja shoqërinë demokratike - është më e rrezikuar se kurrë.

Në zonën turistike, Shteti, duke e konsideruar veten pronar tw tokave shtetwrore dhe pwrfaqwsues i pronarit në tokat private, u ka shitur apo dhënë qindra-mijwra hektarë tokë personave të stimuluar, (nënkupto persona të korruptuar, të lidhur ngushtë me interesat e pushtetarëve). Kështu, në Ksamil mbi 200 hektarw-prona të pronarëve, i kanë marrë tre firma private, të cilat po përgatiten për të marrë edhe ishujt piktoreskë të Ksamilit. Nw Durrws, mbi 200 Ha u janë dhënë me qera për 99 vjet firmave dhe personave privatë, të lidhur me pushtetarë. Nw Sarandw, nw zonwn e Stillos deri nw Qafw Botw, po kërkohet të jepen leje ndërtimi në 4200 Ha pyje e kullota, pronë e pronarëve.

Vetëm Ministria e Bujqësisë ka dhënë me qera mbi 1.500 Ha tokë bujqësore.

Akoma më keq është abuzuar me vetë Ligjin 7501. Në kundërshtim me të, janë shpërndarë nga komisionet e tokave si “tokë bujqësore”, qindra Ha pyje, livadhe, toka të pafrutshme, ranishte etj., në zonën bregdetare të Kavajës dhe Durrësit, që nuk janw objekt i kwtij ligji. Kjo tokë po përdoret për ndwrtime vilash e restorantesh.

Nw veçanti, në qarkun e Gjirokastrës, sipas ligjit 7501, kanë marrë tokë në pronësi fshatarë me kombësi greke, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë pronarë, por që kanë punuar si bujqër në tokat e pronarëve autoktonë. Ndërkohë, çamërve që kanë pronat e tyre në Greqi, nuk u është njohur dhe kthyer kjo pronë konform ligjeve të vetë shtetit grek.

Masakrime të pronës janë bwrw edhe nga zyrat e Regjistrimit tw Pasurive tw Paluajtshme. Rrjeti i mafias shtetwrore dhe i personave tw lidhur me tw, duke ndërhyrë në këto zyra ka bërë që të grabiten dokumenta të Hipotekës, të manipulohen dosjet e pronësisë, të ndryshohen hartat duke ligjëruar kështu tjetërsimin e pronave të pronarëve legjitimw.

Faktet e mësipërme janë vetëm një pjesë e korrupsionit galopant që po zhvillohet me shpejtësi në kurriz të pronarëve legjitimë.

LZHK nw programin e saj, ka përcaktuar qartë dhe prerë qëndrimin e saj ndaj

pronës: Prona private është e shenjtë dhe e paprekshme! Ajo i përket vetëm pronarit të saj të ligjshëm.

Bazuar në kwto parime, Ne do të vazhdojmë pwrpjekjet për të vënë në vend padrejtësinë e madhe që është bërë ndaj pronarëve.

Dy partitë e mëdha, në koherencë me njwra-tjetrën, ligjwruan pwrfundimisht Ligjin 7501 dhe abuzimet e bëra në emër të tij. Kjo u arrit nëpërmjet ligjit të miratuar së fundi në Parlament dhe jehonës që ato po i bëjnë mbajtjes në fuqi të këtij ligji. Në këtë ligj, nga toka bujqesore i njihet dhe vetëm i kompensohet pronarit deri në 60 Ha, pavarësisht se sa tokë ka në pronësi. Nga trojet kthehen vetëm ato që janë të lira, duke përjashtuar kështu edhe ato troje që janë zënë me ndërtime të paligjshme.

Zgjidhja që jep LZHK është që prona t’i kthehet pa kufizim pronarit. Kompensimi i saj të bëhet vetëm në rastet kur ajo është përdorur për nevoja publike. Kjo do t’i hapë rrugë Shqipërisë për t’u integruar në Familjen europiane. Kjo është e vetmja rrugë që do të ulë tensionet sociale, është e vetmja rrugë që do t’i japë zhvillim ekonomisë sonë të shkatwrruar, është e vetmja rrugë që do tw ndalojw pwrfundimisht korrupsionin.

Për këtë qëllim Ne do të ndryshojmë ligjet e miratuara për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës.

Ligjet që Ne do të hartojmë apo përmirësiojmë, menjëherë pas konstituimit të Parlamentit të ardhëshëm, do të përmbajnë në thelb këto momente kryesore:

1. Ligji 7501 do të rishikohet rrënjësisht, në përputhje me Kushtetutën.

Do të hiqet kufizimi i kthimit dhe kompensimit të tokave bujqësore.

Do të anullohen kontratat abuzive të dhënies me qera në zonën bregdetare, të tokave, pyjeve, livadheve e kullotave nw favor tw personave të tretë, me qëllim që ato t’u kthehen pronarwve, ose tw pwrdoren pwr kompensim fizik tw tyre.

4. Do të anullohen vendimet që i kanë dhënë të drejtën e pronësisë pushtetarëve, dhe ish pushtetarëve, në pronat e pronarëve të ligjshëm dhe të shtetit.

5. Do të verifikohen dhe anullohen të gjitha abuzimet e bwra gjatë zbatimit tw Ligjit 7501 dhe Ligjit pwr shpwrndarjen e tokave të ish Ndërmarrjeve Bujqësore.

Qëndrimi ynë është i prerë dhe i qartë: prona, në çfarwdo forme qoftë ajo, duhet

t’i kthehet apo kompensohet tërësisht pronarit legjitim, konform Nenit 41 të Kushtetutës.
shrug.gif
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

te besh me kete shenje
thumbsup.gif

eshte e kollajte.
ky dogmatizem nuk mund te arrihet dhe perqafohet nga masa e qytetareve.
nese dje toke kishin nje pakice dhe kjo toke iu konfiskua nga pushteti i qelbur komunist ajo sot do ti jepet pjeserisht,cfare ngelet do ti jepet ne forme likuidimi.pra nese ne themi qe ti kthehen pronat totalisht ky x apo y nuk do jete ne gjendje ne rradhe te pare te marrefrytet nga tere ajo siperfaqe toke.sepse njekohesisht do vihet edhe taksa mbi token,kushtetuta e ka por nuk zbatohet.pra nese kjo takse nuk do paguhet toka do te shitet bleresve me te pare.sot ne vend ka nje mungese te theksueshme te prodhimeve bujqesore,fshatari punon sa per te mbajtur frymen gjalle,prodhimet bujq.e dime qe perbejne nje input per zhivillimin e industrise gje qe tek ne nuk do funksionoje nese bujq.si hallke e pare nuk ecen.pra duhet ngulitur tek pronaret e para 50 vjeteve qe nuk ka me cifligje dhe ara qe nuk do arrijne te japin frytet e tyre.
thashe dicka qe mendoj kush do ta besoj e do ta dije e ben.
te tjerat jane perrallat e xha beqos ne maj te thanes
shrug.gif

mos zini faqe te tera kot me keto dogma,mirupafshim!
sot,ata qe kishin prona mund ti dalin e ti teprojne ne myre te pjesshme.kini parasysh qe per gati 50, 70% e popullsise ishte fshatare dhe ka dhene ndoshta jeten ne krijimin e bonifikimin e tokave bujqesore.shtresa te popullsise qe nuk kishin patur asnjehere nje mt katror toke,e pra i duhet njohur e drejta e tokes,prones sic ju pelqen juve te LZHK.
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

great1,
ketu behet fjale per SHTET te se DREJTES dhe jo per marrje frytesh te tokes etj.
PRONA duhet KTHYER TEK I ZOTI.
ky eshte ligji nr 1 i KAPITALIZMIT.
Aq sa eshte duhet kthyer! sepse ti nderton nje marredhenie me te pronarin dhe ve rregulla.
pa rregulla e ligje nuk ecet para!
NUK KA AS BE e NATO!
pra me nje fjale nderton SHTET.
perndryshe nuk do ishim si jemi sot per ibret te zotit!
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

pse ne jemi per ibret te zotit e kemi trasheguar e te gjithe e dime se nga
shrug.gif


ligji?
nese zbatohet ligji kam frike se ketyre "pronareve"do i konfiskohet nje pjese e mire e tokes,ta thashe me lart,taksa e tokes.
nese nuk prodhon nuk do paguash taksen rrjedhimisht do te te merret toka.une nuk thashe qe te mos kthehet toka as qe te mos zbatohet ligji asgje pervecse rregullsise qe duhet ndjekur.
BE?NATO?keto nuk di pse i permend,s'kuptoj!!!
shrug.gif

do kete nje ndarje te tokes brenda normave,duke marre parasysh qe mbas 1945 u krijuan shume zona toke te punueshme,u thane keneta etj etj.nuk e di ca brezi i takon por duhet ti kesh mesuar keto.
booki.gif

pastaj keto toka qe u riabilituan kujt duhet ti takojne,mos valle ketyre"pronareve"pra duhet pare me kujdes,eshte teper delikate.nuk mundet kurre nje force politike te dale e te shprehet ne programin e saj se toka i takon pronareve te dikurdhem
eek.gif
nuk ka nje sens te drejte kuptimi.kjo do te thote te krijosh pakenaqesi ne popull,revolte e pasoja te tjera.shqiptari merr flake me shpejt se kashta!!!kujdes!!!!!!!!! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

lereni great se nga shkrimet kuptohet se nuk e di se cfare eshte SHTETI i se DREJTES.

mendojne se do te hyjne ne europe pa zgjidhur problemin e prones .

mendoni ti shpjegoni nje EUROPIANI ligjin 7501 shqiptar , ku toka e dikujt tjetri , eshte ndare ne baze te FRYMEVE.

keto CUDIRA ndodhin vetem ne shqiperi....... per fatin tone te keq(por edhe te atyre qe kane zaptuar pronen e tjetrit).
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

gabohesh.
po kjo eshte pergjigja jote e asaj qe thashe .fatkeqsesisht kaq arrin.
ma shpjego ti te lutem kete shperndarjen e tokes.hajt ta shohim se si mendon.


kurajo,mjafton vetem te vetmbrohesh.
perrallat i jep TVSH te shtunen mbasdite
shrug.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga great 1:
[qb] pse ne jemi per ibret te zotit e kemi trasheguar e te gjithe e dime se nga
shrug.gif


ligji?
nese zbatohet ligji kam frike se ketyre "pronareve"do i konfiskohet nje pjese e mire e tokes,ta thashe me lart,taksa e tokes. :tipsy: :tipsy:
nese nuk prodhon nuk do paguash taksen rrjedhimisht do te te merret toka :tipsy: :tipsy: .une nuk thashe qe te mos kthehet toka as qe te mos zbatohet ligji asgje pervecse rregullsise qe duhet ndjekur.
BE?NATO?keto nuk di pse i <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> [/qb]
graet ......djale me mentalitet komunist , zoterinjeve "pronare" qe ti i fut ne thojza une nuk kam frike se do ti konfiksohet prona nga zbatimi i ligjit per kthimin e prones , por une kam frike se mos u takon edhe nje shperblim ekstra per vitet qe nuk e kane shfrytezuar pronen e tyre te trashguar nga prinderit.

prandaj mos u bej shume merak per "pronaret" ne thojza qe nuk do te paguajne taksat e tokes kur tju kthehet toka.( edhe keta "pronare" shqiptar do te bejne si ata italianet meqe jetoke ne itali, pastaj ne fund te fundit taksat i kane paguar ne shekuj deri sa hyne ne koperative
wave.gif
)
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

veshtiresia qendron ne faktin se sot nje rryme e re,se mund te quhet keshtu, LZHK po kerkon permes nje mesazhi te vaket te fitoje nje posizicion te favorshem ne prezantimin qe ka bere perpara shqiptareve.
kjo perfiton nga rasti i tokes,prones.ti e pe aty qe pronaret ne thonjeza jane vene 2 nga 3 heret qe i kam cituar.
duhet te arrish ta kuptosh.ndersa ti thua qe jam nje djale "komunist me pikpamje"une doja te te jepja nje ide.qe eshte ajo e afrimit ne koalicionin e djathte te LZHK
ti nuk ke lexuar me vemendje dhe une nuk mund te perseris cka shkruajta.por ato jane nje perparesi per pronaret e dikurshem,vetem ne kete menyre do krijohej nje harmoni ne shtresat e popullit.
me thuaj dicka konkrete,mos u sjell verdalle dhe mos cito pjesen e dyte te shkrimit,qe nuk vlen sa e para.
leopardo do flasim mbas zgjedhjeve,une do jem aty.
dhe ka vetem nje vote ajo <span style="font-weight: bold">per koalicionin e djathte</span> nese ky popull do te shohi drite ne jeten e tij
shrug.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Rreth 60 objekte shteterore jane shitur nga Agjencia Kombetare e Privatizimeve, qe nga fillimi i vitit. Sipas burimeve nga AKP, privatizimet e shumta po behen me urdher te ministrit te Ekonomise, Angjeli
smash.gif
. Nga shitja e objekteve shteterore jane perfituar mbi 56 milione leke te reja, te cilat pritet te shfrytezohen dhe per fushaten zgjedhore &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Nderkaq, opozita e sheh me shume shqetesim kete fenomen, duke kerkuar qe objektet shteterore te mos shiten ne prag fushate.

http://www.top-channel.tv/lajme/lajm.php?Lajm=5160


FORZA angjel Greku FORZA ......... jepi shite te gjithe shqiperine.
po e ndjen eren e disfates me duket.

mjere ata qe blejne pronen e shitur nga Angjel greku.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

graet po te kete vullnet politik qe te abrogohet ligji 7501 edhe ai i '46 , ateher fillohet e diskutohet per gjera teknike ....... pra sesi do te behet ne praktik ky kthim .

duhet thene qe nuk ka nje formule per te gjithe .

ne katastrat e vjetra shqiptaret zoteronin rreth 350 mije hektar toke bujqesore , gjate 50 viteve te komunizmit u thane keneta edhe u hapen toka te reja rreth 350. mije hektar te tjere .
te dyja bashke bejne 7 mije km katror.
shqiperia mesa kemi mesuar ne shkolle te gjithe ka nje siperfaqe 28 mije km katror ...... keshtu qe shteti zoti great ka mundesi ti shperbleje pronaret e ligjshem .
por meqe pronen e shtetit Nano e Berisha e shohin si te tyren .........keshtu nuk ka asnjehere kompensim per pronaret legjitim
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

apo ke deshire te dish pronat e tjera nga kesh , albtelekom , albpetrol , e te gjitha ato qe po shet Angjeli grek me shpejtesi ne ditet e fundit te mandatit te tij.
nejse.......
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

po pse eshte e veshtire te kuptosh qe siperfaqe te tera toke ne pronesi te nje individi nuk do sherbejene,ne rradhe te pare vet atij.
nese do kete nje pjese dhe tjetra do ti jepet ne mjete pune apo ne favore te tjera do jene vetem ne dobi te ketij te fundit.nuk mund te veshtiresohet me tej kjo ceshtje.
ne nje moment kur zgjedhjet po afrojne duhet nje ze i fuqishem kunder ketyre plehrave qe kemi sot,kjo mund te arrihet edhe me nje kompromis.
gje te cilen,te kujtoj historine e Frances ne vitet 60 ne kompromisin e Luksemburgut,nuk e
shoh te veshtire.
natyrisht qe SHqiperia ka aq toke qe te shperblej dhe dem shperbleje pronaret ketu nuk ka dyshim.
eshte jashte cdo logjike qe tokat ne &quot;pronesi&quot;te ketyre &quot;ministrave&quot;do vin e do konfiskohen.
mendoj se te tjeret duan te thone dicka,nje komunist do kisha deshire da lexoja se cfare mund te arrinte te shkruante &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

qofshi mire!
 

bob

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

zeri i popullit??????????????
kjo gazete mbas javes se pare te korrikut nuk do ekzistoje me.
do jete vetem nje kujtim(i hidhur)
i larget
shrug.gif


shoh se per ty eshte e veshtire te kuptosh thelbin por kam frike se zp e ke per zemer.
mos je nje kolone e shtate edhe ti?
o nuk i dihet sot gjithcka gjen :tipsy:
 
Top