What is on my mind...

gurax

Pan ignoramus
JesusStraightTalk.jpg


I am positive that "come" is spelled wrong here.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Masa të rrepta për ardhjen e ekipit serb në Shqipëri dhe përseri ata nuk dëshirojne të akomodohen në hotelin për arsyen e vetme se në katin e tyre ndodhet një amerikan! Hahaha. Pritet reagimi i qeverisë serbe ; Provokacjaaa!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
“Nobel 2015” për Mjekësinë, çmimi ndahet mes tre mjekëve
nobel_2015_0.jpg

Çmimi “Nobel 2015” për Mjekësinë është ndarë mes tre mjekëve me kombësi të ndryshme.
Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu, janë fitues të çmimit Nobel për mjekësi për vitin 2015, të shpallur sot në Stokholm të Suedisë.
Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrrajave.
Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër Malaries.

---------------

Nobeli i Paqes 2015, Papa dhe Ban Ki-moon kandidatët potencialë për ta fituar
04/10/2015, 16:04


Pak ditë përpara shpalljes së fituesit, janë bërë publik emrat që janë nominuar si kandidatë potencialë për marrjen Çmimin Nobel për Paqen.
Ndër pretendentët rradhitet Papa Françesku. Ati i Shenjtë ka qenë gjithmonë një Ambasador i paqes në botë, teksa mesazhet e tij kanë patur gjithmonë nota tolerance dhe solidariteti.
Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ai ndihmoi në sheshimin e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Kubës, ndërkohë që kërkoi edhe heqjen e dënimit me vdekje nga legjislacionet moderne.
Gazeta ruse “Novaya”, shihet gjithashtu si një pretendete për të fituar.
Gjatë 20 viteve të fundit, ajo është njohur për raportimet investigative që mbrojnë të drejtat e njeriut, dënojnë abuzimet si dhe korrupsionin.
Redaksia u themelua nga ish-presidenti, Mikhail Gorbachov, i cili investoi në vitin 1990 disa para që i fitoi pikërisht nga çmimi Nobel.
Gazeta vijon që të jetë simboli i pavarësisë së medias ndaj presionit shtetëror. Gjatë historisë së saj, 6 gazetarë janë vrarë, për arsye profesionale.
Figura e Ban Ki Moon-it si një nërtues që ngre ura bashkëpunimi mund të jetë arsyeja e triumfit të tij në garën e këtij viti për Çmimin Nobel.
Sekretari i Kombeve të Bashkuara njihet për kurajon, dinamikën dhe aftësitë në sheshimin e konflikteve.
Ai ka punuar për çështje ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë, në zhvillimin e qëndrueshëm global si dhe në betejën botërore kundër urisë.
Skuadra që arriti të bindë Iranin për të ulur nivelit e prodhimit të energjisë nukleare mund të jetë gjithashtu fituesja e këtij viti.
Sipas marrëveshjes, republika islamike e shtetit në Lindjen e Mesme pranoi që të reduktonte prodhimin në këmbim të lirimit nga sanksionet që ishim propozuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian.
Këta të fundit dyshonin se aktiviteti i tyre kishte si qëllim prodhimin e një bombe bërthamore.
Megjithatë, pas diskutimeve palët gjetën emëruesin e përbashkët duke evituar një përplasje me përmasa gjigande.
Pretendente për çmimin është gjithashtu edhe një shtëpiake japoneze.
Fjala është për Naomi Takasu, e cila udhëhoqi një lëvizje për të ndryshuar Kushtetutën, me anë të një iniciative që filloi nga 15 njerëz.
Gjithçka filloi pas mbarimit të luftës së parë botërore. Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Japonia bëri të pavlefshëm ligjin e mbrojtjes, i cili i jepte të drejtën vendit për të sulmuar këdo që qeveria e shihte si të arsyeshme.
Megjithatë, ligji u rivendos nga parlamenti në vitin 1954. Ky akt normativ qëndroi në fuqi deri në vitin 2015.
Pas mbledhjes së 600.000 firmave, lëvizja e udhëhequr nga Naomi shfuqizoi sërisht nenin që parashikohej në Kushtetutë.

-------------------------------

Sivjet juria e Stokholmit ka vendosur që NOBEL-i për Kimi t’ju shkojë tre shkencëtarëve: suedezin Tomas Lindahl, amerikanin Paul Modrich dhe turkun Aziz Sancar. Çmimi u dedikohet pas zbulimeve në sferën e riparimin gjenetik të ADN-së.
Të Hënën dhe të Martën u nda çmimi për medicinën dhe fizikën respektivisht. Secili fitues merr përafërsisht 850.000 euro.

---------------------------------

Cmimi Nobel ne FIZIKE , Zbulimi se neutrinot, grimca sub-atomike neutrale të cilat thuajse nuk kanë peshë, luhaten sipas shijeve ka fituar cmimin Nobel të fizikës për vitin 2015. Fizikantët Takaaki kajita dhe Arhtur B McDonald kanë bërë zbulimin se neutrinot ndryshojnë, duke dëshmuar kështu se grimcat sub-atomike kanë massë. Dy grupet e studimit, një në Japoni dhe tjetra në Kanada të udhëhequra nga fituesit e cmimit Nobel për fizikë për këtë vit, bënë vëzhdime vendimtare të grimcave brenda instrumentesh të mëdha nëntoksore. Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencës, i cili vendos mbi marrësin e cmimit, deklaroi se çmimi i këtij viti ka të bëj me ndryshimin e identitetit të disa prej banorëve më të shpeshtë në Univers.

---------------------------------
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Për secilen nga pjesët e mëposhtme , tregoni nëse përmban shembuj të mendimit të prirë nga interesi personal , shpëtimi i fytyrës apo trysnia e grupit?!

-Nëse Joan caktohet anëtare e komitetit , e kam të garantuar punën për gjithë jetën. E mbeshtes fuqimisht kandidaturën e saj.
 
Top