Re: vrojtime
Verej, se aftesia jote vrojtuese i nenshtrohet ligjeve veprim kunderveprim. Kuptohet qe une konsideroj shume teori, por ne periudha te caktuara pranoj vetem nje, ate qe me duket me e besueshmja. Te jap te drejte persa i perket faktit qe do ishte me mire te mos e vazhdonim kete diskutim. Megjithate nuk do beje keq te lexoje me shume se cka shkruar xhaxhi Darvini, e ta lesh pak menjane Kuranin, (prej nga tjeter mund te rridhnin ato pershkrimet e tua te dashurise?!). Ka mundesi qe ketu te kete ndonje keqkuptim; fjalet nuk kane per te gjithe te njejtin kuptim. Nuk e di se si e kupton ti perfekten, por mua me duket se shumica e njerezve dashurojne njerez (qe nuk kane si te jene perfekt, sepse jane njerez), sende (edhe keta te krijuara nga njerez ose elemente te ndryshem natyrore, pra as keto perfekte) ose ide e , (te krijuara nga mendja njerezore e si te tilla pak larg perfektes). Perfektja eshte nje synim qe nuk arrihet kurre. Vetem si dicka e paarritshme mund te mbetet perfekte (ose e perkryer sic i themi ne shqiptaret).
Une nuk thashe aspak se vlerat njerezore jane utopi, thjeshta nuk jane te perkryera. Ndersa per Dimensionet njerezore.... nuk me duket (te perdor nje fjale qe te pelqen shume ty?) meditim shume i thelle per te kuptuar se me te vertete nuk jane te pakufizuara, te pakten te miat.
Poetin qe ti me permend nese e ka emrin Al Andalusi, me te vertete nuk e njoh. Megjithate njoh edhe disa poete te tjere qe „i kendojne dashurise“ (sa bukur e thashe aman) ne menyra te tjera. Une nuk dua te them se keta poete i kendojne te „vertetes“, une dua te them se ato paraqesin nje botekuptim tjeter, te cilin ti duhej ta merrje parasysh. Mund te lexosh Lorken, Neruden, Lawrence, Hernandez, Kadare, Esenin, Majakowski, Pushkin...... ndoshta nuk do nderrosh mendim, por ndoshta do hapesh pak horizontin.
Besoj se edhe ti je i mendimit se s´kemi arsye ta vazhdojme kete diskutim. Pershendetje.