Re: vrojtime
C'emer kemi? E dime, s'e dime. Nuk them nje cope emer i regjistruar ne zyren e gjendjes civile (kapister per kale, thosh nje i vjeter). C'emer kemi? Si thirremi me njeri tjetrin? Dakord, me gjeste kur jemi sy me sy (pa u beshty natyrisht, sic thoshte Shkreli), po kur nuk shihemi si thirremi? Sa lodhesh te gjesh nje emer qe te permbledh ato qe ke menduar deri ne ate cast, te del nje gje tjeter qe s'eshte kurrkund e lidhur me ate qe ke krijuar deri ne ate moment. Durim, merr nje vare mendimesh dhe shemb karabinane qe kishe ndertuar, per te futur ca xham tek e reja, qe ajo lenda te perputhet. Ehhhh, s'eshte e thene, prape shemb, prape nga fillimi. Po c'shtepi Nastradini me rrota thua, ketyre tonave, ketyre te menduarave, te detajuarave, te vizatuarave, nuk u gjenden shina t'u bejne derman. As ulesh nje cast te shohesh, kushedi edhe te gjesh? E ulura te ben lemsh me teper, se, qe thoni ju, harrohesh neper skicat e trurit, neper keshtjellat qe jane bere si pallatet pa leje (shperthejne si kepudha pas shiut).
Une ende s'kam gjetur emer, per askend, per asgje. Me duket se vertitemi ne masa veshtullore qe, sa bejne te levizin pak, shkojne serish ne vendin e tyre. Nuk me duhen emertime per te thirrur sy me sy (me utopine pa u beshty), me duhen tinguj qe te kthej koken edhe ne nje fishkellime ere qe me percon ate qe me ndjek, paraprin e pason. Duhen shina te qarta me trena qe presin secili neper stacione te tyre, qe ecin ne binare te kryqezuar pa u perplasur. Si eshte ajo gjendja kur je rrotulluar nja ca here me te shpejte ne nje karuzel? Je i plogesht, i turbullt, perzishem, hutueshem, merzijshem (me shijon e thene keshtu); i hedh hapat nje nga nje, te vogla fare njeri pas tjetrit qe mos thyesh hundet ndersa zbret. Uhhhhh, c'me vjen te vjell tani...