Re: vrojtime
Frigoriferi qe bosh sot ne mengjes. E piva dhe piken e fundit te shishes se qumeshtit dhe ju nisa dites me vrullin tim te zakonshem, ku e fus veten ne auto-pilot dhe perjetoj rutinen teksa sub-koshienca qeveris mua.
Dita kaloi me furi sikur te kishte takim me naten, dhe nata erdhi me shpjetesi sikur takimi me diten te kishte shkuar keq. Larg analogjive dhe shembujve te shtyra, ju drejtova gjigandit Amerikan, Wal-Mart per ushqime. Mora nje nga ato karrocat dhe mu kujtua per cudi im at. Ai kurre nuk mund ta "ulte" veten aq poshte sa te shtynte nje karroce te tille ne sy te "botes". Nga c'fare shpella mendimi vinte ky mentalitet se kam kuptuar kurre, sepse fakti qe shtyn apo nuk shtyn karrocesn e ushqimeve nuk percakton apo perkufizon maskulinitetin e askujt. Menyra se si e shtyn karrocen mund te percaktoje dicka, por kete e leme per nje vrojtim tjeter.
Ja u futa ne korridorin e bukes, sepse si Shqiptar qe jam buka eshte me shume tradite se sa nevoje. Mos qenia e bukes ne tryezat tona piketone deshtimin e nje darke madheshtore. Buka eshte dhe gjelle dhe hmm, buke!
Aty ne korridorrin e bukes qene disa gra qe kishin zene rrugen. U kerkova ndjese dhe ato me lane te kaloja per tek buka ime e dashur. E
mbusha karrocen me ushqime qe ime më do ti hidhte ne plehra sikur te jetone me mua. Per mamane time, nese nuk ka gjelle me luge njeriu nuk ha shendetshem.
Ju afrova seksionit te pageses, dhe kashierja filloi te skanonte ushqimet nje e nga nje.
Pasi shuma totale doli ne ekranin e kompjuterit lokal, bera per ne kuleten time duke nxjerre karten e bankes dhe i'a drejtova kashieres.
Pa pyetur, pa pare, pa kontrolluar identifikimin tim, zonjusha e cilter e rrahu karten e bankes ne aparatin e pageses. Me tha nje faleminderit gjysem ze dhe kaq.
Ne nje rast tjeter disa jave me pare, tek i njejti mbi - market, kisha harruar karten e bankes dhe mu desh te shkruaja nje çek, ose shkrese pagimi. Zonjusha me kontrolloi identifikimin, me beri te shkruaj ne te numrin e patentes, shkoi aq larg sa me kerkoi dhe shenjen e gishtit te madh, nen pretekstin qe qene rregullat. I merzitur sic qeshe i thashe ironikisht, "mos do dhe shembullin e ADN-se, dhe nje fije floku?".
Me ra ne sy standarti i dyfishte i marketit, kur vjen puna tek kartat qe vidhen me lehte ata nuk bejne kontroll, ndersa kur vjen puna tek shkresat e pagimit (qe nuk eshte para aktuale dersia banka dergon shumen elekrtonikisht) e bejne ceshtjen te veshtire.
Faleminderit qe lexuat. /pf/images/graemlins/laugh.gif