vrojtime

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

nje fshatar i varfer ka nje thes me 86 400 farera. Nuk kish pasur asnjehere asgje...e i habitur filloi te mahnitej me to, i hidhte perpjete e gezohej. pastaj filloi ti numuronte, pastaj filloi ti hante; disa i pertypte e disa i peshtynte. hengri aq shume sa i dhembi barku. pastaj i shkeli me kembe, i shkembeu me komshinjte pe pak raki e ato qe i mbeten deshi ti ruante...por naten ja hengren mijnjte e diten zogjt.

e njeriu eshte nje fshatar i varfer per dite. ne njezet e kater ore mbart 86 400 sekonda, farerera per aren e pafundesise, por mengjesi i dites tjeter shpesh e gjen serish te varfer...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

Fillimisht postuar nga Leila:
[qb] ....Recetat jane vetem per te semuret..... [/qb]
ti je nje e semure terminale, e pashprese, semure me semundjen, deri me sot te pasherueshme, e qe ka cuar kedo qe ka prekur ne vdekje. Ia thone " jete " emrin kesaj semundjeje.


njeriu do te jetonte me arsyeshem te tashmen nese do te mendonte te ardhmen.
 

Danae

Primus registratum
Re: vrojtime

me mungon nje vend i dashur,me mungon teper....e mbase ky mall ben qe sonte te peshoj pak
 

moonlight

Primus registratum
Re: vrojtime

Fillimisht postuar nga Artemis:
[qb] me mungon nje vend i dashur,me mungon teper....e mbase ky mall ben qe sonte te peshoj pak [/qb]
Po, po, malli te grryen. /pf/images/graemlins/frown.gif

Verej se kam nevoje per nje ndryshim te ndodhe se shpejti; mbase do leviz me banim, mbase do i lyeje floket ne t'kuqe :confused: .... ndryshim i jashtem medemek (mire qe kaq e di).
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: vrojtime

nese njeriu e don egon e tij e vetveten si frut i afersise me te, do ti duhej te donte Krijuesin e tij shume here em shme sepse Ai eshte shume here me prane tij edhe se vetvetja e tij, ne te shfaqurat e ne te fshehtat e tij.
 

shine*

Primus registratum
Re: vrojtime

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Shine vrej se me ka marre malli me te lexu /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif
Po une qe shkuraj po nuk e lexoj me veten se me merzit. Si tja bejme pa??!!!!???


... une ne te shumten e rasteve i zbokam vet njerzit, por per te mire... prezenca ime gjithnje ka qene e tepert, prandaj sa ta kuptosh ti, me mire te largoj une qe mose kuptosh kurre. :rolleyes:
Kot nuk thene mendja shtegton naten, imja po germoka nen token ( mjer ata qe jane poshte). :angel:
 

Danae

Primus registratum
Re: vrojtime

ca te them e ca te shkruaj,gjynah te permbledh dicka ne dy rreshta...
atehere do hesht e do vuaj faktin qe jo te gjithe dine,por nuk do e vuaj gjate,me ngushellon teper fakti se njerezit kerkojne,ne ferr dembelizmi e gjithcka tjeter qe ze diellin,e gjithcka tjeter qe behet ferre,e gjithcka tjeter qe nuk me lejon te pershkruaj mrekullisht cfare eshte mrekulli.
sa shume te izoluar.
 

Ema

Goddes
Re: vrojtime

/pf/images/graemlins/smile.gif

Pashe dje se po vinte pranverea.Gati gati me vinte per te vjerlle nga aromat e forta,parfumet,ngjyrat dhe fundete shkurtra.Mu keput qafa dukepara jashte dritares njerezit pa supet e strukura nga xhupat e rende.
Pastaj qava si gomare me Non ti muovere.Ishte me siguri nga pranvera dhe nga kembet e shtrembera te penèlope Cruz.

...Tani eshte vrenjtur.Nuk di pse ca dite jam mire dhe e perqendruar e te tjera jam si e derrmuar dhe merzitshem.Nuk di pse nje ore besoj fort ne dicka e pas nje minuti nderroj mendje.
Di qe une nuk jam pjese e turmes.Se une jam speciale me shume se kushdo...
Une jam vetem,e vecante,nuk qenka njelloj :idea:
 

Danae

Primus registratum
Re: vrojtime

leximi i dickaje private nuk me pelqen,ajo nuk ish tjeter vec mes nesh,meqe ti do ta lexosh lexoje nese te ben te ndihesh me mire...
 
Top