Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi
Vdekja e Gramozit të shërbejë për emigrantët e tjerë”
Bardhok Marashi
Doja t’i rikthehesha temës së dhimbshme të vrasjes së emigrantit shqiptar Gramoz Palushi. Është shumë e veçantë kjo vdekje dhe arsyet si dhe rrethanat e saj (djali ynë u vra dhe u përcoll i mbështjellë me flamur) na dëshmojnë se kjo ngjarje nuk duhet lënë me kaq, por duhet të marrë rrugë institucionale. Nuk është e tepërt që duke marrë parssysh rrethanat e këtij krimi të rëndë, Gramozit t’i jepet titulli “Dëshmor i Atdheut”. Me këtë rast qeveria jonë duhet të bëjë negociata me qeverinë greke që shqiptarët atje të gëzojnë të drejta të plota si emigrantët e tjerë. Raste të tilla racizmi nuk duhet të përsëriten më, por ku është e besuar kjo! Shqipëria i doli përkrah Greqisë në luftën italo-greko, por ligji i luftës akoma mbahet, a nuk është racizmi shtetëror ky? Shteti shqiptar para 30 vitesh u dha bukë grekëve, kurse atje i vrasin shqiptarët në bukën e tyre. Çfarë është kjo? Pala greke duhet të jetë më e civilizuar në shek. XXI, sepse është edhe anëtare e BE-së.
15/09/2004