Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Nje tragjedi e vertete ka ndodhur ne ishullin Zante ne greqi ku nje grek ka vrare me thike nje shqipetar (20 vjec)dhe ka plagosur dy te tjere te cilet po festonin fitoren e kombetares shqipetare.
 

genti

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

O vella nuk eshte puna e nje individi, eshte problemi se diskriminimi dhe rracizmi ndaj nesh ka arritur ne shkalle institucjonale, ata ne vend qe te kerkojne falje publike dhe te japin mesazhe paqe, mundojne ta ndajne fajin me ne duke thene se faj per ate qe ndodhi kishte edhe Nanua sepse dha nje shperblim prej 500$ dhe se tha qe "po mos te kishin qene shqiptaret, nuk do te kishin perfunduar ne kohe punimet e olimpikut"
dhe kjo gjoja i zemeroi greket...

Perfundimisht ata treguan edhe nje here se ndihen inferjore dhe se nuk jane ai komb i madh qe ata pretendojne se jane dhe ndryshimi i tyre me ne eshte vetem 30 vjet kapitalizem dhe asgje me teper.
Dhe ka ardhur koha qe shqiperia te jete me agresive ne politiken e jashtme dhe mardheniet me cdo shtet duhet te jene ne nivel reciprok dhe as me shume e as me pak.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Fiornetin e Renea, ky arsyetimi juaj me duket teper fatalist, sadomazokist dhe pro-grek! Si qenka ai muhabet, greket ti qisin shpirtin shqiptareve ne pune, te mos i japin as te drejtat minimale qe ju takon me ligj, ti trajton si skllever e kur vjen puna edhe ti rrahin sepse po festojn per fitoren e skuadres se tyre kombetare e ju thoni 'ne jemi te keqinjt e vetes, ne keshtu e ne ashtu!'

Po prisni i her se punet tona dhe problemet qe kemi nuk duhet te na bejne te pranojm drurin dhe poshterimin mbi kuriz. Mjaft po vuajm. greket duhet te rrin urt e mos ta krrujn shume se s'ma mo kanari! Rrobt ku ti ken! Jon rrace e keqe ne pordhac! Jon ndrysira qe duhen fshire me rrenje!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

LR, tërhiqe nga pak frerin. Ka jashtëzakonisht shumë shqiptarë që janë rehatuar shumë mirë në Greqi falë ndihmës që kanë patur nga familje greke. Ka jashtëzakonisht shumë grekë që i simpatizojnë shqiptarët dhe që janë gati t'i mbështesin nëse këta ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre.
E keqja egziston tek propaganda e qeverisë dhe e disa qarqeve të caktuara greke që nuk janë të interesuara për përparimin e Shqipërisë. Pré e kësaj propagande bie edhe një pjesë e popullsisë greke, kryesisht pjesa më injorante. Pra kur puna arrin në këto nivele, i duhet qeverisë shqiptare të reagojë ndaj Greqisë dhe shqiptarët duhet t'i dalin krah qeverisë së tyre!
Me këtë nuk mohoj të këqijat që heqin shqiptarët në kurriz nga grekët por po them që në të gjithë botën po u ndieve inferior do të shkelin me këmbë!
Në Montreal, të gjithë shqiptarët e panë ndeshjen në bare greke së bashku me grekët. Nuk pati asnjë lloj incidenti, përkundrazi, grekët u treguan aq të njerëzishëm sa edhe të paguanin pijet në shumë raste! Sigurisht, këtu në Kanada nuk egziston ajo propaganda e ndyrë që bëhet në Greqi dhe Shqiptarë e Grekë rrijnë bashkë e punojnë bashkë pa më të voglin problem rracor!
Me këtë dua të përforcoj atë që thashë më parë që është qeveria greke që punon kundër Shqipërisë, populli (një pjesë e tij) vetëm i shkojnë nga pas!

Nuk duhet t'i përgjigjemi ekstremizmit me ekstremizëm pasi ne do jemi të humburit!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

une kam fol me shum greqista(shqiptar qe rroapten ne greqi) e jo jashtzakonisht shume...po s'ma ka thon asnji i llaf te mire per naj grek. Tashi ça s'bo vaki re se i popull s'mund te jet i keq i gjithi po kjo fryme me te cilen po jeton populli grek e kerkon te na vejn komen ne fyt!

Nejse sillet e sillet muhabeti ke ne prap maro se jemi ne vari teneqet vujm pordhet e Zengjinit te ri (se osht per ti hap rrugen ktij e budallait)!
 

soni2

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Nuk duhet t'i përgjigjemi ekstremizmit me ekstremizëm pasi ne do jemi të humburit! [/QB][/QUOTE]


fjala fjalen peshku njalen

me ate dhune qe po na japin do tju japim nuk kemi pse te dalim te humbur se greket jane pederasta e bajne si trima vetem ne shpi te tyne se jasht greqie sju nihet zani se ropt e shpise ja u*******
edhe atje vetem se kane policine e ushtrine me veti

ah rob e robni
si ta done kan me e gjete e mbeso o kondra se skena me hupe po kena me ja u çu 3 me nji minimumi

i baj thirrje vellezerve
te na gjejne adrese e atij robq**** qe vrau djaloshin se ma hengert dreqi shpirtin pa ja qu i peshqesh skam me e lane .
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

po ia q**** derri nonen pra kush e ka adresen e atij grekut e s'ja jep kti ktu siper se du me e pa se ç'ka per t'bo se fjalet na jan bo gangrene...!


Shqiptart jan bythgris se pjerdhin aq shum sa grisin breket!!!
 

soni2

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

o arab nuk baj gja me mpa ti po per urrejtje
qe kam ndaj nje akti te tille

ti mos u merzit (jo se je merzite)
per ate pune gjanat nuk bahen per me u hap bythesh i kena dhane provat pa pase nevoje me kallzu se qa
pse hapesh o arab mos kujto se hapen te gjithe e mos ven definime pergjithsije ktu per me teper kur je arab me perpara se shqiptare ik kerko leje pastaj hajde fol .
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

e m'ça veni e ke shpin n'lezh ti ta morim vesh sa burr je?

pyt ne per mu se te tregojn sa arab jam
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Prandaj ben greku me ne si ka qef. Ca kan frik e ca behen trima me njeri tjetrin!

Gjuhen e nenes keni Shqipen! Keni lindur n'Shqiperi dhe per pune besimi fetare, a ndryshime mendimi jeni gati me ju hudh n'fyt njeri tjetrit!

Eshte per te ardhur keq e turp!!!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Dhe per te mos dal nga tema, jame mese i bindur qe i "cejkulibruari mendor" qe vrau 20 vjecarin shqiptar mesiguri do dali nga burgu i padenuar.

Dhe mendoj qe ne qofte se qeveria greke nuk zbaton ligjet ateher me duket mese normale qe shqiptaret ta zbatojn vet ligjin!
 

soni2

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Fillimisht postuar nga *Nahar*:
[qb] e m'ça veni e ke shpin n'lezh ti ta morim vesh sa burr je?

pyt ne per mu se te tregojn sa arab jam [/qb]
e kam ne laç perballe bashkise e me njohin

po deshe me pyte dhe per ty se te thashe arab eshte ne baze te atyne qe shkru e ne baze te nickut tend
noshta nryshon me te verteten po te jete nevoja me te tregu se kush jam te tregoj
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Nahar,nqs ti e mban vehten si njeri me horizont,mos e kthe kete teme ne sharje kunder njeri-tjetrit!!!!Te njejtat fjale edhe per To57,te gjithe kemi nje armik te perbashket.Jam shume i bindur qe To57 do bente dicka per tia marre hakun Gramoz Palushit!!!Ne varrimin e tij nuk kane marre pjese aq shume njerez????Turp per Tiranasit!!!!Sot lexova se si kishte ndodh ngjarja dhe me eshte rrenqethur mishte nga habia dhe zemerimi.Gjithkush nga ne mund te kishte qene ne vendin e atij djali te ri!!!
Ju lutem,te pakten per ceshtje nacionale mos u shani me njeri-tjetrin!!Gjith te mirat. :wave:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

/pf/images/graemlins/frown.gif nuk kan mare pjese se jan te gjithe te trembur prandaj /pf/images/graemlins/frown.gif

Kur isha n'Athine pjesa me e madhe e mbanin sekret te qenin shqiptar, biles dhe emrat i kishin ndryshuar...
 

RediRock

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

ky debati i mesiperm eshte arsyeja pse ne shqiptaret tere jeten i kena bo te keqen njoni tjetri dhe bota e civilizuar na shef si kafshe. diskutimi filloi per keqardhjen dhe aktin skandaloz te vrasje se nje tifozi shqiptar dhe per ndyresirat dhe kermat greke qe na kan hyp ne kurriz dhe po na nxjerrin shpirtin. diskutimi po behet gati te mbaroje me debatin se kush ka qene me i forte ne lezhe apo ne lac nahari apo to57. ore cuna, a jeni mterezi ju apo tallni b*then se vallaj eshte bo me ardhe keq...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Morpo ata te dy e kuptun ate muhabet, por thuaj ti kur do ta kuptojn shqiptaret qe banojn n'greqi qe sa me shume ta ulin koken, sa me shume te mcifen neper skuta, aq me teper do luaj me to greku si luan qeni me lepujt!

Eshte per t'ardh turp qe edhe per varrim nuk kan levizur nga vendi!

Eshte gabimi me i madh te mendosh qe po te ran n'shpull duhet t'heshtes se mos te bien dhe nje tjeter. Do vij nje moment qe 'fshesa' grekut do vihet ne perdorim serisht dhe ata te urtit do trajtohen si plehra!

Turp!!!!
 

Guest
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Greket , shqiptaret?!

NUk simpatizoj absolutisht greket.Nuk them qe mire kane bere qe ka ndodhur nje vrasje e tille edhe sikur ky person te ishte i nje nenshtetesie tjeter.
Ama, mos harroni qe nje "klase emigrantesh", kane "perdhunuar" respektin qe treguan ne fillim greket. Ne fillim te viteve '90, grekerit i pranuan neper shtepia shqiptaret jo si italianet. Dhe shume shqiptare jane ngritur e u kane plackitur shtepiat.Populli yne(brezi qe emigroj) nuk ishte rritur me kulturen e prones private. Me kulturen e pageses per punen qe ben ti dhe jo kolektivi. Keto fakte qe per shume veta jane te pa rendesishme, jane baza e mbijeteses ne nje ambjent te eger kapitalist.
Mungesa e ketyre koncepteve kane bere qe te lindin konflikte ndyrmjet 2 kulturave me "gjak te nxehte". Dhe kjo eshte vertetuar me se miri...kur jo me larg se 1 muaj me pare 1 grek vrau nje shqiptar.Ky i shkreti pa kalonte rrugen...por disa minuta me pare nje shqiptar tjeter i kishte vjedhur kete grekun.
Kur jeton ne vend te huaj duhet te respektosh kulturen e vendit.
Shume dakort, ti ke nje gezim dhe do te gezosh...por mos i gezo para syve atij qe ne ate moment ka hidherim nga gezimi yt.
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

09 shtator 04

Vrasjet e emigranteve
Dosja e Zeze e Policise Greke

gazeta "Panorama"

Dhuna e ushtruar nga policia greke ndaj dhjetëra emigrantëve shqiptarë, disa herë me pasoja tragjike, është një dosje voluminoze në sirtarët e organizatave të të drejtave të njeriut.

Një dosje e zezë, në të cilën asnjë nga fajtorët nuk është dënuar. Gazeta “Panorama” boton për herë të parë një listë me emrat e personave të dhunuar, historitë e të cilëve janë hetuar nga Komiteti i Helsinkit Grek apo “Amnisty International”. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për të rinj, që kanë dashur të kapërcejnë kufirin, por që janë ndaluar nga policët grekë, të cilët më pas i kanë torturuar, gjymtuar, plagosur e vrarë.

Dhuna
Policët grekë kanë përdorur tortura të ndryshme kundër shqiptarëve dhe më pas kanë gjetur edhe justifikimet e duhura për të thënë se ishin ata që kishin të drejtë. 22 të plagosur dhe 5 të vdekur, ky është bilanci tragjik i kësaj dhune, dhe kjo vetëm për raste të bëra publike e të njohura botërisht. Historitë janë nga më të trishtuarat. Por edhe manipulimet nga më të ndryshmet. Një 19-vjeçare nga Tepelena, pasi është arrestuar në Athinë, deportohet për në kufi, por para se të kalojë në anën shqiptare të tij, një polic grek e fyen me fjalë dhe ushtron ndaj saj presion psikologjik. I inatosur me kundërshtimet e vajzës, ai i përplas kokën në xhamin e autobusit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe e nxjerr jashtë. Kjo histori është e vitit 2001 dhe si kjo në këtë vit, ka pasur edhe dhjetëra të tjera, madje një pjesë e mirë e tyre është edhe më e dhimbshme. Një shqiptar u rrah, sepse mori pjesë në një protestë antiraciste, për moslejimin e shqiptarëve të hynin në disa lokale. Gentian Çelniku u vra, ndërsa policia po kontrollonte dokumentet në një kafene të Athinës, në vitin 2001. Vetëm 10 ditë më parë në Shqipëri, mbërriti trupi i pajetë i një tjetër shqiptari, Luan Bërdëllimës, i cili ishte vrarë sërish gjatë një kontrolli dokumentesh. Lista e zezë vazhdon me të tjerë emra dhe me të tjera histori absurde vrasjesh e gjymtimesh.

Asnjë polic i dënuar
Sipas një njoftimi për shtyp të Komitetit Grek të Helsinkit, të 10 tetorit 2002, drejtësia greke kishte diferencuar policin që kishte vrarë një shtetas grek, nga ai që kishte vrarë një shqiptar. “Trajtimi më i egër iu rezervua policit që vrau një grek, ndërsa ai më i lehti për atë që vrau një emigrant shqiptar”, thuhej në deklaratën e Komitetit të Helsinkit. (Bëhet fjalë për vrasjen Gentian Çelnikës.) Ndërkohë që policia gjithmonë ka gjetur justifikime nga më të pabesueshmet dhe që ndryshonin vazhdimisht nga njëri-tjetri. Kështu, për vrasjen e 18-vjeçarit nga Kukësi Vullnet Bytyçit, policia greke fillimisht pohoi se ai kishte tentuar të arratisej. Pasi u provua e kundërta dhe u tha se Bytyçi kishte qëndruar në vend, policët hodhën një tjetër variant, sipas të cilit e akuzonin të riun për trafik armësh dhe terrorizëm.

Apeli
Amnisty International, Komiteti Grek e Shqiptar i Helsinkit, Organizata Botërore Kundër Dhunës dhe Torturës e mjaft institucione të tjera i kanë bërë me dhjetëra herë apel qeverisë greke për të ndaluar keqtrajtimin e emigrantëve. Raste si ai i Vullnet Bytyçit, apo i Ligor Halilit, të vetëm një viti më parë, kanë bërë bujë dhe kanë ngjallur një reagim të fortë të këtyre organizatave, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar, pasi edhe në ditët e fundit me dhjetëra emigrantë u dhunuan në Athinë dhe në disa qytete të tjera të vendit.



VIKTIMA TË DHUNËS POLICORE GREKE

Të vrarë

Gentian Çeleniku 20 vjeç
Bledar Qoshku 23 vjeç, Librazhd
Ramiz Saliaj 21 vjeç, Fier
Vullnet Bytyçi 18 vjeç, Has
Luan Bërdëllima 36 vjeç, Gramsh
Të plagosur

Ferhat Çeka 67 vjeç, Tiranë
Gani Rama 35 vjeç, Krujë
Afrim Salla 15 vjeç, Elbasan
Arjan Hodi 24 vjeç
Arjan Torka 28 vjeç, Gramsh
Sokol Hallka 26 vjeç, Cërrik
Edmond Sula Cërrik
Rrahman Pashollari 60 vjeç, Elbasan
Mili Halili 43 vjeç, Elbasan
Ligor Halili 45 vjeç, Elbasan
Leonard Shimka 19 vjeç, Pogradec
Dashamir Brekolli 26 vjeç, Devoll
Shpëtim Shabani 28 vjeç, Lushnjë
Alfred Metaliaj Kukës
Emir Metaliaj Kukës
Beqir Metaliaj Kukës
Bilbil Metaliaj Kukës
Albert Prifti 36 vjeç, Kuçovë
Vetiak Mema 34 vjeç, Lushnjë
Orges Osmani 19 vjeç, Kolonjë
Sulejman Gjana 38 vjeç, Kukës


Vazhdim...
dosja e zezë



Afrim Salla, 14 vjeç, u paralizua nga plumbat

Afrim Salla ishte 14 vjeç, kur në 4 korrik të vitit 2001 mori rrugën për në Greqi. Ai ishte në një grup prej 12 vetash dhe ndërsa po kalonin kufirin në mënyrë klandestine, rojet kufitare i dalluan. Këto të fundit u thërritën “stop”, por shqiptarët u shpërndanë, duke u përpjekur të largoheshin. Rojet kufitare qëlluan drejt tyre dhe një plumb e zuri në shpinë 14-vjeçarin nga fshati Plangaricë i Elbasanit. Rojet e gjetën atë së bashku me një anëtar tjetër të grupit që po i qëndronte pranë. Ata i shoqëruan për në spitalin e Kastorias. Por plaga që kishte shkaktuar arma e zjarrit kishte dëmtuar shtyllën kurrizore, duke e lënë 14-vjeçarin të paralizuar përjetë.



Gentian Çelniku u vra nga goditjet në kokë

Gentian Çelniku, emigrant në Greqi, ka gjetur vdekjen pas disa goditjeve që ka marrë në kokë nga oficerët e policisë greke. Këta të fundit, gjatë një kontrolli të dokumenteve që kanë bërë në një stacion qendror në Athinës, e kanë qëlluar shqiptarin duke e lënë të vdekur. Ndërkohë që për vdekjen e 20-vjeçarit janë hedhur shumë hipoteza. Sipas policisë greke, shqiptari është vrarë me pistoletë. Ata pretendojnë se ka pasur pistoletë dhe kur njëri nga policët është përpjekur ta largojë, arma që mbante në dorë shqiptari ka nxjerrë një plumb, i cili e ka qëlluar atë në kokë. Ndërkohë që një tjetër hipotezë është ajo e thikës. Sipas saj, ka qenë thika që mbante shqiptari në xhepin e pantallonave, që aksidentalisht, i ka marrë jetën atij.



Arjan Hodi u shtrua në spital nga keqtrajtimi

Më 24 mars të vitit 2001 një grup studentësh grekë dhe të rinjsh shqiptarë emigrantë, dolën në demonstratë në Mytilene, për të protestuar ndaj pronarëve të lokaleve dhe klubeve të natës që nuk i lejonin në mjediset e tyre shqiptarët dhe studentët. Tri ditë më vonë, dy policë e ndaluan 24-vjeçarin Arjan Hodi, një emigrant që punonte me dokumente të rregullta në një karburant në Mytilene. Në rajonin e policisë ai u qëllua egërsisht me mjete të forta. Polici e kërcënoi 24-vjeçarin, duke i thënë se do ta çonte në burg, nëse do të protestonte. Arjan Hodi u la i lirë vetëm pas katër orëve, por ishte rrahur aq shtazërisht, saqë teksa kthehej në shtëpi, u rrëzua përdhe pa ndjenja. Ai u shtrua në spital.



Çeka, 67-vjeçari i plagosur nga rojet kufitare

Ferhat Çeka, 67 vjeç, pensionist, e mbante familjen e tij vetëm me atë që fitonte gjatë muajve që punonte në Greqi. Në mars të vitit 2002 ai po provonte të shkonte përsëri në shtetin fqinj. Sipas dëshmisë së tij, marrë nga “Amnesty International”, në mbrëmjen e 8 marsit ai po kalonte kufirin në mënyrë klandestine, kur e kanë thërritur ushtarët dhe Çeka është ndalur. Ata i kanë marrë gjithçka kishte me vete. Pastaj e shtrinë me fytyrë përdhe dhe filluan ta qëllonin me shqelma dhe me qytat e pushkëve ku të mundnin. Më pas, një roje e ka qëlluar me pistoltë dhe e ka lënë të shtrirë përdhe, duke i thënë se duhet të kthehej në Shqipëri. Një doktor ka shkuar më pas dhe i ka lidhur plagën duke e dërguar më pas në spitalin e Kastorias.



Ligor Halilit i kanë ndarë shpretkën në katër pjesë

Vetëm pak kilometra larg kufirit shqiptar me Greqinë, Ligor Halili bashkë me të vëllain dhe një qytetar nga Elbasani, kanë provuar mbi trupin e tyre 6 orë tortura. Si pasojë e tyre, Halilit i është ndarë shpretka në katër pjesë. “Pronari ku punonim, për mungesë të vendeve të punës, na kishte dhënë 10 ditë leje për t’u kthyer në shtëpi, duke na sugjeruar që të ktheheshim sërish pas lejes provizore”, ka thënë Ligori duke treguar se ndërsa kthehej se bashku me të afërmit e tij, policia greke i prangosi. “Na rrahën si të ishim kafshë dhe jo njerëz, dhe nuk na dhanë asnjë lloj ndihme. Na nxorën pas 24 orësh, pasi na kishin marrë nga 100 euro, dhe na përcollën për në kufirin shqiptar”, ka treguar ai në një inervistë pasi u kthye në Shqipëri.



Tafilit i thyen kockat dhe s’e lanë të mjekohej

Refat Tafili ishte vetëm 16 vjeç kur emigroi për në Greqi, në mënyrë ilegale. Ai arriti në Greqi në dhjetor të vitit 2000, ku me ndihmën e të afërmve gjeti një punë. Sipas dëshmisë së tij, në orën 9.30 të mbrëmjes së 8 shkurtit të vitit 2001, tre persona të veshur si oficerë policie e kanë nxjerrë me forcë. “Kur u ktheva nga puna, hëngra darkë dhe po përgatitesha për të fjetur, kur befas erdhën policët. Ata hapën derën dhe hynë brenda. Më kapën dhe më nxorën jashtë. Më rrëzuan përdhe dhe filluan të më qëllonin me shqelma në stomak dhe në këmbë. Më folën në greqisht, por unë nuk i kuptoja.” Refat Tafili gjatë këtij arrestimi pësoi disa thyerje në trup, ai bëri një operacion, por për të kishte dalë një urdhërarresti dhe nuk e lanë të qëndronte në spital, më pas e deportuan pa i dhënë asnjë mundësi mjekimi.


Policia greke thotë se emigrantët s’kanë dëshmuar për vrasjen e Palushit

Familjarët: I kemi thënë të gjitha në polici




Tiranë

Policia greke pretendon se familjarët e shqiptarit të vrarë nuk e kanë denoncuar krimin në polici dhe nuk kanë dhënë dëshmitë e tyre. Nëpërmjet mediave të vendit fqinj është mësuar se policia greke ka deklaruar ditët e fundit se nuk kishte denoncim, për vrasjen e shqiptarit Gramoz Palushi nga Panajotis Kladis, në ishullin Zakintos.

Por familjarët e Palushit e kanë kundërshtuar këtë fakt. Të kontaktuar nga gazeta “Panorama” ata kanë thënë se menjëherë pas ngjarjes, kanë dhënë në polici deponimet e tyre, ku edhe kanë dëshmuar për një vrasje dhe një plagosje.

Pretendimi
Fillimisht kanë pretenduar se Kladis, djali i njërit prej njerëzve më të pasur të ishullit ku ndodhi krimi, nuk ishte në gjendje të mirë psikike. Më pas kanë pohuar se vetëm ai kishte marrë pjesë në vrasjen e një shqiptari dhe në plagosjen e disa të tjerëve, duke mohuar bashkëpunimin e dy personave të tjerë, të cilët, sipas shqiptyarëve dëshmitarë në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar motorin. Ndërsa, së fundmi, kanë mohuar se shqiptarët kanë bërë denoncimin në polici për krimin. Sipas shtypit grek, që citon policinë e ishullit, asnjë nga shqiptarët e ndodhur në vendin e ngjarjes dhe as të afërmit e viktimës Gramoz Palushi, nuk kanë dëshmuar në polici dhe as kanë denoncuar krimin.

Familja kemi denoncuar
Që në ditën e parë të kthimit të tyre në atdhe, atëherë kur sollën me vete edhe trupin e pajetë të Gramoz Palushit, familjarët e këtij të fundit pohuan se kishin lënë dëshmitë e tyre në polici, madje këtë e kishin bërë edhe publikisht në disa nga televizionet dhe gazetat lokale e kombëtare greke. Shyqyri Palushi pohoi atë ditë për gazetën “Panorama” se ai vetë, vëllai i Gramozit dhe vëllai i tij, kishin dëshmuar në polici dhe kishin dhënë disa intervista në gazeta e televizione të ndryshme për atë që kishte ndodhur dhe për mënyrën e formën e vrasjes. Madje, ata kanë dhënë edhe emrat e tre personave që kishin marrë pjesë në vrasje, duke filluar nga vetë autori, Panajotis Kladis.

Ngjarja
Janë bërë gjashtë ditë nga vrasja në Greqi e 20-vjeçarit nga Kukësi, Gramoz Palushi. Palushi u qëllua me thikë nga një 22-vjeçar grek, ndërsa po festonte fitoren e kombëtares shqiptare kundër asaj greke. I riu u qëllua me një thikë në zemër, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai u dërgua për në spital, ku nuk mori ndihmën e duhur mjekësore, pasi askush nuk i hapi dyert e spitalit të ishullit. I riu vdiq dhjetë minuta pas plagosjes, vetëm sepse kishte bërë xhiro me motor duke mbajtur mbi të flamurin shqiptar. Menjëherë pas kësaj nga Ministria e Brendshme e Greqisë u tha se do të bëheshin hetimet e duhura dhe se për vrasësin do të jepej dënimi i merituar, por, ndërkohë, u fsheh bashkëpunimi i dy personave të tjerë në vrasje. Gramoz Palushi u varros dy ditë më parë në Babrru të Tiranës. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit me flamurin kombëtar, ndërsa nesër në Shqipëri e Greqi, shoqatat rinore shqiptare do të organizojnë protesta, për vrasjen e tij dhe ku do të kërkojnë më shumë tolerancë dhe respektim për të drejtat e shqiptarëve.



Si u vra Gramoz Palushi

Me flamurin kuqezi hedhur mbi krah ishte duke festuar fitoren e kombëtares shqiptare, por është goditur me thikë nga një tifoz grek. Gramoz Palushi ka gjetur vdekjen disa ditë më parë nga thika e Panajotis Kladis, i cili, i irrituar nga humbja e grekëve, ka qëlluar mbi 20-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit gjatë festës që ishte duke bërë së bashku me bashkëkombasit e tij është goditur me thikë nga tifozi grek dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.

vazhdim..............8 shtator 04

vrasja e emigrantit

homazhi


Ideja e një letërshkruesi bëhet realitet. Çdo vit do të luhet një ndeshje miqësore Kosovë-Shqipëri

4 shtatori, dita e “Tifozit Kuq e Zi”

Këshilli Rinor jep përkrahjen e tij për ta kujtuar këtë datë




Tiranë

4 Shtatori duhet të jetë dita e “Sportdashësit kuq e zi”, në shenjë nderimi për Gramoz Palushin dhe në shenjë feste e vëllazërie për të gjithë shqiptarët.

Pas një letre të një të riu, të botuar një ditë më parë në gazetën “Panorama”, Këshilli Rinor Shqiptar dhe një sërë organizatash homologe, kanë dalë me një deklaratë, ku mbështesin këtë nismë. Madje, në deklaratën e tyre KRSH-ja, Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë (AS@N) dhe parlamentet rinore në të gjithë vendin, i ftojnë shqiptarët kudo që janë, që më 4 shtator të ulen në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” për të ndjekur ndeshjen miqësore mes kombëtares shqiptare dhe një përfaqësueseje të Kosovës. Me qëllim që të përcjellim në këtë mënyrë mesazhet e paqes dhe të vëllazërisë, me synim forcimin e atdhedashurisë te të gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen, thuhet më tej në deklaratë.

Ideja
Ka qenë Arlind Ciri, që përmes një letre të botuar dje në gazetën “Panorama”, ka hedhur i pari këtë ide. Sipas tij, festa kuq e zi, e pasfitores kundër kampionëve të Evropës, duhet të kthehet në një festë të përhershme kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen në botë. Letra propozonte edhe zhvillimin e një ndeshjeje miqësore, midis dy kombëtareve shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. Duket se letërshkruesi nuk ka qenë i vetmi që e ka menduar si të denjë për ditë feste, ditën kur të gjithë shqiptarët festuan në sheshet e vendeve ku ata ndodheshin fitoren e kombëtares. Por kjo ditë do të kujtohet edhe për hir të emigrantit 20-vjeçar, të vrarë në ishullin grek Zakintos, pasi doli në rrugë të festonte fitoren e kombëtares. Një ditë që do t’i kushtohet Gramoz Palushit dhe qindra shqiptarëve të tjerë që iu nënshtruan dhunës së ekstremistëve ksenofobë. Megjithëse duhet ende një vit për të ardhur katër shtatori i ri, KRSH-ja dhe disa organizata të tjera e kanë nisur ftesën e tyre për të gjithë shqiptarët, duke siguruar edhe përkrahjen e nevojshme për të organizuar një ditë të tillë. Ndërkohë, janë ftuar edhe shoqata të tjera që të përkrahin idenë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për realizimin e saj, për ta shndërruar 4 shtatorin e ardhshëm në një ditë feste. Këshilli Rinor Shqiptar dhe organizatat e tjera homologe kanë falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit që i adresoi FIFA-s kërkesën e tyre, që kombëtarja të luajë sot në Gjeorgji me shirit të zi në krahë dhe të mbajë një minutë heshtje në nderim të Gramoz Palushit, të riut që u vra gjatë festimeve për fitoren kundër Greqisë, në një ishull grek.

Protesta
Grupi i shoqatave rinore shqiptare ka vendosur dhe i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të enjten të dalin në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe të protestojnë paqësisht kundër dhunës së ushtruar ndaj tifozëve të kombëtares në Greqi. Protesta thuhet në deklaratë do të jetë në të njëjtën orë dhe si mbështetje e asaj që do të zhvillohet në sheshin “Omonia” në Greqi nga Forumi Studentor i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi. Motoja me të cilën do të dalin në shesh protestuesit është “Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë”. Ndërsa qëllimi i kësaj proteste do të jetë promovimi i vlerave të tilla si toleranca, bashkëjetesa dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë. Të gjitha këto reagime dhe ftesa për protestë vijnë pas ndeshjes së Shqipërisë me Greqinë dhe pas situatave të krijuara në vendin fqinj, në datën katër shtator dhe më pas. Tashmë pritet që nga katër shtatori i ardhshëm festa e para pesë ditëve të rikthehet në rit.



Flet kryebashkiaku i Kukësit Osman Elezi
“Grekët duhet të kërkojnë ndjesë”

“Homazh për Gramoz Palushin”. Kjo ishte parulla e shkruar në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit për nder të 20-vjeçarit Gramoz Palushi, i cili u vra nga një grek. Ndërkohë që edhe kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Osman Elezi, dënon dhunën ndaj emigrantëve tanë në shtetin fqinj. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai i shpreh ngushëllimet familjes Palushi. Këtë vrasje Elezi e quan si një akt barabar, dhe, nga ana tjetër, kërkon që t’i jepet fund dhunës në Greqi.

Si e vlerësoni aktin tragjik të vrasjes së emigrantit në Greqi?
Fillimisht, i shpreh ngushëllimet në emër të të gjithë banorëve të Kukësit familjes Palushi për këtë tragjedi të papritur, që preu në mes jëtën e një të riu. Së dyti, akti është barbar dhe mesjetar. Të vrasësh njeriun duke festuar, është barbarizëm. Këtu nuk bëhet fjalë më për të drejtat e njeriut, por për gjënë më elementare që Zoti ta fal, për jetën. Vetëm para dy muajsh shqiptarët ishin pjesë e gëzimit në fitoren e Evropianit në Portugugali, për Greqinë, ndërsa tani ata na e shpërblejnë në këtë mënyrë. Madje edhe policia ka marrë pjesë në keqtrajtimin e shqiptarëve, duke i ndjekur njerëzit që mbanin flamurin kombëtar në duar.

Si mund të reagohet nga autoritet për këtë ngjarje?
Dhuna nuk zgjidhet me dhunë dhe grekët që janë inspirues të saj nuk duhet ta shtrijnë atë në kurriz të emigratëve të pafajshëm dhe hallexhinj të Shqipërisë. Gjaku i 20-vjeçarit Palushi duhet të jetë shenja e fundit e një dhune të stërgjatur dhe të mbyllë një kapitull të errët të qëndrimit të palës greke ndaj emigrantëve tanë. Fillimisht u takon autoriteteve greke të reagojnë në mënyrë të sinqertë dhe të kërkojnë falje për këtë akt tragjik të dhunës që merr jetën e të pafajshmëve me thika. Pastaj duhet të vijë edhe reagimi ynë që duhet të jetë dinjitoz për një shtetas shqiptar që vdiq barbarisht me flamurin kombëtar në duar, duke brohoritur për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Të rinj si ai ia rrisin nderin Shqipërisë dhe kombit, prandaj na takon të gjithëve, qeverisë, popullit, politikës që ta nderojnë këtë 20-vjeçar ashtu siç e meriton. Respekti ndaj tij është respekt ndaj kombit e atdheut.



Forumi studentor: Nuk ka justifikim për incidentet

Forumi Studentor i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi në një konferencë për shtyp dënon dhunën e ushtruar nga policia greke ndaj emigrantëve shqiptarë. Presidenti i këtij forumi, Ervin Shehu, ka praqitur të gjithë gjendjen shëndetësore të emigrantve të plagosur, dhe, sipas tij, shteti grek nuk ka asnjë justifikim për këtë tragjedi. Në këtë konferencë morën pjesë dhe përfaqësues të organizatave antiraciste dhe të organizmave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qendër në Athinë.



Dy viktima nga i njëjti fis

Babai i një tjetër viktime të grekëve, ka marrë pjesë dje në varrimin e Gramoz Palushit, me të cilët jo vetëm ishte i afërm e kushëriri, por tashmë lidhen nga i njëjti fat i keq. Ram Bytyçi u ka kujtuar pjesmarrësve në varrim se të njëjtin fat ka patur edhe ai e familja e tij, kur një vit më parë, i biri Vullnet Bytyçi u qëllua nga një polic grek, i cili nuk u dënua asnjëherë për krimin. Për babain e 18-vjeçarit të vrarë, kjo ngjarje tregon se grekët kanë ndërmend të vazhdojnë të vrasin djemtë shqiptarë. Vullnet Bytyçi ishte vetëm 18 vjeç, kur u qëllua nga një polic grek, pasi kishte kaluar kufirin. Policia greke pretendoi se ai kishte tentuar të arratisej, pasi policia kishte thirrur që të ndalonte, madje 18-vjeçarin e akuzuan edhe për terrorizëm. Por shqiptarët e tjerë që ishin së bashku me këtë të fundit, ndaj të cilëve e njëjta patrullë policie ushtroi dhunë. Deri më tani, për këtë ngjarje asnjë person nuk është ndaluar, megjithë protestat e disa organizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



Vëllai i Gramozit: Grekët u kanë bërë pritë

Vrasja nuk ka qenë një ngjarje që ka ardhur si pasojë e çmendurisë së një personi, por një krim i mirëorganizuar nga të paktën tre persona. Kështu ka thënë Pajtimi, një nga vëllezërit e Gramoz Palushit, i vrarë pesë ditë më parë në Greqi, pas ndeshjes së dy kombëtareve. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe kushëriri i viktimës, Shyqyriu edhe ky i pranishëm ditën e vrasjes. Ndërkohë që deri më tani, shtypi i vendit fqinj, ka pohuar se personi që vrau të riun, ishte i sëmurë psikik. Në variantin e të rinjve shqiptarë, përmendet edhe fakti se autori, djalë i një prej njerëzve më të pasur të ishullit është arrestuar 30 minuta më vonë edhe pse nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ata kanë akuzuar edhe mjekët e spitalit që nuk i kanë hapur dyert dhe nuk kanë mjekuar siç duhet Gramozin.

vrasja e emigrantit

reportazhi


Qindra të afërm e miq kanë marrë pjesë dhe në varrimin e 20-vjeçarit, që u vra të shtunën

Lamtumirë me flamur Gramoz Palushit

Përcillet për në banesën e fundit i riu i vrarë në Greqi


Vladimir Karaj

Ka vdekur duke mbajtur flamurin kuq e zi dhe nuk mund të përcillet ndryshe, veçse me flamur kuq e zi.

Në fakt, janë dashur dy të tillë, për të mbuluar arkivolin e bardhë ku fle përjetësisht Gramoz Palushi, i vrarë pesë ditë më parë në Greqi. Të afërm, miq, emigrantë dhe politikanë, dje i kanë dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçarit që u vra, ndërsa festonte fitoren e kombëtares. Qindra njerëz të ardhur deri nga Greqia, dhjetëra makina me flamurë e simbole të tjera kombëtare, kanë marrë pjesë në furneralin e të riut nga Kukësi.

Rrugëtimi i fundit
Nuk është “Golgota” dhe askush nuk do të kryqëzojë askënd, por rruga për të shkuar deri në vendin ku do të varroset Gramozi i ngjan kësaj të fundit. Duket sikur së bashku me arkivolin, të afërmit e viktimës, mbajnë mbi supe edhe vuajtjet e të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi apo kudo qofshin. Një pjesë e tyre është radhitur me ata që përcjellin trupin. Ata çapiten ngadalë. Së bashku me të tjerët ngjiten me vështirësi në rrugën e pashtruar dhe plot pluhur, që vende-vende i ngjan një shtegu të pakalueshëm. Por askush nuk ndalet, deri sa nuk ndalet edhe djaloshi që i prin karvanit me flamur në dorë. Flamuri nuk është i vendosur në një shtizë normale, por në një shkop druri e, megjithatë, i riu që e mban nuk i ul për asnjë moment duart, në mënyrë që ai të duket sa më mirë. Është zgjedhur të jetë, simboli i këtij morti, që nuk dallon nga të tjerët për nga dhimbja, por për nga mënyra se si është shkaktuar. Një pjesë të mirë të rrugës duhet ta bëjnë në këmbë me arkivolin në krahë e, veç kësaj, duhet të kujdesen që mbulesa-flamur të mos bjerë, ndërsa ngjiten e zbresin në një rrugë të vështirë.

Lamtumira
Fillimisht një dorë dhe, e më pas dy, tri e pastaj dhjetëra të tjera radhazi, deri sa u vjen radha lopatave dhe trupi i pajetë i emigrantit mbulohet përfundimisht, së bashku me flamurin për të cilin e qëlluan. Zhurma e dheut të thatë mbi drurin e arkës së mortit, fjalët e lutjes, të shqiptura me zë të lartë nga një hoxhë, janë të vetmet që dëgjohen për një copë të mirë kohe, deri sa Gramozi mbulohet i tëri. Dikush i ndal lopatat dhe të afërmit vendosin buqetat me lule. Bashkë me to është edhe kurora që ka nisur kombëtarja shqiptare dhe një bluzë e saj. Ndoshta një të tillë Gramozi e kishte të veshur edhe ditën kur e vranë. Pastaj karvani kthehet pas për të kryer edhe ato pak rite që kanë mbetur. Ndërsa lart në kodër, mbetet varri i ri i një 20-vjeçari, të cilit në vend të një simboli fetar i kanë lënë pranë flamurin për të cilin vdiq.



Grekët me dy mendje për incidentet

Qeveria greke dhe institucionet e tjera të vendit fqinj, kanë patur mendime të ndryshme në lidhje me incidentet e disa ditëve më parë në vendin fqinj. Në një deklaratë të përjavshme për shtyp, zëdhënësi i qeverisë greke i ka dënuar sërish aktet e dhunës dhe është shprehur se “qëllimi i përbashkët është njëmendësia midis dy popujve. Jemi fqinjë dhe duhet të jetojmë në paqe dhe harmoni. Episode të shkëputura, të cilat janë dënuar nga të dyja palët, nuk duhet të lëkundin marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”. Ndërkohë që para gazetarëve grekë, ai nuk ka pohuar arrestimin e ndonjë shtetasi grek, pjestarë i shoqatës “Kristi Avgji”. Gjithashtu ka thënë se nuk kishte dijeni, nëse Ministria e Drejtësisë së Greqisë, do të niste apo jo hetimet në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia greke mbi emigrantët shqiptarë. Ai ka thënë se këto hetime do të nisin vetëm në rast se do të ketë denoncime, por që sipas tij, deri më tani të tilla nuk ka patur. Ndërkohë kanë qenë të një tjetër mendimi prefekti i Selanikut dhe gjithashtu disa nga krerët e partisë në pushtet Demokracia e Re. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, prefekti i Selanikut, ka justifikuar dhunën duke thënë se ajo ishte pasojë e cënimit të fisnikërisë greke.



Një llogari bankare për familjen e emigrantit

Lëvizja “Mjaft”, ekipi kombëtar i futbollit, si dhe Banka Credits kanë hapur një llogari bankare “Kuq e Zi”, për familjen e emigrantit të vrarë. Të parët që kanë kontribuar kanë qenë futbollistët e kombëtares, me një shumë prej 10 mijë dollarësh. Ndërkohë që lëvizja “Mjaft”, me anë të një deklarate i fton të gjithë qytetarët, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit, të kontribuojnë financiarisht për familjen e Gramoz Palushit.



Nano: Ligji grek të ndëshkojë fajtorët

Kryeministri Fatos Nano reagon ndaj dhunës së ushtruar mbi emigrantët shqiptarë në Gerqi, si dhe për vdekjen e 20-vjeçarit Gramoz Palushi, i cili u godit më thikë nga një i ri grek. Në një deklaratë në mbledhjen grupit parlamentar socialist, Nano është shprehur se nga kontaktet që ka pasur me qeveritarët grekë është siguruar se vendi fqinj ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndëshkuar ligjërisht ata persona që ushtruan dhunë mbi emigrantët shqiptarë. Madje, ligji nuk do të lërë pa ndëshkuar edhe ata që e tejkaluan të drejtën dhe me shfaqje të shëmtuara racizmi dhe ksenofobie derdhën egërsi ndaj gëzimit të ligjshëm të shqiptarve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.



Bello: Në të ardhme do mbrojmë emigrantët

Dje, para cermonisë së varrimit të emigrantit të vrarë nga një shtetas grek, ministri i Shtetit, Marko Bello deklaroi: “Do të ishte hipokrizi po të thosha se shteti shqiptar ka bërë shumë për të mbrojtur emigrantët shqiptarë në Greqi”. Në varrimin e emigrantit ka marrë pjesë edhe kryetari i PDR-së, Genc Pollo. Ky i fundit ka dënuar dhunën ndaj shqiptarve dhe është shprehur se duhet të varrosim urrejtjen, racizmin dhe intolerancën. “Sot nuk varrosim vetëm birin tuaj, por të tërë ne lëmë diçka nga vetja jonë”, ka përfunduar Pollo. Në ceremoninë e përmortshme kanë marrë pjesë edhe politikanë të tjerë, si Shaban Memia, Vili Minarolli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.



Islami: Të ruhen marrëdhëniet e mira

Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Petro Moliviatis, vlerësoi nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, duke theksuar edhe një herë se ngjarjet e ditëve të fundit, të shoqëruara edhe me veprime të pahijshme e të dhunshme, nuk kanë përse të ndikojnë në këto marrëdhënie. Të dy ministrat shprehën mirëkuptimin se vizita e ardhshme e ministrit të Punëve të Jashtme Islami në Greqi, jo vetëm do të shërbejë si një konfirmin i nivelit mjaft të mirë të marrëdhënieve, por do të jetë një hap i rëndësishëm në forcimin e vazhdueshëm e të gjithanshëm të bashkëpunimit mes të dy vendeve tona dhe vëllazerimit të dy popujve.





.....
Faqe 2 - Aktualitet

vrasja e emigrantit

intervista


Flet, Shyqyri Palushi, kushëriri i viktimës dhe dëshmitari i vrasjes së para 4 ditëve në ishullin grek

“Vrasja e Gramozit, para syve të mi”

Rrëfen djali i xhaxhait: Vdiq para dyerve të spitalit




Në fytyrë e në sy i lexohet vetëm dëshpërimi. Quhet Shyqyri Palushi dhe është djali i xhaxhait të Gramozit, të vrarë para katër ditësh në Greqi.

Ai e ka parë kushëririn t´ia therin para syve dhe më pas të japë shpirt para dyerve që nuk hapeshin të një spitali. Më pas ka duruar burokracinë e shtetit fqinj, që nuk i lejonte të kthenin sa më shpejt trupin e pajetë në shtëpi e duket se tani i kanë shterur lotët. Gjithçka e mban mend me detaje, si ta kishte fotografuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, tregon se si e qëlloi me thikë në zemër, greku, Panajotis Kladis, kushëririn. Si u kishin zënë pritë tre grekë të rinjve shqiptarë që festonin, edhe pse më parë ata edhe policia i kishin thënë se do t´i lejonin të festonin të qetë, pasi ishte e drejta e tyre. Përse policia nguroi të arrestonte grekun, që sapo kishte ardhur në ishull dhe që ishte i kërkuar nga policia.

Si ndodhi ngjarja në Zakinto?
Ne ishim një grup të rinjsh shqiptarë, pjesa më e madhe 20 vjeçarë e disa më të vegjël, që dolëm të festonim fitoren e kombëtares, me flamurë nëpër rrugë. Kushëriri im, Gramozi dhe disa të tjerë, bënë fillimisht një xhiro me motorra mes përmes fshatit dhe askush nuk i ndaloi, por në momentin që u kthyen në krahun tjetër, u bënë pritë dhe pasi e ndaluan motorrin, një nga grekët i ka qëlluar me thikë, të parin Gramozin e më pas edhe pesë të tjerë së bashku me vëllain tim, që ishin në të njëjtin karvan.

Ju thoni që u kanë bërë pritë, deri më tani ne dinim që i vetmi person që ka qenë, është ai që ka qëlluar?
Jo ishin tre persona, dy të parët u dolën përpara motorrave dhe i kanë ndaluar duke mos i lënë të lëvizin, ndërsa ai tjetri i ka qëlluar me thikë.

Më pas çfarë ka ndodhur?
Më pas Gramozi i ka thënë vëllait tim, “më merr e më dërgo në spital se më mbuloi gjaku”, por vëllai ishte vetë i mbuluar me gjak e nuk ka mundur, atëherë kanë ndaluar makinën e një shqiptari tjetër dhe ai i ka shoqëruar për në spital.

Kur vdiq Gramozi?
Gramozi vdiq ndërsa prisnim në dyert e spitalit të ishullit, të cilat nuk po na i hapnin.

Na thanë se në spitalin e ishullit, nuk kanë pranuar ta mjekojnë?
Nuk di ç´të them, vetëm se dyert nuk na u hapën për të paktën 10 minuta dhe kur na futën brenda, gjithçka kishte marrë fund. Mjekët e atjeshëm thanë se kjo kishte ndodhur ngaqë ishte natë, por ne e kuptuam se derën nuk e hapën ngaqë ishim shqiptarë.

Ju e njihnit personin që qëlloi mbi Gramozin dhe vëllain tuaj?
Jo tamam, ai nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në ishull, dinim vetëm se kishte ikur nga SHBA-ja, ku nuk e di se çfarë kishte bërë dhe e kërkonte policia. Kishte qëndruar për disa kohë në Athinë, por edhe aty ishte larguar, pasi kishte kryer një krim. Në ishull ishte strehuar prej pak kohësh, pasi aty nuk e ndalonte njeri, ngaqë ishte edhe i pasur. Madje edhe pas vrasjes, policia fillimisht nuk e arrestoi edhe pse ai nuk u largua nga vendi i ngjarjes, e arrestuan vetëm kur një grek tjetër u tha: “Përse nuk e ndaloni, a nuk e shikoni që ai ka therur një njeri”. Ndërsa dy grekët e tjerë u ndaluan vetëm pas denoncimeve tona.

Po dy personat e tjerë i njihnit?
Po, ata po dhe nuk e dimë se si e përse e kanë bërë këtë.

Keni patur më parë probleme me ta?
Jo nuk kemi patur, as me ata dhe as me të tjerë grekë që ndodheshin në ishull, madje njëri prej tyre më kishte pyetur nëse do të festonim po të fitonte kombëtarja jonë dhe unë iu përgjigja që po. Gjithashtu dhe policët na kishin thënë se nëse fitonte Shqipëria, ne kishim të drejtë të ngrinim flamurin tonë, ashtu siç kishin bërë edhe grekët, në vendet e tjera, por ja që nuk doli ashtu. Ne menduam se gjithçka do të shkonte si mes miqsh, por ata na e prenë gëzimin në mes.



Mbërrin në shtëpi trupi i emigrantit të vrarë. Sot varrimi
Një karvan përcjell arkivolin e mbuluar me flamur

Fillimisht një makinë e vogël, më pas dy motoçikleta të Policisë Rrugore dhe pas tyre makina e funeraleve. Është errësirë, por është e lehtë të shquash arkivolin e bardhë, të mbuluar me flamur kuqezi, ku prehet trupi i Gramoz Palushit, 20-vjeçari i vrarë para katër ditësh në ishullin Zakinto në Greqi. Pas tij vjen një karvan i tërë makinash, që e kanë shoqëruar që prej futjes në kufirin shqiptar. Makina ndalet para shtëpisë së familjes Palushi dhe po ashtu ndalon i gjithë karvani. Burrat më të fortë e ngrenë arkivolin në krahë dhe shkojnë drejt shtëpisë, ku një grumbull njerëzish tashmë ka filluar të përloten. Por vaji i vërtetë fillon vetëm kur nëna, që e di se djali është i shtruar në një spital grek, sheh arkën e mbuluar me lule e flamur të hyjë në shtëpinë e saj. Gratë që ka afër mundohen ta mbajnë, por ajo u shkëputet nga duart dhe lëshohet mbi arkën e drurit, duke thërritur me zë të lartë të birin. Tani është e vështirë të gjesh një fytyrë pa lot. Burra që mbulojnë sytë e qajnë nën zë dhe gra që ulërasin e qajnë me ligje. Të afërmit mundohen t’i qetësojnë. Trupi i pajetë futet në dhomën e grave ku edhe do të vajtohet deri sa të bëhet varrimi. Halil Palushit, babait të viktimës, që deri atëherë e kishte mbajtur mirë veten, “i priten gjujët” dy burra e mbajnë nga krahët ndërsa një i tretë i thërret të mbledhë veten. E atëherë Halili, përpiqet të bëhet edhe një herë i fortë, “Hajdeni burra”, thotë me zërin që i dridhet, duke u prirë të afërmve e miqve për në shtëpinë që duket më e vogël nga pesha e mortit. Poshtë në dhomën përdhese të shtëpisë është trupi i pajetë, i rrethuar nga nëna e motrat që vajtojnë e nuk reshtin së përkëdheluri arkivolin. Ndërsa sot në orën 10.00, trupi pa jetë do të përcillet për në banesën e fundit.



Vrasësi plagosi dhe tre shqiptarë të tjerë

I njëjti grek që ka vrarë 20–vjeçarin Gramoz Palushi, ka goditur me thikë duke i lënë të plagosur lehtë edhe tre shqiptarë të tjerë, për të cilët policia greke nuk ka dijeni. Këtë e pohon emigranti Shyqyri Palushi, kushëriri i viktimës. Sipas tij, po atë natë, i njëjti grek, përveç grupit me të cilin po festonte Gramozi, ka sulmuar edhe disa të rinj të tjerë, duke iu shkaktuar plagë të ndryshme në trup. Ata kanë qenë tre të rinj që punonin në atë ishull, por kur janë parë atë natë nga policia me plagë i kanë shmangur policët grekë duke u thënë se plagët i kishin marrë ngaqë ishin rrëzuar nga motori. Ata kishin gënjyer me frikën se mos i dëbonin nga ishulli, pasi u kishin skaduar dokumentet. Ashtu të plagosur janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë ndihmën e parë mjeksore, pa e treguar ngjarjen e vërtetë. Sipas 20-vjeçarit, atë natë të gjithë të rinjtë shqiptarë kishin vendosur të dilnin po qe se kombëtarja jonë do t’u dhuronte një fitore. “Që paradite, kur ne u shkëmbyem në rrugë me vrasësin na pyeti nëse do të dilnim me flamurë, po qe se do fitonim, dhe ne iu përgjigjëm natyrisht që po, dhe se mezi po e prisnim fitoren”, tregoi emigranti. Më tej ai shpjegoi se ishte i bindur që vrasësi në bashkëunim me bandën e tij u kishte ngritur pritë, pasi ata nuk ishin sulmuar në xhirot e para me motor, por vetëm pasi ishin ndarë në grupe të vogla.

Gramozi nga Kukësi, Aresi nga Gramozi


Edison Ypi

Është e vogël Shqipëria, por mpleksjen e ka të hatashme. Gramozi është, ah ishte, nga Kukësi. Aresi nga Kolonja...

...nga Gramozi. Gramozi njëzetvjeçar nga Kukësi ka, ah kishte, emrin e malit madhështor njëzet milionëvjeçar nga Kolonja. Atë emër ai nuk do ta ndërronte as për njëzet milionë vjet. Aresi trembëdhjetëvjeçar ka emrin e Perëndisë së Luftës, sipas Mitologjisë trembëdhjetëmijëvjeçare greke. Aresi e ka babin kolonjar, mamin çame! Gramozi jeton, ah jetonte, në Tiranë. Aresi, gjithashtu, jeton në Tiranë. Gramozi po lodhet, ah po lodhej, në Greqi për të ndërtuar një shtëpi në Shqipëri. Aresi dergjet mes librave dhe enciklopedive për të ndërtuar Shqipëri.

Ishte ditë e rrallë. Nga ato që njeriut vështirë t’i qëllojë një herë në jetë; si ditë e kalimit të një komete, ditë e eklipsit të plotë apo si dita e pshurrjes së shtatores së Diktatorit.

Ishte ditë e rrallë, gjatë së cilës u shfaq një Shqipëri tjetër. Jo ajo e përditshmja, e zakonshmja me gjarpërinj politikanë, mashtrime, dallavere, snobizma, thashetheme. Ishte krejt, krejt ndryshe. Shpërtheu nga Toka a zbriti nga Qielli, a të dyja bashkë, s’u muar vesh. Nuk ishte ditë. Ishte krismë me vetëtimë, nga ato që sjellin në vete dhe që për pak çaste i ndriçojnë udhën nëpër pyll qyqarit që udhëton natën me shi e suferinë. Nisi të përskuqej që në mëngjes. Një Flamur kuq-e-zi me shkabë dykrenare këtu; një fanellë e kuqe atje. Erdh’e u përndez aty nga dreka; mijëra flamurë, mijëra makina, miliona bori. Futboll, sport, paqe, Shqipëri-Greqi. Krejt shqiptaria, luanët e saj, tigrat e saj, ajka e saj, rinia e saj, fuqia e saj, ambasadorët më të mirë të saj, nga krejt Planeti, nga Uashingtoni, Londra, Ulqini, Mitrovica, Prishtina, Gjakova, Shkupi, Tetova, etj., etj. Të gjithë ishin këtu. Në mbrëmje dita e diellit, e dritës dhe e flamujve erdh’e u ndez, u përflak, u bë inkandeshente. Mjerë ai shqiptar që nuk u ndodh në Tiranë atë mbrëmje. Stadiumi, plot shpirtra shqiptarë, u shndërrua në zjarrin më të madh të Botës, qyshkure Bota ekziston. Fituam!

Kaq!
Kuq në Shqipëri; Zi në Greqi.
E therën me thikë Gramozin nga Kukësi. E therën pse festonte!
Kaq keq!
Aresit kolonjar i rrokulliset një lot mbi faqe. Loti ndal te cepi i buzës, dhe aty pret derisa Aresi nis e flet.
- Xhaxhi, si ka mundësi? Në Greqi është shpikur Demokracia; Homeri, poeti dhe dijetari i parë i Botës është shkolluar në Pellazgji. Pse e therën Gramoz Palushin; ai vetëm u gëzua; ai vetëm brohoriti?!
- Si thua ti Ares, pse?
- Them se ata e therën Gramoz Palushin prej mishi, nga inati që s’i bëjnë dot kurgjë Gramozit prej guri.
- Po a mjafton kjo?! Çfarë të bëjmë tani që na e therën Gramozin?
- Jo, nuk mjafton. Por ne nuk do t’i therim. Shqiptari nuk ther. Ne do t’i verbojmë! Homeri ishte i verbër. Do t’i verbojmë me Dritën e Diturisë. Dituria do të na forcojë e pasurojë.
- Kur do ndodhi kjo, Ares?
- Kur të bëhemi shtet i fortë.
- Kur, pra?!
- Kur të bëhemi të pasur e të fortë si Anglia, Italia, Franca, Gjermania. Atëherë Shqipëria do të bëhet E MADHE. Çamërinë nuk do t’ja kërkojmë Greqisë; do të na e japë vetë nga frika.
- Po kur, pra, kur do bëhemi të tillë?
- Pas dhjetë-pesëmbëdhjetë vitesh.
- Vërtet?!
- Sigurisht, patjetër!


Një mik shqiptar i Kosovës i ka sjellë Aresit “Historia e Qytetërimit” në anglisht, njëmijë e treqint faqe. Aresi po e grin, po e përpin çdo ditë.
- Pse duhet të presim aq gjatë Ares? Pse jemi kaq të dobët; ç’thonë ato librat dhe enciklopedirat që lexon ti?!
- Librat dhe enciklopedirat thonë se grekët e sotëm pak kanë të bëjnë me grekët e vërtetë të lashtë të Mitologjisë. Por kjo që na ndodhi me Gramozin nuk është pun’ librash dhe enciklopedirash. Janë gjëra që shihen me sy e dëgjohen me veshë. Ne nuk kemi rregulla; jemi shtet pa rregulla.
- Si?!
- Po ja, të tregoj një mesele të vjetër kur Shqipëria ishte shtet më i mirë se sot. Gjyshi ynë në Kolonjë ishte Bej. Shtëpinë e kishte në një pllajë rrëzë Gramozit të gurtë. Një ditë, një fshatar erdhi e i kërkoi leje të ndërtonte shtëpinë e vet pas shtëpisë së madhe të tij, domethënë të Beut. Mirë, i tha Gjyshi: ndërtoje një shtëpi, se ti njeri je dhe shtëpi duhet të kesh. Por kujdes, trualli pas shtëpisë time është i pjerrët. Bëje sa të duash të madhe shtëpinë. Që tani po të uroj: Ta gëzosh! Veç një gjë nuk të lejoj: Kulmi i shtëpisë tënde të re të mos jetë më i lartë se i shtëpisë time!” Dhe ashtu u bë. Më kupton Xhaxhi? Atëherë “e njihte i dyti të parin”. Për të arritur përsëri deri atje, domethënë për të ecur përpara, duhet të bëjmë disa hapa prapa. Nuk e di a më kupton? Kemi shumë punë për të bërë. Do t’i bëjmë! Gramozët, korabët, tomorrët e të tjera male; shkëmbinj e shkëmbesha nga Kukësi, Kolonja, Skrapari, Puka, Tropoja, Përmeti e të tjerë, do ta bëjnë Shqipërinë. Si thua, Xhaxhi?

Eh! Për Xhaxhin... “një shqiponjë e arratisur fluturon mbi Mal’ të Thatë”.




(te gjithe artikujt jane marre nga gazeta panorama, ne datat 8,9,10 shtatore)
 

Rambla

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

Ne fillim te viteve '90, grekerit i pranuan neper shtepia shqiptaret jo si italianet.
dotte kjo qe thua nuk eshte e vertet.


Dhe shume shqiptare jane ngritur e u kane plackitur shtepiat.Populli yne(brezi qe emigroj) nuk ishte rritur me kulturen e prones private. Me kulturen e pageses per punen qe ben ti dhe jo kolektivi. Keto fakte qe per shume veta jane te pa rendesishme, jane baza e mbijeteses ne nje ambjent te eger kapitalist.
e vertet, madje kjo nje nga karakteristikat qe na pengojne ne 'ecjen perpara' brenda ne vendin tone
.

ps. :wave:
 

genti

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

O kafshe te gjora, nuk tha njeri qe nuk ka pasur mikpritje, atje jetojne 3 miljon njerez me origjine shqiptare.
Me kujtohet nje shkrim i "Hilari Klinton" ku thote "ne u kemi vjedhur buke, nedersa ata po na vjedhin gjakun".
Eshte e vertet qe ka pasur shqiptare qe kane jetuar neper shtepite e grekeve por kjo mbasi kane nderruar emrin, fene, duke pretenduar se edhe gjysherit e tyre kane folur grqisht ne shtepi etj etj.
Dije takova nje nga Tirana qe kishte jetuar per 13 vjet ne Greqi dhe vetem para 3 vjetesh kishte marre te drejten e qendrimit, dhe kur kishte shkuar te ca njerezit e tij ne Rome dhe pa se si jetonin dhe sa te drejta kane shqipetaret ne Itali, kishte qare... imagjinoni sikur te kishte shkuar ne Benelux apo ne Skandinavi.
 

Renea88

Primus registratum
Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi

para 3 vjetesh degjova radio tiranen per bashkatdhetaret kur thoshte:
Qazimi nga Lushnja qe ne Greqi e quajne Llambro pershendet familjen me kengen......

dhe ju thoni e kane fajin greket....i ftoi greqia shqiptaret apo shkuan vete?????
Grekeve ja q..... derri nonen po dhe te gjithe atyre shqiptareve qe na e shemtuan emrin ne greqi.
 
Top