Re: Vritet nje tifos shqipetar ne greqi
E Hene, 06 Shtator 2004
KUJDES, KOMSHINJ GREKE!
Nikolle Lesi, Deputet
Ajo cka ndodhi parmbreme dhe perseri dje ne Greqi duke rrahur, vrare e futur neper garazhet e makinave emigrantet, per t'i goditur me pas me shkopinj druri eshte jo vetem nje akt racist, porse mbart brenda vetes dhe simptomat e nje kulture ballkanike qe do vetem sherr. Festimi i emigranteve shqiptare eshte nje akt krejt civil dhe shpreh te drejten e cdo njeriu per te manifestuar ne menyre qytetare ndjenjen e gezimit per fitoren e kombetares se tij ne futboll. Ashtu sic kane bere greket kur fituan titullin e kampiones se Europes ne futboll. Bile jemi gezuar dhe kemi festuar me fishekzjarre mu ne mes te Tiranes dhe ne disa komuna minoritare. Asnje shqiptar nuk beri asnje veprim antigrek apo te thoshte te pakten nje fjale kur tifozet progreke ne Shqiperi brohorisnin per kuroren e Greqise te fituar mu ne mes te Portugalise. Sipas logjikes greke, e cila u rishfaq prape pas humbjes se ekipit te tyre ne Tirane, duhet qe dhe ne minoritareve greke qe banojne ne tokat shqiptare ne Shqiperi kur flasin ne gjuhen greke ne mbledhjen e keshillit bashkiak te Himares apo kur grisin flamujt shqiptare ne komunat ku ata banojne, pra na duhet t'i zhdepim ne dru! Ju komshinj qe fati na ka sjelle prane njeri-tjetrit perse u bete aq te urte para dhe gjate Lojerave Olimpike? Apo se kishit frike dhe interes bashke? Perse ministrat tuaj vinin njeri pas tjetrit ne Tirane dhe thonin fjalet me te mira per popullin shqiptar, bile shtonin edhe fjale q` nuk na takonin, natyrisht per mire. Erdhen sic eshte ajo fjala e urte tashme per ju si "kali i Trojes". Na ferkuat krahet ditet e Olimpiades e tani na dhate dajakun dhe gjakosjen, bile moret dhe jete njerezish! Pse, o komshinj beni keshtu duke na prekur ne damarin e gjakut historik shqiptar?
Vetem se dolen per te festuar fitoren e kombetares se tyre ju i masakruat. Vetem se brohoriten ju u dhate gjakosjen? Po sikur ata te kishin kerkuar te drejtat e tyre qe iu dhunohen nga policia greke cfare do te kishin pesuar? Me siguri ekranet e televizioneve do te kalonin lajmet sa nga Rusia ne Athine me emigrante te vrare shqiptare.
Perse veproni keshtu, o komshinj qe ne ditet e Lojerave Olimpike na late dite-nate ne kufi per te ruajtur kufirin vetem e vetem qe ju te kishit qetesi? C'faj kishte djaloshi shqiptar nga Kukesi qe nga gezimi qe i shperthente ne gjoks per fitoren e kombetares se tij mori gjithe ato thika greke mu ne zemer? C'beni keshtu, o komshinj greke, nderkohe qe dikur, kur ishim paksa me te forte se ju ekonomikisht iu kemi mbajtur, natyrisht gjysherit tane, ne pellembe te dores ndonese ishit emigrante ne tokat tona?
Ne fituam, ashtu sic mund te fitonit dhe ju. Po sikur, fjala vjen, ju te kishit fituar dhe minoritaret greke te na bllokonin rruget ne ato pak toka qe kane zaptuar apo dhe te vinin ne mes te Tiranes atehere ne, shqiptaret, duhej t'ju hiqnim veshet me ate thike qe shpoi zemren e djaloshit shqiptar ne ishullin grek? Natyrisht qe jo. Ne nuk e bejme nje akt te tille turpi dhe antinjerezor. Ndonese me te varfer se ju dhe nga kjo varferi kemi ardhur te punojme per ju e te marrim dicka dhe vete, por prape ne nuk mund ta bejme ne zonat minoritare apo ne mes te Tiranes ate pergjakje dhe racizem qe manifestuan parmbreme tifozet greke te shoqeruar dhe nga policia e sherbimet e tjera sekrete. Nuk mundemi jo se nuk na e mbajne kellqet, porse jane principet e harmonise me komshiun, qe ne kete rast Zoti na ka caktuar me Ju, grekerit. Dikur grekerit e Lashte perconin kulture, tolerance dhe civilizim, ndersa pas dy mije vjetesh brenda shpirtit grek ka hyre dreqi.
Komshinj greke! Mos na ngisni e mos na gjakosni pa ju bere dem. Po sikur camet qe jane greqizuar ne tokat e tyre ne shtetin grek te ngriheshin per te marre pronat apo sikur dhjetera mijera came nga Shqiperia te vinin per te manifestuar per tokat qe ju iu grabitet cfare do te benit? Do te na qellonit? Dakord, por arme ka gjithandej. Plot e perlot i kemi hambaret! Por nuk marrim zjarr sic moret ju parmbreme apo sic beni sa here doni te beni operacionin "Fshesa".
Ne duam te bashkepunojme e te ndertojme te ardhmen tone te perbashket. Ju nje hap para, pasi keni me teper force ekonomike, por dhe ne ngjitur me ju, po vijme. Na hodhet nafte ne det per te na prishur bregdetin dhe nuk hoqem nje vesh minoritari apo greku qe ben dhe kontrabande ne Shqiperi. Ju rrahem ne futboll dhe jemi nje hap para jush. Hajdeni dhe ju pas nesh! C'te keqe kemi qe dhe ju te kualifikoheni per ne Boteror. Asnje gje e keqe. Perkundrazi dy vende fqinje ballkanike shkojne ne Boterorin e vitit 2006.
Ajo qe doli nga skutat e shpirtit grek parmbreme duhet kycur sa me shpejt. Vereni ju celesin duke manifestuar paqe. Ne po ju presim! Edhe minoritaret greke po ju presin! Ata jetojne ketu me ne. Bejeni nje akt civil duke u kerkuar ndjese emigranteve shqiptare qe i masakruat. Plaget nuk iu sherohen, por iu qetesohet shpirti.
Bejeni sa me shpejt komshinj greke! Ketu ju keni investime, banka, qytetaret tuaj qe bejne biznese qindra miliona dollareshe; keni deputete minoritare qe do te vijne sot ne parlament bashke me mua e te tjere.
Ndaj, kujdes komshinj greke!