Vetmia!

babi

Primus registratum
Re: Vetmia!

Me pelqen menyra e trajtimit te Vetmise nga atman - gjej shume gjera qe edhe une i kam menduar ashtu.

:book:
 

abs

nuk e di...
Re: Vetmia!

postuar nga atman:
Vetmia...nuk me ka trembur kurre, sepse sipas meje eshte dhe kerkon nje ekuiliber te persosur brenda vetes.
- Cift i çuditshem, une dhe jeta ime, - jane fjale qe i kam vene ne gojen e nje personazhi te nje libri qe kam botuar pak kohe me pare. Dhe kam pasur kurdohere idene se njeriu dhe vetmia e tij jane dy qenie brenda te njejtes qenieje.
- Me kete dua te them se te jesh ne shoqerine e vetes eshte e domosdoshme sepse gjendesh ne dimensione te tjera, te panjohura, te verteta dhe te thella, ndoshta me reale se realiteti qe shikon me sy.
Shpesh me pelqen ta krahasoj me gjumin jo vetem sepse eshte diçka teper personale, por per pasojat qe ka. Pa gjumin ne nuk mund te provojme nje eksperience kaq te bukur dhe te tmerreshme ne te njejten kohe, siç jane endrat. Pa vetmine ne nuk mund te futemi ne thellesi te vetes dhe nuk mund te hapim rubinetin e subkoshiences per te provuar shijen qe ka lengu i saj.
Jam i bindur se te gjitheve na ndodh te provojme emocione te thella, te forta, me ngarkese negative e pozitive. Qe brendesia e qenies te na vloje nga vorbulla e mendimeve optimiste, e gezimit ose te rreshqase ne erresiren e trishtimit prozaik. Dhe shpesh nuk arrime t'i shprehim keto emocione, nuk mundim t'ua transmetojme te tjereve.
Kjo eshte vetmi.

Natyrisht shfaqja e saj merr karakteristika te pergjitheshme si edhe individuale. Te pergjitheshme sepse ka nje fytyre per grupmoshe, ose periudhe jete.
Tek adoleshenti prezantohet me entuziazmin, deshiren dhe vullnetin per t'u afirmuar gje qe lidhet dhe shprehet me shkeputjen biologjike nga prindet. Qe nga ky moment gjendesh individ, por edhe vetem.
Tek i rrituri ky individualitet fillon te paguaje kestet e veta, sepse shndrohet pak e nga pak ne cinizem dhe qe shpesh shprehet me perbuzjen ndaj shoqerise gje qe e detyron te mbyllet ne vetvete.
Tek te moshuarit shfaqet me gjithe tragjizmin e saj, ne formen e nje trishtimi te thelle. Eshte nje prag, ose fillim i nje fundi, kur para te moshuarit konturohen tiparet e vdekjes. E cila mbetet kurdohere nje pervoje individuale kurre e treguar dhe drejt seciles njeriu shkon i vetmuar. Askush nuk te vjen krushk kur behesh dhender i vdekjes.
Natyrisht jemi qenie shoqerore dhe e pare ne kete kend, vetmia duket paradoks. Jemi qenie shoqerore, por edhe qenie pak te shoqerueshme. Drejt shoqerise nuk na shtyn fakti qe nuk e durojme dot vetmine. Nevoja per shoqeri, per grup, eshte mundesia e vetme per te vertetuar dhe realizuar ate eksperience qe lidhet me njohjen e vetes, gjate kohes se vetmise. Qe ketu lind ajo qe thashe pak me lart se jemi edhe pak te shoqerueshem, ngaqe deshirojme te njohim grupin, te predominojme dhe imponohemi. Biles pas kesaj ndertojme edhe hierarkine, ose shkallet. Shikojme lart dhe shikojme posht, natyrisht kuptojme qe shoqeria tone eshte me e predispozuar te jete vertikale se sa horizontale. I ngjashmi qe do te ishte ideal per shoqeri gjendet rralle. Kjo sjell zhgenjim.
Pas kesaj lindin nje sere mendimesh te cilat, nuk di nese do t'i quani apo jo te drejta: - Nganjehere eshte me mire ne vetmi, se ne shoqeri te keqe.
- Se shpesh here edhe ne shoqeri, je i vetmuar.
- Se je, sidoqofte, i vetmuar edhe atehere kur mbetesh i vetmi qe i beson nje ideje.
- Dhe keto jane shkaqet qe krijojne ate qe mua me pelqen ta quaj; VARREZE MARRDHENIESH.



/pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Vetmia!

me duket se Atmani VUAN nga vetmia. ai i kendon asaj plot respekt. justifikohet nga prekja e saj. emocionohet. (ky eshte shkrimi me i mire i tij ne ket forum, kuptohet nga ato qe kam pas rastin te lexoj une).

une mendoj se VETMI do te thote KUR S‘TA VARR KUSH. dmth jo kur arrijme te mos trasmetojme tek te tjeret ato qe realizojme ne thellesite tona, kjo quhet VETE (por jo vetmi).
perkundrazi Vetmia do te thote kur ti shprehesh me te tere forcen e mushkerive te tua, e njeri s'kthen koken pas. indiferenca e ambientit te rrethon nga do. e kjo te vret.

kush i ka pa te vjetrit me sa perkushtim, deshire e nenshtrim i gelltisin ilaçet (megjithese te hidhur farmak).

VETMIA SHEROHET ME VETMI, pat thene Kadare. per çfare ta kishte fjalen valle, qe vetmia po te zuri s'ka me shpetim apo tjeter.
 

abs

nuk e di...
Re: Vetmia!

zog si doktor po m dukesh mor burr, tuj percaktu diagnoza, ma gjej dhe mu nje /pf/images/graemlins/laugh.gif :devil:

,... njoh disa qe asnje minut si mban shpija mren (edhe pse s jetojne vetem), dalin perjashta qe te jen ne mes njerzve...e mu kjo m duket komisch :rolleyes:
,megjithse,...qef qef kjo dynja qefi qefit nuk i ngjan. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb] zog si doktor po m dukesh mor burr, tuj percaktu diagnoza, ma gjej dhe mu nje /pf/images/graemlins/laugh.gif :devil:

[/qb]
diagnoza jote; e dashurume po me dukesh, po se di me cilin. lum ai.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vetmia!

Zog, lum si ti ke lindur dhe do te mbetesh zog tere jeten. Natyrisht as edhe pupla s'te kane dale akoma, sepse pende jo e jo. Te jesh i vetmi ne llojin tend...quhet vetmi.
 

zog

Primus registratum
Re: Vetmia!

gabim! i vetmi i llojit quhet ORIGJINALITET dhe aspak vetmi.

me duket se ti ngaterron (me qellim! s'e di) fjalet/konceptet I VETEM dhe I VETMUAR, s'jane e njejta gje.

e para eshte NDER (shemb. "Dhe i vetem, trim ne lufte"), ndersa e dyta MALLKIM, (shemb. "Flet me veten.")
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Vetmia!

icon4.gif
Ju lutem le te qendrohet nbrenda temes. Kishte shkuar mire deri tani me duket!!
 

aMoku

Primus registratum
Re: Vetmia!

Mendoj se nuk eshte e mire vetmia sepse kemi lindur dhe pr ti dhene njeri tjetrit si i thone nje llafi " MOS TE LONTE ZOTI PA SHOQNI" se vetem ca je kot i bo hije tokes material mbushes se per gjo nuk vlen se gjysmen e jetes e kalojme ne gjume rri edhe cerek vetem edhe cfare te mbetet !?HiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiÇ.
 

ALPE

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia sherohet me vetmi!
Sepse vetmia eshte nje ndjenje qe gjithmone te shoqeron, mjafton te ulesh per pak minuta dhe te degjosh ritmin e mendimeve, dhe shikon qe ne kete bote kemi ardhur vetem e do shkojme vetem. Kura? Te ndjehesh mire ne shoqerine e vetvetes eshte kura me e mire per vetmine, qe ne nje moment ose nje tjeter, te gjithe do e kalojme.
 

Belinea

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia, eshte rruga per te njohur vetveten
(una) /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Por kujdes, jo me shume se 5 vjete , sepse ska perendi qe ju ben derman pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kaq
 

psiko...

Primus registratum
Re: Vetmia!

atman me pelqen shume postimi yt komplimente.

mendoj se nje nga menyrat me te mira qe ta njohim veteveten eshte vetmia. une personalisht e dua dhe e respektoj sepse me ka ndihmuar te zgjedh disa probleme te cilat shoqeria nuk i pranoj dhe nuk deshi8 t'i zgjedh. Pamarreparasysh te jesh i vetmuar nuk do te thote vetem, te jesh 24 ore vetem ne nje dhome, sepse une mendoj se te burgosurit qe e kane te detyruar te mbesin ne vetmi e edhe pse mbesin ne te nuk ndihen te vetmuar, por mundesh te ndihesh i vetmuar edhe nese je ne shoqeri 24 ore ne dite. me pelqen shume shprehja e Dostojevskit "i detyruar te jetosh ne shoqeri" (nuk eshte citim sepse nuk po me kujtohet fjale per fjale) dhe i bashkohem me kete ide; njeriu duhet te jete i lumtur dhe nese lumturin e gjen ne vetmi duhet lejuar te jetoj ashtu si do. kjo qka thash eshte nga pervoja ime personale kur e ndiejsha veten te vetmuar dhe pak ne depresion sepse askush nuk me kuptonte dhe per nje qast kam menduar te bej ndonje krim qe te futem ne burg dhe te jetoj vetem.

prapseparap jeto si don shoqeria se nuk q'far te besh tjeter
 

zog

Primus registratum
Re: Vetmia!

Ne, njerezit, jemi te DETYRUAR te jetojme. shume e bukur dhe shume i drejt ky pohim (psiko je i modh). si LIRIA (shkeputja) po ashtu dhe VETMIA (ndrydhja) te shpien ne te njejten lugine, dmth te ushqejne me te njejtat ndjenja.

vetmia eshte me e kollajta nga te dyja keto gjendje per tu arrit nga njeriu, ngaqe kerkon me pak perpjekje, me pak sakrifice, me pak GUXIM.

ndersa tjetra, kerkon guxim e sakrifice, kerkon FLIJIM.

mendoj se Aleksandri, Napoleoni, Skenderbeu, etj. kerkuan lirine, ndersa Socrati, Niçe, Dostojevski, Gete, etj. kerkuan Vetmine.

mendoj se me: VETMIA SHEROHET ME VETMI, Ismaili (jo Qemali heee, po tjetri Kadareja, /pf/images/graemlins/laugh.gif ) desh me thone qe:
Vetmia nuk eshte Vetmi kur ajo zgjidhet me DESHIRE, kur jemi ne qe vendosim per ket, ne ket rast kjo kthehet ne PAQË.
ndersa kur eshte shoqeria ose rrethanat e jetes, ajo qe na detyron e na shtyn ne ket skaj te erret, atehere s'ka me keq.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga ALK73:
[qb] Vetmia sherohet me vetmi!
Sepse vetmia eshte nje ndjenje qe gjithmone te shoqeron, mjafton te ulesh per pak minuta dhe te degjosh ritmin e mendimeve, dhe shikon qe ne kete bote kemi ardhur vetem e do shkojme vetem. Kura? Te ndjehesh mire ne shoqerine e vetvetes eshte kura me e mire per vetmine, qe ne nje moment ose nje tjeter, te gjithe do e kalojme. [/qb]
Eshte mese e vertet ...
 

Dua

Primus registratum
Re: Vetmia!

Ne cilin pyll jeton ti :dua: se jam kurioze, se une e di qe jetojme mes njerezish
Dhe une nuk ndjehem keq, sepse une nuk zgjedh vetmine ne asnje rast si per mire dhe per keq.
ok my :want:?
Hahahahaa une jetoj midis njerezish, gjithashtu. Lloj lloj njerezish. :smash: Nuk me pelqen menyra e jeteses kur njerezit nuk kane kohe te qetesojne shpirtin e tyre, te meditojne, te mendojne per gabimet, te mirat etj etj qe kane bere gjate dites. Une nuk po flisnja per vetmine absolute. Me vetmi kuptoj clirimin nga te tjeret, koha kur punohet me veten fillimisht dhe me pas me te tjeret, pavaresine shpirterore dhe fizike nga te tjeret. Une mendoj qe puna me e madhe, idete me te medha te nje individi behen ose lindin derisa ata jane vetem ose me me te dashurit e tyre. Une nuk ndihem e vetmuar edhe kur jam vetem. Pse? Sepse vetmia nuk eshte vetmi vetem kur je vetem. /pf/images/graemlins/smile.gif

Besoj qe e ke te qarte pikepamjen time pak a shume.

P.S. Jetoj ne Toke.

D.
 

ecwinner

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia.... Vetmia eshte e shendetshme vetm ne qofte se eshte zgjedhja jote. Ne te kundert, konsideroje si armik. Nuk besoj se ka ndonje te mire "vetmia" e induktuar.
 
Top