Vetmia!

olti

Neo
Vetmia!

Vetmia.gif
vetem.jpg


Ndjenja, te cilen pothuajse secili e ka provuar! Vetmia fillon qe ne femijeri dhe qe ne kete moshe mund te krijohen premisa qe nje individ te anoje dhe te mbyllet ne vetvete. Sa vete mund ta kene degjuar shprehjen e femijeve "askush nuk deshiron te luaje me mua!" Sidomos ne shoqerine e sotme ku jeta ecen shume shume shpjet vetmia eshte me e pranishme, sepse po nuk ece me ritmet e sotme thjesht ngel vetem :-( POR i vetem mund te jesh ne dy. Te vetem mund te jene si kur je mashkull, po ashtu dhe kur je femer- e sidomos kur je i plakur. Sa raste mund te kemi degjuar, apo lexuar, per te moshuar, qe kane vdekur vetem ne banesat e tyre e qe prej muajsh askush nuk di gje!! E tmerrshme, por e vertete.
 

olti

Neo
Re: Vetmia!

Plakavetem.gif
vetem4.jpg


POR akoma me e keqe eshte vetmia per te moshuarit. Ata mund te jene totalisht vetem. Ne disa raste mundohen ta gjejne nje shoqeri tek kafshet shtepiake :)
 

semi hoxha

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia nganj here eshte e nevojshme per njeriun qe ta degjoj vehten e tij sepse kjo jet eshte me plot probleme qe nuk iu vije fundi asnjeher.
Por edhe vetmia gjithmon nuk eshte e mire sepse njeriu mund te kaloj ne nje jet me iluzione nje jet jo si duhet nuk di te sillesh me njerez si duhet behesh njeri hutaq e shum e shum gjera te tjera.
Njeriu sa me pak te rrij ne vetmi aq me shum eshte njeri optimist njeri qe i pershtatet kohes sepse vertet sot gjerat po ndryshojn shum shpejt e vetmia nuk i pershtatet askujt .
 

babi

Primus registratum
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Une e dua vetmine. :book:

D. [/qb]
Dua une te keshilloj ta korrigjosh pak postimin (besoj se e kupton qe eshte vetem keshille), pra mos e thuaj prere - Une e dua vetmine - ne jemi qenie qe lindim ne nje familje dhe qe aty mesohemi te mos jemi vetem, nese ne momente te caktuara e do vetmine kjo po qe eshte plotesisht e pranueshme.

:book:
 

Permetari

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia eshte fisnike. Ajo te lejon te meditosh te kaluaren e te ndertosh te arthmen.
Njeriu ka nevoje per kontakt pikerisht kur jeton drama personale ose ne periudha kolektive te veshtira. Kur gjendemi pra ne veshtiresi solidariteti eshte i mrekullueshem.
Ne shqiptaret per shembull, gjate dictatures qe u shoqerua gjitheashtu edhe me farveri, ishim me solidaire ne çdo drejtim. Ndersa tani jemi telire et me te pasur. Mendojme se si e si te pasurohemi, te ndrojme veturen et te perpilojme plane biznesi per te ardhmen. Shkurt: occupohemi per gjera pa vlere, qe nuk sjellin asnje pasurim shpirteror e shemtohemi dita-dites duke iu larguar njeri-tjetrit me te katra.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia emocionale(loneliness) nuk eshte e njejte si vetmia fizike (being alone). Me falni per shembujt anglisht por dua t'a konkretizoj mqs me sa di une ne shqip nuk e kemi nje ndarje te tille aq specifike. Kjo vetmi per te ciolen eshte hapur tema, eshte nje emocion qe eshte vertet i rende dhe ka pasoja per jeten nqs eshte intens dhe kronik. eshte nje ndjesi e dhimbshme. Ndodh qe mund te jesh ne nje gruo me njerez dhe perserish te ndjehesh i vetmuar, vetmia ka lidhje me depresionin. Vetmia eshte nje nga komponentetkryesor qe te con ne vetvrasje, ne baze te resercheve qe jane bere.
Dhe ajo qe eshte me interesante dhe e dhimbshme si statistike eshte s'e grupi me i prekur nga vetvrasja per arsye vetmie eshte ai 18-25, dmth mosha me e bukur qe themi te gjithe. Ndersa grupi i dyte jane te moshuarit qe permendte dhe Neo.
Vetmia eshte therrese, kaq di te them une.

Neo by the way, ato fotot shume interesante :thumbsup:
 

mostro

Putraku
Re: Vetmia!

Kush rri vetem per kohe te gjate,truri i pjerdh per veshesh dhe qe te behet prape njeri i duhet goxha kohe,per te mos thene qe nuk behet me fare..pranej kujt i rre menja se tu nejt vetem zgjidh ndonje gje gabohet rende.Pale atyre qe u duket mode,se duke qene vetem vetem behen me inteeresant per te tjeret,nji lesh.
qe ta morrim vesh ku e ka te bukuren e ndenjtura vetem?pse qeka kaq bukur qe te bashkebisedosh me veten si puna e budallit?
 

Dua

Primus registratum
Re: Vetmia!

ne jemi qenie qe lindim ne nje familje dhe qe aty mesohemi te mos jemi vetemNdersa mua me kane mesuar qe njeriu gjithmone eshte vetem ne jete. Kur te mesosh kete s'do ndihesh me keq edhe nese te tjeret nuk jane me ty.

D.
 

edda

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia!!

Kur isha 12 vjeç fillova te zhvillohem fizikisht me shume se moshataret e mija. çdo dite shtoja ndonje cm, gjoksi rritej, tiparet beheshin me te bukura, po behesha nje zonjushe kinge por ne te njejten kohe shume kurioze dhe e padjallezuar, pra isha si nje peshk i vogel ne nje oqean plot me peshkaqene. Dhe prinderit e mi nje dite te bukur, pasi une raportova se me ngacmuan ne rruge, vendosen qe s'do te dilja me vetem. Qe me perpara vetja me dukesh ndyshe nga moshataret e mija sepse ne vend qe te mesoja te hidhesha ne litar pasditet e mija ia kushtoja tim vellai, por sidoqofte vazhdoja te isha nje mike simpatike.
Me pas pasditet i kaloja mbyllur ne dhomen e gjumit duke survejuar njerezit qe banonin rreth e qark, ne nje cep te ballkonit duke lexuar, ne kolltuk duke qendisur. Ne vend qe te me behej qejfi kur shoqet e sime eme thonin qe goce me te mire se une s'gjen, me vinte tua vija duart ne fyt, ti shtrengoja fort derisa syte e tyre te me thonin qe jam e keqe.
Gezohesha aq shume kur vinte darka, te pakten keshtu do te shkoja diku tjeter per te jetuar nje tjeter jete. Kur erdha ne ate moshe qe mund te fluturoja me krahet e mi s'isha ne gjendje ta beje me. Nuk ndjehesha mire, ashtu siç nuk ndjehem mire edhe sot, mes njerezve.
Vetmia eshte si nje semundje me pasoja!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetmia!

Gjej shume momente te njohura tek shkrimi yt smile /pf/images/graemlins/smile.gif .

Vertet duhet bere dallimi midis momenteve te qetesise, kur njeriu ka nevoje te ndaloje dhe te mendohet mbi ate cka e shqeteson, te largohet nga te tjeret per te marre vendime te rendesishme, ose dhe thjesht ti kushtoje kohe vetes, sepse kemi nevoje dhe ti kushtojme kohe vetes. (AF me duket nje nga vendet me te pershtatshme, pasi zgjedh se cfare do te flasesh, si, kur, perse :thumbsup: )

Nderkohe ka dhe nje vetmi tjeter qe mund te shkaktoje shume nga problemet qe jane permendur me siper. Kjo vetmi mund t ejete e impnuar, diku me force dikur me paaftesien tone per te u pranuar ne "shoqeri". Por mund te vije edhe kur ne nuk kenaqemi, frymezohemi, "ngopemi" nga ajo cka na rrethon, nuk gjejme dot veteveten ne ambjenitn ku jetojm dhe zhvillojme nje bote imagjinare.

Bota imagjinare eshte shume karakteristike ne moshesn e adoleshences, kur njeriu mund te zgjudhi konfliktet me boterat kalimetare, duke ndertuar nje te trete, apo te kater ashtu sic e deshiron. Ka dhe raste, kur kjo bote imagjnare kalon adoleshencen dhe perben te vetment bote reale per ata qe e kane ndertuar ate.

Sic u permend dhe me siper vetmia eshte ne komorbitet (bashke-egziston, me falni po kete fjale kemi perdorur dhe ne shqip) me crregullime te tjera per te cilat esht ee nevojshme nje shkrim tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb] Kush rri vetem per kohe te gjate,truri i pjerdh per veshesh dhe qe te behet prape njeri i duhet goxha kohe,per te mos thene qe nuk behet me fare..pranej kujt i rre menja se tu nejt vetem zgjidh ndonje gje gabohet rende.Pale atyre qe u duket mode,se duke qene vetem vetem behen me inteeresant per te tjeret,nji lesh.
qe ta morrim vesh ku e ka te bukuren e ndenjtura vetem?pse qeka kaq bukur qe te bashkebisedosh me veten si puna e budallit? [/qb]
Putrak, ka shume te verteta ne fjalet e tua.

Pa kuptuar, te imituarit e vetmise si nje menyre "jetese interesante" mund te sjelle pasoja ng ame te rendat, dhe nje nga keto eshte dhe mospranimi nga shoqeria, i cili vetem konfirmon dhe shton shanset e vetmise.


Nese njerezit provojne vetmine dhe e zgjedhin si te vemten menyre jetese, do ti keshilloja se ndonese eshte e veshtire te jetsoh me te tjeret, e paparishikueshme, e dhimbshme, shgenjyese e te gjitha ndjnejat e tjera, mund te provohen shume kenaqesi njeheresh qe nuk mund te merren nga vetmia.
 

babi

Primus registratum
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb]
ne jemi qenie qe lindim ne nje familje dhe qe aty mesohemi te mos jemi vetemNdersa mua me kane mesuar qe njeriu gjithmone eshte vetem ne jete. Kur te mesosh kete s'do ndihesh me keq edhe nese te tjeret nuk jane me ty.

D. [/qb]
Ne cilin pyll jeton ti :dua: se jam kurioze, se une e di qe jetojme mes njerezish
Dhe une nuk ndjehem keq, sepse une nuk zgjedh vetmine ne asnje rast si per mire dhe per keq.
ok my :want:?
:smash:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Vetmia!

Nese dikush nuk eshte ne gjendje te kuptoje, per mendimin tim, duhet thjesht te degjoje te tjeret.

Nese nuk je ne gjendje te kuptosh nuk do te thote se personi tjeter nuk di te shprehet, do te thote se ti nuk ke perjetuar ate eksperience jetesore qe te jape aftesine dhe ndjeshmerine per te kuptuar.

Per me teper, njeriu duhet te mesoje se egzistojne njerez te ndryshem, jete te ndryshme, filozofie te ndryshme ne jete, dhe te jesh ne gjenjde t'i kuptosh dhe t'i pranosh ato tregon vetem zhvillim dhe aftese te jashtezakonshme ndernjerezore.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Vetmia!

Vetmia largon njerezit nga realiteti dhe duke qendruar larg realitetit, njeriut i duket vetja nje njeri i ndertuar vetem teorikisht.
Mirepo sot ne shoqerine e zhvilluar boterore vetmia eshte nje problem i madh per realitetin ne te cilin jetojne mbi 6 miliard njerez(pa te nuk mund te jetosh).
Perse vetmi dhe pa shoqeri?
Se pari bota e zhvilluar i ka dhene prioritet qenieve te sapolindura duke injektuar ose imponuar tek ata nje metodike te avancuar shume te thjeshtuar studimi, shume te perparuar dhe kur njeriu kalon moshen e adoleshences, veren se individualizmi ose vetmia eshte mjeti me i mire dhe me me pak probleme per koherat aktuale qe perjetojme.
Pershembull, ne Suedi sot ose disa vite me pare, policia ka qene me pak prezente se ne periudha te tjera te shekullit te kaluar dhe vendosja e kamerave neper vendet e bisnesit, shitjes dhe blerjes, lindi si nevoje e veseve te rendomta ordinere qe shemtuan tere Suedine me ardhjen e te huajve ne kete vend.
Pra zhvillimi mendor dhe ndergjegjesimi i njeriut, beri qe policet te rrallohen biles edhe ministrat nuk kane bodiguarde dhe gjera te tilla ndodhin ne pak shtete te zhvilluara.
Vjedhja per suedezet e ndergjegjesuar dhe te zhvilluar , eshte nje ves i rendomte qe denohet rende(per nje bluze te vjedhur denohesh 8 muaj burg).
Pra zhvillimi i madh dhe emancipimi beri qe policet te jene me pak prezente, vjedhjet te rrallohen shume.
Ne perfundim dhe pa dalur jashte teme, vetmia per njerezit e zhvilluar eshte nje fenomen aspak i cuditshem sepse sot kemi arritur keto faza, ku njeriun dhe veprimtarine e tij mund ta studiojme nepermjet librave dhe pa pasur nevojen e perjetimit te realitetit dhe rrezikimit te saj.
Per njerezit qe kane arritur ne keto faza zhvillimi, nje qen, nje mace eshte nje "mik me i madhe dhe me i sinqerte" se nje njeri qe nuk e njeh ose perjeton shqetesime, gezime ne varesi te diteve, muajit ose vitit.
Vetmia ne kuptimin e pergjithshem, nuk eshte nje distancim i botes se zhvilluar nga realiteti por ajo eshte nje ndryshim i madh i mentalitetit njerezor dhe nje vizion i ri per zhvillimin e njeriut dhe ndergjegjesimin e tij.
Ne saje te lindjes se vizionit modern, sot bota i ka dhene fund lufterave te ndryshme boterore dhe sikur njerezit te jetonin me mentalitetin e fillimshekullit te meparshem, sot njerezimi do te pesonte disfata te renda ne te gjitha aspektet.
Ne nje aspekt tjeter te ndryshem nga ky qe paraqita me lart, vetmia eshte nje problem i madh sepse njerezit kane perjetuar nje jete komplet te ndryshme, me gezime, hidherime, rrahje, vrasje, me shoqeri,me trazira, cfare do te thote se neqoftese ne do ti largohemi ketyre aspekteve qe kane mbushur jeten ose i jane imponuar njeriut si pasoje e mentalitetit te asaj kohe, sot venitja e tyre do te thote vetmi ose Distrofi(distrofi per arsye se njerezit e brumosur me te tilla gjera ne jete, nuk mund te jetojne pa to)por imponimi i rregullave te ndryshme sipas evolimit boteror, patjeter krijon te ashtuquajturen Vetmi(sepse shohim qe gezime dhe hidherimet nuk i perjetojme me me emocione dhe me mbingárkesa dhe i shohim te shkeputura nga jeta jone )
Kaq per tani
Pirust
 

zog

Primus registratum
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga smile:
[qb] Vetmia!!


Vetmia eshte si nje semundje me pasoja! [/qb]
llaf me ven. njeriu eshte qenie sociale, ai jeton ne Tufe, me falni ne Shoqeri dhe ka nevoje per ket.

Kadareja ka fol shume bukur mbi Vetmine, ai thot:

"Vetmia sherohet me Vetmi."

kush me thote, çfare ka dash me thon me ket?
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Vetmia!

Fillimisht postuar nga zog:

Kadareja ka fol shume bukur mbi Vetmine, ai thot:

"Vetmia sherohet me Vetmi."

kush me thote, çfare ka dash me thon me ket? [/QB]
Kadareja ka thene mendimin e vet mbi vetmine dhe kurimin e saj.

Une them se eshte nisur nga ajo shprehja qe thote populli yne (i stermesuar me armembajtjen)plumbi del me plumb.

Po ti Zog, si sherohesh nga vetmia (gjithmone nese vuan prej saj)... :wave:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vetmia!

Vetmia...nuk me ka trembur kurre, sepse sipas meje eshte dhe kerkon nje ekuiliber te persosur brenda vetes.
- Cift i çuditshem, une dhe jeta ime, - jane fjale qe i kam vene ne gojen e nje personazhi te nje libri qe kam botuar pak kohe me pare. Dhe kam pasur kurdohere idene se njeriu dhe vetmia e tij jane dy qenie brenda te njejtes qenieje.
- Me kete dua te them se te jesh ne shoqerine e vetes eshte e domosdoshme sepse gjendesh ne dimensione te tjera, te panjohura, te verteta dhe te thella, ndoshta me reale se realiteti qe shikon me sy.
Shpesh me pelqen ta krahasoj me gjumin jo vetem sepse eshte diçka teper personale, por per pasojat qe ka. Pa gjumin ne nuk mund te provojme nje eksperience kaq te bukur dhe te tmerreshme ne te njejten kohe, siç jane endrat. Pa vetmine ne nuk mund te futemi ne thellesi te vetes dhe nuk mund te hapim rubinetin e subkoshiences per te provuar shijen qe ka lengu i saj.
Jam i bindur se te gjitheve na ndodh te provojme emocione te thella, te forta, me ngarkese negative e pozitive. Qe brendesia e qenies te na vloje nga vorbulla e mendimeve optimiste, e gezimit ose te rreshqase ne erresiren e trishtimit prozaik. Dhe shpesh nuk arrime t'i shprehim keto emocione, nuk mundim t'ua transmetojme te tjereve.
Kjo eshte vetmi.
Natyrisht shfaqja e saj merr karakteristika te pergjitheshme si edhe individuale. Te pergjitheshme sepse ka nje fytyre per grupmoshe, ose periudhe jete.
Tek adoleshenti prezantohet me entuziazmin, deshiren dhe vullnetin per t'u afirmuar gje qe lidhet dhe shprehet me shkeputjen biologjike nga prindet. Qe nga ky moment gjendesh individ, por edhe vetem.
Tek i rrituri ky individualitet fillon te paguaje kestet e veta, sepse shndrohet pak e nga pak ne cinizem dhe qe shpesh shprehet me perbuzjen ndaj shoqerise gje qe e detyron te mbyllet ne vetvete.
Tek te moshuarit shfaqet me gjithe tragjizmin e saj, ne formen e nje trishtimi te thelle. Eshte nje prag, ose fillim i nje fundi, kur para te moshuarit konturohen tiparet e vdekjes. E cila mbetet kurdohere nje pervoje individuale kurre e treguar dhe drejt seciles njeriu shkon i vetmuar. Askush nuk te vjen krushk kur behesh dhender i vdekjes.
Natyrisht jemi qenie shoqerore dhe e pare ne kete kend, vetmia duket paradoks. Jemi qenie shoqerore, por edhe qenie pak te shoqerueshme. Drejt shoqerise nuk na shtyn fakti qe nuk e durojme dot vetmine. Nevoja per shoqeri, per grup, eshte mundesia e vetme per te vertetuar dhe realizuar ate eksperience qe lidhet me njohjen e vetes, gjate kohes se vetmise. Qe ketu lind ajo qe thashe pak me lart se jemi edhe pak te shoqerueshem, ngaqe deshirojme te njohim grupin, te predominojme dhe imponohemi. Biles pas kesaj ndertojme edhe hierarkine, ose shkallet. Shikojme lart dhe shikojme posht, natyrisht kuptojme qe shoqeria tone eshte me e predispozuar te jete vertikale se sa horizontale. I ngjashmi qe do te ishte ideal per shoqeri gjendet rralle. Kjo sjell zhgenjim.
Pas kesaj lindin nje sere mendimesh te cilat, nuk di nese do t'i quani apo jo te drejta: - Nganjehere eshte me mire ne vetmi, se ne shoqeri te keqe.
- Se shpesh here edhe ne shoqeri, je i vetmuar.
- Se je, sidoqofte, i vetmuar edhe atehere kur mbetesh i vetmi qe i beson nje ideje.
- Dhe keto jane shkaqet qe krijojne ate qe mua me pelqen ta quaj; VARREZE MARRDHENIESH.
 
Top