Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

enton

Primus registratum
Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Shoqeria e kombit Shqiptar eshte shokuar vitet e fundit nga rritja vetvrasjeve ne femije dhe adoleshence, gje qe tregon nje problem te rendesishem ne shoqeri.
Cdo njeri ne nje cast te jetes se tyre ka menduar ti jape fund jetes, por se fundi vetvrasja eshte bere nje fenomen i shemtuar ne shoqerine Shqiptare. Faktoret jane te ndryshem. Cdo individ eshte i ndryshem dhe situata e tyre eshte unike, ceshtja e vetrasjes duhet trajtuar sipas karakterit te femijeve. Ky artikull synon te ndergjegjesoje opinion publik mbare Shqiptar me disa fakte te shpejta mbi vetvrasjen dhe me menyren e parandalimit.

Depresioni ne te rinj.

Shumica e femijeve dhe adoleshenteve qe kane mendime vetvrasjeje vuajne nga semundja e depresionit klinik, nje semundje e rende qe nuk bie ne sy lehte, sidomos ne shoqerine Shqiptare sepse femijet jane natyralisht te ndrydhur shume here nga prinderit e tyre. Disa semundje te tjera qe jane pare nder femije dhe adoleshente jane: Sulme Ankthi ne femije, Mungesa e Vemendjes nga familja, depresioni manjak, obsesioni, fobia. Si dhe e thame, situata e cdo femije eshte e ndryshme, por duke kuptuar gjendjen e tyre shpirterore ne mund te ndalojne vetvrasjen dhe mund te ri kthejme ate individ ne nje gjendje ku ndihet i dashur nga familja dhe shoqeria.

Shenjat e Depresionit.

Femijet e fshehin mire depresionin dhe frikat e tyre, ne disa raste femijet mund te largohen nga shtepia, nuk duan te shkojne ne shkolle ose te marrin pjese ne aktivitete sociale. Ata humbin interesin ne lojera, dhe gjerat qe kane pasur qejf te bejne, kjo shoqerohet me nje humbje oreksi. Nese nje femije semuret kronikisht, kjo tregon nje dobesim te sistemit imunitar, qe mund te kete shkak deprsionin kronik.

Femija eshte gjithmone i/e palumtur, eshte negativ, ankohet shpesh, eshte i merzitur shpesh, nuk ka iniciative. Merr inat shpesh qe e shpreh me urrejtje, sjellje shkaterruese, qellojne veten dhe njerzit perreth, qellojne kafshet dhe objekte ne shtepi.

Femija nuk i bindet autoritetit te prindit se kerkon vemendjen dhe dashurine e tyre.

I mbetet qejfi shpejt, qan shpesh dhe nuk ka vleresim per veten dhe rolin e tij/saj ne shoqeri apo familje.

Nuk eshte i/e vemendshem, nuk mban mend mire gjerat, nuk perqendrohet dot dhe mendja nganjehere nuk artikulon dot mendime precise dhe llogjike.

NUk ka energji, dhe shfaqet apatik dhe dembelshem. Ka probleme kur bie ne gjume, dhe nuk ka deshire te ushqehet. Ka frike te kote, dhe ankthe, enderra te frikshme, obsesione me figura qe i imagjinon.

Flet ngadale nga normalja e zakonshme, dhe leviz ngadale nga e zakonshmja.

Ndihet keq, ka dhimbje koke, i merret mendja, dhimbje stomaku, i dhembin krahet dhe kembet, shkul floket dhe kagshon veten. Sigurisht keto fenomene duhen marre nese nuk ka ndonje aresye tjeter mjeksore.

Shenjat gjuhesore te vetvrasjes.

Thote:

Ah sikur mos te ekzistoja.
Asnje nuk me do mua.
Kot sa rroj.
Do iki nga shtepia.
PO sikur diksuh te vdiste, cdo te ndodhte.
Sikur te vdes, ndoshta do me duan me shume.
Sikur te vdes, familja nuk do harxhoje para te me ushqeje.
Jam kot, nuk ja dal dot mbane ne shkolle, dhe ne shtepi jeta s'ka kuptim.

Shenjat ne sjellje.

Sillet:
Jane te preokupuar me vdekjen, por nuk kuptojne fatalitetin e saj. Japin dikujt tjeter gjerat qe jane te tyre, lodrat, parate, rrobat etj.
Shikojne shume filma apo emisione me dhune, vrasje, gjak, dhe negativitet.
Lejojne te tjetert ti qellojne, dhe ti trajtojne keq, kur ne nje kohe tjeter nuk do ta lejonin nje gje te tille.
Ka prere veten, ate ka qelluar veten, gjendet shpesh prane armeve, litareve, thikave, e gjerave qe mund ti marrin jeten.
Gjasme bejne shaka per vetvrasje apo bejne pyetje per vdekjen.

C'duhet bere?

Se pari nese mendon se nje femije apo adoleshent ka mendime vevrasjeje apo shenja depresioni, duhet te edukosh vetveten mbi parandalimin dhe ndihminin e individit ne fjale. Se dyti duhet te flasesh me individin dhe ta sigurosh se eshte i dashur dhe i rendesishem ne kete jete. Nese nuk ndiheni te sigurte per aftesite tuaja eshte me mire ta coni femijen tek mjeku perkates, apo tek nje punonjes social.

Beni pyetje femijes:

Ke menduar ndonjehere per te vrave veten?
Si shkon shkolla? Te merzit njeri ne shkolle?
A ndihesh i lumtur ne shtepi?
Pyetjet duhet te kene synim qe femija te rrefeje gjendjen e tyre shpirterore para se te jete shume vone. Femiejt kane nevoje per vemendje dhe ata stresohen shume shpjet. Keshilla me e mire eshte qe familja ne te cilne individi jeton te jete, harmonike, te shfaqe dashuri dhe barazi. Nese dikush prane jush ka shenja vetvrasjeje ju lutem kontaktoni dike me ekperience ne fushen e psikollogjise feminore.

nga Erlir Majko
 

samanta

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Si ka mundesi qe ne shkolla te mesme ne Shqiperi nuk ka psikologe,apo ata qe mbarojne studimet per psikologji kane hall te xejne ndonje karrige
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

...depresionit klinik, nje semundje e rende qe nuk bie ne sy lehte, sidomos ne shoqerine Shqiptare sepse femijet jane natyralisht te ndrydhur shume here nga prinderit e tyre.

Depresioni klinik nuk ka si te mos bjere ne sy lehte, eshte e pamundur. Depresioni klinik eshte gjendje patologjike dhe shoqerohet edhe me shqetesime shendetesore si pagjumesi ose mbi-gjume, luhatje e theksuar peshe, etj. Ka kush di ta vleresoje e kush jo, kush e kupton qe eshte i semure e kush jo, po kjo nuk do te thote qe nuk bie ne sy. E thene ndryshe, kush nuk shikon nuk kupton, se ti vete i ke shtjelluar hapur shfaqjet, si mundet nje prind apo nje edukator te mos i veje re?

Ne Shqiperi nuk bie ne sy per arsye niveli te ulet kulturor ne pergjithsi dhe te prinderve ne edukimin e femijeve ne vecanti, per shkak te paaftesive te prinderve te njohin femijen, ta vleresojne, ta trajtojne si qenje me vete, te vetme. Nuk dine sa kapacitet ka apo duhet te kete femija ne nje moshe te caktuar dhe mungon ne menyre te theksuar deshira per ti edukuar (flas edukim mendor, perpunim te karakterit, etj). Per mos permendur dialogun si menyre komunikimi. Marredhenja prinder-femije eshte e karakterizuar nga 'i dituri, i gjithpushtetshmi - i dobti, i padituri, i paafti'. Nuk eshte e vertete qe femijet jane 'natyralisht' te ndrydhur, c'do me thene kjo? Ose jane natyralisht ose nga prinderit, jane dy koncepte qe kundeshtojne njera tjetren, cfare do te thuash saktesisht? Nuk jane te ndrydhur por i nenshtrohen mendimit se jane te paafte, te pamundur, te vegjel, shume here as qe u merret parasysh mendimi, dhe askush nuk u shpjegon ashtu si duhet dhe ashtu si mund te kuptojne ata dicka, nuk ua ve njeri veshin, u japin vetem urdhra dhe kjo ben qe ne Shqiperi te lulezoje -fodulleku- dhe -kryenecesia boshe- si reagim ndaj nenvleftesimit te dikurshem nga ana e prinderve te tille, qe fatkeqesisht jane shumica. Por te ndrydhur kurrsesi! Ndodh krejt e kunderta, reagojne pa njohur asnje lloj mase e kufiri!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Si dhe e thame, situata e cdo femije eshte e ndryshme, por duke kuptuar gjendjen e tyre shpirterore ne mund te ndalojne vetvrasjen dhe mund te ri kthejme ate individ ne nje gjendje ku ndihet i dashur nga familja dhe shoqeria.

Gjendjen e nje femije ne Shqiperi eshte pothuajse e pamundur ta kuptosh per shkaqe qe dihen. E para, nuk ke si te mundesosh kontakte me femijen dhe as me familjen, dhe e dyta, nuk mund te besh asgje pa ndihmen e familjes. Qe familja te jete e gatshme te ndihmoje duhet fillimisht te kuptoje qe dicka nuk shkon me femijen. Sa familje e kuptojne kete? Dhe edhe kur mund ta kuptojne disi as qe behet fjale per te kerkuar ndihme profesionale, ku e ku ta fshehin.

Individin nuk mund ta marresh si nje dore te ndrydhur e ta kthesh ne vend te vet. Nuk eshte e mundur te -normalizosh psikologjikisht- dike, sidomos ne raste depresioni te rende, pa bashkepunuar me familjen dhe mjeket. Psikologu nuk mundet te permiresoje gjendjen e femijes e me pas ta riktheje ate ne familje ku jeta vazhdon me ritmet dhe nivelin e meparshem. Dora do ndrydhet perseri po nuk mesove krahun si ta perdore dhe po nuk binde trupin se nuk ecet me krahe por me kembe!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Beni pyetje femijes:

Beni pyetje femijes: Ke menduar ndonjehere per te vrave veten? etj ...

:eek: Kjo eshte keshille apo mjet profesional per te kuruar ate qe nuk ke ditur ta edukosh? Si mund ti mesohen njerezve manovra te tilla?

Enton ku e ke marre kete artikullin? :confused:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga floris:
[qb] Si ka mundesi qe ne shkolla te mesme ne Shqiperi nuk ka psikologe,apo ata qe mbarojne studimet per psikologji kane hall te xejne ndonje karrige [/qb]
Jo ata qe mbarojne studimet per psikologji por ata qe i shtrengojne pas vetes karriget qe nuk u perkasin pengojne te punohet!
 

epiphany

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

ne shqiperi akoma nuk ekzisron nje kulture e mirfillte ne kete drejtim.ne jemi mesuar qe cdo gje ta ndrrydhim ne te gjitha menyrat e mundshme e me pas ne je menyre a tjetren, shperthejme.kjo sidomos tek adoleshentet.
 

renea

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Anna Scott,

Qellimi i artikullit nuk eshte te tregoje persosmerine e artikulimit letraro-mjeksor, por per te piketuar nje problem serioz ne shoqerine shqiptare. Nese ju jeni e diplomuar ne fushen e psikollogjise mos e rrembeni temen nen qellimin per te qene politikisht korrekt, por jepni mendimin tuaj se si mund te mbyllim kete plage ne shoqerine shqiptare?

Artikulli eshte shkruar nga une, me ndihme pjeserore nga profesori i Psikollogjise ne Universitet, dhe kam konsultuar burime interneti te specializuara.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga renea:
[qb] Anna Scott,

Qellimi i artikullit nuk eshte te tregoje persosmerine e artikulimit letraro-mjeksor, por per te piketuar nje problem serioz ne shoqerine shqiptare. [/qb]
Qellimi i nje artikulli nuk eshte piketimi i nje X problemi sepse me piketimin merren lajmet. Ketu behet fjale per te shtruar shkaqet dhe pasojat, duke i analizuar. Ti je perpjekur ti analizosh psikologjikisht. Une te jam pergjigjur po psikologjikisht se ne cilat pika nuk isha dakort, pse nuk isha dakort, dhe si mendoj une qe eshte e verteta.

Sic e thua edhe vete, ky eshte nje problem shume serioz, dhe si i tille mendoj une kerkon nje analize serioze!
 

arun

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

ka shume faktore qe e cojne individin ne vetrasje

dhe une do vecoja shpejt e shpejt disa faktore qe jane

1-programet ose aksion-reaksionet qe trashegon individi nga jetet e tij tekaluara

2-edukimi familjar

3-shkolla dhe ndikim i shoqerise

4-planet ose qellimet qe i ka vene vetes individi per te arritur ose per te realizuar ne jeten e tij

5-sistemi shoqeror-politik-ekonomik ku individi jeton jeten e tij te perditshme

6-te tjerat ja u them nje here tjeter
 

abs

nuk e di...
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

LR_je bitte perktheji pak kto me bold(nese gjen kohe natyrisht) se nuku kam kornet itash /pf/images/graemlins/laugh.gif
Danke ( :kiss: :kiss: )


Warum sehen so viele Schweizer schwarz?

BERN – Fast vier Menschen pro Tag nehmen sich in der Schweiz das Leben, weil sie nicht mehr weiter wissen! So viele sinds fast nirgends – was kann man dagegen tun?



Ein Blumenstrauss steht auf dem Pausenplatz des Gymnasiums Lebermatt in Liebefeld BE, wo sich am 27. Mai 2003 ein 19-jähriger Schüler vom Dach gestürzt hatte.


Diese Zahlen stimmen traurig: Zehn Prozent der Schweizer Bevölkerung begehen im Laufe ihres Lebens einen oder mehrere Suizidversuche. Jede zweite Person denkt zudem über Suizid nach. Man kann dem Thema nicht ausweichen, fast Jeder wird in der Familie, im Freundeskreis, in der Schule oder am Arbeitsplatz irgendwann damit konfrontiert.

Die Schweiz rechnet mit 15´000 bis 25´000 versuchten Selbsttötungen pro Jahr.
Genaue Zahlen sind kaum in Erfahrung zu bringen, da «nur» ungefähr 10´000 Fälle erfasst und medizinisch behandelt werden.

Rund 1000 der bis zu 1400 Suizide – das sind ein bis zwei Prozent aller Todesfälle in der Schweiz – werden von Männern begangen. Weshalb sich im benachbarten Ausland prozentual weniger Menschen das Leben nehmen, ist weder wissenschaftlich noch sonst plausibel erklärt. Doch das Phänomen beschäftigt jetzt auch Bern.

Der Bundesrat lässt prüfen, wie das Thema Suizid in bestehende Programme zu Gesundheitsförderung oder zur Suchtprävention integrieren werden kann. Auch die Aus- und Weiterbildung von Pflegepersonal, Medizinern und Psychologen wird durchleuchtet. Schliesslich soll ein Vorschlag für ein Nationales Forschungsprogramm zu «Psychischer Gesundheit und Suizidalität» erarbeitet werden.

Denn das Angebot an spezifischen vorbeugenden Massnahmen ist zu klein und beschränkt sich auf wenige regionale Zentren. Bei der Zusammenarbeit zwischen den mehrheitlich privaten Projekten haperts. Deren Angebote richten sich vorwiegend an junge Menschen und sind auf Krisenintervention und die Behandlung nach einem Suizidversuch konzentriert.


-------------------------

per kultur t pergjithshme.
 

antares

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Arun! Lexova postimin tend te fundit dhe me terhoqi vemendjen pika e para:
=========================
1-programet ose aksion-reaksionet qe trashegon individi nga jetet e tij tekaluara
===============================
Cfare ke parasysh me kete?
Kur flet per jetet e meparshme mos valle e ke fajalen per fenomenin e metempsikozes ose "transmigrimit te shpirtrave"?
Dihet qe kjo doktrine ze nje vend te rendesishem ne filozofine dhe fene ne Lindjen e Larget!
Do te isha kurioz per ndonje shpjegim te metejshem nga ana juaj.....
 

arun

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Arun! Lexova postimin tend te fundit dhe me terhoqi vemendjen pika e para:
=========================
1-programet ose aksion-reaksionet qe trashegon individi nga jetet e tij tekaluara
===============================
Cfare ke parasysh me kete?
Kur flet per jetet e meparshme mos valle e ke fajalen per fenomenin e metempsikozes ose "transmigrimit te shpirtrave"?
Dihet qe kjo doktrine ze nje vend te rendesishem ne filozofine dhe fene ne Lindjen e Larget!
Do te isha kurioz per ndonje shpjegim te metejshem nga ana juaj..... [/qb]
KE DEGJUAT TI SE SI FILAN FISTEKU , PAPRITUR DHE PA KUJTUAR ME NJE JETE TE QETE DHE TE REHATSHME NJE DITE TE BUKUR DHE ME DIELL U CUAN NGA GJUMI DHE VRAU VETEN PA NDONJE SHKAK TE DUKSHEM QE TE ARSYETOJE NGA ANA SHOQERORE DHE SHKENCORE SE VETVRASJA ISHTE E MOTIVUAR , PER ME SHUME DO TE SHKRUAJ NE TE ARDHMEN..............
 

arun

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

VETVRASJA NE BOTE

"Çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje në botë, apo rreth një milionë të tilla në vit, dhe kjo shifër ka të ngjarë të rritet në dy dekadat e ardhshme, janë shprehur ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit.

Megjithëse meshkujt rreth moshës gjashtëdhjetëvjeçare,mosha e pensionit, pa dyshim që ka të ngjarë të vdesin nga shkaqe natyrale, numri i vetëvrasjeve ndërmjet grupmoshave 15 dhe 29 vjeç po rritet, kryesisht për shkak të posedimit të armëve, u shprehën ekspertët në një konferencë shtypi.
"Vetëvrasja është një problem i madh i shëndetit publik dhe zë 1,5 për qind të kostos së përgjithshme të sëmundjeve në shoqërinë botërore", deklaroi Jose Bertolote, spedialist i shëndetit mendor në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. "Por, kjo dukuri mund të jetë e parandalueshme në rast se publiku do të ndërgjegjësohet për problemin dhe në rast se qeveritë, do të demostrojnë vullnetin politik për ta trajtuar atë", deklaroi Lars Mehlum, president i Shoqatës Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjes me qendër në Paris.
Mehlum, profesor i psikologjisë në Universitetin e Oslos në Norvegji, wshtw shprehur se studimet e kryera në shumë vende, tregonin se kufizimet lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit, veçanërisht te të rinjtë, sillnin pakësime të numrit të vetëvrasjeve.
 

arun

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Arun! Lexova postimin tend te fundit dhe me terhoqi vemendjen pika e para:
=========================
1-programet ose aksion-reaksionet qe trashegon individi nga jetet e tij tekaluara
===============================
Cfare ke parasysh me kete?
Kur flet per jetet e meparshme mos valle e ke fajalen per fenomenin e metempsikozes ose "transmigrimit te shpirtrave"?
Dihet qe kjo doktrine ze nje vend te rendesishem ne filozofine dhe fene ne Lindjen e Larget!
Do te isha kurioz per ndonje shpjegim te metejshem nga ana juaj..... [/qb]
Jeta eshte nje cikel qe perseritet pafundesisht...

--------------------------------------------------------------------------------

Cdo veprim i jetes sone ka qene dhe do jete pafundesisht.

Kjo eshte nje teori shume e perhapur qe vjen qe prej antikitetit grek deri ne kohet tona, psh. NIce fliste per Rikthimin e perjetshem, po ashtu dhe Luis Borges per kohen ciklike.

Greket e vjeter flisnin per nje perseritje ne forme ciklesh ku gjithcka ndodhte nga e para ekzastesisht njelloj cdo here. Sa e rende duket per ne kjo pafundesi, duket sikur i humbet qellimi, kuptimi gjithckaje.

Edhe tek hindute kemi dicka te ngjashme, Reinkarnacioni qe eshte rikthimi i shpirtrave ne toke ne menyre te perseritur duke mbartur "karmen" virtytet dhe veset e jeteve te meparshme, derisa te arrihet persosja e shpirtit. Ketu duket me lehte edhe e kuptimshme.
Po ashtu edhe tek "leximet" e nje sheruesi profetik, amerikanit Edgar Cayce kemi nje deshmi te tille, reinkarnacioni vazhdhon derisa arrihet persosja e Shpirtit.

Ne thelb pra qendron perseritja,ose rimisherimi.

A eshte "e rende' per ne nje gje e tille apo eshte nje drite shprese, nje mundesi me teper, nje shteg drejt perjetesise?


kjo eshte nje teme me vete .................
 

papucja

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Qe nje vajze a djale 10 vjec te kete forcen per te vrare veten kjo me duket tmerresisht e frikshme. Dhe sidomos metodat monstruoze qe kane perdorur me litar, shall...e tmerrshme. Nuk besoj qe shkaku kryesor te jete depresioni, qe femijet e bejne ne menyre krejtesisht te vetedijshme nje gje te tille, kam pershtypjen se ne te vertete nuk e dine cfare po bejne ne ate moment....truri i femijes eshte ende i paformuar per te marre vendime te qarta per veten; mund te jene shtyre nga dikush (si ato sektet fetare), kane degjuar te medhejte. Femijet ne shqiperi jane te ekspozuar nga shume gjera te papershtatshme per ta; media, shoqeria, edukimi i pamjaftueshem ne shkolle e familje; te marrim nje shembull: kush shkon ne Shqiperi sheh femije qe punojne per te mbajtur familjen, dhe kjo te ben te vesh duart ne koke. Nje shoqeri ku femijet vrasin veten duhet te vihet ne alarm, ajo eshte nje shoqeri e semure, ne depresion. Ne familje duhet komunikim e respekt per femijet...te rriten te shendetshem menderisht e fizikisht Dhe Zot, e di sa e veshtire eshte ne nje shoqeri ku drejton banaliteti e rrugaçeria politike, ku deshires per te ecur perpara e vlerave njerezore ia kane marre frymen fodulleku, mashtrimi e papergjegjesia e atyre qe e kane ne dore kete vend.
Uroj qe te mos lexoj me gjera te tilla, kurre me per femije qe vrasin veten....me trishton shume ky fakt e me ben ta urrej realitetin shqiptar.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Thone se ata persona qe bejne vetvrasje deri para atij akti jane mire,por kur arrin ne ate moment kur e kryejen edhe vetvrasjen asnjeri nga ata nuk konsiderohet me gjendje shpirterore te mire.
"Vetvrasja eshte duel me nje person te paarmatosur."
 

arun

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga puhiza:
[qb] Qe nje vajze a djale 10 vjec te kete forcen per te vrare veten kjo me duket tmerresisht e frikshme. Dhe sidomos metodat monstruoze qe kane perdorur me litar, shall...e tmerrshme. Nuk besoj qe shkaku kryesor te jete depresioni, qe femijet e bejne ne menyre krejtesisht te vetedijshme nje gje te tille, kam pershtypjen se ne te vertete nuk e dine cfare po bejne ne ate moment....truri i femijes eshte ende i paformuar per te marre vendime te qarta per veten; mund te jene shtyre nga dikush (si ato sektet fetare), kane degjuar te medhejte. Femijet ne shqiperi jane te ekspozuar nga shume gjera te papershtatshme per ta; media, shoqeria, edukimi i pamjaftueshem ne shkolle e familje; te marrim nje shembull: kush shkon ne Shqiperi sheh femije qe punojne per te mbajtur familjen, dhe kjo te ben te vesh duart ne koke. Nje shoqeri ku femijet vrasin veten duhet te vihet ne alarm, ajo eshte nje shoqeri e semure, ne depresion. Ne familje duhet komunikim e respekt per femijet...te rriten te shendetshem menderisht e fizikisht Dhe Zot, e di sa e veshtire eshte ne nje shoqeri ku drejton banaliteti e rrugaçeria politike, ku deshires per te ecur perpara e vlerave njerezore ia kane marre frymen fodulleku, mashtrimi e papergjegjesia e atyre qe e kane ne dore kete vend.
Uroj qe te mos lexoj me gjera te tilla, kurre me per femije qe vrasin veten....me trishton shume ky fakt e me ben ta urrej realitetin shqiptar. [/qb]
je pak kondradiktore ne postimin tend ,

mundohesh te besh nje analize dhe mbasi gjen (pseudo)shkaqet e vetvrasjeve ne shoqerine shqiptare na e mbyll me nje urretje per shoqerine shqiptare, dhe duke urryer shoqerine shqiptare ti me dashje apo pa dashje ke urryer edhe veten tende sepse sa per dijeni po te kujtoj se je shqiptare apo jo???

vetvrasja eshte nje fenomen qe nuk ndodh vetem ne shqiperi por edhe ne shume vende te tjera te botes ,dhe sa per dijeni nuk eshte shqiperia qe mban vendin e pare ne bote per vetvrasje por eshte japonia nje nga vendet me te pasura ne bote ,ne japoni vrasin veten cdo vit rreth 20-25,000 veta ne vit, dhe vetvrasja ne japoni eshte nje kulture kombetare antike qe vjen qe nga koha e samurajve ,ne librarite dhe dyqanet e librave te tokios dhe te qyteteve te tjera japoneze qarkullojne edhe libra dhe manuale udhezuese ku te mesosh se si te vrasesh veten ...............


pervec aksion reaksioneve ose programeve qe ne trashegojme nga jetet tona te kaluara , nje shkak tjeter qe i shtyn njerzit ne vetvrasje eshte edhe mungesa e balances se plote mendore qe eshte edhe nje nga kushtet per sukses ne jeten individuale dhe sociale , mungesa e kesaj balance ben qe individi gradualisht ose menjehere te gjendet perballe nje disekuilibri mendor , pra te behet ekstrovers ose introvers ,dhe nje gje e tille fillon ti shkaktoje nje gjendje mendore te padurushme ky individi e shikon veten pa rrugedalje dhe per ti shpetuar kesaj dhimbjeje mendore dhe (jo fizike qe mund te shihet)individi vret veten per ti shpetuar situates rreth e qark tij


nje shkak tjeter qe njerzit vrasin veten eshte edhe personaliteti i dyfishte qe njerzit e shoqerise se sotme ne te gjithe boten duket te bejne ne jeten e tyre , njerzit duhet te hiqen me nje personalitet te ndryshem ne familje ,nje tjeter ne pune , ne shkolle ,ne rruge ,etj, dhe ky personalitet i dyfishte ose i shumefishte brenda nje trupi fizik qe ne kemi ne zoterim , ben qe te rritet brenda nesh nje hendek i madh midis egove qe qendrojne brenda nesh ,dhe ky hendek rritet me kalimin e kohes dhe sa me shume qe rritet aq me e madhe behet edhe dhimbja mendore e individit , dhe per ti shpetuar kesaj dhimbjeje mendore individi shkikon si rrugedalje vetvrasjen
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Vetevrasja...nje fenomen qe po prek me shpejtesi shoqerine civile ne Shqiperi

...pervec aksion reaksioneve ose programeve qe ne trashegojme nga jetet tona te kaluara ...

Une akoma nuk e kam kuptuar se si ndikojne keto aksion-reaksionet ne vetvrasjen e femijeve ne Shqiperi :confused:

P.S. Do t'ju lutesha mos shkruanit ne pergjithesi, duke shtjelluar teori psikologjike pa ndertuar ura lidhese mes teorive dhe fenomenit ne fjale.
 
Top