Re: Vdes Ronald Regan... Retrospektive luftes se ftohte.
5 Qershor 2004, Ronald Reagan ish President i SHBA-ve vdiq në orën 1 mbasdite (ora e paqësorit) në shtëpinë e tij në Bel Air, Kalifornia.
Ronald Wilson Reagan u lind në 6 shkurt 1911 në Tampico, Illionis, prej Nelle dhe John Reagan. Ndoqi shkollën e mesme në Dixon dhe më pas punoi përgjatë ndejkjes së Kolegjit Eureka ku studioi ekonomi dhe sociologji, luajti futboll dhe mori pjesë në shfaqet teatrale të shkollës. Një provë në 1937 e bëri atë fitues të një kontrate të Hollivudit, ku gjatë dy dekadave do të luante në 53 filma.
Nga martesa e parë me aktoren Jane Wyman pati dy fëmijë, Maureen dhe Michael (adoptuar). Maureen vdiq në 2001. Në 1952 u martua me Nancy Davis, po ashtu aktore, ai la dy fëmijë Patricia Ann dhe Ronald Prescott.
Ronald Reagan ishte për dy herë Governer i shtetit të Californias dhe bëri dy përpjekje përpara se të fitonte zgjedhjet e vitit 1980 si kandidat i Republikanëve duke marrë 489 vota elektorale ndaj 49 të Jimmy Carter-it dhe mori pushtetin në 20 janar 1981 duke qënë presidenti i 40-të i SHBA . Vetëm 69 ditë më pas ai u qëllua duke marrë një plagë, ndër gjashtë plumbat, të cilin ai e kaloi shpejt dhe u kthye në punë. Ronald Reagan dhe zëvendësi i tij George Bush fituan sërish zgjedhjet presidenciale në vitin 1984 në plot 49 shtete. Tetë vjet presidnecë e SHBA-ve janë shumë por Ronald Reagan do të mbahet mend si përkushtues i presidencës së tij fitimit të Luftës së Ftohtë, zvogëlues i qeverisjes nën retorikën “Shteti nuk është zgjidhja, ai është problemi”, shkurtuesi më i thellë i taksave kur Amerikës i shkoi deficiti buxhetor mbi 2.6 miliard dollarë, por rritës i shpenzimeve ushtarake. Njeriu i Doktrinës Regan punoi për një botë më të mirë dhe një Amerikë ku gjithkush mund të bëhej i pasur.
Ashtu si JFK që deklaroi në Berlin “Unë jam një Berlinez!” Reagan deklaroi mes ovacionesh vetëm pak vite para rënies së perdes së hekurt “Zt. Gorbaçov hape këtë portë. Zt. Gorbaçov... Zt. Gorbaçov rrëzoje këtë mur!”
Ronald Reagan jetoi 93 vjet më gjatë se çdo president tjetër i SHBA-ve dhe është më i moshuari prej tyre që la Shtëpinë e Bardhë kur ishte 77 vjeçar me përqindjen më të madhe të aprovimit për punën ndër presidentë që prej Rusveltit. Komunikuesi i Madh, shfaqej pak për publikun në dekadën e fundit, ai vuante stade të përparuara të sëmundjes së Alzheimerit deklaruar që prej 1994, së fundi dhe pneumoni.
Një përcjellje e vogël dhe private prej gruas së tij Nancy do të jetë në shtëpinë e tyre në Bel Air, California, dhe ceremoni parashikohen në Librarinë Presidenciale Reagan në Simi Valley ku dhe do të varroset, Reagan Museum në Eureka Illinois. Trupi i tij do të prehet për 24 orë dhe në Washington D.C. në Katedralen Kombëtare.
Për 30 ditë flamujt në ndërtesat shtetërore amerikane do të qëndrojnë në gjysëm shtizë.