Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Mbas plageve te renda dhe nje operacioni kirurugjikal prej shume oresh ne spitalin Karolinska te Stokolmit, ne oren 5 e 29 minuta, Anna Lindh, mbyll syte pergjithmone.
Nje dite me pare ajo po bente pazar ne nje prej dyqaneve te njohur me emrin NK ne qender te Stokolmit, kur papritur u qellua me thike nga nje person akoma i paidentifikuar.
Ajo kishte dalur e vetme, pa rojet personale dhe atentatori si duket kishte gjetur momentin e pershtatshem per te kryer veprimin qe i kushtoi jeten.
Plaget e marra ne krah, gjoks dhe bark ishin plage te renda te cilat i kushtuan jeten kesaj ministri-je te jashtme te mbreterise se Suedise.
Ajo ishte e martuar me Bo Holmberg dhe tashme ajo ka lene jetim dy femije te vegjel.
Popullariteti i saj ne Suedi ka qene i madh dhe vrasja e saj ka shokuar dhe pikelluar gjithe Suedine.
Atentati i ndodhur dje, eshte nje atentat ne vazhden e atentateve qe pikesynim kane pasur politikanet me ne ze dhe me te rendesishem te Suedise.
Ne vitin 1986 u qellua per vdekje kryeministri i Suedise, Olof Palme, ne nje rruge ne qender te Stokolmit.
 

hot

Hotgirl
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

shume gjate po shkon ky proces..
thua te jene te inmplikuar me shume se thjesht nje nenshtetas suedez me origjine serbe?! :eek:

si eshte koha andej nga jugu suedise?!
ketu ke ne (luleå) ka filluar bora dhe ben shum ftoht..brrr :eek:
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Procesi bëhet i gjatë, por kjo sigurisht ndodh për arsye se policia dëshiron të shkojë deri tek burimi.... Le të shpresojmë...
Koha këtu është mjaft e ftohtë, por pardje bisedova me një redaktor në Skurup (Skåne) dhe atje kanë pasur temperatura më të ulëta se sa këtu në Norrköping....
Sa interesant se ti je në Luleå...Kam disa miq shqiptarë në Umeå por edhe ky qytet është shumë larg nesh....
Hotgirl: Më kujtohet një ngjarje në Prishtinë në vitin 1977. Mora pjesë në Seminarin e gjuhës shqipe për të huaj. Bisedova shpesh me djemtë në rrugë, studentë dhe gjimnazistë. Një prej tyre më pyeti: " A mos janë shumë të nxehta, ato vajzat tuaja në Suedi?" E vështrova mirë djalin, dhe i thashë: "Jo, besoj se vajzat tuaja janë më të nxehta." Ai u dëshpërua disi, por pas pak ai sikur u trimërua dhe vazhdoi: "Por ato të Laponisë, atje në veri, sigurisht ato janë të nxehta." - Obobo, mendova, ti paske parë atë film finlandez "Bota është një këngë plot mëkate" (Jorden är en syndfull sång), në të cilin sqenat pornografike janë aq të rendomta sa skrrajat në plehrishtë!
"Po" i thashë, "në Laponi kuptohet se vajzat janë shumë të nxehta. Përndryshe ato do të vdisnin nga të ftohtit!" Atëherë ky djalosh kuptoi se po tallesha me të.
Me fjalë tjera: Niku Hotgirl është TAMAM me vend!Ti qenke në prag të Laponisë....
Me këtë u larguam mjaft nga tema jonë serioze. S'ka përse....
 

hot

Hotgirl
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

perjashtimet jan ato te cilat e bejne boten interesante..po ashtu edhe ne tek kjo tema /pf/images/graemlins/wink.gif
sbesoj se ju vjen keq moderatoreve /pf/images/graemlins/laugh.gif

se keni vene re se kjo historia e anna lindh sikur eshte harruar pak nga pak?!
mos ndoshta do kaloje edhe kjo si puna e olof palmer?!
ndoshta me nje ndryshim,sepse per olof palmer nuk u gjet vrasesi,kurse ketu ka nje te akuzuar..
valle te jete ai vrasesi i vertete?!
sa i implikuar eshte shteti suedez ne kete rast dhe sa transparente eshte policia?!
a mund te kete edhe ne suedi nje polici apo zyrtare te korruptuar?!
**just wondering..**
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Policë të korruptuar ekzistojnë në cdo shtet. Por nuk besoj se policia na krijon shumë dyshime në rastin e Anna Lindhit - po flas për policinë e rendomtë. Nga ana tjetër prioritetet e policisë sekrete (SÄPO në Suedi)po kritikohen: Pse s'kishin marrë masa për të mbrojtur më mirë ministrejën e punëve të jashtme në një situatë jo krejt paqësore?

Për Olof Palmen mund të themi se rasti i tij është një plagë në shpirtin e suedezëve që nuk shërohet, sepse puna policore në lidhje me vrasjen e tij ishte vërtet skandaloze. Sa gabime, sa lëshime, sa rrethana të pasqaruara! Unë jam më shumë se i bindur se rasti i kryeministrit tonë ishte një komplot në nivelin më të lartë, ai kishte shumë armiq, si brenda Suedisë edhe jashtë. Disa prej manovrave të policisë atë natë tragjike duken shumë të dyshimta. Ekstremistët e djathtë në atë kohë sigurisht kishin mundësi të infiltronin policinë sekrete. Sot kjo duket më e pabesueshme.
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Sot lajmërohet në mediat suedeze se provat kundër të akuzuarit për vrasjen e Anna Lindhit, Mijailo Mijailovic' janë forcuar edhe më shumë, sipas udhëheqëses së hetimeve. Provat janë kryesisht të karakterit teknik. Mirëpo, gjyqi si duket nuk do të fillojë para Kërshëndellave.
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Gazeta prestigjioze angleze "The Observer" ka botuar një artikull shumë të hollësishëm rreth të akuzuarit për vrasjen e Anna Lindh-it:

Behind the mask of Lindh murder suspect

A young Serb who was fascinated by knives waits in jail to be charged with the murder of Sweden's Foreign Minister. In this report, we uncover the life of a cold loner who was desperate to find fame by any means

Ed Vulliamy in Stockholm
Sunday November 9, 2003
The Observer

He festers in a prison cell with no company but his own and those of the demons that haunt him.
Mijailo Mihajlovic is soon to be formally charged with a assassination that stunned Europe - the stabbing of one of the best loved and most widely admired politicians of her time, Sweden's Foreign Minister, Anna Lindh.

She died a day after being attacked on 10 September while out with a friend, and without a security guard, at the Nordisk Kompaniet department store in Stockholm city centre, shopping for something to wear for a television debate on the euro.

According to prosecutors, Mihajlovic shows no emotion, not of fear, nor anxiety, remorse or even defiance - his lawyer says he will deny murder. He eats his meals alone at Kronobergshaket jail, and takes limited exercise in a covered-in yard. Otherwise, he sits motionless and silent in front of video games or a television, screened of all coverage of his case.

The detailed indictment expected in December, will charge the 24-year-old, born of a Serbian family migrated to Sweden, with a crime that confounded a nation priding itself on civility, transparency and enlightenment - but which has suffered its second major assassination in a generation, after that of Olof Palme in 1986.

Lindh's killing was the fourth of a leading statesperson in postwar Europe: Palme, General Franco's Prime Minister Luis Carrero Blanco, Lord Mountbatten and Italian former Prime Minister Aldo Moro. While Palme's case remains a mystery, the others were the work of determined revolutionaries - Basque separatists, the IRA and Red Brigades.

But Lindh was a different politician: close to her people, a devoted mother, defender of the oppressed - Palestinians, Kurds, Bosnians and Kosovars. Also by contrast she fell victim, allegedly, to a man of few focused political beliefs beyond a vague Serbian nationalism mingled with a history of psychiatric disorder and violence.

According to a friend of Mihajlovic, he decided to kill Lindh after a speech she made supporting Nato strikes against Serbia and Serbian troops in Kosovo in March 1999.

But the mind that allegedly hatched the assassination harboured deep psychological disorders as well as the proclaimed loyalty to former Serbian President Slobodan Milosevic. For years, Mihajlovic had been in and out of the authorities' grasp, in borstal, and on a particular Swedish brand of psychiatric probation.

Agneta Blidberg, vice-head of the prosecution service leading this investigation, is convinced she has Lindh's killer. Swedish police last week confirmed to The Observer DNA samples taken from the knife with which Lindh was stabbed, and from a baseball cap discarded by her killer, matched genetic material from Mihajlovic. The DNA analyses were conducted by experts at the Forensic Science Service in Birmingham.

Mihajlovic's capture has been almost as compelling as his past is gruesome - at one point during the hunt, he was detained, but released.

Pressure on the authorities was acute - their failure to find Palme's killer having become a matter of national shame. At first, the hunt went badly wrong. Per Olof Svensson, an upper-class man, aged 36, known for his neo-Nazi sympathies, was detained. He had been arrested before - for daubing swastikas around town.

But from 17 September, acting on a tip-off from a family friend, police had been tailing Mihajlovic. According to press reports, he had - after the murder - gone to a psychiatric outpatients' department asking for treatment, been questioned, and let go.

On 24 September, Mihajlovic was taken into custody after a special squad scaled a wall of the block of flats where he lived in a working-class suburb south of Stockholm.

According to leaked police reports, Mihajlovic took an expensive taxi ride home from town after Lindh's death, to find his mother and her friend 'Marie' watching the coverage on television. Mrs Mihajlovic immediately recognised her son on a security video clip from the NK store. 'Marie' says Mihajlovic then took a nap. His mother disappeared and is believed to be in protective custody.

A trawl around Mihajlovic's favourite clubs and bars reveals a man well known but little liked. He was, say acquaintances, obsessed by fame, desperate to achieve it by killing someone famous. He reportedly told one friend: 'If I killed someone famous I would have criminal status, and be able to jump the queues for all the hottest bars'.

This obsession extended to him insisting Tom Cruise be appointed as his lawyer, convinced his idol would get him off after seeing a film in which Cruise plays a high-powered attorney.

Aged seven, Mihajlovic was sent with his sister to live with their grandparents in a village near Belgrade, returning to Sweden as teenagers, to a violent home. Family acquaintances do not speak well of the suspect's father, who holds fervent Serbian nationalist views.

But Mihajlovic was not, it seems, politically motivated. At 17 he was arrested for attacking his father with a knife, and sent to juvenile prison. He was obsessed by knives, and was twice arrested for weapons possession and for harassing a 15-year-old girl who did not return his attentions. He was convicted of threatening to kill her family, and put on psychiatric probation.

On the night of 12 March 1999, Nato aircraft flew bombing missions over Yugoslavia in response to the 'ethnic cleansing' of Albanian civilians in Kosovo. Lindh was Foreign Minister of a non-Nato country that prides itself on the role of global broker, but, having sided with such causes as Bosnia and Kosovo's Albanians, she spoke in support of the intervention. It may have been her death sentence.

Tension ensued within Sweden's large ex-Yugoslav community - including many Serbs loyal to Milosevic. Mihajlovic was apparently anxious to volunteer for service - either in a Stockholm turf war, or in a unit departing to Kosovo.

Serbians operate a muscular presence in Stockholm's criminal underworld, which hit the headlines in February 1998 with the murder of gangland leader, Dragan Joksovic, and again with a shoot-out at one of Mihajlovic's favourite pubs, over cigarette smuggling.

The Joksovic murder was linked to the now deceased Belgrade gangster 'Arkan', a confidant of Milosevic, in a dispute over protection rackets in Sweden. Mihajlovic tried to attach himself to the gangster's circle, only to be brushed off. 'Too crazy,' they said.

In the run-up to Sweden's vote on the euro, Lindh was denounced for her pro-euro stance. Her Ministry asked the security services to give her protection. The request was turned down.

At 12.45pm on 10 September, Mihajlovic was seen around Stockholm's Central Station at the time Lindh arrived from her home town of Nykoping. At 4.10 Lindh was at the NK store where Mihajlovic was seen 'acting nervously'. Mihajlovic allegedly said he then heard an inner voice saying: 'Do it now, kill her'.
------------------------------------
Edhe gazeta suedeze "Expressen" në kohën e fundit botoi një artikull të ngjashëm, duke iu referuar të dhënave nga një burim në Sigurimin suedez (SÄPO)
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Ullmar, nuk due te zgjase mese ketu flitet per te ndjeren Anna Lindh, por due te ju tregoj disave ketu qe po mahniten me shqipen tende se ka edhe tjere suedez qe flasin mire shqipen, por ti je ai i cili e njef shqipen edhe me mire se shume nga shqiptaret. Kam lexuar edhe perkthime tuajat. Per vrasjen e Annes do te tregoje e ardhmja, do te dihet s per cfare arsyeje e beri(?) ai Mijajlloviqi ate.Anna Lindh edhe pse nuk jam socialdemokrat(isham liberal por me ardhjen e Lars Lejonborg ne krye te partise kam mbetur pa parti)me ka pelqyer shume. Ajo ishte nje grue guximtare dhe prisnim qe te zavendesonte Göran Persson-in.Ndodhi cka ndodhi dhe kjo nuk kthehet.
Me dhimset ajo sikurse edhe dy djemet e saj qe mbeten pa nene. Shpresoj qe gjyqi ti jape nje denim te ashper kryesit te vrasjes(burg te perjetshem).Ty Z.Ullmar te uroj shendet dhe jete te gjate, qe te presish te martosh bijen tende e pse jo te tu gezohesh edhe nipave dhe mbesave.
Shendet!
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Zeusi - shumë falënderime për fjalët e tua të ngrohta!
As unë nuk jam socialdemokrat, jam njeri pa parti, por bashkohem krejt me mendimet që ke shprehur këtu. Gazetat tani tregojnë se pas dy muajsh në paraburgim, i akuzuari ende e mohon akuzën. Gazeta "Aftonbladet" ka dhënë një lloj shpjegimi psikologjik për këtë. Mirëpo, tragjedia mbetet tragjedi për të gjithë.
Mirë u pafshim Zeus në Forum! Urime për Bajramin dhe Ditën e Flamurit!
Ullmari
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Vetëm dy lajmërime të shkurtëra:
Së pari dua të ju njoftoj se revista "Teuta" që botohet në Prishtinë në numrin e saj të Tetorit botoi një artikull dyfaqeje për nder të Anna Lindh-it. Artikullin në fjalë e ka shkruar Qibrije Hoxha me banim në Stokholm (dhe Prishtinë).

Së dyti dua të tregoj se sot gazeta ime lokale njofton se procesi gjyqësor kundër të akuzuarit për vrasjen e Anna Lindh-it do të fillojë në janar. Si duket shumë prova janë grumbulluar por Mijailo Mijailovic vazhdon të mohojë akuzën. Si duket edhe nëna e të akuzuarit ka marrë pjesë aktive në grumbullimin e provave, gjë që mund të shpjegohet vetëm me bindjen e saj se i biri është psikikisht i sëmurë. Nga ana tjetër edhe ultranacionalizmi brutal mund të klasifikohet si një sëmundje.... dhe z. Karaxhiqi mund të grumbullonte shumë pacientë në spitalin e tij psikiatrik, ku ai vetë është kryepsikopati!
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Oh /pf/images/graemlins/frown.gif gjithnje keshtu ka ndodhur ne Suedi sapo dalin pa roje keta u ndodh dicka /pf/images/graemlins/frown.gif

Me vjen shumi cudi per te, Palme ishte dicka tjeter.. :confused: [/qb]
nuk eshte puna per roje...
ngjarje e trishtueshme...
po dhe pse duhet te kene roje..!!!
 

astronaut

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Vrasja e Lindh ne gjykate me 20 janar 2004
Gjyqi kunder 24 vjecarit qe dyshohet per vrasjen e Anna Lindh vjen me gjasat me te medhaja te nise me 20 janar.


Lindhmordet i rätten 20 januari

Rättegången mot 24-åringen som misstänks för mordet på Anna Lindh kommer med största sannolikhet inledas den 20 januari. Det uppger chefsrådman Göran Nilsson för Dagens Nyheter.

Advokat Peter Althin kommer att få förundersökningsprotokollet strax före jul och har därefter upp till tre veckor på sig att gå igenom materialet.
Göran Nilsson räknar med atförhandlingarna kommer vara avklarade före januari månads slut.

Gazeta Aftonbladet
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Shtypi i sotëm suedez lajmëron:

Mijailo Mijailovic, 25 vjec, i paraburgosur në lidhje me vrasjen e Anna Lindh-it, e ka pranuar krimin, njofton avokati i tij Peter Althin.

Sipas kërkesës së avokatit, Mijailovici u muar përsëri në pyetje ditën e martë. Në atë rast i akuzuari e pranoi vrasjen e Anna Lindh-it. Gjatë bisedës që vazhdoi për më shumë se një orë ai dha një deklaratë të hollësishme për ngjarjet e datës 10 shtator.
Përvec kësaj, avokati nuk është i gatshëm të japë të dhëna të mëtejshme për bisedën në fjalë.

Pranimi i fajit do të thotë se padia kundër të akuzuarit mund të ngrihet më 12 janar sipas planeve. Procesi gjyqësor duhet të fillojë para datës 19 janar.
Materiali i hetimit përfshin 1028 faqe në tërësi.

--------------------------------------------------------------------------
Deri vonë Mijailo Mijailovici e mohoi me këmbëngulje akuzën. Më duket se ai u gjunjëzua përpara provave të pakundërshtueshme të hetimit - dhe sipas porosisë së avokatit. Mirëpo, ky është vetëm mendimi im privat.

Problemi më interesant: A u krye vrasja si rezultat i gjendjes psikopatologjike të vrasësit apo me planifikimin e dikujt? Kjo është pyetja kyqe - vepra e një maniaku ose një komplot? A do të zbulohet e vërteta?
 

edoni

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Anna Lind eshte vra nga nje serb per shkak se Anna Lind ka perkrah sulmin ndaj serbise gjate luftes se kosoves.me vrasjen e Anna Lind njehere e pergjithmone eshte tregu karakteri i eger dhe barbare serbe.shqiptaret kudo qe ndodhen duhet te kuptojn se pa bashkimin e te gjithe shqiptareve ne trojet e tyne etnike kurr serbet nuk do te pushojn qe te na sulomojn e nenqmojn.vetem atehere kur do te jemi te bashkuar do te jemi ne gjendje qe ti perballim te gjitha sfidat dhe do te jemi faktor kryesor ne ballkan.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Fillimisht postuar nga InSaTiaBle:
[QB] Lexova ne gazete se ajo ishte nje perkrhaese e flakte e pjesmarrjes se Suedise ne Eurolandia dhe shumica pretendojne se eshte nje vrasje e shtyre nga arsye politike.

Edhe une kushtu mendoj, vrasje pa arsye spara ka. Dhe kriminela te paguar gjen plot.
Populli Suedez nuk e han sapunin per djathe, lojrat politike nuk pine uje atje.
Mendoj se vrasja e saj PARA VOTIMEVE PER NE BASHKIMIN EVROPIAN kishte kete qellim te ndryshonte "drejtimin".
Sipas sondazheve qe ishin bere perpara shumica e SUEDEZVE nuk do te votonin per bashkim evropian.
Me vrasjen e saj ( e cila ishte perkrahese e flakte per ne BE) kujtonin se do te ndryshonin opinionin publik, ndoshta edhe duke i bere ndonje varrim madheshtor dhe duke "demaskuar forcat antievropiane te djathta," duke i akuzuar si vrasese, etj. kujtonin se do te corientonin popullin Suedez por sic u pa Suedezet ja dhane bukur pergjigjen.
Me ka pelqyer nje Suedez kur e pyeta pse nuk futeni ne Evrope???
Nuk e hame "Karamelen e JUDES" me tha.
 
Top