Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Mbas plageve te renda dhe nje operacioni kirurugjikal prej shume oresh ne spitalin Karolinska te Stokolmit, ne oren 5 e 29 minuta, Anna Lindh, mbyll syte pergjithmone.
Nje dite me pare ajo po bente pazar ne nje prej dyqaneve te njohur me emrin NK ne qender te Stokolmit, kur papritur u qellua me thike nga nje person akoma i paidentifikuar.
Ajo kishte dalur e vetme, pa rojet personale dhe atentatori si duket kishte gjetur momentin e pershtatshem per te kryer veprimin qe i kushtoi jeten.
Plaget e marra ne krah, gjoks dhe bark ishin plage te renda te cilat i kushtuan jeten kesaj ministri-je te jashtme te mbreterise se Suedise.
Ajo ishte e martuar me Bo Holmberg dhe tashme ajo ka lene jetim dy femije te vegjel.
Popullariteti i saj ne Suedi ka qene i madh dhe vrasja e saj ka shokuar dhe pikelluar gjithe Suedine.
Atentati i ndodhur dje, eshte nje atentat ne vazhden e atentateve qe pikesynim kane pasur politikanet me ne ze dhe me te rendesishem te Suedise.
Ne vitin 1986 u qellua per vdekje kryeministri i Suedise, Olof Palme, ne nje rruge ne qender te Stokolmit.
 

Ema

Goddes
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Lexova ne gazete se ajo ishte nje perkrhaese e flakte e pjesmarrjes se Suedise ne Eurolandia dhe shumica pretendojne se eshte nje vrasje e shtyre nga arsye politike.
Une s'ja kam idene fort po lexova gjithashtu qe Presidenti s'e kishte fort me qejf hyrjen ne Euroland.

Ca ka ndodhur tamam?Na tregoni ju suedezet e vegjel...

P.s:Ngushellime te sinqerta familjes se Zonjes Lindh!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Oh /pf/images/graemlins/frown.gif gjithnje keshtu ka ndodhur ne Suedi sapo dalin pa roje keta u ndodh dicka /pf/images/graemlins/frown.gif

Me vjen shumi cudi per te, Palme ishte dicka tjeter.. :confused:
 

astronaut

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Nuk e di perse e vrane por edhe une ndiej pikellim te madh per njerez te tille te perkushtuar me deshire dhe vullnet popullit suedez.
/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Who Killed Anna Lindh?


Lindh's murder caused a grave shock inside and outside Sweden



STOCKHOLM, ``Sweden and Europe have lost an unparalleled political personality. Swedish Foreign Minister Anna Lindh was not only a diplomatic figure who perfected political relationships and reconciliation between international foes, but she managed to a great extent to add a humanitarian aspect to all situations.

Lindh supported the weak all along against international arrogance of power. She strongly opposed the U.S. wars on Afghanistan and Iraq.

Swedish Prime Minister Ian Carlson has appointed the Minister of Immigration and International Trade a successor to Lindh who was stabbed to death while shopping in a large Stockholm store.

Sharon A Maniac, Bush A Fool

Lindh defied Israeli Premier Ariel Sharon more than once and described him as a maniac. She declared on the official Swedish TV channel that she will boycott Israeli goods and fruits, sold in Swedish markets.

The Swedish Foreign Minister also defied Denmark when it decided to abuse refugees of the third world. She supported the Afghans whom Australia refused to receive and declared her readiness to interfere in order to settle disputes between North and South Koreas.

Furthermore, Lindh described U.S. President George W. Bush as a fool due to his arrogance and the U.S. deterrence of Europe to follow the American example.

When Washington and Tel Aviv limited their dealings with former Prime Minister Mahmoud Abbas Abu Mazen, Lindh said that the U.S. and Israel gave Abu Mazen “the kiss of death”, by which she meant political death for the ME peace process.

Lindh represented the future of Sweden, as she was almost certain to become the future Prime Minister. She believed in cultural and religious dialogue and held a great conference in Stockholm on Europe and Islam, and invited several Islamic figures from all parts of the world.

Some of those figures were accused of being radical at home but Lindh believed greatly in the necessity of dialogue among all peoples and all factions.

When Mohamed Ghazali, a Swedish, was detained by the U.S. security agencies in Pakistan and moved to Guantanamo, Lindh sent a high-ranking delegation to request Washington for his immediate release, particularly that Washington had no evidence whatsoever against him.

Such brave stances gained her respect among different Swedish political parties as well as Arab and Muslim communities in Sweden. Furthermore, all European officials respected her.

Who Killed Anna Lindh?

It is worth noting that the Swedish former Premiere Olouf Balmeh, assassinated in February 1986, was also anti-U.S. policies. He demonstrated in front of the U.S. Embassy in Stockholm and talked scornfully about Richard Nixon in some of his notes. His killer is still unknown and at large.

When the killer is ambiguous, this means he is very professional and cunning. Lindh’s killer disappeared although the Swedish security agencies are known for their cleverness.

Media and political agencies in Stockholm wonder about the implications of Lindh’s death.
 

batoja

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Nje gje eshte pothuajse aksiome ne hetime te vrasjeve: Mos beso ne koicidence (rastesi)!
Vrasja e dyte politike e bujshme ne historine suedeze. Suedia, nga vendet me te sigurta ne bote, 83% e krimeve zbulohen brenda javes, nese kalon nje jave, mundesit paksohen deri ne 5% ose kurre. Olaf-i 1986, ishte nje nga keto raste.
Tre pista per vrasjen e tij:
Pista kryesore 1-Sherbimi sekret i afrikes jugore, ne lidhje me shitjen e armeve Iranit nepermjet Izraelit (Me miliarda dollare i eshte vjedhur taksa paguasve amerikan), Irangate. Ne kete kuader u vra dhe Uwe Barschel, Ex-Ministerpräsident i Schleswig-Holstein (federate ne veri te gjermanis). Afrika e Jugut ishte gjithashtu perfshire ne kete pisllek te nisur nga Reagan. Olaf ishte sipas burimeve zioniste, anti-zionist dhe me te drejte. Refugjate palestineze ne Suedi, Norvegji, Danimark kercenoheshin me kthim nese nuk bashkuponin me Izraelin. Kur ai nisi hetimet per Irangate dhe zbuloi metodat e Mosad-it ne Suedi per rekrutimin e agjenteve palestineze, u hoq qafe. Nje afrikano jugor u kap, u burgos tre vjet dhe me pas u lirua per munges provash.
Pista 2-Nj i cmendur qe nuk eshte kapur akoma, ekzistojne dyshime por arma nuk eshte gjetur keshtu qe ngelet.
Pista 3-nga terrorist kurde (Ocalan e ka mohuar), piste e quajtur deri tani si pa baza dhe arsye.
E njejta gje do ndodhi edhe me kete vrasje. Suedia nuk hyri ne monedhen e perbashket, por njolla i ngeli. Personit i kane nxjerre fytyren por ka akoma paqartesi ne kete fushe. Sidomos kur mendohet se Lindh ishte aktiviste per lirine dhe te drejtat e njeriut ne Palestine. Dmth nje anti-zioniste tjeter.
Shenim: evitoj fjalen anti-semit se kjo fjale do te thote kunder popujve semit. Dhe popuj semit jane arabet dhe hebrenjte.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Ky person. Nje Neo-Nazi.
capt.sge.fxf10.170903075349.photo01.default-384x288.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Fotoja qe pashe ne gazeta une,s'me ngjante dhe aq me kete po mbas ei perkasin dy periudhave te ndryshme.Burri eshte 35 vjec por policia suedeze ka deklaruar se nuk ka prova te forta per te inkriminuar te arrestuarin... :shrug:
 

bengu

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Serbi vret Ana Lind per arsye te perkrahjes se bombardimit te ish-Jugosllavise me 1999.

Mihajlo Mihajlovic (25), shtetas suedez me prejardhe serbe, burgoset per vrasjen e ministres se puneve te jashtme te Suedise, Ana Lind. Nje shok i te akuzuarit u shpreh se ishte perkrahja e Lindit politikes se Natos arsyeja per te cilen Mihajlovic kreu kete akt.

:shrug:
 

hot

Hotgirl
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

28c99cbc.jpg
ky qe ai i famshmi qe akuzohet per vrasje..
akoma nuk eshte vertetuar 100 % qe eshte ai,por policia thone qe kane deshmi shume te forta,pervec ADN-se kane dhe deshmi teknike..
te shofim cdo behet..se ate te parin e mbajten nja 1-2 jave ne izolim te shkretin.. e sju doli gje :shrug:
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Kemi qenë vërtet shumë të prekur në Suedi.... shumë njerëz kanë shfaqur publikisht brengosjen e tyre.
I akuzuari i dytë, Mijail Mijailovic, 24-vjecar, me prejardhje serbe, gjindet në paraburgim dhe po presim për gjykimin e tij. Si duket policia ka prova të forta, por puna shkon shumë ngadalë. Nuk është folur për ndonjë konspiracion - ky djalosh ka shprehur urrejtje kundër Anna Lindhit në lidhje me deklaratat që bëri ajo në kohën e bombardimeve në Serbi. Ndoshta mund të thuhet se ajo humbi jetën për arsye të Kosovës....
Po presim për procesin gjyqësor. Suedia ecën përpara, por dy vrasjet politike (e para të kryeministrit Olof Palme në vitin 1986) janë si një hije në qiellin e këtij vendi të bukur. Suedia megjithë politikën e saj paqësore është bërë objekt i akteve të shëmtuara politike.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Ullmar pershendetje
Kam degjuar fjale te mira rreth teje dhe kjo eshte dicka pozitive kur nje huaj ose nje suedez autokton, shkruan ne gjuhen shqipe, ndoshta ka studiuar gjithashtu ne Shqiperi.
Anna Lindh vdiq dhe sic thone suedezet ose ju, ajo i perket te se kaluares.
Ne mos gaboj aty rreth viteve 90-91, ministrja e jashtme suedeze e asaj kohe(emrin nuk e mbaj mend)diskriminoi ne menyre te turpshme tere shqiptaret qe jetojne ne Suedi me ane te deklaratave te saj dhe eshte dashur nderhyrja e qeverise Gjermane per te pergenjeshtruar deklaraten(nje shoku im me ka thene sepse ne ate kohe nuk kisha ardhur akoma ne Suedi)(me pergenjeshtro te lutem neqoftese jam gabim).
Tani ne shqiptaret fatzi nuk arrijme te kuptojme se a jane suedezet proshqiptare, apo bejne lojera proshqiptare.
Kemi nevoje per mbeshtetje, per aleate dhe per ata qe na kuptojne.
Ha det så bra(ne shenje respekti)
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Pirust - falemnderit për mikpritjen! Edhe në Forumin tjetër (Forumi Shqiptar) një shqiptar me banim në Suedi më përshëndeti miqësisht.
Ministreja suedeze e cila në mënyrë bajate deklaroi se "si duket shqiptarët e Kosovës kanë prirje për vjedhje" ishte Birgit Friggebo (Partia Liberale). Ajo pastaj kërkoi falje, por mëkati nuk lahet kollaj.
Anna Lindh më dërgoi një letër falënderimi në lidhje me botimin e Antologjisë të Poezisë shqipe suedisht/ të Poezisë suedeze shqip, të përkthyer nga Shqiptar Oseku. Pastaj mora edhe një letër të gjatë nga Anna, në të cilën ajo diskutoi për problemet që kanë shqiptarët në lidhje me vizat për të vizituar të afërmit e tyre në Suedi. Ajo bëri cmos për të mbajtur kontaktet me njerëzit e rëndomtë.
Në krahasim me epokën e kryeministrit Olof Palme Suedia është mjajt pasive në lidhje me angazhimet për popujtë që dëshirojnë liri e pavarësi. Solidariteti ndërkombëtar ishte afër zemrës së Anna Lindhit, por kryeministri Göran Persson merret më shumë me marrëdhëniet praktike fitimprurëse me botën. Mirëpo, në ceremoninë solemne kushtuar Anna Lindhit, ai përmendi ndër të tjera angazhimin e saj për "të dhunuarit dhe të poshtëruarit në Kosovë". Fatkeqsisht, në shumicën e rasteve, Suedia fshihet prapa shpinës së Unionit Evropean.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Shoku Ullmar faleminderit shume per pergjigjen e sinqerte, gjithashtu Mikepritja shqiptare ka qene nje simbioze e pavdekshme e shqiptareve nder shekuj.
Anna Lindh ka qene nje njeri shume i mire dhe ka dhene nje kontribut te rendesishem si per vendlindjen(Suedine) por gjithashtu ka luajtur nje rol shume pozitiv ne institucionet e Bashkimit Evropian.
Shoku Ullmar
Une nuk po ju kerkoja llogari drejtperdrejt ne lidhje me pozicionin qe Suedia duhet te mbaje ndaj Shqiperise, por edhe deklaratat jane te demshme.
Ti e di ate fjalen e urte popullore:
Kur je ne nje maje humnere dhe njera kembe qendron pezull dhe tjetra mbi toke, pak te te shtyjne, rrezohesh dhe copetohesh dhe nuk ka shpetim
Keshtu jemi dhe ne shqiptaret sepse i dashur Ullmar sa here ngjitemi perseri, kaq here na rrezojne, a thua ne qenkemi lolot e kumargjive.
Megjithate ne e dime edhe fjalen e urte te atyre qe shpetojne me nder te ndenjurat nga zjarri qe perfshin gjithshka.
Kur fshati digjet thone evropianet, larg prej nesh.
Kur flaka mberrin aty afer shteteve te tyre, ata thone larg pre vendit tone.
Kur flaka mberrin ne shtepite e tyre ata thone, larg prej ****** ton etj

Kemi nevoje te jemi edhe ne njerez,te mendojme e punojme si te gjithe Evropa e te japim kontributin tone pozitiv per veten tone dhe per te ardhmen e botes.
Historia shqiptare eshte destinuar te deformohet, te injorohet dhe aq me shume te fshihet per te mos dale kurre.
Shqiptaret e Kosoves, kurre nuk paten mundesi te edukohen dhe kulturohen dhe te kultivojne gjerat pozitive te kesaj bote.
Perkundrazi, ata i jane nenshtruar jo vetem dhunes dhe represionit por edhe tani sikur e vini re, durimit i ka ardhur fundi, varferi pa fund, shtet pa ligje, njerez pa shprese, nderkohe qe ne Suedi, Gjermani, Itali, Greqi etj jetohet nje tjeter bote.
A eshte e ndershme, a eshte e sinqerte, a ka llogjike dhe arye kur i vetmi popull ne Evrope sic jane shqiptaret, te jene destinuar te jetojne si Hebrenjte?
I kemi dhene kaq shume kesaj Evrope, Italise 4 perandore dhe nje Nene Tereza, nje ndihmese te pacmuar ne lufte kunder osmanllinjve, Greqise shume poete e filozofoze si dhe rilindjen e kombit grek dhe pavaresine e tij, Turqise 40 vezire dhe pashallare si dhe kalimin nga perandori ne shtet etj, fuqi punetore vazhdimisht kujdo shteti dhe ne fund shqiptareve u eshte thene:
Nuk meritoni me shume se sa te jetoni si skllave.
Ka 1000 vjet(kaq po e le une) qe ndeshkohemi harbutce dhe nuk doli nje shtet, nje popull mik i shqiptareve te na ndihmoje, perkundrazi jemi shfrytezuar nga supersticiozet Evropiane, si nje komb kanceroz.
Me fal qe dola nga tema shoku Ullmar por a do dale ndonje me te vertete ti ndihomje shqiptaret?
 

hot

Hotgirl
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Fillimisht postuar nga Pirust:
[qb] Ullmar pershendetje
Kam degjuar fjale te mira rreth teje dhe kjo eshte dicka pozitive kur nje huaj ose nje suedez autokton, shkruan ne gjuhen shqipe, ndoshta ka studiuar gjithashtu ne Shqiperi.
[/qb]
nqse kjo eshte e vertete..eshte nje mrekulli!!!
nje suedez ne gjuhen shqipe?! :eek:
sdi si ta quaj..te them qe sqenkemi pa shpresa apo :confused:
ullmar nqse me te vertete je suedez dhe shkruan kaq mire ne gjuhen shqipe,pergezimet e mija!!
eshte vertete nje event per tu shenuar,
thjesht sa e cuditshme aq edhe e mrekullueshme! :wave:
me respekt, HOTGIRL
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Hotgirl, tungjatjeta (hmmm fotografinë tënde, natyrisht nuk e këqyr asnjëherë!)
Për të plotësuar kureshtjen tënde, me seriozitet të plotë deklaroj: Jam suedez, prindërit e mi ishin suedezë (fatkeqsisht nuk jetojnë më), por aq shumë jam shqiptar me shpirt, edhe internacionalist.
Shqipen e mësova vetë me libra mësimesh dhe me dëgjimin e Radio-Tiranës në vitin 1969; vizitën e parë në Shqipëri e bëra në 1970. Kam kujtime të paharrueshme - në Durrës plazh natën e parë u bëra orator popullor, njerëzit u grumbulluan në heshtje duke dëgjuar një suedez shqipfolës sikur do të isha një astronaut i zbritur nga Hëna! Kam botuar disa libra përkthimi me poezi dhe tregime nga shqipja. Kam shkruar shumë artikuj dhe broshura për Kosovën. Në vitin 1992, pas fillimit të vërshimit të azilkërkuesve nga Kosova, hyra në fushën e përkthimeve praktike, dhe kjo punë vazhdon edhe sot. Argëtimi im i madh është pjesëmarrja në forume si ky dhe Forumi Shqiptar. Jam tani 69 vjecar; para 8 vitesh kur kisha kaluar disa vite vetmie pas një ckurorëzimi, u takova me një grua shumë simpatike nga Kosova, u bashkuam dhe u bëmë prindër të një vajze tani 7-vjecare! Kështu e kam diellin e vjeshtës sime, një diell që cdo ditë më puth duke shprehur dashurinë për babin.... Kush mund të jetë më i lumtur se unë, në këtë moshë?
Kam shumë simpati për shqiptarët, këtë popull romantik,të egër, mikpritës, inteligjent, bujar, me temperament, me inate dhe dashuri bashkë! D.m.th. një popull me kontradikta, por i huaji që është thelluar në botën shqiptare nuk do të largohet kurrë! Dhe komplimentet që po marr për njohuritë e mia janë edhe komplimente për shqiptarët: Kjo vërteton se kultura e shqiptarëve vlen të studiohet! Dhe shpresa ime e madhe është se forumet e shkëlqyeshme shqiptare në Internet do të bëjë shumë për atë bashkim mbarëshqiptar që është aq i dëshirueshëm dhe aq i vonuar!
Kjo është deklarata ime solemne, Hotgirl! Now you know me.... a little!
Veriori
 

hot

Hotgirl
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Fillimisht postuar nga Veriori:
[qb] Hotgirl, tungjatjeta (hmmm fotografinë tënde, natyrisht nuk e këqyr asnjëherë!)
Për të plotësuar kureshtjen tënde, me seriozitet të plotë deklaroj: Jam suedez, prindërit e mi ishin suedezë (fatkeqsisht nuk jetojnë më), por aq shumë jam shqiptar me shpirt, edhe internacionalist.
Shqipen e mësova vetë me libra mësimesh dhe me dëgjimin e Radio-Tiranës në vitin 1969; vizitën e parë në Shqipëri e bëra në 1970. Kam kujtime të paharrueshme - në Durrës plazh natën e parë u bëra orator popullor, njerëzit u grumbulluan në heshtje duke dëgjuar një suedez shqipfolës sikur do të isha një astronaut i zbritur nga Hëna! Kam botuar disa libra përkthimi me poezi dhe tregime nga shqipja. Kam shkruar shumë artikuj dhe broshura për Kosovën. Në vitin 1992, pas fillimit të vërshimit të azilkërkuesve nga Kosova, hyra në fushën e përkthimeve praktike, dhe kjo punë vazhdon edhe sot. Argëtimi im i madh është pjesëmarrja në forume si ky dhe Forumi Shqiptar. Jam tani 69 vjecar; para 8 vitesh kur kisha kaluar disa vite vetmie pas një ckurorëzimi, u takova me një grua shumë simpatike nga Kosova, u bashkuam dhe u bëmë prindër të një vajze tani 7-vjecare! Kështu e kam diellin e vjeshtës sime, një diell që cdo ditë më puth duke shprehur dashurinë për babin.... Kush mund të jetë më i lumtur se unë, në këtë moshë?
Kam shumë simpati për shqiptarët, këtë popull romantik,të egër, mikpritës, inteligjent, bujar, me temperament, me inate dhe dashuri bashkë! D.m.th. një popull me kontradikta, por i huaji që është thelluar në botën shqiptare nuk do të largohet kurrë! Dhe komplimentet që po marr për njohuritë e mia janë edhe komplimente për shqiptarët: Kjo vërteton se kultura e shqiptarëve vlen të studiohet! Dhe shpresa ime e madhe është se forumet e shkëlqyeshme shqiptare në Internet do të bëjë shumë për atë bashkim mbarëshqiptar që është aq i dëshirueshëm dhe aq i vonuar!
Kjo është deklarata ime solemne, Hotgirl! Now you know me.... a little!
Veriori [/qb]
sbesoj se jam e vetmja ne kete forum qe te te thote nje "faleminderit" per nje fjale te mire ndaj shqiptareve.. /pf/images/graemlins/smile.gif
eshte vertete e mrekullueshme menyra se si shprehesh(me fal nqse te ofendoj duke te dhene "ti") ti ne gjuhen shqipe dhe patjeter do marre ne konsiderate qe eshte nje gjuhe e vjeter dhe jo e lehte per tu mesuar..
se ke idene se cfare gezimi me jep fakti qe je martuar me nje shqiptare (kosovare)..
pergezimet e mija edhe njehere dhe nje jete te gjate e sa me te lumtur ty dhe familjes tende..
edhe njehere me shume respekt.. /pf/images/graemlins/smile.gif
Ps: njeriu eshte aq i vjeter sa ndihet vete dhe perkujdesja ndaj nje krijese te vogel e te pafajshme sic eshte femija eshte gjeja me e lumtur e qe ja vlen vertete te luftesh per te!!
i uroj gjithe te mirat vajzes tende dhe uroj qe edhe ajo nje dite te flase shqipen ashtu si ti..
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise

Falemnderit Hotgirl për këto fjalë të ngrohta (që vijnë nga një Hotgirl , sigurisht!) Më vjen mirë kur më flasin me "ti", sepse respekti nuk ka të bëjë me shenjat e jashtme!
Tani dicka për temën tonë:
I akuzuari për vrasjen e Anna Lindhit ka pranuar edhe dy javë në paraburgim, por ai vazhdon të mohojë kryerjen e vrasjes, thotë avokati i tij Peter Althin, sipas gazetës "Norrköpings Tidningar". Hetimi i policisë nuk është kryer ende, dhe si duket ngritja e padisë do të vonohet edhe më shumë.
 
Top