Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Sapo mora nje email nga nje shoqe qe jeton ne Staten Island prane Anites.

=====
Sa po mora vesh qe Anita Bitri, goca dhe e jema kane vdekur ne Staten Island NY. Shkaku i vdekjes ishte Carbon Monooxide poisoning ne shtepine e tyre.

Ma do mendja qe lajmet shqiptare do fillojne ta perhapin lajmin dhe ne Shqiperi. Really, really sad, dhe te rrenqeth mishin. Ne NY ishte shume popular te pakten me Shqiptaret.

Anyways, ne lajme te mira shkruafshim

=====

Lajmi eshte i pakonfirumuar. Sidoqofte, I paharruar qofte kujtimi i tyre.
cry.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Ate dite qe e degjova lajmin, sme behej me shkrujt te kjo tema, sepse e njihja nga afer Aniten, me trembi ideja sesa kalimtare jemi te gjithe ne ket jet e ndonjehere fundi vjen edhe nga gjera absurde...
Ndiej keqardhje shume te madhe, por ne ket rast ngushellimet nuk bejne pune <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Trupat e te ndjereve arriten sot ne Rinas dhe u nisen per ne Vlore ku do te perxcillen per ne banesen e fundit pas ceremonise mortore qe do zhvillohet ne Pallatin e Kultures te qytetit te Vlores "Petro Marko"
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Satan kete informaten e fundit se ke marr ne rregull, "Petro Marko" eshte Teatri i qytetit dhe jo Pallati i Kultures.....
Te hiqet e drejta e reporterit... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Verizion

Primus registratum
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Ngushellimet familjes humbjen e tre personave te dashur ...
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

<span style="font-style: italic">Jashte teme</span>
 

bona

Primus registratum
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

<span style="font-style: italic">Jashte teme</span>
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Personi ne fjale ka vdekur, dhe ne kete teme cohen ngushellimet per kengetaren e humbur nderkohe qe diskutimi per moralin nuk gjen vend ketu. Eshte shume me e vlefshme te diskutohet per vepren e saj artistike dhe per ate qe i dhuroi Anita artit.
 

mostro

Putraku
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Kur njeh nje vajze qe ngrohte te flet
te buzeqesh te respekton
nuk e shte e thene se ajo te dashuroooooooooonnnn
mos u gabo mos u gabo..

Apo jo mo satana?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

e pra mo

mos u gabo
mos u gabo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
wave.gif
 

peson

Primus registratum
Re: Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik!

Vëllai i Anita Bitrit kërkon mbështetje financiare për realizimin e një albumi që këngëtarja po përgatiste në Amerikë

Një sponsor për albumin e fundit të Anita Bitrit


A.Mile

Në të njëjtën sallë, kur katër muaj më parë, ajo erdhi për të parën e të fundit herë, pas largimit 9-vjeçar nga Shqipëria, dje u mblodhën miq e të afërm të Anita Bitrit. Arsyeja ishte e njëjtë, promovimi i albumit të saj “Gjithçka është e mundur”. Sipas vëllait të këngëtares, Arbenit, ky nuk ishte i fundit. Anita kishte lënë përgjysmë një projekt. Ajo po realizonte një album me muzikë pop, i cili është thuajse gati. Sipas tij, ende nuk është paraqitur ndonjë shtëpi diskografike serioze, që të marrë përsipër shpërdarjen e albumit “Gjithçka është e mundur”, me të ardhurat e të cilit kërkon të realizojë albumin tjetër. “Të ardhurat e albumit duam t’i shfrytëzojmë për realizimin e albumit tjetër, pasi producenti amerikan, James Avetar, është në pritje. Kemi zërin dhe tani presim vetëm përpunimin e fundit, por për këtë duhet një shtëpi diskografike shumë e fuqishme dhe shumë të holla. Do të doja që shpërndarjen e albumit “Gjithçka është e mundur” ta merrte në ngarkim shteti, Ministria e Kulturës apo…”, thotë Arben Bitri. Sipas tij, shitja e albumit do të bëhet me çmime simbolike, me qëllim që t’u shkojë të gjithë njerëzve, ashtu si donte vetë Anita. “Në qoftë se dikush sponsorizon albumin tjetër, unë jam gati ta fal këtë album, ashtu si “Mall”, i cili me dëshirën e Anitës u dhurua i gjithi. Albumi “Gjithçka është e mundur” është jeta e Anitës, ndjenjat dhe dëshirat e saj. Ajo vetë i ka shkruar, kompozuar e kënduar, vetëm orkestrimi është bërë nga Florian Boshnjaku e James Avetar. Aty çdonjëri mund të gjejë vetveten”, - thotë i vëllai. Edhe pse askush nuk donte të kujtonte momentin e dhimbshëm, Arben Bitri, siguroi se sipas të gjitha ekspertizave të FBI-së dhe Inteligence Service, vdekja e Anitës ka qenë vetëm një aksident dhe nuk bëhet fjalë për diçka të qëllimshme. Madje ai kërkoi ndjesë për deklaratat e të atit i cili ishte i pari që hodhi pistën e një vrasjeje të mundshme
 
Top