Vazhdo fjaline...

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
deri tek laku i b...brekeve! ohuuuu po i heq fare se qulle qe qull jam bere s'ja vlen te rri e veshur se do marr plevitin! dhe vazhdoi rrugen neper qytet deri tek vendi i takimit... (per pune)...ku duhet te ishte sa me e prezantueshme....personi qe e priste per interviste...i ra nofulla ne toke nga habia...kishte pare lloj lloj njerezish...me minifunde, pa minifunde, me taka , pa taka, te lyera, te palyera, me kostume, pa kostume, me ere te mire, me ere te keqe...po lakuriq fare fare (as duret ne xhepa as celular me vete) s 'kishte pare asnjehere! po ndjehej keq i ulur dhe per me teper i veshur perpballe saj...dicka e shqetesonte...u ngrit nga karrigja dhe po sillej e rrotullohej neper dhome...po i merrej fryma...zakonisht ishte pa stres dhe aftesia e tij ishte te stresonte kandidatet qe priste...por sot....s 'ndihej mire...diçka po rritej brenda tij...dhe menyra me e mire ishte ...te...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
ok ketu eshte edhe me lexu ça shkrujne te tjeret, mund te kthehesh mbrapa! jo te lexosh vetem ça shkru vete :)
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
shshshshshsht mos fol me- i thote ajo! nxjerr nga mbrapa kurrizit pakon qe kishte ne dore....po e shitem kete do marrim nje 100-çe te mire i ndajme per gjysem dhe secili ne pune te vet...ok? por ajo e dinte qe ai ishte frikacak dhe e dinte qe do ta shiste vete ashtu si gjithmone...thjesht e kishte vene ne prove....ama ishte prova e fundit...ai se dinte qe...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
normal se ti ke lind me tru t'lodh!- i tha ajo! Vuri kufjet duke degju "janie got a gun" hypi ne motorr dhe u nis per n' Shkoze....atje e prisnin ca te forte te tjere! te pakten ata i kishin thene trurit "ik pirdhu" me ata merrej vesh me mire! era i hynte neper floke, motorri i jepte nje ndjenje lirie te pakufizuar....uffff doli nga zhurma e Tiranes dhe po mendonte si....
 

dr love

Locus omnem
Te vepronte..per te arritur aty ku donte.Zbriti nga motorri..tudi koken dhe floket iu valviten..kaq bukur..Uaauu..cunat e forte i rane nen kembe..ajo nje femer e vetme qe gjunjezoi..ca.tipa.qe nuk kishin frike.as.plumbin..Ajo kishte pushtetin
 

Hektor12

Locus omnem
Te vepronte..per te arritur aty ku donte.Zbriti nga motorri..tudi koken dhe floket iu valviten..kaq bukur..Uaauu..cunat e forte i rane nen kembe..ajo nje femer e vetme qe gjunjezoi..ca.tipa.qe nuk kishin frike.as.plumbin..Ajo kishte pushtetin
avash avash se i shtypi te gjithe teper feministe kjo pune
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

..kur po kthehej ne shtepi nga ushtria.Plot 2 vjet pa ardhur.Vetem xhaxhai,fale punes si shofer,kishte mundur te shkonte ta takonte nje here atje ne fund te botes ku kryente sherbimin ushtarak.Kishte mall per c'do gje.Nuk guxonte te mendonte per nenen se i dridhej zemra nga gezimi.Oh,do ta perqafonte ate grua te ngrohte aq shume sa do ta linte pa fryme.Pastaj do perkulej tek i jati,i cili,dhe kete ai e dinte shume mire,kishte dale qe ne mengjes tek porta duke e pritur i ulur ne karriken e tij me rrota,do ta puthte dhe do t'i thoshte sa shume e kishte marre malli.Ndersa nena me siguri ka qe ne mengjes qe eshte shperndare neper oborr,guzhine dhe dyqani i lagjes duke pergatitur gjellera pale-pale per djalin QE IU BEFTE NENA! Ja,i dukej sikur e shikonte,here me pecin e byrekut,pastaj me hithra neper duar,pastaj duke bere lufte me ndonje pule te nevrikosur ne oborr qe per be s'donte te kapej.Filloi te qeshte me ze.Ishte i lumtur.Ja dhe shtepia e pare e lagjes.Shtrengoi qesen me dy dardha qe kish marre per nenen dhe babain,hoqi kapelen dhe nxitoi hapin.Edhe pak hapa.Ishte shume mire!Pastaj,pas ca ditesh ndoshta,do fillonte te punonte pa leke,deri sa t'ia merrte doren, ne oficinen e xhaxhait,e cila ishte gjith gjith 3 me 3 por s'kishte problem.Pastaj do paguhej dicka.Pastaj..Mire se erdhe!-dardhat iu drodhen.U kthye dhe perballe tij qendronte AJO.Perballe tij qendronte duke buzeqeshur Marta,vajza e Demir dyqanxhiut.E veshur me nje fustan ngjyre te kuqe te zbehte dhe me lule te vockla te bardha.Nuk ka mundesi te ishte rritur kaq..bukur.Floket te kafta deri tek supet e nxira nga dielli,syte e zinj dhe plot drite,dhembet me te bardhe qe kishte pare ndonjehere,krahet e holle dhe..nje dore qe kish nje ore qe ishte zgjatur drejt tij.Trap!!!!-i uleriti vetes dhe zgjati doren-mirese te gjeta..Mart..ia nderpreu fjalen zeri e nenes qe e kish pikasur nga larg dhe qe po i turrej me llaftari nga gezimi.Marta pa nga ajo dhe buzeqeshi.Buzeqeshen te dy.Duhej te ikte.Zgjati doren:Merr 1 dardhe-degjoi zerin e tij qe iu duk zeri me idiot qe ai kish nxjerre ndonjehere nga goja vet.Iu deshen disa sekonda te kuptonte qe i kishte zgjatur Martes kapelen e ushtarit ne vend te qeses me dardha.Ndjeu qe e skuqura do t'i rrinte ca kohe te mira ne fytyre.Keshtu?-foli duke qeshur AJO duke vene kapelen ne koke.Jo..haha..une..sepse..-kaq mundi te belbezonte AI.Do shihemi atehere-i tha ajo duke i zgjatur kapelen,e pa dhe njehere me,ah,ata sy plot leng dhe iku.Nena po afrohej si nje re e madhe por ai nuk mundi te levizte dhe as t'i shqiste syte nga ajo teksa e shihte te largohej.Mbeti aty,ne mes te rrugices,si nje trap,me dy dardhat e tij ne dore dhe..


ky eshte vazhdim fjalie me 5 yje!:)
 
Top