...cdo gje qe po ndodhte rreth saj. Vendosi qe te perballej me 'fantazmat' te cilave mundohej tu shmangej prej vitesh tashme. Ajo nuk ishte me ajo vajza e vogel (rreze drite sic i thonte i ati) qe ndjehej e mbrojtur nen pranine e babait te saj te adhuruar, nuk ishte me as vajza e re adoleshente plot energji e pozitivitet e cila mendonte se mund te ndryshonte boten. Ajo tashme ishte nje femer e rritur, qe mesoi te ece mbi dy kembet e veta, qe me se fundi e pa boten ne sy, dhe ndjeu sa dhimbje kishte rreth e rrotull. Gezime, hidherime, te qeshura e te qara e shoqeruan gjate udhes se panjohur. Cdo hidherim kish lene nje gjurme te thelle ne zemren e saj...derisa ajo vendosi njehere e pergjithmone qe te mos ndjente me asgje. Ajo e mbylli zemren per te mos lejuar me askend qe te hynte ne zemren e saj e ta lendonte. Befas, nje mashkull vjen dhe e shkund nga themelet boten e saj, dhe ajo...